Kristo Anastas Dako lindi në qytetin e Korçës në vitin 1876.
Mësimet e para i përfundoi në qytetin e Korçës dhe më pas pasi familja emigroi në Rumani, Bukuresht, ai vazhdoi dhe përfundoi mesimet në shkollën e mesme.
Studimet e larta universitare i kreu po në Bukuresht të Rumanisë për matematikë. Më vonë, pasi emigrio në SHBA, ai i përfundoi studimet universitare edhe për filozofi.
Kristo Dako ka aktivitet të gjërë patriotik, si brenda ashtu edhe jashtë atdheut. Ai ka qënë anëtar dhe drejtues i disa shoqatave dhe klubeve patriotike të rëndësishme të kohës si:
- Shoqata “Shpresa”
- Shoqata “Dituria”
- Shoqata “Djalëria Shqiptare”
- Klubi “Bashkimi”
- Klubi “Vëllazeria”
- Klubi “Dielli i Shqipërise”
Kristo Dako është takuar dy herë kokë më kokë me Presidentin e SHBA, Willson. Në këto takime ai është shprehur drejtpërsëdrejti në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë duke qënë kundër synimeve grabiqare të vendeve fqinjë. Ai ka kërkuar mbështetjen e shtetit më të fuqishëm të asaj kohe, Amerikës, dhe presidentit të saj Willson, në mbrojtje të ineresave kombetare dhe teritoriale të Shqipërisë.
Kristo Dako njihet si publiçist i shquar dhe ka botuar në revistat më prestigjoze të vendit të asaj kohe si:
- “Ylli i mëngjesit”
- “Albania”
- “Dielli”
- “The Orient”
- “The Times”, etj.
- “Cilët janë shqiptarët”
- “Shqipëria, çelesi i Lindjes se Afërme”
- “Shënime nga Jeta dhe vepra e N.M. tij, Zogut I, Mbret i Shqiptarëve”,
- Tekstin shkollor “Mësimet e para të Gjeometrisë elementare” etj.
Në vitin 1910 u caktua drejtor i Normales se Elbasanit. Kristo Dakua ka qënë edhe Ministër i arsimit në qeverinë e Mbretit Zogut.
Për aktivitetin e tij të shquar patriotik dhe si rilindas i gjuhës dhe arsimit shqip Kristo Dako radhitet dhe zë një vend nderi ndër emrat më të shquar të patriotëve më aktivë në Evropë dhe në botë të kohës së tij, si Faik Konica, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, etj.
Kristo Dakua dhe Sevasti Qiriazi(Dako) patën dy fëmijë Gjergjin dhe Aleksanderin. Me shkollimin e tyre, njëri mjek dhe tjetri inxhinjer mekanik, ata ishin intelektualë të shquar të kohës. Por fatkeqësisht u tyrajtuan keq nga regjimi komunist duke i burgosur.
Veprimtaria e Kristo Dakos shuhet me vdekjen e tij në vitin 1941. Sistemi komunist, tërë veprimtarinë e Kristo Dakos, e la në harresë për 50 vjet.
Sot ka ardhur koha që vepra e Kristo Dakos të vlerësohet dhe të bëhët e ditur për të gjithë shqipëtarët dhe njëkkohësisht të ndreqet padrejtësia që ka rënduar mbi të dhe familjen Dako.
0 σχόλια:
Post a Comment