Showing posts with label Historia-e-Korçës. Show all posts
Showing posts with label Historia-e-Korçës. Show all posts

12/10/2021

Historia e Qytetit

 

Megjithëse ka disa variante për Historinë e Qytetit tonë, unë zgjodha Historinë e Wiki.

Të mirëpritura sugjerimet e të gjithëve me detaje të reja për zgjerimin e mëtejshëm të Historisë së Qytetit Tonë të Dashur.

Ndonëse qyteti i Korçës është themeluar keto 5-6 shekujt e fundit, zona e Korçës është një nga vendet që është banuar me herët ne Evropën Jug-lindore.Gërmimet kanë nxjerrë në dritë varre dhe fortifikime të hershme ILIRE.

ANTIKITETI

Zona e Korçës e ndodhur në kufi me Mbretërinë Ilire dhe Epirin është banuar që nga mijëvjeçari i katërt p.e.s. Epoka e Bakrit zgjati nga mijëvjeçari i tretë deri në mijëvjeçarin e dytë p.e.s. Deri në vitin 650 p.e.s. fushëgropa e Korçës udhëhiqej nga një dinasti e Mbretërisë ilire, ndërkohë pas vitit 650 u udhëhoq nga një dinasti Kaone. Gjatë kësaj periudhe zona banohej më së shumti nga fise Kaone dhe Molose. Gërmimet arkeologjike rreth qytetit të Korçës kanë zbuluar një arkivol të shekullit II e.s. i cili tregon të gdhendur figurën e dy farkëtarëve ilirë duke punuar hekurin në kudhër.Vlen të përmëndet Tuma e Kamenicës Fakt që tregon banimin e kësaj zone në epoken e bakrit.

MESJETA

Krahina e Korçës ra nën sundimin e perandorit Bullgar Boris në vitin 853. Ai formoi në këtë zonë njësinë administrative të emërtuar “Kutmicevicë”, që në shqip do të thotë “Tokë e porsa pushtuar”. Forcat bullgare qëndruan deri në vitin 1018.

Njoftimi më i hershëm i shkruar mbi ekzistencen e qytetit të Korçës vjen nga kronika mbi historinë dhe gjenealogjinë e familjes feudale shqiptare të Muzakajve, shkruar nga Gjon Muzaka me 1510. Shkruesi kur numëron zotërimet e Andre Muzakës I, i cili arriti titullin Sebastokrator më 1280-1281 dhe u bë zot i një krahine të gjerë që shtrihej në të gjithë Shqipërinë Qendrore deri në lumin Vjosë në jug, me kryeqendër Beratin dhe që përfshinte ndërmjet të tjerave Myzeqenë, Tomoricën, Oparin,Devollin, Kosturin, përmend dhe Korçën me emrin ‘Kovica’, të cilën e cilëson qytet. Nga fund i shekullit XIII e deri në prag të pushtimit osman, zona o Korçës u bë pjesë e Principatës së Muzakajve të cilët ishin me origjinë nga Opari.

SUNDIMI  OSMAN

Në vitin 1440 osmanët pushtuan zonën e Korçës. Qyteti modern i Korçës u formua në shekullin XV kur Iljaz Bej Mirahori[1] e zhvilloi Korçën sipas urdhrit të Sulltan Mehmeti II. Ilazji i kishte shërbyer sulltanit në rrethimin e Kostandinopojës në vitin 1453. Nën pushtimin osman Korça me emrin “Göricë” ishte sanxhak i vilajetit të Manastirit.

Korça përmendet edhe gjatë luftës Veneto-turke (1644-1669), ku tregtarët elbasanas ndiqnin rrugën e gjatë me shumë stacione Elbasan-Korçë-Sarandë-Korfuz-Venedik. Në Korçë ata shisnin prodhime manifakturaile dhe blinin prodhime blektoriale.

Qyteti nisi të lulëzojë pas bastisjes së Voskopojës[2] nga osmanët në vitin 1788. Ndërmjet viteve 1769-1789 në Korçë erdhën shumë familje Voskopojare të cilat i dhanë qytetit pak nga lavdia e Voskopojës. Në vitin 1783 qyteti u bë pjesë e Pashallëkut të Ali Pashë Tepelenës.

Gjatë shekullit XIX dhe fillim shekullit XX Korça u bë qendër e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare. Kështu në vitin 1887 u hap shkolla e parë fillore në gjuhë shqipe nga Organizata Drita, ndërsa po në Korçë, në vitin 1891 u hap shkolla e parë për vajza nga familja Qirjazi. Në vitin 1968 ndërtesa u kthye në Muzeun e Arsimit.

02/10/2016

18/09/2016

HISTORIA 520 - VJEÇARE E KORÇËS

Po botoj këtu një artikull shumë interesan për Historinë e Qytetit tonë KORÇËS, sepse ashtu siç ka thënë dhe Ciceroni “Të mos njohësh ato që kanë ndodhur para se të lindje ti është si të mbetesh gjithë jetën kalama” 

 

Në vitin 1496, në fshatin Peskopje, që ishte në mvartësi të Korçës, përfundoi së ndërtuari Xhamia e Madhe, sot ndërtesa më e vjetër e qytetit të Korçës.

Ky objekt kulti ishte pjesë e një kompleksi fetar shoqëror që përbëhej, përveç saj, edhe nga tyrbja, hamami me ujësjellës, një imaret dhe Medreseja. Sot, përveç xhamisë ekziston dhe tyrbja, kurse imareti, hamami me ujësjellës nuk ekzistojnë, janë prishur, siç u prish në mënyrë të pashpjegueshme edhe Medreseja, shkolla e parë e qytetit, në vitin 2009 duke i hequr Korçës një monument unik historik.

