29/11/2013

10/11/2013

NJË TEST QË DO T'JU HABITË

Shikoni me ngulm për 30 sekonda pikën e kuqe në hundën e Vajzës dhe më pas drejtojini sytë në një sipërfaqe të gjerë, psh; Në mur ose në Tavan, hapni dhe mbyllni sytë shpejt disa herë,

Ajo që do të shikoni do t'ju habitë






TMERRI I TËRMETIT TË FRIKSHËM 9,5 BALLË NË JAPONI...

3 Vjet pas tërmetit shkatërrues në Japoni,u dha në publik kjo video e cila na tregon edhe njëherë se Japonezët pavarësisht dëmeve të mëdha që shkaktoi Cunami i Madh, janë dhe do të mbeten të PA KAPSHËM në ndërtimin e Ndërtesave Antisizmike, pasi Japonia është nga Vendet më Sizmike në Botë



11/09/2013

Le të kujtojmë Traditat e Dasmave KORÇARE

    Korça siç e dimë është një nga qytetet që kanë Tradita të shumta dasmash, po sjell këtu disa tradita dasmash të cilat kanë vlera kulturore, jo vetëm për Korçarët por për të gjithë Shqiptarët

Ashtu siç e dimë ose si kemi dëgjuar nga Gjyshet ose Gjyshërit tanë qëmoti dasmat bëheshin me mblesëri,    edhe në zonën e Korçës janë bërë nëpërmjet mblesërive; njerëz që shkonin në të dyja familjet, herë nga nusja e herë tek dhëndri i ardhshëm, duke bërë negociatat për fejesën dhe martesën e radhës, e cila, sipas tyre, ishte e përshtatshme për personat që bashkoheshin dhe e leverdisshme për fiset që lidhnin krushqi. Elefteri Kristo, aktualisht 80-vjeç, me origjinë nga Voskopoja, e nis rrëfimin e saj, pikërisht me mënyrën se si çiftet e reja bashkoheshin në martesë asokohe. Me logjikën e ftohtë, ndonëse 8 dekada i mbart shkëlqyer mbi shpinë, Elefteria kujton dasmën që në momentet e para të saj, pra, duke e nisur nga çastet fillestare, zanafilla:
“Çdo dasmë bëhej nëpërmjet mblesit. Nuk dinim ne dashuriçka e bredhje poshtë e përpjetë, siç kanë dalë në modë sot...”,- thotë ajo, duke vijuar se “vinte një njeri që i njihte të dyja familjet dhe bënte bisedimet, duke u mbushur mendjen të dyja palëve që martesa ishte e mirë, si për njërën familje, ashtu dhe për tjetrën”. Fejesa bëhej me gosti ku rakia derdhej lumë, mes këngëve e valleve, ëmbëlsirave dhe njerëzve të shumtë që hynin e dilnin, duke uruar trashëgim me shumë djem dhe jetë të lumtur çiftit të ri. 
Një kod i tërë përcaktonte mënyrën dhe e etapat e zhvillimit të ceremonisë më të rëndësishme në jetën e njeriut, siç ka qenë dhe për pjesën më të madhe të njerëzve, kryesisht femrave, mbetet dasma bashkimi nën kurorë me bekimin e familjes, sektit fetar, kishës apo xhamisë, priftit apo imamit. E, nëse tradita sot është zhdukur, tjetërsuar dhe harruar, kjo ka ndodhur për arsye të ndërfutjes së kulturave globale, por edhe si rrjedhojë e ndryshimeve të mëdha shoqërore, ekonomike e kulturore. Në rast se ky kod do të ishte i shkruar dhe i dokumentuar, patjetër që dhe dasmat do të ishin më të pasura me elementë të humbur të traditës dhe folklorit, sipas trevave ku zhvillohen.

 Dhuratat, nusja fal shami e çorape leshi

Po cilat ishin zakonet për vizitat e para mes dy palëve të krushqve të ardhshëm?

Nga ana e burrit vinte xhaxhai dhe daja i dhëndrit, bashkë me kryefamiljarin. Pra, linja më e afërt e dhëndrit. Sigurisht, që krushqit e dhëndrit do ta bënin vizitën të parët në shtëpinë e nuses, ku do të kërkonin dhe dorën e vajzës për djalin e tyre. Ata duhej të rrinin jo më tepër se dy orë në shtëpinë e nuses dhe pas urimeve dhe gostisë, ktheheshin në shtëpi. Nganjëherë, sipas rastit, shkonin edhe për darkë. Si dhurata fejese, zakonisht çohej bukë me qiqër, çorape të leshta, këmishë, etj. Kurse nusja, sipas zakonit, i jepte shami fëmijëve dhe i puthte, dërgonte çorape leshi të bëra me duart e saj për dhëndrin, vjehrrin, kunetërit, xhaxhallarët dhe dajat e dhëndrit. Veç këtyre, çoheshin edhe jorganë, çorga, levenxa, veshmbathje, e kështu me radhë..

Paja e nuses

Paja, përveç mobilimit të dhomës së gjumit dhe kuzhinës, veshjeve të dhëndrit, por dhe të nuses, kishte dhe shpenzime të tjera në kohë, energji dhe para... Elefteria kujton, se “kur u bëra nuse, shpura në shtëpinë e dhëndrit pallto, manto', nja dhjetë fustane, peshqeshe të ndryshme, këpucë, 30 çorape dhe 30 këmisha, që u kisha qëndisur jakat e mëngët me duart e mia. Unë jam martuar para 63-vjetësh (1943)”. Më tej, ajo vijon të tregojë, se “kur u martova unë, shtëpinë e burrit e kisha shumë larg nga e imja. Jemi nisur me kuaj që në mëngjes dhe arritëm në darkë. Vajta atje e hipur mbi një kalë të bardhë dhe e shoqëruar nga 10 krushq. Para se të hipja në kalë, mamaja më vuri përpara një gjym të mbushur me ujë, të cilit duhet që t'i bija me këmbë e ta rrëzoja përdhe. Mbasandaj, vëllai me xhaxhain më shoqëruan, duke më mbajtur njëri nga një krah e tjetri në anën tjetër. Kur u nisëm, burrat shkrehën pushkët dhe, edhe kur arritëm në shtëpinë e dhëndrit, pushkë të tjera u shkrehën në ajër nga ata që na prisnin. Para se të hyja në shtëpinë e burrit, më erdhi një fëmijë i vogël, të cilit i dhashë një shami që e kisha qëndisur, ca lekë dhe një palë çorape. Pastaj, pa hyrë akoma në shtëpinë e burrit, ata shtruan poshtë një pëlhurë të bardhë, që duhet ta shkelja me këmbën e djathtë, për të sjellë fat e mbarësi në shtëpinë e re. Siç hyra brenda, takova familjarët. Te porta doli vjehrra që më leu duart me mjaltë, pastaj faqet dhe buzët. (Qesh). Kjo bëhej që të ëmbëlsoheshim të dyja: nusja me vjehrrën... Më hodhën edhe oriz...”. 

Takimet e nuses me dhëndrin

Gjatë dasmës, deri natën vonë kur nisnin vallëzimi, as nusja as dhëndri nuk kishin ndonjë rol të madh, përveçse atij të manekinëve. Protagonistë ishin krushqit, dajat, xhaxhallarët, kunetërit e kunatat, vjehrrit dhe vjehrrat, pa harruar kumbarin që nuk duhej anashkaluar në asnjë rast. “Ne nuk bënim ndonjë gjë të veçantë dhe rrinin të ndarë, unë në dhomën e grave, dhëndri në atë të burrave”,- thotë Elefteria. Dhëndri me nusen takoheshin vetëm kur largoheshin njerëzit. Ata mundet që nuk njiheshin fare dhe nuk ishin parë me njëri-tjetrin. Madje, 80-vjeçarja kujton një tjetër episod gjatë bisedës sonë, të cilin na e thotë duke rrudhur ballin nga kujtimet dhe përjetimi i dhimbshëm i humbjes së bashkëshortit, e më pas, duke qeshur për ndodhinë e para 60-viteve. “Tani që m'u kujtua,- rrëfen e moshuara,- kur isha në natën e parë të dasmës, hyn im shoq në dhomën ku rrinim ne, që të ndizte cigare dhe unë u ngrita që të shkoja e t'i puthja dorën kur, ndërkohë, një nga gratë që kisha afër më bie me këmbë për të më ndalur dhe vetëm aty e kuptova se burri që kisha para meje ishte im shoq. Ç'të bëja, nuk e njihja?!... (Qesh). Dhëndri nuk kishte kostumin sepse ishte ndërruar, ndaj dhe unë nuk e njoha. Mua më kishin porositur, që kush ka një lule dhe shami në xhepin e kraharorit të palltos, është dhëndri, por siç duket nuk e vura re...”. Vjehrra e vinte nusen në provë: “Unë, si 17-vjeçare që isha, i pëlqeva vjehrrit dhe vjehrrës, sepse isha edhe shumë e pashme, madje u çuditën të gjithë dhe u gëzuan për mua”. 

Nata e parë, nusja me dhëndri flenë të ndarë

Natën e parë, asnjëherë nusja nuk flinte me dhëndrin. Pasi ajo hidhte vallen me dhëndrin e mbaronte dhe festa, shkonin e flinin; nusja në dhomën e grave e dhëndri në atë të burrave. Në lidhje me këtë rast, Marjeta Mile, 70-vjeçare nga Korça, pohon se “mbaj mend, por edhe me çfarë kam dëgjuar nga mamaja, se atëherë mblidheshin e më këndonin, shanin dhëndrin e lëvdonin nusen, kurse dhëndrit në anën tjetër, i shanin nusen ndërsa atë vetë e lëvdonin. Por nusen ama, e shanin më tepër, kurse me dhëndrin ishin më të përmbajtur...”.