Këto ndërtime në fshatin Peskopje (Peshkëpi), u kryen nga Ilia Panariti, i biri i priftit të kishës më të madhe të fshatit Panarit, i cili pas një karriere të suksesshme ushtararake dhe administrative në Perandorinë Osmane në shekullin XV, u njoh nga historia me emrin e myslimanizuar Iljaz Bej Mirahori. Ai ishte pjesëmarrës në pushtimin e Kostandinopojës në vitin 1453, ku dhe u shpërblye nga sulltani me prona të shumta në lagjen e Stambollit “Jedi Kule” dhe në lagjen “Ivlanka”. Më e rëndësishme ishte kisha e Shën Kostandinit, që ndodhej në rrethet e “Jedi Kulesë”, të cilën ai e ktheu në xhami, e cila mban dhe sot emrin “Xhamia e Mirahorit” ose “Kisha – Xhami”(shih dorëshkrimin e S.Pulahës për jetëshkrimin e Iljaz Bej Mirahorit nxjerrë nga Enciklopedia turke e Sami Frashërit).

Më vonë Iljaz Bej Mirahori zuri postin e Valiut të Vilajetit të Janinës si dhe poste të tjera deri në detyrën e rëndësishme të Mirahorit, përgjegjësit të stallave të sulltanit, ndërkohë që u bë dhe edukator i sulltan Bajazitit II. Si u plak, Iljaz Bej Mirahori u kthye në Shqipëri dhe sulltani si shpërblim të shërbimeve të tij, i dha pronë fshatrat: Panarit (vendlindjen), Treskë dhe Trebickë.

  Duke parë se kushtet gjeografike të këtyre fshatrave nuk lejonin krijimin dhe zhvillimin e një qendre qytetare dhe administrative, Iljaz Bej Mirahori, filloi të pregatitej të zbriste në fushën e Korçës, ku përcaktoi të përshtatshëm për qëllimet e tij fshatin Peskopje. Këtu ai bleu një kishë me emrin “Shën e Premte”, të cilën e bëri së pari teqe, më pas xhami dhe kjo sot është Xhamia e Madhe (N. Naçi “Korça dhe katundet e qarkut”, viti 1923,fq.57). Xhamia përfundoi në vitin 1496 dhe po në këtë vit sulltan Bajaziti II, me kërkesë të Iljaz Bej Mirahorit, nxjerr dekretin sipas të cilit: “Dy fshatrat Panarit e Treskë, pronë personale e tij të shkëmbehen me fshatin Peskopje, në vartësi të Korçës, që ka dy pjesë…edhe unë ia dhuroj të lartpërmëndurit, të dy pjesët në fjalë” (Shih S. Ramo, Ilia Panariti dhe Korça, fq.123). Me këto veprime Iljaz Bej Mirahori hodhi themelet e qytetit të Korçës (S. Frashëri, Enciklopedia turke). Të njëjtin mendim shprehin shumë studiues që janë marrë me historinë e themelimit të Korçës, “Për Korçën, Themeltar është Iljaz Beu – Mirahor e Veli, i bir i ati prifti Panaritit i emëruar më parë Ilo, edhe si Themeltar duhet të quhet i pari mirëbërës i saj” (Nuçi Naçi, fq.64)

Korça deri në ardhjen këtu të Koxha Mirahorit, atdhetarit të kryer në fenë islame…ishte një fshat i vogël që quhej Peskopi…, që kur ky vendosi ndejen e tij këtu si princ i vogël, që atëherë gradualisht Korça shkoi përpara…Prej këtij llogaritet dhe kronologjia e Korçës” (Thimi Mitko, vepra Tiranë 1981, fq.547).

 

 Por a është vërtet Iljaz Bej Mirahori themelues i qytetit të Korçës së sotme?

Përgjigjen e japim duke shqyrtuar dokumentacionin që ekziston për Korçën dhe që na lejon të shohim meritën e Iljaz Bej Mirahorit në mos jo për “themelimin” e qytetit të Korçës së sotme, por për Rilindjen e tij 520 vjet më parë. Të dy historianët që flasin për Korçën: Nuçi Naçi dhe Thimi Mitko, si e thonë vetë, kanë shfrytëzuar dokumenta të vjetra që ndodheshin në familjen Myteveli, pasardhësja e Iljaz Bej Mirahorit. Këto dokumenta për fat të mirë, Myftar Grabocka që shërbente si Kryetar i Komitetit Ekzakutiv në Korçë, djalë nga zona e Vakëfeve, në vitin 1962, duke shfrytëzuar miqësinë me familjen e Mytevelijve, veçanërisht me zonjën e nderuar Jalldëz Myteveliu, nëna e dëshmores së Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, Floresha Myteveliu, i mori dokumentat origjinalë që ruante kjo familje. Këto dokumenta u dorëzuan në Arkivin e Shtetit në Tiranë dhe sot ato janë materialet dokumentare më të vjetra që ka ky arkiv për periudhën e pushtimit turk. Ne do të paraqisim më poshtë këto dokumenta sipas botimit të tyre, që ka bërë Sejdin Ramo, në librin “Ilia Panariti dhe Korça”.

Dokumenti i parë i shkruar për qytetin e Korçës është regjistri turk i Korçës dhe Përmetit, i hartuar në vitin 1431, fill pas pushtimit osman. Sipas tij, krahina e Korçës u përfshi në Vilajetin e Korçës, me qendër Korçën, të cilën turqit e quajtën Gjërixhe, duke turqizuar emrin e saj të vjetër sllav Gorica. Deri atëhere, Korça nuk përmendet në asnjë dokument të mesjetës Bizantine, megjithë ngjarjet e mëdha që ndodhin në këtë zonë, por “anashkalohet” kur përmenden shpesh zonat fqinje si Devolli, Kolonja, Skrapari deri tek Voskopi (shih P. Xhufi, Nga Paleologët tek Muzakajt, botim viti 2009). Kjo tregon se turqit vetëm mbas pushtimit i dhanë rëndësi administrative Korçës, megjithëse ajo ishte shumë më e vogël se fshatrat rreth saj si Mborja me 70 shtëpi, Peshkopia (Peskopja) me 71 shtëpi. Në rregjistrin turk të vitit 1431 thuhet për Korçën, në faqen 69: “Vetë Korça, të pafetë që banojnë brenda në kështjellë: shtëpi 26, të reja 5, beqare 3, të ardhurat 1965.”