Krushqit “hajdutë” telash për dasmorët

Një zakon i veçantë në zonën tonë ( Korçë) ka qënë ai i krushqve, që duhet të bëheshin hajdutë kur shkojnë gjatë vizitave të ndërsjella që bëhen nga të dyja palët, me rastin e shpalljes së fejesës së çiftit të ri, traditë kjo, që ka mbijetuar dhe gjen zbatim deri në ditët e sotme... Vjollca Zguro, me origjinë nga fshati Polenë, i njohur për traditat e shumta në trevën e Korçës, tregon se “fillimisht shkëmbehet nishani, bëhen ato që ne u themi “shkelkat”. Pastaj, kur vijnë krushqit e dhëndrit, rrëmbejnë ndonjë panoramë apo send tjetër në shtëpi dhe e fshehin duke e marrë me vete. Pastaj, kur krushqit e tjerë kthejnë vizitën, edhe ata bëjnë të njëjtën gjë dhe pas një jave i kthejnë gjërat e vjedhura. Por, ka edhe raste kur ndonjë krushk, me qëllim apo pa qëllim, harron sendin që ka vjedhur dhe nuk e kthen më. Kur u martova unë, krushqit e burrit na morën një panoramë, kurse njerëzit e mi morën disa gjëra të ndryshme; panorama, filxhanë, etj.”. Puna e vjedhjeve të sendeve gjatë këtyre vizitave, në kohën e regjimit, ka qenë tepër problematike, pasi pavarësisht traditës dhe qëllimit, përse ky veprim bëhej, mund të hapte telashe për familjet e dasmorëve. Kjo, pasi nëse vidheshin disa filxhanë ose gota, dhe ndodhte që të mos riktheheshin më mbrapsht, këto orendi mund të ishin tepër të veçanta e të rralla, për më tepër, duke pasur parasysh stadin ekonomik dhe varfërinë e përgjithshme, të marra borxh nga fqinjët apo të njohur të fisit... E pra, këto raste sillnin pastaj shqetësime më vete për organizatorët e dasmës që duhet të gjenin, ose krushqit “hajdutë” dhe të merrnin sendet e humbura, ose të përgjigjeshin para atyre që ju kishin mbetur borxhlinj, me shumë të madhe parash apo me të njëjtat orendi si ato që humbën. Sipas gjithë gjasave, ndoshta kjo traditë ka qenë pikërisht për të shtuar më tepër emocionet e dasmorëve, derisa sendet e zhdukura riktheheshin sërish atje ku ishin marrë me shkathtësinë dhe fshehtësinë më të madhe, m'u para hundës së dhjetëra njerëzve të shtëpisë mikpritëse.

Kumbari, më i rëndësishmi ndër të gjithë

Asnjëherë nuk ndodhte, që kurora të vihej pa praninë e kumbarit. Madje, kur nusja merrej, ajo duhet të kërkohej në praninë e kumbarit dhe me mirëkuptimin e tij. 
E, teksa nusja rrinte në shtëpinë e saj në krye të këndit, kumbari ftohej që të enjten, tri ditë para se të bëhej dasma. Vjollca shprehet se: “Kumbari ishte kryesori dhe pa të nusja me dhëndrin nuk mund të vinin kurorë. Detyra e kumbarit ishte të shoqëronte çiftin në altar e të vinin kurorë. Gjithashtu, kumbari bënte peshqeshe, kujdesej që gjithçka të shkojë sipas rregullit... Kur njerëzit e dhëndrit nisen për të marrë nusen, ata duhet që të flasin në fillim me kumbarin e të bien dakord me të dhe së bashku, shkojnë e marrin nusen që të vënë kurorën. Njerëzit e nuses, janë të detyruar të shkojnë gjithmonë 2 më shumë sesa kanë ardhur njerëzit e dhëndrit tek nusja. Ne e kemi si traditë, që kumbarin e mbajmë në krye të këndit, tamam si njeri të shtëpisë”. 

Maskat trembin nusen, para valles në mesnatë

Një veçanti tjetër që e kishin dasmat e zhvilluara kryesisht në fshatin Polenë të Korçës, ishte ajo e maskimit të dasmorëve dhe lojërave që bëjnë ata me krushqit dhe gjithë të pranishmit e tjerë, për të nxehur më tepër atmosferën, teksa afron dhe vallëzimi i parë i nuses. Në lidhje me këtë, Vjollca Zguro thotë se “diku andej nga mesi i dasmës, ka dasmorë që vishen me maska, si arap, ose si palaço, me fytyra e veshje të ndryshme grash apo burrash, për të bërë qyfyre e për të nxehur atmosferën, sepse pas këtij momenti, nusja ngrihet në vallen e parë. Kjo, zakonisht ndodh pas orës dy të natës”. 

Përplasja e dy dasmave dhe “Varri i Krushqve”

Kur ndodhte që të kishte dy dasma në të njëjtën ditë dhe karvanët e krushqve, bashkë me nusen kryqëzoheshin me njëra-tjetrën, askush prej tyre nuk hapte rrugë, se dasma i vinte ters, e veç të tjerash, hapja e rrugës do të ishte dhe një ulje për fiset që lëshonin fill në këtë mes. Lidhur me këtë zakon, ka dhe një legjendë, sipas së cilës, në disa fshatra afër Vithkuqit ekzistojnë disa varre, të cilat quhen “Varret e Krushqve”. Nuk dihet me saktësi nëse legjenda ka lidhje me të vërtetën, pasi këto kërkojnë kohë më të gjatë investigimi dhe punë shkencore, por ajo që na thanë, është se kishte ndodhur që në atë zonë, një ditë të bukur, dy karvanë dasmorësh që çonin nuset për në shtëpinë e dhëndrit janë përballur dhe asnjëra palë nuk tërhiqej prapa, askush nuk donte të hapte rrugë, gjë që solli një tragjedi dhe i ktheu dy dasma në dy varreza të mëdha.
Meqenëse këto lloj përplasjesh mund të ndodhnin për shkak se dasmat mund bëheshin midis dy familjeve nga zona tepër të largëta me njëra-tjetrën, e gjithashtu, dasmat zhvilloheshin në muajin e vjeshtës, atëherë, gjithkush nga shtëpia e dhëndrit që shikonte për së largu në horizont, karvanin me krushqit dhe nusen hipur në dorian teksa arrinin shëndoshë e mirë, jepte lajmin duke qëlluar në ajër. Krismat më tej pasoheshin nga dhëndri, që donte të tregonte se tashmë nusja dhe karvani, ishin të sigurtë nën mbrojtjen familjes së tij... 

Lindja

Ekskluzivitetin e emrit të fëmijës, e kishte kumbari. Ai kishte të drejtë të bënte propozimin për emër dhe familjarët zgjedhin mes alternativave që u jepen. Zakonisht, kumbarët kanë parasysh emrat e gjyshërve dhe stërgjyshërve të fëmijës që lind, të cilat i shënojnë edhe në listë, për të mos i harruar. Asnjëherë emri nuk vihet pa rënë në mirëkuptim me kumbarin. Ditën e tretë pas lindjes, bëhen petulla dhe shpërndahen bashkë me lajmin nëpër lagje dhe në njerëzit e afërt. Pavarësisht se nëpër lindje nuk ka ndonjë diferencim përsa i përket mënyrës së festimit, nëse bëhet djalë apo vajzë, në përgjithësi, gëzimi është më i madh dhe gjithëpërfshirës, kur fëmija i parë lind mashkull, sepse kështu vazhdon vija e gjakut dhe trashëgohet mbiemri i familjes...

Vdekja

Me sa na treguan në Polenë, e ashtu si atje në të gjitha fshatrat e ngjashme me përqindjen mbizotëruese të banorëve të krishterë, (orthodoksë), kur vdes dikush në fshat, ndryshe nga qyteti, nuk është nevoja të lajmërohen të gjithë për varrimin dhe vizitat, sepse fatkeqësia merret vesh shpejt dhe njerëzit vijnë vetë. Pas kryerjes së varrimit me të gjitha zakonet fetare dhe sigurisht praninë e një prifti, vizita për ngushëllime bëhen ditën e nëntë dhe të dyzetë, pastaj në gjashtë muaj, një vit, një vit e gjysmë, dy, dy e gjysmë e deri në trevjetorin e vdekjes, kur i ndjeri kujtohet për të fundit herë. “Kur kalojnë nëntë ditë nga vdekja, ne ndajmë grurë me sheqer, u japim kafe atyre që vijnë, e bashkë me kafen, edhe një biskotë dhe një gotë konjak”,- thotë Vjollca. Ajo shton, se “në ndryshim nga fshatrat që kemi përreth, të cilët janë shumica të besimit musliman, gratë në anën tonë shkojnë në varrim. Mbaj mend në Qatrom dhe Ravonik, që janë dy fshatra afër Polenës, se në varrime shikoje vetëm burrat, ndërsa gratë rrinin në shtëpi. Pastaj koha ndryshoi dhe tani gratë mund të shkojnë, por atëherë kështu ishte tradita. Edhe diçka tjetër, të vdekurit në këto fshatra i linin lakuriq dhe i mbulonin vetëm me çarçaf, kurse ne i vishnim dhe vazhdojmë t'i veshim tamam sikur janë gjallë, duke ju vënë erëza, portokaje anash arkivolit, ndonjë lule në gojë dhe një monedhë”. Përsa i përket monedhës, i jepet të vdekurit me vete; ky është një rrit që e ka origjinën përtej Korçës dhe Shqipërisë, në tokën Helene... Sipas mitologjisë, kur dikush vdes, i duhet të kalojë në lumin e Ferrit dhe që ta bëjë këtë, duhet të hipë në varkën që transporton të vdekurit dhe të paguajë vozitësin për rrugën, ndaj, në bazë të kësaj filozofie, ka mbetur dhe zakoni i vendosjes së një ose dy monedhave, në sytë apo gojën e të vdekurve, para se ata të përcillen drejt banesës së tyre të fundit... 