Këtu Korça paraqitet si kala e banuar dhe fortifikimi ka qenë shkaku që në të u vendos administrata osmane. Turqit nuk e ndërtuan vetë këtë kala, por e gjetën objektin e ndërtuar, gjë që vërtetohet nga fakti që banorët e saj ishin të krishterë. Turqit nuk mund të ndërtonin një kështjellë dhe ta popullonin me “të pafetë”, por në të vërtetë Korça si qendër e banuar, ka ekzistuar shumë vjet para ardhjes së turqve në Shqipëri, që ndodhi në fund të shekulli XIV.

Deri më sot, nuk njohim asnjë dokument historik të shkruar që të na njohë me kohën e ndërtimit të kalasë së Korçës si dhe me ndërtuesit e saj. Në mënyrë të tërthortë, mund të arsyetojmë nga dokumentat që kemi për kohën e ekzistencës së saj. Vetë emri sllav i saj Gorica, tregon se ajo ka një histori ekzistence shumë më të hershme se vitin 1431, kur u regjistrua nga turqit me emrin Gjërixhë. Dokumenti që e vërteton këtë fakt tërthorazi është “Gjenealogjia e Muzakajve”, ndoshta vepra më e rëndësishme dokumentare e Shqipërisë mesjetare. Megjithëse e shkruar në vitin 1510, nga Gjon Muzaka, i emigruar në Itali mbas pushtimit turk të Shqipërisë, ai duke folur për parardhësin e tij, princin Andrea Muzaka, që arriti titullin e lartë Sebastokrator në vitin 1280-1281, duke përmenduar pronat që zotëronte ky princ shkruan: “Gjithashtu zotëroi dhe sundoi qytetin e Korçës deri në fshatin e quajtur Savojan, ku përfshihet edhe vendbanimi Viola, në të cilin mund të zihen peshq të mëdhenj e ngjala gjigande” dhe më poshtë vazhdon, “Ty, Don Andriani…po të le edhe vendet e Devollit të madh me qytetin e Korçës dhe katundin Sovjan”, (shih “Nga Paleologët tek Muzakajt”, fq.428 – 444). Ky dokument e çon ekzistencën e Korçës në shekullin e XIII, kur sundonte princi Andrea Muzaka, dhe e paraqet me fizionominë e një qyteti, pra themelimi i tij mund të jetë edhe përpara këtij shekulli. Është e qartë se turqit e gjetën Korçën me një kala të konsoliduar sepse përmendet shpesh në regjistrin turk të vitin 1431, nëpërmjet pronave të rojeve të kësaj kalaje. Por, kemi të paqartë vendin se ku ndodhej kalaja, pra qyteti i Korçës, për të cilin shkruan Muzaka dhe flet regjistri turk i vitit 1431.

Një pjesë e studiuesve e vendosin kalanë e Korçës të regjistruar nga turqit në vitin 1431 në zonën ku ndodhet sot hotel Koçibelli, shtëpia e Sugarëve, ku në 10 dhjetor 1916, u ngrit flamuri dhe u shpall Republika e Korçës, e kufizuar në Jug nga lumi, sot shëtitorja ‘F.S. Noli’. Më i shquari ndër ta, Prof. Dr. Pirro Thomo, në librin më serioz të shkruajtur për Korçën në kohën e sotme, botim i Akademisë së Shkencave “Korça, urbanistika dhe arkitektura”, fq.44, shkruan: “… vendndodhja e kalasë mesjetare të Korçës mund të përcaktohet brenda territorit të kufizuar nga lumi (sot shëtitorja F.S.Noli), rruga 6 Dëshmorët, Shëtitorja e Shën Gjergjit dhe rruga që të çon në Pazar.” Këtë vendndodhje jep në librin e tij “Mbi themelimin e Korçës” (shoqëruar dhe me një skicë amatore) edhe studiuesi Arben Gjata, në fq.48 “Vendosja e kësaj kalaje mesjetare, mund të përcaktohet e shtrirë në lagjen “Kala”, siç quhej deri në fillim të shekullit të XX, e kufizuar nga bulevardi Shën Gjergji, ish-lumi dhe hotel turizmi Grand.” Për vendndodhjen këtu të kalasë së Korçës, argumenti i vetëm që sjell studiuesi Pirro Thomo dhe të tjerët, është fakti që një lagje e qytetit të Korçës është e emëruar deri vonë lagja e “Kalasë ”. Edhe Karmici, pedagogu grek që shkroi  librin “Gjeografia e Korçës dhe e rrethit” kur numëron lagjet e qytetit përmend dhe lagjen “Kala”, e cila përfshihej në Varoshin e sipërm dhe banohej nga popullsi e krishtere. Po kështu edhe Nuçi Naçi në librin e tij të parë të vitin 1901, në numërimin që i bën lagjeve të qytetit përmend edhe atë të kalasë. Me këta studiues bashkohet dhe arkeologu P. Lera, në revistën “Tempulli”, ku shkruan duke iu referuar burimeve toponomastike për vendndodhjen e kalasë “Të moshuarit e qytetit tonë të dy anët e bulevardit Themistokli Gërmenji (shën Gjergji) i thësirnin me emrin “Kalaja”, “lagja e Kalasë” ose “sheshi i Kalasë”. Këto toponime që ruhen ne gojën e popullit janë sinjale që evokojnë aty praninë e një ndërtimi fortifikues. Të njëjtat argumente toponomistike sjell edhe Arben Gjata në studimin e tij, por ai shton si argument tjetër për vendodhjen këtu të kalasë edhe gjetjet në vitin 1923 dhe 2000 të disa fragmente muresh të zbuluara gjatë ndërtimeve të shekullit XX, si në shtëpinë e Sugarve, hotel Koçibelli dhe së fundmi në objektin e Bazeve, midis hotel Koçibellit dhe shtëpisë së Sugarve. Studiuesi P. Lera, mbi bazën e teknikës së ndërtimit dhe përmasave të murit të zbuluar, arrin në konkluzionin që kemi të bëjmë me një ndërtim fortifikues dhe jo me një ndërtim të thjeshtë. Pra, Petrika Lera njësoj si Arben Gjata, arrin në përfundimin se traktet e mureve të zbuluara  në këtë zonë në vitin 1923 dhe 2000, përfaqësojnë mbetjet e murit rrethues të kalasë së Korçës. Por të gjitha këto fakte nuk mjaftojnë për të vendosur përfundmisht vendndodhjen këtu të kalasë së Korçës sepse ka studiues të tjerë që paraqesin shumë fakte dhe e vendosin kalanë e Korçës ne nje tjetër vend, në kodrat e qytetit.