Këto janë pak a shumë Traditat e Dasmave Korçare, them pak a shumë pasi kishte disa ndryshime sipas zonave të cilit i përkiste çifti dhe familjet, por në thelb janë pak a shumë të njëjta

30/08/2013

Hafiz Ali Korça

Hafiz Ali Korça (1874-1957) lindi në Korçë, më 1874 dhe vdiq në Kavajë, më 1957.

Midis hoxhallarëve të përndjekur nga pushtuesit, nga fanatikët dhe komunizmi për idetë, pikëpamjet dhe veprimtarinë e tyre është dhe Hafiz Ali Korça. i rritur në një mjedis patriotik, fetar e kulturor Korçar të pastër, ai u brumos me bindje dhe parime bazë, që e ngriten lart emrin e tij. Për këto ai, në vitin 1893, kur ishte në moshën 20 vjeçare, u internua në Sinop, sepse ndërsa udhëtonte me trenin Sofie-Stamboll, iu kapen librat shqip, atëherë të ndaluar. Më 1900, u internua në Anadoll, për aktivitetin në mësonjëtoren e Korçës. Pas Kongresit të Dibrës ia shkatërruan shtëpinë. E gjejmë pjesëtarë nëKomisinë Shqyp në Shkodër. Më pas, Kabineti i Telat Pashës e dënoi me vdekje, por me ndërhyrje u fal. Më 1924 u përjashtua nga Këshilli i Lartë i Sheriatit. Më 1925 botoi në Tiranë pamfletin "Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit". Hfz. Ali Korça zhvilloi një veprimtari intensive në disa drejtime dhe kryesisht në fushën e kulturës, të fesë dhe të publicistikës. Ai ka shkruar një varg veprash origjinale në prozë e poezi fetare dhe laike. Ndër to shquhen: "Mevludi" (1900). "303 fjalë të Imam Aliut" (Botuar në Korçë më 1910). "Historia e shenjtë dhe të katër halifetë" (Botuar në Tiranë më 1931, fq.288). "Jusufi me Zelihanë" (Botuar në Elbasan më 1923). "Gjylistani", përkthim nga Saadiu, (1918). "Shtatë Ëndrrat e Shqipërisë", poezi, (Botuar në Tiranë më 1944). "Tefsiri i Kur’anit", (mbetur dorëshkrim, me një vëllim prej 2000 faqesh, R.Z.) punuar gjatë viteve 1920-1924. "Rubaijjati Khajjam"(Hajjam, përkthim nga O. Kajami, 1930- Ribotim 1942 në Tiranë). Një rëndësi të veçantë kanë gjithashtu edhe tekstet shkollore si : "Abetare shqip" (1910). "Fe Rrëfenjësi, morali" (1914). "Gramatika, Syntaksa shqip—arabisht edhe fjalime", (1916). Hafiz Ali Korça ka lënë edhe një numër të konsiderueshëm dorëshkrimesh e përkthimesh. Hafiz Ali Korça, duke përkthyer kryeveprat si "Gjylistani", "Rubairat" si dhe "Jusufi me Zelihane", i bëri të flasin shqip poetët e mëdhenj si Saadiun, O.Kajamin etj. Hafiz Ali Korça qe ndër mësuesit e parë të mësonjëtores së parë shqipe në Korçë dhe bashkëpunoi ngushtë me Pandeli Sotirin, drejtorin e mësonjëtores së parë shqipe të Korçës. Aty dha pa pagesë edukatë islame . Pas shpalljes së Pavarësisë, iu ngarkuan detyra të rëndësishme. Qe këshilltar i Ministrisë së Arsimit, Drejtor i Përgjithshëm po i kësaj Ministrie, Shef i Fetva-minit pranë Këshillit të Lartë të Sheriatit në Shqipëri, pedagog në Medresenë e Lartë të Tiranës etj. Gjatë jetës së tij Hafiz Ali Korça bashkëpunoi me një varg figurash që luajtën rol të rëndësishëm në historinë e kohës së re të Shqipërisë, siç janë: Kristo LuarasiJusuf Turabi KërçovaPandeli Sotiri,Gjergj FishtaLuigj GurakuqiMati LogoreciSali Nivica etj.
  • Mësues në Mësonjëtoren e Parë Shqipe të Korçës
  • Pjesëmarrës në Kongresin e Dibrës
  • Këshilltar dhe Drejtor i Përgjithshëm në Qeverinë e përkohshme të Vlorës të kryesuar nga Ismail Qemali (1914)
  • Pjesëmarrës në Komisia Letrare Shqipe në Shkodër(1916-1918)
  • Drejtor i Arsimit për DurrësinElbasaninDibrënMatin dhe Pogradecin(1916)
Po paraqesim disa prej thenieve te tij me te spikatura:
-O Mëmëz o halle-madhe ç'gjëmë e zezë të ka zënë Bijt 'e tu s'mentohen fare rrugëvet të kanë lënë Të pamëshirçmit s'të shohin , nuk kujdesen për ty fare Të kanë lënë të shkretë, xhveshur,zbathur e pa ngrënë.
Hafiz Ali Korça.

-Për Shqipërinë u perpoqa sa flijova jetën time nuk tregohet se sa hoqa se shteti mi njihte krime.
(Hafiz Ali Korça në kryeveprën e tij 7 ënderrat e Shqipërisë)
-Shih pra nuk mbetën fare ndërtesa Ndër këmbë' u muar e shenjta besa, Xhami e kish s'lan' i rrënuan, E kësi punësh djajt i shënuan, Priftërinjtë e hoxhët si kec i grinë, Inteligjentët në dhet i shtrinë.
Hafiz Ali Korça "Bolshevizma çkatarimi i njerëzimit

-Nuk duhet të mbushim, gjuhën tonë ëngjëllore, me gjëmba e me ferra që nuk i qërojmë dot më vonë
Hafiz Ali Korça
Disa prej veprave, ndër të tjera, janë:
Treqind e tri fjalët e Imam Aliut, 1900.
Historija e shenjt dhe kater halifet, 1900
Mevludi shqip, 1900.
Jusufi me Zelihanë, 1900
Abetare, 1910
Alfabeti arabisht, 1914
Muslimanija, 1916
Gramatika dhe syntaksa, Shqip-Arabisht, 1916
Shtat ëndërrat e Shqipërisë, 1924
Bolshevizma çkatrrim i njerëzimit, 1925
Kur’ani i Madhënueshëm e thelbi tij, 1926
Gjylistani (Trëndafilishtja), e Sa’adiut, 1925
Rubaijjati (Katroret) e Umer Khajjamit, 1930…

18/08/2013

01/07/2013

LETRA E ORTODOKSËVE SHQIPTARË TË STAMBOLLIT

Letër e ortodoksëve shqiptarë të Stambollit drejtuar Kryetarit të Parlamentit Shqiptar Pandeli Evangjeli .

Letër e ortodoksëve shqiptarë të Stambollit drejtuar Kryetarit të Parlamentit Shqiptar Pandeli Evangjeli ku i ankohen për gjendjen e vështirë në të cilën ndodheshin anëtarët e kësaj kolonie

                                              Shkëlqesisë së Tij Kryetarit të Parlamentit Shqiptar z.Pandeli Vangjeli

                                                                                                                                            31 gusht 1929

Shkëlqesë,Ju faleminderit për letrën që patët mirësinë të na adresoni, si përgjigje e lutjes që ju bëmë për të vizituar qytetin tonë. U hidhruam tepër se letra jonë arriti vonë dhe kësisoj rasti nuk na u dha t’u prezantonim për së afërmi falënderimet si dhe mirënjohjen për interesin që dënjuat të ç’faqni për sa i përket çështjes të ortodhoksëvet të Stambollit.

Gjëndja kritike e kollofisë, vuajtjet tona, për të cilat shumë herë kemi bërë thirrje, mjerisht më kot, në shtyllat e gazetës “Shqipëria e Re” të Konstancës, na shtrëngojnë të adresohemi pranë Shkëlqesisë T’uaj, duke bazuar mbi ndjenjat patriotike të larta, që kurdoherë edhe në çdo rast i kini çfaqur, edhe t’u lutemi të  kini mirësinë të ndërhyni pranë Lartmadhërisë T’ij Mbretit Shpëtimtar të kombit Zog I si dhe pranë Shkëlqesisë së Tij kryeministrit Kostaq Kota, që kësisoj duke i dhënë çështjes tonë rëndësinë e duhur, të merren masat e duhura për të përmirësuar situatën tonë fort të rezikëshme.

Orthodhoksët e Stambollit një sasi prej 10 000 - 15 000 fryma të stabilizuar me vjetë në kët qytet, viktima të një traktati shumë të dëmshmë për ta, u detyruan me pak përjashtime të optojnë për nënështetësinë turke për të mos humbur pasurinë e tyre të tundur dhe të pa tundur, që e kishin fituar me kaqë vjetë mërgimi me kaqë vjetë mundime edhe vuajtje. Paniku dhe kriza ekonomike që e kishin burrimin nga çështja e këmbimit të popullsisë turko-greke, nuk u jepte dorë orthodhoksëvet shqiptarë të shitnin pasurinë e tyre me një vleftë shumë të unjur edhe nga ky shkak preferuan të mbeten natyrisht pa dashje nënështetas turk.