Vetë arkeologu Lera pranon se gjatë punimeve ndërtuese të kryera brenda territorit ku supozohet se ka qënë shtrirë kalaja në fushë buzë lumit nuk janë konstatuar gjurmë godinash qe të mund të vërtetohet ekzistenca e një kalaje-qytet. Ç’u bënë 25 shtëpitë brenda kalasë për të cilat flet regjistri turk i vitit 1431? Asnjë dokument, asnjë gojëdhënë nuk na flet se deri kur qëndroi në këmbë kalaja e Korçës, pse u zhduk pa lënë gjurmë “në mes të qytetit” që po zhvillohej bashkë me 25-33 shtëpitë që kishte në vitet 1431-1568 sipas regjistrave kadastralë turk?

     Nuçi Naçi në veprën e tij “Korça dhe katundet e qarkut”, botimi i parë në Sofje në vitin 1901, tjetri në shtypshkronjën ‘Dhori Koti’ në Korçë, në vitin 1923 (burimi më i plotë për historinë e qytetit të Korçës dhe të lidhjeve të tij me Iljaz Bej Mirahorin) nuk na flet fare për kalanë e Korçës si objekt fortifikues dhe zanafillë e qytetit të Korçës. Ai shkruan për kalanë e Mborjes, për kështjellat e Plasës, për fortesat e shënuara të Pilurit, për gërmadhat që tregojnë vjetërsinë e fshatrave Barç, Voskop, etj.,por për kalanë e Korçës dhe zanafillën e saj nuk ka asnjë të dhënë. Ai përmend kalimthi në librin e tij disa toponime që gjenden në zonën e pretenduar për vendndodhjen e kalasë në fushë, që u përmëndën dhe më lart. Duke folur për krojet e qytetit ai shkruan: “Kronjat e Shën Mërisë. Kur hyjmë në port’e madhe e avllisë së kësaj kishe si për brenda portës e për jashta në të mengjur ka dy kronja.  Ujët e këtyre vjen nga ca mburime që kanë qënë në vendin e emëruar kala.” (N. Naçi, Korça dhe katundet e qarkut.Fq.49). Vini re me kujdes, Nuçi Naçi nuk thotë në vendin ku ka qenë kalaja, por thotë në vendin e emëruar kala.Ai në botimin e vitit 1923, kur flet për ndarjet e Korçës (lagjet), thotë varoshi përbëhet prej 9 lagjesh-mehalla, të cilat pas vjetërsisë së tyre quhen: Penço, Manço, Mando, Qiro, Mano, e Lumit, e Sahatit, e Qoshkut dhe Radanecit. Varoshi i Korçës i cili konsiderohet si pjellë e kalasë në botimin e vitin 1923 nuk përmban lagjen “Kala”, të cilën e kishte përmendur në botimin e vitit 1901. Sejdin Ramo në studimin e tij për historinë e Korçës ( “Ilia Panariti dhe Korça”, botim i vitin 2003), pasi ballafaqon të gjitha mendimet për vendodhjen e kalasë në fushë ose në kodër jep shpjegimin e toponimeve që kanë lidhje me kalanë, të ndodhura në qytetin e Korçës si lagja “Kala”, sheshi i kalasë, vendi i emëruar kala, etj. Sipas tij “Lagja e Kalasë do të jetë formuar nga banorët e kalasë që kanë zbritur nga kodrat ku ka qenë vendosur në fushën buzë lumit të Moravës. Për nostalgji apo traditë, vendbanimin e tyre të ri, ku ata ndërtuan shtëpitë e quajtën me emrin e mëparshëm Kala, ashtu si banorët e Barçit, kur zbritën në fushë, e quajtën lagjen ku ngritën shtëpitë e tyre, lagjia e Barçit. Kjo provohet edhe me faktin që keto janë nga lagjet më të reja të qytetit.” (S.Ramo – Ilia Panariti dhe Korça, fq. 75).

  Fenomene të tilla ndeshen dhe në ditët tona. Pas viteve 90, në perëndim të qytetit të Korçës, u krijua lagja “Lavdarakët” nga banorët e zbritur nga fshati Lavdar, ose më qartë në rrugën e Voskopojës, karshi varreve të fshatit Gjonomadh, nga banorët e fshatit Lavdar, u krijua një qendër e banuar me emrin “Lavdar”. Kështu shpjegohet edhe prania e toponimeve që kanë lidhje me emrin “Kala” në qytetin e Korçës. Përsa u përket trakteve të mureve të zbuluara në vitin 1923 dhe 2000, të pastudiuara nga specialistët, ato që sipas P. Lerës i përkasin një ndërtese të vjetër me tipare fortifikuese, kemi një të dhënë interesante.

Në librin “Mborja ndër vite”, faqe 73 lexojmë: “…Thimi Mitko, i cili shkruan në greqisht në vitin 1929, në revistën periodike greke “Pandora”, midis të tjerash ai thotë: “Mbi themelimin e Korçës duhet thënë, se në vendin ku shtrihet sot qyteti, në periudhën bizantine, qe një bujtinë e fortifikuar, pronë e të bijës së Hegjemonit, qëndra e të cilit ndodhej në vendin e quajtur qytet (Kala e Mborjes)”. Duke folur për Korçën, Thimi Mitko e përsërit praninë e këtij objekti fortifikues në fshatin Peshkëpi, fshati që u transformua nga Iljaz Bej Mirahori në qytetin e Korçës ku jetojmë sot. Edhe më poshtë Th. Mitko përsëri thekson: “Meqënëse pozicioni i saj (Korçës VD.) ndodhet në një kalim publik (rrugë publike), atëherë këtu gjendej dhe një bujtinë me rëndësi.” (Th. Mitko, vepra fq.547). A mund të jetë kjo bujtinë e fortifikuar e kohës bizantine para turke shkaku i mureve të gjetura në vitet 1923-2000? Ekzistenca e këtij objekti të fortifikuar që përmendet në disa dokumenta, nuk është provuar në asnjë vend tjetër me gjithë gërmimet e shumta të bëra për ndërtime në qytetin e Korçës. Megjithatë, pranojmë që këto mure të evidentuara në zonën e qytetit të emërtuar lagjia “Kala”, mbeten temë e hapur për studiuesit në të ardhmen.

Duke përjashtuar vendndodhjen e kalasë së banuar me 25 familje në fushë, në vendin me toponimin lagja “Kala”, mbetet të shqyrtojmë argumentet e grupit tjetër të studiuesve të cilët vendndodhjen e kalasë, qytet me 25 familje, e çojnë në kodrat e qytetit të Korçës. Cilat janë argumentat e tyre?

Vetë emrin sllav Gorica në fjalorin e Salishevit tregon vende të vogla malore, kodrinore. (krahaso lagjen Gorica në Berat, fshati Gorica në Prespën e Madhe). Nga pikëpamja mbrojtëse, qëllim për të cilin ndërtohet kalaja, ajo patjetër ndërtohet në kodër ose në mal për të shfrytëzuar kushtet mbrojtëse të terrenit. Argument kryesor për të gjithë studiuesit e historisë së Korçës, është dhe fakti i pamohueshëm, që Iljaz Bej Mirahori asnjëherë nuk u bë pronar i qytetit të Korçës, të asaj Korçe, për të cilën shkruan Gjon Muzaka ose të kalasë së banuar nga “të pafetë” që shkruan regjistri turk i vitit 1431.

Iljaz Bej Mirahori, me dekretin e sulltan Bajazitit II, në vitin 1496, pasurinë e tij personale, fshatrat Panarit dhe Treskë, i shkëmbeu me fshatin Peshkëpi, që mvarej nga Korça. Sipas dekretit: “… Beut të Sanxhakut të Janinës, Iljazit, i kam dhënë dekretin mbretëror dhe ai i ka poseduar si pronë personale (fshatrat Panarit dhe Treskë VD), por tani …. i lartpërmenduri i le ato e në vend të tyre (kërkon t’i jepet) fshati Peskopje, që është në mvartësi të Korçës e ka dy pjesë. Edhe unë ja dhuroj të lartpërmendurit të dy pjesët e fshatit në fjalë… Këtë dekret mbretëror ja dhashë të lartpërmëndurit dhe urdhërova që këtej e tutje, fshati Peskopje të jetë e drejtë absolute e të lartpërmendurit, i cili le ta posedojë si pronë të tij personale (mylk). ” ( sipas S.Ramo, “Ilia Panariti dhe Korça”, fq.53).

Dekreti na sqaron se fshati Peskopje është në mvartësi të Korçës, pra është qendër e banuar më vehte, e ndarë në dy pjesë (nga lumi i Moravës, sot shëtitorja F.S.Noli) dhe Iljaz Bej Mirahori i mori pronë personale të tij të dy pjesët, majtas lumit ku kishte ndërtuar ndërkohë xhaminë dhe pjesën djathtas ku shtrihet sot Grand Hoteli, pra edhe zona e emëruar lagjia “Kala”. Dokumenti tjetër i rëndësishëm ose më i rëndësishmi për problemin që po trajtojmë, është ai që përcakton kufijtë e fshatit Peskopje, pronë personale e Iljaz Bej Mirahorit. Sipas këtij dokumenti, në vitin 1497, një vit pasi iu dha fshati Peskopje Iljaz Bej Mirahorit, sulltan Bajazi i II-të urdhëron kadiu e Korçës dhe të Bilishtit, të percaktojnë kufijtë e fshatit Peskopje. Dekreti sulltanor thotë: “Beut të sanxhakut të Janinës, Iljazit – i lartë qoftë gjithnjë – i pata bërë pronë personale, fshatin e quajtur Peskopja, që është në mvartësi të Gjërixhës ( të Korçës), po meqënëse dekreti i pronësimit ishtë i mangët dhe (është shfaqur) nevoja për t’i caktuar kufijtë, u dërgova urdhër të lartë kadiut të Gjërixhës, Efendi Bedruddinit dhe Kadiut të Bilishtit Efendi Haxhiu, që të dy bashkë …. të hetoni dhe zbuloni se ku e ne ç’vend fillonte e ku e ne ç’vend mbaronte kufiri i fshatit të lartpërmendur….”.

“Dy kadijtë e mësipërm, sipas urdhërit mbretëror, kanë vajtur në atë fshat (në Peskopje VD) dhe në prani të popullsisë e të pleqve, i kanë shkruar kufijtë…ashtu si qenë urdhëruar….dhe kanë dërguar raportin përkatës ku shënohen kufijtë si vijojnë” (shih “Ilia Panariti dhe Korça”, fq 155).

Po japim më poshtë sipas këtij dekreti kufirit e fshatit Peskopje vetëm në anën lindore dhe veriore, pikërisht aty ku pretendojmë për vendndodhjen e kalasë së Korçës. Vini re me kujdes ku kalon kufiri duke patur parasysh edhe toponimet që përdoret deri në ditët e sotme: “….nga rruga e Drenovës del në rrugën e Emborjes (sot i thonë Mborje, fshati në lindje të Korçës VD) dhe mbërrin në anën e sipërme ku puqet me fshatin në fjalë. Prej këtu përsëri pranë anës së sipërme të fshatit në fjalë kalon sipër vijës së mullirit të kaurit të quajtur Duka i Gjërixhës dhe prej këtu në për vendin e Dukës së Gjërixhës del në përruan e Emborjes, shkon përpjetë në anën e lindjes dhe vjen në kufirin e Peskopjes, prej atij përsëri vjen te Druri i Thanës që është në vendin e vreshtës së prishur të Juliç Petros.