Me gjithkëto nuk na shkonte kurrën e kurrës në mëndje se masi të optonim për nënshtetësinë turke do të ishim të detyruar të ndëronim edhe origjinën tonë. Fatkeqësisht guverna turke duke marë parasysh vetëm fenë dhe jo nasionalitetin me gjith protestimet tona, na ka vënë në kategorin e grekërvet me gjith konsekuensat e saj. Gjithashtu orthodhoksët e mjerë nuk kanë të drejtë të blenë ose të shesin pasurin e tyre të pa tundur, janë të ndaluar të bëjnë udhëtim jashtë kufisë turke, me një fjalë ato masa të repta që janë marrë kundra elementit grek të qytetit tonë, gjith ato masa i përkasin edhe shqiptarëvet orthodhoksë.

Kujtojmë se Ministria e Punëvet Jashtme me në krye z. Rauf Ficon është fort mirë në korrent të këtyre ngjarjeve me qënë se e ka studiuar pozitën tonë për së afërmi kur ishte ministër në Ankara. Pyesim atëherë nga se vjen vallë ky desinteresim i plotë për orthodhoksët e Stambollit? - Cili është shkaku që ata janë lënë në fatin e tyre pa do një përkrahje pa ndihmë morale? Nuk janë edhe ata anëtarët e asaj familje të madhe që quhet Shqipëri? Apo me qënë se fati  i ka shtrënguar të largohen nga atdheu, nuk meritojnë të quhen edhe ata djemtë e Shqipërisë?

Ne pritnim nga qeverija përparimtare mbretnore një proteksë të veçantë për të mbajtur lart idealin tonë kombëtar dhe jo të na lërë krejt të demoralizuar, të dezorganizuar, të persekutuar nga gjith bota.

Por, si kur nuk na mjaftonin ndalimet e otoritetevet turke, na se ku faqet propagania greke me Patriakanën në krye, na se ku nepërkat e Sillogrit Vorioepirot vërtiten posht e lartë për të helmuar zemrat e bashkatdhetarëvet tanë. Në anë tjatër gazetat greke të Stambollit dita me ditën mbajnë artikulla kundra qeverisë kombëtare, kundra kishës autoqefale, të cilën duan ta prezantojnë para opinionit publik si një bllof të bërë prej disa aventurierëve pa dashjen dhe pa aprovimin e popullsisë shqiptare orthodhokse. Kuptohet fort mirë se sa dëme të mëdha i sjellin çështjes tonë këto lëvizje antikombëtare, të cilat profitojnë nga inakativiteti i Ministrisë të Punevet të Jashtme, që nuk ka marë asnjë masë kundra këtyre propagandistëve që punojnë për të bërë grekër mijëra shqiptarë orthodhoksë.

Pandeli Evangjeli

Pandeli Evangjeli lindi në Korçë në vitin 1859. Origjina e familjes Evangjeli është nga fshati Shalës i Jano Evanjeli, i vëllai, Nikollaqi, dhe dy motrat Sofia dhe Marina, u shpërngulën në Korçë, ku shpresonin se do të kishin kushte më të mira jetese.
Kolonjës. Si shumë familje të tjera, babai i Pandeliut,


Në vitin 1877, në moshën 18-vjeçare, ashtu si bashkëmoshatarët e tij, Pandeliu përfundoi gjimnazin grek me rezultate shumë të mira. Njohuritë dhe diturinë e tij, si autodidakt, ai vazhdoi t’i zgjerojë përgjatë gjithë jetës. Mjafton të përmendim faktin se, përveç gjuhës shqipe, që në moshë të re ai fliste e shkruante frëngjishten, greqishten, rumanishten dhe italishten, gjë që i dha mundësi që me kalimin e kohës të formohej akoma më mirë, të zgjeronte horizontin kulturor, shkencor e politik.

Për shkak të kushteve të vështira ekonomike ashtu si shumë bashkatdhetarë të tjerë në ato vite, edhe pjesëtarët e familjes Evangjeli u detyruan të merrnin rrugën e mërgimit. Kështu, rreth vitit 1878, në moshën 19-vjeçare, Pandeliu bashkë me të vëllanë Nikollaqin emigroi në Rumani. Fillimisht u vendos në Buçiumeni, në rrethinat e Bukureshtit, pranë Kostandin Eftimiut, me origjinë nga Drenova e Korçës, tek i cili filloi të punojë si ndihmës, apo çirak. Pasi punoi 4-5 vjet në Buçimeni, ai u vendos brenda në Bukuresht, ku vazhdoi të merrej me tregti, tani më vete.

Shumë shpejt ai mori pjesë në lëvizjen patriotike të emigracionit shqiptar në Bukuresht duke u bërë anëtar i shoqërisë “Dituria” dhe më vonë, më 7 janar 1896, u zgjodh edhe kryetar i saj. Nën drejtimin e Pandeli Evangjelit kjo shoqëri botoi abetaret e para shqipe, librat e Naimit e të Sami Frashërit, si dhe një numër të madh librash me karakter patriotik, të cilët ndaheshin falas në të gjitha trevat shqiptare. Duke kujtuar vitet kur jetonte e punonte si çirak i Pandeli Evangjelit, Thanas Viso Mborja ka shkruar: “Fillova të vete edhe në dyqanin e patriotit Pandeli Evangjeli, ku gjeta patriotë të mirë, si dhe libra të shkruar nga shkrimtarët e Rilindjes, me një fjalë një atmosferë kombëtare. Ai më mbante gjithmonë pranë, më jepte libra për të lexuar dhe, pasi t’i kisha lexuar, më pyeste për përmbajtjen e tyre. Kënaqej nga leximi im dhe herë pas here më shpinte në dhomën e bibliotekës së dyqanit të tij, e cila shërbente edhe si zyra e shoqërisë “Dituria”. Pandeli Evangjeli e kish treguar veten si një patriot i mirë, i mbante gjithnjë afër shqiptarët dhe kur ish nevoja edhe i ndihmonte; takimet me patriotët në dyqanin e Pandeli Evangjelit si dhe bisedimet që bënja me të dhe me Nikolla Naçon më zhvilluan mjaft ndjenjat e mija kombëtare”. Ndërsa një tjetër protagonist i asaj kohe, Eqërem bej Vlora, në kujtimet e tij për Pandeli Evangjelin shkruan: “Kafeneja e Pandeliut ishte qendra e lëvizjes kombëtare shqiptare. Pandeli Evangjeli ishte në atë kohë njeri i thjeshtë, shtatpakët, por me mendje të shëndoshë që falë pikëpamjeve të tij për mirëkuptim dhe bashkim nderohej shumë nga të gjithë shqiptarët e Bukureshtit”.

Pandeli Evangjeli është konsideruar si një nga organizatorët e mbledhjes në hotel “Kontinental”, bashkë me Asdrenin, Nikolla Naçon, Vasil Zografin, Spiridon Ilon etj. Në këtë mbledhje Ismail Qemali u foli patriotëve shqiptarë lidhur me misionin e tij, për shpalljen e pavarësisë vetëm pas pak ditësh. Në emër të Komitetit Shqiptar të Bukureshtit, kryetari i tij, Pandeli Evangjeli, u dërgoi letra, telegrame dhe kopjen e vendimeve të Bukureshtit shumë patriotëve e shoqërive shqiptare jashtë atdheut për t’i vënë në dijeni për vendimet e mbledhjes së Bukureshtit, për masat që po merreshin për ta shpëtuar vendin nga situata e rrezikshme në të cilin ndodhej dhe për të kërkuar prej tyre që të jepnin edhe ata ndihmesën e tyre morale e materiale në të mirë të Shqipërisë, duke dërguar përfaqësuesit e tyre për të marrë pjesë në veprimtaritë që do të zhvilloheshin në atdhe.

Më 14 nëntor 1912, Komiteti zgjodhi një delegacion prej 9 vetash të kryesuar prej Pandeli Evangjelit, i cili do të përfaqësonte koloninë shqiptare të Bukureshtit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. Por, për arsye shëndetësore ky i fundit nuk mundi të merrte pjesë. Megjithatë, ai ishte një nga iniciatorët dhe organizatorët e mitingjeve që u mbajtën nga kolonia shqiptare e Bukureshtit për mbrojtjen e pavarësisë së shpallur në Vlorë dhe të trojeve kombëtare shqiptare të pushtuara nga ushtritë ballkanike. Pandeli Evangjeli ishte gjithashtu personaliteti kryesor i kolonisë së Bukureshtit, i cili komunikonte me qeverinë e Vlorës dhe me kancelaritë evropiane. Ai mbante fjalime, hartonte protesta e memorandume, duke u bërë kështu shprehës i aspiratave të popullit shqiptar.

Pasi u formua qeveria e Vlorës e kryesuar nga Ismail Qemali, Pandeli Evangjeli, në emër të të gjithë shqiptarëve të Rumanisë i dërgoi asaj këtë telegram urimi: “Shqiptarët e Rumanisë i dërgojnë me entuziazëm të madh zotërisë t’uaj dhe gjithë qeverisë shqiptare urimet për veprën e madhe patriotike që mbaruat. Rroftë qeveria e parë e Shqipërisë! Rroftë Shqipëria e lirë!”. Në telegramin e përgjigjes drejtuar kolonisë shqiptare të Bukureshtit, Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi shkruanin: “Përpjekjet tuaja na japin gëzim, kurajo dhe ndihmë. Rrofshin shqiptarët e Rumanisë!”.

Siç del dhe nga dokumentet arkivore të kohës, duke vlerësuar ndihmesën e çmuar të Pandeli Evangjelit, Ismail Qemali i propozoi atij që pasi të organizonte situatën definitive në Shqipëri do ta emëronte si ministër. Mirëpo, kjo nuk u arrit që të vihej në jetë, sepse qeveria e Ismail Qemalit nuk vazhdoi gjatë pas këtij propozimi.

Më 12 janar 1914, kolonia shqiptare e Bukureshtit organizoi një mbledhje në të cilën vendosi të dërgonte përfaqësuesit e saj në atdhe, për të marrë pjesë në pritjen që do t’i bëhej princ Vidit, me ç’rast do t’i shprehnin atij “nderimin, gëzimin dhe devotshmërinë e kolonisë”. Si kryetar i kësaj përfaqësie u zgjodh Pandeli Evangjeli.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e organizuar me rastin e ardhjes së princ Vidit në Durrës, më 7 mars 1914, në emër të kolonisë shqiptare të Bukureshtit Pandeli Evangjeli deklaroi ndër të tjera: “Që sot e tutje hymë në radhën e shteteve të qytetëruara. Shqipëria jonë e dashur, Albania, ka vendin e saj në mes të shteteve të botës. Që sot e tutje secilido prej nesh do të quhet me madhështi shqiptar”.

Duke pasur parasysh kontributin dhe rolin e tij në afirmimin e çështjes kombëtare, qeveria e princ Vidit e ngarkoi Pandeli Evangjelin me detyrën e prefektit të Korçës. Kur mori këtë detyrë, gjendja e Korçës dhe e qarkut të saj ishte mjaft e rëndë. Forcat greke, edhe pas vendimeve të Konferencës së Londrës për njohjen e shtetit të pavarur shqiptar vazhdonin të mbanin të pushtuara një pjesë të madhe të Shqipërisë së Jugut. Një plagë e rëndë ishte dhe përçarja fetare që ato kishin futur në popull. Prandaj, që ditët e para atij iu desh të përballej me një numër të madh problemesh. Megjithëse qëndroi për një kohë të shkurtër në Korçë, për shkak të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, si rezultat i përpjekjeve që ai bëri u arrit që administrata e shtetit shqiptar të vendoste sovranitetin e saj edhe në këto zona. Fryma e bashkëjetesës dhe harmonia midis elementëve me përkatësi të ndryshme fetare u forcua. Edhe largimi nga Korça ishte, sipas vlerësimit të vetë Pandeliut, “një episod me të vërtetë dramatik”.

Në vitin 1919, kur po mbahej Konferenca e Paqes në Paris, edhe kolonia shqiptare e Bukureshtit dërgoi delegacionin e vet ku bënte pjesë Pandeli Evangjeli, Ibrahim Temo dhe Dhimitër Berati.

Pandeli Evangjeli qëndroi në Paris gati dy vjet, ku zhvilloi një veprimtari të ngjeshur politike e diplomatike dhe u tregua, sipas vlerësimeve të shtypit, një ndër politikanët më të mirë të kohës.

Veprimtaria e frytshme diplomatike e Pandeli Evangjelit në Paris bëhet edhe më e plotë kur asaj i shtohen përpjekjet e tij për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Ishte pikërisht ai i cili, në emër të qeverisë shqiptare i dërgoi z. Erik Drummond, Sekretarit të PërgjithshëmLK-së në Londër, më 12 tetor 1920, kërkesën e mëposhtme: “Qeveria e Shqipërisë, interprete besnike e ndjenjave të gjithë popullit shqiptar, duke dashur shumë që në Ballkan të konsolidohet paqa, kërkon që të pranohet në Lidhjen e Kombeve dhe të marrë pjesë në Asamblenë e madhe që do të mblidhet në Gjenevë më 15 nëntorin e ardhshëm”, kërkesë, e cila megjithë vështirësitë, që pati, u pranua.

Më 5 dhjetor 1920, qeveria e Iliaz Vrionit shpalli ligjin për zgjedhjet e reja. Këto do të ishin zgjedhjet e para parlamentare në Shqipërinë e pavarur. Pandeli Evangjeli kandidoi dhe u zgjodh një ndër 10 deputetët e prefekturës së Korçës.

21 prill 1921 u hap Parlamenti i Parë Shqiptar. Çështja e rendit të ditës ishte zgjedhja e kryesisë, ku me votim të fshehtë kryetar u zgjodh Pandeli Evangjeli. Nën drejtimin e tij u diskutuan probleme të ndryshme, u miratuan projektligje, u thirrën në interpelancë kryeministri dhe anëtarë të qeverisë për të dhënë shpjegime mbi gjendjen e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë etj. Por Pandeli Evangjeli qëndroi vetëm pak kohë në krye të Parlamentit Shqiptar. Më 11 korrik 1921 u riorganizua kabineti qeveritar, ku me propozim të Kryesisë së Këshillit të Ministrave ai u emërua ministër i Jashtëm i këtij kabineti. Pandeli Evangjeli, për t’i shërbyer atdheut atje ku kishte më shumë nevojë, e pranoi detyrën e re dhe u tërhoq nga ajo e kryetarit të Parlamentit.

Përgjatë detyrës së tij si ministër i Jashtëm ai bëri përpjekje për zgjidhjen e një sërë çështjesh që Shqipëria kishte me fqinjët, sidomos mbi popullsinë shqiptare që jetonte atje apo lidhur me kufijtë, të cilët akoma në disa zona nuk kishin gjetur zgjidhje përfundimtare.

Si rezultat i kompromisit të realizuar nga grupimi politik “Bashkimi i Shenjtë”, më 16 tetor 1921 u formua kabineti i ri qeveritar në krye të të cilit si figurë e pranuar nga të gjithë u zgjodh Pandeli Evangjeli, që njëkohësisht do të mbante edhe postin e ministrit të Jashtëm. Në fjalimin që mbajti me këtë rast përpara Parlamentit, ai deklaroi ndër të tjera se: “Nuk erdhëm në qeveri me qëllim për të zënë kolltukët, por vetëm për t’i shërbyer atdheut...”. Megjithë kohën e shkurtër që qëndroi në krye të këtij kabineti, ai u përpoq me të gjitha forcat për të qetësuar situatën politike dhe për stabilizimin e vendit.

Pandeli Evangjeli vazhdoi të mbante detyra të rëndësishme edhe më vonë. Kështu, më 24 shtator 1925, Presidenti i Republikës, Ahmet Zogu, nënshkroi dekretin për emërimin e tij si kryetar i Senatit, veprimtarinë e të cilit e drejtoi me kompetencë për rreth tre vjet, deri në gusht 1928.

Në mbledhjen e parë të Asamblesë Kushtetuese që u mbajt më 25 gusht 1928 me qëllim për të rishikuar statutin dhe formën e regjimit, ai u zgjodh si kryetar i përkohshëm dhe në mbledhjen e dytë si kryetar definitiv i saj. Pas shpalljes së Shqipërisë Monarki dhe shpërndarjes së Asamblesë, ai u rikthye në krye të Parlamentit deri në marsvitit 1930, kur mori edhe drejtimin e qeverisë shqiptare.

Vitet 1930-1935, kur ai ishte kryeministër në tri qeveri radhazi, ishin të mbushura me ngjarje dhe zhvillime të mëdha politike. Ai u përball me krizën ekonomike që përfshiu mbarë botën, reformën agrare dhe arsimore brenda vendit, acarimin e marrëdhënieve me Italinë e të tjera problematika të kësaj natyre.

shtator të vitit 1938, Pandeli Evangjeli u zgjodh përsëri kryetar i Parlamentit Shqiptar. Ai qëndroi në krye të tij deri në pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste.

Pas 7 prillit 1939, ndryshe nga shumë politikanë të tjerë, ai u tërhoq nga jeta politike dhe nuk mori pjesë në qeveritë që u krijuan nga pushtuesi.

Çlirimi i Shqipërisë atë e gjeti në një moshë të thyer, por plot shpresë e gëzim për të ardhmen e vendit.

Regjimi komunist nuk e kurseu as këtë figurë. Megjithëse nuk e arrestoi, në vitin 1946 e nxori nga shtëpia, e cila fillimisht u përdor si seli e Ambasadës Jugosllave. Në vitin 1947 ai u dëbua nga Tirana dhe u vendos në Korçë, ku edhe vdiq në moshën 90-vjeçare.