Prej këtej shkon drejt brenda vreshtave nga muri i rrëzuar, nga kalaja te Druri i Thanës dhe puqet me vreshtin e kaurit të quajtur Hriso. Prej atij, përsëri vazhdon drejt dhe kalon midis kodrinës së vogël e njohur me emrin Koria e Vogël, përsëri nga Emborja shkon përmes urës së Taleçit dhe del te Rrasa e ngulur dhe prej andej shkon drejt e del në vendin e vreshtës së prishur të kaurit të quajtur Rado Junkiç dhe mbërrin në muri i ngulur dhe prej këtëj shkon drejt dhe mbërrin deri tek rruga e druve që zbret nga mali i Peskopjes. (Sipas “Ilia Panariti dhe Korça”, fq.156). Më tutje sipas dekretit kufiri i fshatit Peskopje vazhdon nga veriu drejt pronave të fshatit Barç. Në këtë dokument jepet plotësisht qartë prania e kalasë në zonën kodrinore midis takimit të kufirit Peskopi-Mborje në lindje dhe të rrugës që zbret nga mali i Peskopjes në verilindje.

  Të bie në sy në këtë zonë edhe prania e ndërtimeve të tjera përveç kalasë si toponimet “muri i rrëzuar”, “muri i ngulur”, që tregojnë qartësisht se kemi të bëjmë me një zonë të ndërtimeve të shumta rreth kalasë, në një mjedis me vreshta të shumta. Nuçi Naçi në librin e tij “Korça dhe katundet e qarkut”, kur flet për kufijtë e Korçës në vitin 1923, shkruan: “Kufijtë natyralë të qytetit të Korçës janë nga lindja Fushë e Emborjes e brigjet e Shën Thanasit e i Vreshtave” (fq.81). Kemi pra një përputhje të plotë në lindje të kufirit të fshatit Peskopje me fshatin Emborje në vitin 1467, me kufirin e qytetit të Korçës sot me fshatin Mborje.

Dokument tjetër i rëndësishëm dhe qartësues që përforcon vendndodhjen e kalasë së Korçës në kodrën e Shën Thanasit është dhe dokumenti 1631 në Arkivin e Institutit të Historisë, filmi D-30, gjetur dhe përkthyer nga S. Pulaha. Është një ankesë që Dizdari i Kalasë, Subashi i Korçës, Myhtesibi i Pazarit (mbledhësi i taksave), ushtarët e kalasë, banorët e qytetit dhe të fshatrave përreth i drejtojnë Portës së Lartë ku i shkruajnë:“Qysh se qe pushtuar Korça, pazari ka qenë pranë kalasë. Mirëpo, Koxha Mirahori prishi pazarin dhe hamamin, mori kazanin dhe pazarin e shpërnguli në fshatin që qe pranë dhe pronë e tij. Duke qenë pranë kalasë, brënda në qytet dhe pranë xhamisë së Sulltan Mehmetit, tregu qe gjallëruar dhe pat marrë një pamje të hijshme”.

Mirëpo tani që tregu u shpërngul nga vendi i mëparshëm banorët rreth tij u shpërndanë, në xhami nuk kishte kush të falej më dhe të ardhurat nga taksa e pazarit u pakësua.

Trimat e djalit të Mirahorit, Sefer Beut, u bënë njerëzve në Pazar zullume të mëdha, përshkak të këtyre zullumeve, rençberët (zanatçinjtë) u larguan nga tregu. Banorët e kalasë dhe të qytetit në dimër nuk mund të shkonin në treg (jepet sipas P.Thomo në “Korça, urbanistika dhe arkitektura”, fq.45).  Interpretimi i këtij dokumenti duke u bazuar në idenë e vendndodhjes së kalasë në zonën e quajtur lagja “Kala” në Korçë buzë lumit, të çon patjetër në përfundime të gabuara, gjë që nuk i ka shpëtuar edhe profesorit të nderuar Pirro Thomo.

 Ky dokument interpretohet drejt vetëm duke pranuar vendndodhjen e kalasë në kodrat me vreshta në lindje të fshatit Peskopje, Korçës së sotme, siç e pamë dhe në dokumentin e mëparshëm që përcaktonte kufijtë e fshatit Peskopje. Dokumenti qartëson se “pazari pranë kalasë u shpërngul nga vendi ku ishte, u prish në këtë vend me zullumet e trimave të Sefer beut, djalit të Mirahorit, dhe u zhvendos në fshatin Peskopje, pronë e tij, ku ndodhet edhe sot.”Sipas dokumentit largësia midis kalasë dhe zonës ku ishte pazari, me zonën ku u shpërngul dhe u vendos pazari i ri është e konsiderueshme, është aq larg sa “banorët e kalasë dhë të qytetit në dimër nuk mund të shkonin në treg”. Pazari u çua në fshatin Peskopje, pronë e Iljaz Bej Mirahorit, në zonën ku ndodhet dhe sot, në të dy krahët e lumit (shëtitorja F.S.Noli). Largësia mes pazarit ku ndodhet sot dhe zonës që emërtohet lagjia “Kala” është krejt e papërfillshme dhe nuk ka asnjë vështirësi për banorët e pretenduar të kalasë në këtë zonë për të shkuar si në verë si në dimër në pazar, sepse pazari është pjesë përbërëse e kësaj zone. Ka kuptim dhe interpretohet drejt dokumenti nëqoftëse pazari pranë kalasë ka qënë në fshatin Mborje.

Siç thotë Prof. Dr. Petrika Thëngjilli, vetë emrin i fshatit “Mborje” e ka origjinën tek fjala byzantine “Emporje” që do të thotë “treg”. “Qysh në vitin 1308, gjendet një fshat pranë qytetit të Korçës së sotme, si një prej tregjeve lokale të ngritura në rrugët dhe pozitat kyçe të Shqipërisë, siç ishte Mborja. Me kalimin e kohës nga “Emporje” u kalua në formën e sotme.” (Mborja ndër vite, fq.71). Emborje quhet fshati Mborje dhe në dekretin sulltanor që përmendëm më sipër për kufijtë e fshatit Peskopje. Shpesh mborjarët, përdorin për emrin e fshatit të tyre Mborje fjalën “Sheste” emërtim që vjen nga folja “shes, shita, shitur” (i jap dikujt një mall a një send duke marrë prej tij një shumë parash).