Memorandumi i Kristo Dakos dhe Mihal Gramenos drejtuar Presidentit të SHBA Wilson


“Të drejtat dhe kërkimet e Shqipërisë për indipendencë dhe për tërësinë e vendit”
është teksti shqip i memorandumit që iu dërgua Presidentit Wilson më 20 korrik 1919 nga Kristo Dako dhe Mihal Grameno.
Ky memorandum u botua në trajtën e një broshure në shqip me titullin e mësipërm dhe në gjuhën angleze me titullin “Albania`s Rights and Claims to Indipendence and Territorial Integrity”. Përveç se një dokument zyrtar, ai është një historik i shkurtër i vendit tone dhe një kontribut modest në mendimin historiografik shqiptar. Por, mbi të gjitha ai mer vlerë për faktin se u shkrua dhe iu paraqit një personaliteti të njohur botëror në kohën kur fatet e Shqipërisë do të diskutoheshin në Konferencën e Paqes në Paris.
--------------------------------------------------------------------------------------------------
Ptolemeu është i pari shkrimtar, i cili bën fjalë për shqiptarët, mirë po shqiptarët, bijtë e shkabës malësore sikundër ata e quajnë veten e tyre, janë rraca më e vjetër që ndodhet në Europë, ndenjësit autoktonë të Gadishullit Ballkanik, të cilën e qeverisën për mijëra vjet më parë se të kapërcejnë barbarët Tunën. Shqiptarët janë stërnipat e maqedonasve të vjetër, të ilirjanëvet dhe të epirjotëve, të cilët ishin pasardhësit e Pellazgëve. Shqiptarët janë prej një brumi me cilësi fizike dhe mendore të shquara. Historia na jep një listë shqiptarësh të shquar si nga cilësia ashtu dhe nga sasia, edhe fushën e gjerë në të cilën vepruan. Në tërë brezat shqiptarët kanë qëndruar në ballë të punërave të botës. Aleksandri i Madh, Pirrua, Teuta, Skëndërbeu, Ali Pashë Janina, Mehmet Ali Pasha që liroi Misirin (Egjiptin), Krispi burrë shteti i Italisë, Trikupi buurrë shteti i Greqisë, janë ca nga këta. Qëndrimi heroik që treguan shqiptarët në kohët e kaluara kundër Romanëve, Gothëvet, Hunëvet, Serbëvet, Bullgarëve dhe Normanëve s’është më e pakë se një çudi. Të bijtë e shqiponjës përmbijetuan pesë perandori dhe bashkërisht kundërshtuan çdo përpjekje për t’i shkombtarizuar. E ruajtën gjuhën, zakonet kombëtare dhe traditat në tërë brezat dhe kështu provuan se janë një komb që nuk mund të vihet nën thundër ose të tretet. Në të 15 shekull kur Europa ishte duke gëzuar bekimet e Rilindjes shqiptarët nën udhëheqjen e heroit të tyre të famshëm Gjergj Kastriot Skëndërbeu mundën më shumë se 20 ushtri osmane nga të cilat disa ishin nën komandën e vetë sulltanëve dhe kështu i ndaluan t’a zgjatnin pushtimin e tyre në Europë dhe kështu iu sigurua paqja popujve të perëndimit, iu ndihmua të arrijnë shkallën e lartë të diturisë e të qytetërimit. Pas vdekjes së Skënderbeut vendi ynë ra nën qeverimin e keq të otomanëve të cilët nisën dhe vunë në veprim një sistem shkelje dhe ndjekje kundër shqiptarëve dhe u mohuan të drejtën e shenjtë për t’u arsimuar në gjuhën e vet, kurse propogandës dhe intrigës së huaj i hapën dyert dhe i dhanë liri të plotë të ndajnë dhe të shkombëtarizojnë kombin shqiptar. Kjo propogandë dhe intrigë e huaj ka pasur një natyrë të tillë sa ende nuk është zhdukur krejt nga rrethi ynë dhe në këtë vend i cili është i zbrazët nga të tilla manevra. Me gjthë këto fuqia jetike e kombit shqiptar si një trup është e tillë sa mundi të ruajë të pa cënuara cilësitë kombëtare dhe më shumë se një here u ngrit duke kërkuar tërësinë dhe indipendencën, mire po disa nga Fuqitë e Mëdha nga shkaku i interesave të tyre e gjetën për më mire të mbajnë stusquonë e Perandorisë Osmane, se sa të njohin dhe të vulosin indipendencën e Shqipërisë.
Më 1912 në kohën e luftës ballkanike Shqipëria u bë kockë mosmarrëveshjeje midis Greqisë, Serbisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi të cilët kërkonin ndarjen e saj, por Italia dhe Austria hynë në mes për të ndalur një ndarje të tillë. Në këto e sipër shqiptarët nën udhëheqjen e veteranit burrë shteti, Ismail Qemal Bej Vlora, proklamuan indipendencën e vendit të tyre dhe i adresuan Europës një thirrje për tërësinë e Shqipërisë. Një muaj më vonë, Konferenca e Londrës e shtërnguar prej kësaj fuqie reale dhe demokratike që krijoi këtë shtet të ri, edhe si dëshmi e besimit të saj në parimin e kombësisë vulosi indipendencën e Shqipërisë, të cilën independencë e proklamuan shqiptarët vetë më 28 nëntor 1912. Fatkeqësisht një pjesë e madhe e Shqipërisë padejtësisht dhe paturpësisht u shkëput nga trupi i saj dhe iu dha Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë.
Fqinjët tanë lakmonjës nuk u kënaqën me atë që morën në Koferencën e Londrës, por për njëherësh nisën të shkelin vendin, megjithëse kishin deklaruar zyrtarisht se pranonin vendimet e mbledhjes së Europës dhe e shkatërruan makinerinë e këtij shteti që porsa kishte lindur, më pare se të kishte kohë të ngrihej në këmbë. Ligësitë dhe masakrat që u bënë në Shqipëri prej ushtrive pushtuese në verë të vitit 1914 pak kohë përpara luftës Europiane do të mbeten një njollë gjaku në histori të botës. Gëzohemi të mësojmë se burra shteti dhe patriotë të Greqisë dhe të Serbisë filluan të kuptojnë se fushën natyrale për zgjerimin e tyre nuk është as Shqipëria e Jugut ose Epiri, as Shqipëria e Veriut ose “Serbia e Vjetër” ndenjësit e të cilave vise janë shqiptarë dhe nga rraca, nga ghuha dhe nga ndjenjat por për Greqinë në lindje, në nisë të Detit Egje, edhe në Azi të Vogël; dhe për Serbinë në Veri, Bosnje, Hercegovinë, Kroaci, etj… Sot për sot Shqipëria megjithëse u vendos prej Europës të jetë neutrale është shkelur prej fuqive luftonjëse dhe po vuan në heshtje më shumë se Belgjika. Që kur se nisi lufta e madhe, shqiptarët, besnikë të çështjes së drejtë të aleatëve të cilët po luftojnë për triumph të parimit të shenjtë të kombësisë edhe ndenjës besnikë të Shteteve të Bashkuara, po gëzohen duke dëgjuar zërin fisnik dhe duke mësuar kërkimet e Presidentit Wilson për mbrojtjen e të drejtave të kombësive të vogla. Gëzimi ynë është sot edhe më i madh duke pare si kryefjalë: “Të mbretëruarit të nomit (ligjit), duke pasur si themel lejen ose dashjen të të qeverisurvet edhe përkrahje të opinionit të organizuar të njerëzimit”. Duke ditur se tërë përpjekjet që u bënë në kohërat e kaluara për të zgjidhur problemin e Ballkanit, pa marë ndër sy të drejtat e elementit shqiptar, ranë krejt; duke ditur se sa kohë një komb, kudo që të jetë, mbetet nën thunder të pushtonjësvet, aq kohë paqe e botës është e pa siguruar; duke ditur se paqja që do të pasojë këtë luftë nuk do të jetë e qëndrueshme dhe e përherëshme, në qoftë se padrejtësitë e mëparshme vazhdojnë; duke ditur qëndrimin e patundur të aleatëve për të luftuar për një zgjidhje të sosur, jemi plotësisht të bindur se parimet e mëdha dhe fisnike të popullit Amerikan do të triumfojnë dhe se Shqipërisë midis të tjerave kombësi të vogla, do t`i jepen kërkimet e saja të drejta për indipendencë të plotë politike dhe ekonomike, si dhe tërësia e vendit. Shqiptarët drejtësisht kërkojnë të gjitha viset në perëndim të Gadishullit Ballkanik, të cilat janë të banuara prej shqiptarësh.Kufinë e saj lehtazi mund ta ndjekim në çdo hartë. Nga lumi Bojana, ky kufi pason kufinë e vjetër të Malit të Zi, në Veri, gjer sa prek krahinën e Novipazarit, në Jug të Beranës, që kun is të ndjekë lumin Ibër gjer në Mitrovicë. Kufiri pushton udhën e hekurt gjer në Qyprili duke marë përbrenda Ferizajn dhe Shkupin. Prej Qyprilisë kufiri drejtohet në Jug dhe pret hekurudhën Manastir-Selanik pranë Follorinës duke shkuar midis liqenevet të Prespës dhe të Ostrovës dhe pastaj drejtohet në Lindje gjer në një pikë, në jug të liqenit të Prespës duke lënë jasht Kosturin; së këtejmi merr përsëri drejtimin jugor dhe duke u zgjatur prek kufinë e vjetër të Greqisë.
Wadham Peacock në librin e tij “Albania, the foundling state of Europe”, duke folur mbi vendin e banuar nga shqiptarët dhe për kërkimet e tyre thotë: “Kjo përpjekje për të hequr kufinë e Shqipërisë, padyshim se do të ishte e akspetuar prej Konferencës së Londrës, po të ishin shqiptarët mjaft të forte ose mjaft popullorë për të propaganda si ajo që organizuan miqtë e grekëve, të bullgarëve dhe të serbëve, sepse pushtonte vendin, në të cilin shqiptarët me të vërtetë formojnë shumicën dhe në të cilin vend kombësitë e tjera qëndruan duke përdorur intrigat më të dobta fetare dhe politike”. Zoti Rene Pinon një tjetër shkronjës i paanëshëm në problemet e Ballkanit duke folur mbi këtë temë thotë: “Prej fushave të Vardarit gjer në Adriatik, prej Thesalisë gjer në Mal të Zi, shqiptari është zot, edhe ngase është i pari ndenjës, edhe ngase është më i forti në këto vise”. Amerikës së fuqishme së drejtë dhe liridashëse i bie barra, por edhe nderi për të mbrojtur kërkesat e këtij kombi jetim, që të mund të gëzojnë edhe shqiptarët të drejtën për të zhvilluar lirisht dhe në paqe qytetërimin e tyre duke pasur të drejtë si një komb i veçantë nga një rracë e veçantë, me një gjuhë të veçantë, t`i jepet gjith ai shtet si edhe tërë kombësivet të tjera të vogla.