Profesor Eqerem Çabej, në librin “Studime etimologjike në fushë të shqipes” thotë: “…tek Budi, Bardhi, Buzuku, gjejmë fjalë të vjetra, që e kanë prejardhjen nga ilirishtja si janë fjalët …..shes, shitës, shitje…..” Qendra tregtare kryesore e Mborjes në vitin 1520, ishte lagja që shtrihet rreth e rotull “Kishës së Ristozit” dhe quhej me emërtimin Emporion që do të thotë treg. Veprimtaria e pazarit në fshatin Mborje, pranë kalasë së Korçës, para shpërnguljes që i bëri Mirahori në pronën e tij në fshatin Peskopje, pasqyrohet ky pazar si pagues taksash në Mborje dhe jo në Peskopje ose në Korçë. Vendndodhja e pazarit në Mborje shpjegon dhe shprehjen në dokument: “Tani që tregu u shpërmgul nga vendi i mëparshëm, banorët që banonin rreth tij u shperndanë, në xhami nuk kish kush të falej më dhe të ardhurat nga taksa e pazarit u pakësua.” Në cilën xhami nuk vinte më njeri që të falej pas shpërnguljes së pazarit?

  Është e qartë që bëhet fjalë për xhaminë në Mborje që ndërtoi sulltan Mehmeti II, i cili rreth vitin 1466, kaloi në këto anë. “ Sulltani në Sheste (Mborje) qëndroi disa muaj, këtu ai ngriti xhaminë ku falej dhe hamamamin ku bënte dushin dhe mbante haremin e vet”. (Shih “Mborja ndër vite”, fq.71 dhe Thimi Mitko, vepra fq.547). Kazanin e këtij hamami që ndodhej në Mborje, të ndërtuar nga sulltan Mehmeti II, mori 35 vjet më vonë, Iljaz Bej Mirahori, për ta përdorur në hamamin që ai ndërtoi në Peskopje krahas xhamisë, tyrbes, imaretit, shkollës dhe bëri njëkohësisht dhe shpërnguljen e pazarit.etj.

Shpërngulja e pazarit nga Emborja, nga vendi afër kalasë në kodër, ku kishte funksionuar për një kohë shumë të gjatë, aq sa i dha dhe emrin Emporje qendrës së banuar ku ndodhej, në një vend të ri, relativisht larg, sigurisht që nuk u bë mënjëherë. Për forcë zakoni, si dhe për lehtësitë që krijonte tregu në vendin e mëparshëm, i cili “qe gjallëruar dhe pat marrë pamje të hijshme” njerëzit nga fshatrat përreth vazhdoni të shkonin aty duke mos vajtur në pazarin e ri në fshatin Peskopje. Është kjo një arsye e fortë që i bënte “trimat e djalit të Mirahorit”, Sefer Beut, t’iu bënin njerëzve në pazar zullume të mëdha dhe për shkak të këtyre zullumeve, rençberët (zanatçinjtë) u larguan nga tregu.

Pra, zanatçinjtë u detyruan me forcë të largoheshin nga tregu në Mborje, afër kalasë së Gjërixhës dhe të shkonin të ushtonin zanatet e tyre në tregun e ri të shpërngulur në fshatin Peskopje. Gradualisht në fshatin Peskopje filluan të vijnë dhe banorë nga fshatrat përreth, gjë që pasqyrohet dhe në regjistrat osmanë të mëvonshëm. Regjistri osman i Kosturit, ne fq.49, përkthyer nga Thoma Kacori, shkruan: “…nje pjesë e fshatit Emborje është transferuar në Peshkopi, kjo pjesë ka: shtëpi bashkë me nevjatet e Bilal Faikut (teologut) gjithsej 34 dhe më poshtë në pjesën që i është bashkuar fshatit Peskopje dalin shtëpi të fshehura në regjistrin e mëparshëm.” Numri prej 34 shtëpi, që u transferuan nga Mborja në Peskopje, rreth vitit 1520 është relativisht i madh duke patur parasysh që Peskopja, kur erdhi Iljaz Bej Mirahori kishte rreth 71 shtëpi.

Banorët e rinj që vinin në fshatin Peskopje nuk ishin vetëm nga Mborja por dhe nga fshatrat e tjera përreth Drenova, Bulgareci, Boboshtica,Voskopi dhe sidomos nga fshati Barç, banorët e shpërngulur të të cilit ishin aq shumë sa krijuan lagjen e tyre me emrin e fshatit nga erdhën lagja “Barç”, njëlloj si këta edhe banorët e shpërngulur nga kalaja krijuan lagjen “Kala”. Shpërngulja e banorëve të kalasë nga kodra në fushë, solli edhe prishjen e varrezave të tyre që ndodheshin poshtë kishës së  Shën Thanasit.

  Fshati i dikurshëm Peskopje në fund të shekullit XV dhe fillim të shekullit XVI filloi të shndërrohej në qytet. Ndërtimi nga Iljaz Bej Mirahori i qendrës fetare shoqërore, që përmbante Xhaminë e Madhe, imaretin, shkollën, hamamin dhe sidomos shpërngulja këtu e tregut e fuqizoi shumë Peskopjen me veprimtarinë tregtare.

Para vdekjes së tij në vitin 1511-1512, Iljaz Bej Mirahori, i bëri Peskopjes – Korçës, edhe shërbimin e fundit kur në vitin 1505 hartoi Vakëfnamenë e tij, me anën e të cilës kthehu në vakëf të gjitha pronat e tij duke përfshirë dhe Peskopjen. Dihet që pasuritë në gjëndje vakëfi ishin të siguruara, në ato as sulltani nuk mund të vinte dorë. Të ardhurat e vakëfit shkonin për zhvillimin e pronave në vakëf dhe kjo ishte dhe një arsye tjetër për zhvillimin e shpejtë të fshatit Peskopje dhe shndërimin e tij në një qytet. Duke u zmadhuar dhe gjallëruar, fuqizuar dhe zbukuruar, kjo qendër e banuar nuk i ngjante më atij fshatit të dikurshëm Peskopje ose Peshkëpi, jo vetëm nga ndërtimet e shumta, nga gjallëria e pazarit me sheshet dhe dyqanet e tij, por edhe nga përmbërja e familjeve që ishin tani nga e tërë nahija e Korçës.