27/06/2013

Gjergji Qirijazi (1865-1912)

Sikundër i vëllai, edhe Gjergji hyri shumë herët në lëvizjen patriotike të Rilindjes. Ai dha kontribut të cmuar në mbajtjen hapur e në veprim të Shkollës së Vashave në Korcë, pas vdekjes së Gjerasimit.
Gjergji u shqua në fushën publicistike, duke botuar mjaft artikuj me Kryefjalë Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, në organe të ndryshme të shtypit shqiptar të kohës.
Gjergji ishte ndër iniciatorët në  krjimin e Klubit Kuturor Shqiptar të Manastirit me emrin “Bashkimi” më 1908.Në fillim kreu detyrën e sekretarit të këtij Klubi e më pas atë të N/Kryetarit.
Gjergji Qiriazi Luajti rol kryesor në organizimin dhe zhvillimin me sukses të Kongresit të Manastirit më 1908 dhe në Komisionin që hartoi Alfabetin e Gjuhës së shkruar Shqipe.
Ai përfaqësonte krahun e armatosur në këtë Klub së bashku me Bajo Topullin dhe shumë shpejt u krijua ceta e parë komite,e Cerciz Topullit.Daljen e parë e saj si e tillë shënohet në malësinë e Kolonjës, në Llokaf dhe në Starje të Kolonjës.
Gjergj Qiriazi dha kontribute me vlerë në hartimin e teksteve shkollore për shkollat që ishin celur e ato që do të  shtoheshin më tej.
Gjergji Qiriazi është autor i të parit tekst të fizikës në gjuhën shqipe, botuar në Bukuresht më 1899 dhe që përmbante edhe të dhënat më të fundit në këtë shkencë.

Gjerasim Qirjazi (1861-1894)

             

            Gjerasimi përfundoi shkollën fillore dhe gjimnazin grek në Manastir me rezultate të larta.
Në vitin 1882 përfundoi Kolegjin Amarikan të Samokovit në Bullgari.
Në Lëvizjen patriotike shqiptare u angazhua herët dhe për ta lehtësuar veprimtarinë e tij në dobi të atdheut, pranoi ofertën për të drejtuar Shoqërinë Biblike Angleze në Shqipëri e Maqedoni.
Më 1885 Gjerasimi hapi në Manastir një shkollë shqipe. I ndihmuar edhe nga i tij-Gjergji dhe e motra-Sevastia, përktheu copa letrare, krijoi edhe vetë të tilla, përshtati mjaft tekste mësimi, të cilat u përdorën në këtë shkollë.
Për t’u ardhur në ndihmë shkollave shqipe harton tekstin “Gramatika e gjuhës shqipe”.
Bashkë me motrat e tij,Parashqevinë dhe Sevastinë-bënë të gjitha hapat konkrete për të arsimuar edhe femrën shqiptare.Pas përgatitjeve, hapën në Korcë Shkollën Shqipe për Vashat më 1891.
Për të siguruar vazhdimësi të shkollës, ai krijoi po në Korcë shoqërinë  “Vëllazërimi”
Vdiq në moshë të re, në kulmin e energjive krijuese dhe të kontributit për Rilindjen e Shqipërisë.
Megjithëse lëngonte në shtrat,para se të vdiste, ai i la së motrës, Sevastisë, këtë amanet:
“…Mos harro që je shqiptare.Ti ke patur fatin të jesh e vetmja që morre arsim të lartë, por gratë e tjera të vëndit tënd, motrat e tua, janë të pamësuara.Është detyra jote të punosh e të mundohesh që të bëhen edhe ato të mësuara…”
Shkrimet e tij letrare e patriotike, vëllai i tij Gjergji, i botoi me titullin “Krisomathia” (1902 dhe 1907), të cilat u përdorën në shkollat shqiptare të Rilindjes dhe të pas Pavarësisë, si lëndë mësimore për edukimin.
Gjerasimi ushtroi veprimtari të gjërë arsimore e pedagogjike. Ai punoi jo vetëm si mësues, por edhe përpunoi në një farë mënyre një sistem te vet pedagogjik.

Parashqevi Dhimitër Qirjazi (1887-1971)


Parashqevi Qiriazi lindi në vitin 1887 në fshatin Peras të Kolonjës.


Parashqevia ndoqi të njëjtën rrugë, sikundër vëllezrit dhe motra e saj.Gjatë gjithë jetës së saj kreu aktivitet të gjërë dhe energjik për një atdhe të lirë e të pavaru,e vecanërisht të arsimimit të gruas shqiptare.
Parashqevi Qiriazi ndoqi studimet në “UlminsCollege”të Stambollit, të cilat i përfundoi më 1904, me rezultate të larta. U kthye në atdheun e vet me dëshirën dhe vullnetin për t’i shërbyer, posacërsht në fushën e mësuesisë. Shërbeu me devotshmëri dhe me dashuri në Shkollën e Vashave në Korcë, sikundër dhe e motra e saj,Sevastia.
Me përfundimin e studimeve të larta universitare  Parashqevi Qiriazi u kthye në Shqipëri për të punuar si mësuese në shkollën e vashave në Korçë së bashku me motrën e saj Sevastinë dhe kunatin Kristo Dako.
1909 ajo botoi një abetare për shkollat fillore. Në historinë e arsimit shqiptar,ajo është e para grua që harton e boton tekste shkollore, në vitin 1909 boton tekstin “Abetare për shkollat e para”.
Më pas organizoi arsimin për të vegjël, shkolla mbrëmjeje në Shqipërinë jugore dhe ndihmoi për të vënë bazat e një sistemi bibliotekar.
Në muajin Tetor të vitit 1908 Parashqevia   mori pjesë active në Kongresin e Manastirit.
Parashqevia ndihmoi për themelimin e shoqatës “Ylli i mëngjesit” më 1909, në SHBA.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Parashqevia botoi periodikun e ilustruar “Ylli i mëngjesit” , që doli në Boston nga viti 1917 deri në vitin 1920.
Parashqevi Qiriazi morri pjesë edhe në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 si përfaqësuese e delegacionit të bashkësisë shqiptaro-amerikane. Parashqevia ndoshta ishte ndër të vetmet gra në këtë konferencë dhe pati nje veprimtari shume të madhe me delegacionet e vendeve të tjera me të cilët komunikonte me gjuhën e tyre amëtare.
Parashqevi Qiriazi ishte një nga themelueset dhe mesueset e institutit “Kirias”.
Ne vitin 1910 ishte  drejtore e shkollës së vashave ne Korçë.
Parashqevi Qiriazi është autore e himnit të alfabetit shqip “Sot eshte dita shqipëtarë të përpiqemi…”.
1915 ajo u bë drejtuese e shoqatës “Miqtë e Shqipërisë së lirë” në Amerikë.
Gjatë vitit 1926 punoi si drejtore e institutit të vashave “Kirias”.
Vepra e saj patriotike dhe si rilindëse e shquar e arsimit shqipëtar u shojt në vitin 1971. Fatkeqësisht regjimi komunist asnjëherë në vietet pas clirimit nuk e ka vlerësuar sa dhe si duhet vepren dhe figurën e saj.

Sevasti Dhimitër Qirjazi (Dako) (1871-1949)



Sevasti Qiriazi lindi në fshatin Peras të Kolonjës në vitin 1871. Më pas familja Qiriazi emigroi në Maqedoni  dhe u vendos në fshatin Magarovë dhe më pas në Tërnovo afër Manastirit.


Dhimitri, babai i dy vëllezërve dhe dy motrave Qiriazi, ishte njeri i urtë, i matur dhe i ditur. Ai bëri përpjekje për edukimin dhe arsimimin e fëmijve të vet, katër prej të cilëve, Gjergji Qiriazi, Gjerasim Qiriazi, Sevasti Qiriazi dhe Parashqevi Qiriazi, me punën dhe kontributin e tyre, i dhanë shumë vlera Rilindjes Kombëtare dhe vecanërisht Arsimit Kombëtar Shqiptar.
Në shtëpinë e tij gjëndeshin edhe mjaft libra shqip, midis tyre “Evëtori” i Veqilharxhit, ”Bleta Shqiptare” e Thimi Mitkos e shumë të tjerë, mes të cilëve edhe libra fetarë të kthyera në shqip nga Kristiforidhi. Ai bëri përpjekje për të future në shkollë mësimin e shqipes dhe në Kishë libri i Ungjillit të lexohej në shqip. Në këtë familje patriiotike dhe me këto vepra vepra u rrit dhe u edukua Sevastia, Parashqevia , Gjergji dhe Gjeraasimi.
Të katër fëmijët e tij u arsimuan në shkollat e asaj kohe ku mësimi zhvillohej greqisht dhe anglisht,  por duke qënë të edukuar e formuar në një mjedis familjar të shëndoshë patriotik, me dashurinë për atdheun e shumëvuajtur e të robëruar, ata ia kushtuan jetën e veprimtarinë e tyre cështjes kombëtare dhe arsimit shqiptar.
Gjerasim Qiriazi, vëllai i madh, i dha mundësi motërs së tij Sevastisë që të studionte në kolegjin me emër RobertCollegenë Konstantinopojë.  Ajo qe e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor 1891.
Pas përfundimit të studimeve, me t’u kthyer në Shqipëri bashkë me të vëllanë morrën pjesë në themelimin, ngritjen dhe organizimin e shkollës së parë të vashave në qytetin e Korçës në vitin 1891. Kjo shkollë për më shuimë se 40 vjet luajti një rol shumë të madh dhe aktiv në arsimimin dhe emancipimin e femrës shqipëtare, në kushtet e pushtimit ottoman. Sevasti Qiriazi ishte mësuese në shkollën e parë të vajzave dhe më pas mësuese në Insitutin “Kirias”.
Seavsti Qiriazi (Dako) morri pjesë aktive edhe në Kongresin e Manastirit, 1908,  në të cilin u themelua alfabeti shqipëtar me gërma latine, të cilin ne e përdorim edhe sot. Ajo në këtë periudhë u morr kryesisht edhe me përgatitjen e teksteve shkollore.
Më 1909 ajo morri pjesë në Kongresin e Elbasanit për arsimin.u zgjodh anëtare e Komisionit për shqyrtimin e teksteve shkollore, e ngritur nga shoqëria “Përparimi”.
Sevasti Qiriazi (Dako) ka botuar një gramatikë për shkollat fillore (Manastir 1912) dhe ka redaktuar një radhë tekstesh historie. Me të shoqin, publicistin, gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Anastas Dako dhe me të motrën Parashqevi Qiriazi ajo vajti në Rumani e prej andej emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunoi në botimin e revistës së përdyjavshmen “Ylli i Mëngjesit”.
Sevastia hyn fuqishëm në fushën e hartimit e botimit të teksteve shkollore,si “Gramatika elementare për shkollat fillore’, ”Shkronjëtore e gjuhës shqipe”. Pas këtyre botimeve, Sevastia përgatiti për botim serinë e teksteve shkollore të historisë – për lashtësinë,mesjetën dhe kohën e re e të sotme.
Sevasti Qiriazi ishte nje luftëtare e vendosur për arsimin kombëtar për emancipimin e vërtetë të femrës dhe të rolit të tyre në jetën shoqërore të kombit.

Kristo Anastas Dako (1876 – 1941)



Kristo Anastas Dako lindi në qytetin e Korçës në vitin 1876.

Mësimet e para i përfundoi në qytetin e Korçës dhe më pas pasi familja emigroi në Rumani, Bukuresht, ai vazhdoi dhe përfundoi mesimet në shkollën e mesme.
Studimet e larta universitare i kreu po në Bukuresht të Rumanisë për matematikë. Më vonë,  pasi emigrio në SHBA, ai  i përfundoi studimet universitare edhe për filozofi.
Kristo Dako ka aktivitet të gjërë patriotik, si brenda ashtu edhe jashtë atdheut. Ai ka qënë anëtar dhe drejtues i disa shoqatave dhe klubeve patriotike të rëndësishme të kohës si:
  • Shoqata  “Shpresa”
  • Shoqata  “Dituria”
  • Shoqata  “Djalëria Shqiptare”
  • Klubi      “Bashkimi”
  • Klubi      “Vëllazeria”
  • Klubi      “Dielli i Shqipërise”
Kristo Dako ka qënë pjesëmarrës në Konferencën e Paqes nëParis. Ai u shqua për kontributin e tij në mbrojtje të të drejtave të shqipëtareve dhe luftoi me përkushtim kundër copëtimit të Shqipërisë.
Kristo Dako është takuar dy herë kokë më kokë me Presidentin e SHBA, Willson. Në këto takime ai është shprehur drejtpërsëdrejti në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë duke qënë kundër synimeve grabiqare të vendeve fqinjë. Ai ka kërkuar mbështetjen e shtetit më të fuqishëm të asaj kohe, Amerikës, dhe presidentit të saj Willson, në mbrojtje të ineresave kombetare dhe teritoriale të Shqipërisë.
Kristo Dako njihet si publiçist i shquar dhe ka botuar në revistat më prestigjoze të vendit të asaj kohe si:
  • “Ylli i mëngjesit”
  • “Albania”
  • “Dielli”
Kristo Dako ka botuar shkrime edhe në shtypin e huaj të kohës si:
  • “The Orient”
  • “The Times”, etj.
Kristo Dako ka botuar disa libra të tillë si:
  • “Cilët janë shqiptarët”
  • “Shqipëria, çelesi i Lindjes se Afërme”
  • “Shënime nga Jeta dhe vepra e N.M. tij, Zogut I, Mbret i Shqiptarëve”,
  • Tekstin shkollor “Mësimet e para të Gjeometrisë elementare” etj.
Kristo Dako është një ndër themeluesit, administrator dhe mesues i Institutit Femëror te Vajzave “Kirias” (Qiriazi),  në qytetin e Korces dhe me pas në Tiranë, Kodër Kamëz. Ai ishte bashkeshorti i dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Sevasti Qiriazit (Dakos) dhe Parashqevi Qiriazit, në veprimtarinë e tyre fisnike të arsimimit dhe emancipimit të femrës shqipëtare.
Në vitin 1910 u caktua drejtor i Normales se Elbasanit. Kristo Dakua ka qënë edhe Ministër i arsimit në qeverinë e Mbretit  Zogut.
Për aktivitetin e tij të shquar patriotik dhe si rilindas i gjuhës dhe arsimit shqip Kristo Dako radhitet dhe zë një vend nderi ndër emrat më të shquar të patriotëve më aktivë në Evropë dhe në botë të kohës së tij, si Faik Konica, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, etj.
Kristo Dakua dhe Sevasti Qiriazi(Dako) patën dy fëmijë Gjergjin dhe  Aleksanderin. Me shkollimin e tyre, njëri mjek dhe tjetri inxhinjer mekanik, ata ishin intelektualë të shquar të kohës. Por fatkeqësisht u tyrajtuan keq nga regjimi komunist duke i burgosur.
Veprimtaria e Kristo Dakos shuhet me vdekjen e tij në vitin 1941. Sistemi komunist, tërë veprimtarinë e Kristo Dakos, e la në harresë për 50 vjet.
Sot ka ardhur koha që vepra e Kristo Dakos të vlerësohet dhe të bëhët e ditur për të gjithë shqipëtarët dhe njëkkohësisht të ndreqet padrejtësia që ka rënduar mbi të dhe familjen Dako.

19/06/2013

Video & muzikë

VLC
Ssitemi Punues: Linux , Machintosh, Windows
VLC Media PlayerVlc , është një nga players më të njohur, me kod të hapur (open source), i cili mund të riprodhojë të pothuajse të gjitha formatet video&muzike, pa qënë nevoja të instalojmë programet të tjera shtesë.
Faqja Zyrtare:http://www.videolan.org/
DOWNLOAD: Shkarkojeni KËTU

CD&DVD

Ashampoo Burning Studio 6 Free

Sistemi Punues: Windows
Ashampoo Burning Studio 6 FreeAshampoo Burning Studio 6 Free, është suita falas e shoqërisë së njohur Ashampoo. Ky program është një program i lehtë dhe shumë i shpejtë i cili ka shumë  nga karakteristikat e programeve Tregëtare të Shoqërisë Ashampoo, me këtë program mund të bëni inçizim ose kopjim CD&DVD,por edhe Blu-Ray Disk,por jo vetëm kaq ju mund të ktheni një CD muzike në formatin MP3,WAY dhe WMA ,gjithashtu mund të krijoni një CD të cilësisë së lartë,mund të krijoni Video DVD (VCD/S-VCD) gjithashtu mundësohet dhe krijimi dhe inçizimi e formatit image (ISO,BIN/CUE) etj,etj
FaqjaZyrtare: https://www.ashampoo.com/en/usd
DOWNLOAD: Shkarkojeni KËTU

CDBurnerXP

Programi Punues: Windows
CDBurnerXP Ky program mbështet inçizimin e të dhënave në CD-R, CD-RW, DVD-R, DVD-RW, DVD+R, DVD+RW, Blu-ray Disk dhe HD DVD, gjithashtu mbështet inçizimin e të dhënave të zërit në formatet (WAV, MP3, MP2, FLAC, Windows Media Audio, AIFF, BWF (Broadcast WAV), and Ogg Vorbis) në format Red Book.,gjithashtu mund të krijojë të dhëna në formatin ISO dhë  Bootable data disc. Është një program i thjeshtë për tu punuar dhe shumë i lehtë, megjithëse është mjaft program i vjetër vazhdon të qëndrojë në krye të listës.
Faqja Zyrtare: http://cdburnerxp.se/
DOWNLOAD: Shkarkojeni KËTU

18/06/2013

Video & Muzikë

AIMP

Sistemi Punues: Windows

  AIMP    Program riprodhimi muzike Falas, i cili punon ne ambient microsoft windows   program i cili mbështet një numër të madh formatesh. Është krijuar nga Programatizuesi Rus Artem Izmaylov.

Faqja Zyrtare: http://www.aimp.ru
DOWNLOAD : Shkarkojeni Këtu

ALLPlayer
SISTEMI PUNUES : Windows
ALLPlayerFreeware media player nga Polonia me mundësi riprodhimi të të gjithave formats zëri dhe video. Ka gjithashtu mundësinë e LiveUpdate në qoftë se nuk keni codec-in e duhur.

 Faqja Zyrtare:   http://www.allplayer.org
DOWNLOAD: Shkarkojeni  Këtu

Winamp

SISTEMI PUNUES: Windows, Machintosh, Linux
Winamp Nj; nga programet më të vjetër të llojit të tij (1997) Por edhe nga më të mirët për riprodhimin e formateve Video & Muzikë ndoshta dhe më i miri.

Faqja Zyrtare: http://www.winamp.com

Download; Shkarkojeni KËTU