Vendasve u pëlqente ta quanin vendbanimin e tyre si më parë, me emrin e vjetër Peshkëpi, ndërsa të ardhurve, që vinin duke u shtuar u pëlqente ta quante me ermin e krahinës, Gorica apo siç shqiptohet sot Korça (për emrin e qytetit të Korçës dhe prejardhjen e tij do flasim një herë tjetër). Duke konkuruar emri i vjetër Peshkëpi me emrin e krahinës, fitoi emri i krahinës mbi atë të fshatit. Për këtë emërtim të ri sigurisht ka ndikuar shumë dhe influenca e familjeve që shkeputeshin nga kalaja e Korçës në kodër dhe vendoseshin në lagjen “Kala” në Peshkëpi. Duke emërtuar lagjen ku u vendosën me emërtimin e vendit nga erdhën, këto familje influencuan edhe në përdorimin e emrit Korçë në vend të emrin Peshkëpi. Transferimi në qendrën e re qytetare të Peshkëpisë dhe të administratës së nahijes së Korçës, që deri atëhere ndodhej në kalanë e Korçës në kodër, solli natyrshëm edhe zëvendësimin përfundimisht të emrit të dikurshëm Peshkëpi me emrin e ri Korça.

Qyteti i Korçës ku banojmë ne sot, “rilindi” nga shndërrimi që pësoi fshati Peshkëpi në një qendër qytetare të zhvilluar. Viti 1496, kur përfundoi së ndërtuari nga Iljaz Bej Mirahori Xhamia e Madhe, ndërtesa më e vjetër e qytetit tonë, që është dhe viti në të cilin doli dhe dekreti i sulltan Bajazitit II, që i dha pronë personale Iljaz Bej Mirahorit, fshatin Peskopje –Peshkëpi, është padyshim viti që mund të konsiderohet si viti i themelimit të qytetit të Korçës së sotme, i cili bën këtë vit 520 vjet. Është e padiskutueshme merita e Ilia Panaritit, djali i priftit të kishës më të madhe të Panaritit, që historia e njohu me emrin Iljaz Bej Mirahori, në rilindjen dhe zhvillimin e qytetit të Korçës, me fillesë fshatin Peskopje. Ai i meriton plotësisht fjalët e Nuçi Naçit në librin “Korça dhe fshatrat”, botim 1901:

“Të madhuarit e Korçës u nis që më ditë të Koxa Mirahorit, i cili e bëri atë qendër qeverie. Ca nga ca ai fshat i vogël që banohej vetëm me ca bujq u bë si e shohim sot qytet i madh dhe i bukur. Detyrë të madhe ka Korça në Koxa Mirahori, se ai e bëri atë kërthizën e fshatrave… në të madhuarit e në të zbukuaruarit e Korçës ndihmuan edhe të gjithë korçarët me tregëtinë e begatinë e tyre, por midis gjithë këtyre emri i Koxa Mirahorit gdhendet në shekuj, e pas kësaj është për të përmendore, se ai quhej që vu të parët gurë në themelet e saj, andaj dhe të parët në historinë e Korçës duhet ti ketë emri i Koxa Mirahorit.”

 


Marë nga Gazeta ''DITA'' 


*Shoqata Atdhetare Kulturore “Vakëfet”, Dega Korçë

12/03/2014

Korça dhe himni shqiptar

Opinion rreth librit “Himni Kombëtar” i studiuesit Vasil Tole.
Nga prof. as. Josif Minga
korcaNë fund të nëntorit, në Tiranë u bë promovimi i “Himnit Kombëtar” dhe të them të drejtën, e kisha të pamundur të mos e ndieja ngarkesën që kishte Korça me përfaqësuesit e saj në këtë kontribut. Studiuesi Vaso Tole ka kohë që është angazhuar me studimin e himnit kombëtar, madje ka botuar disa variante, kohë pas kohe. Por, me studimin e fundit, besoj se e ka shlyer gjithçka që ka dashur të paraqesë në të gjitha fazat e transmetimit dhe mbijetesës së tij. Na ka mundësuar të njohim nga afër rrugën e njohur dhe të panjohur të tij, si dhe momentet e veçanta që kanë të bëjnë me kontribuuesit, prezantuesit, sjellësit në variante të ndryshme dhe po kështu “jetën” institucionale të këtij produkti muzikor gjatë viteve, me pak fjalë gjithë atë proces që e bëri këtë këngë që të pranohej gjerësisht si himn kombëtar. Për Lasgush Poradecin, “kjo ngjau se populli e gjeti të pëlqyer, vetë e dëshiroi ai ashtu”, një thënie që mbetet e vlefshme për të gjitha fazat e historisë së tij.
Kontributi i qytetit të Korçës në këtë proces vjen përmes devotshmërisë, sakrificës, përkushtimit dhe atdhedashurisë të një grupi të madh patriotësh, intelektualësh korçarë, figura që vinin nga shtresa të ndryshme shoqërore dhe që të marrë të gjithë së bashku, na bëjnë që ta ndiejmë fort një gjë të tillë. Korça është një pikë referimi së cilës vetë autori i ka dedikuar një hapësirë më vete, për të na bërë të njohur etapat kryesore nëpër të cilat kalon edhe himni kombëtar. Ai bën lidhje me shkollat shqipe, me aktivitetin e shoqërive patriotike e kulturore, që edhe në rastet kur ishin jashtë vendit, merrnin si pikë referimi këtë qytet. Këto të dhëna, ndërkohë plotësohen edhe me kontribute të tjera që nxjerrin në pah rolin e veprimtarëve korçarë në atë periudhë. Këtu mund të përmendim më konkretisht, librin e fundit të Niko Kotheres.
Duke iu rikthyer sërish, himnit kombëtar, ose, po të referojmë titullin origjinal “Betimi mbi flamur” mund të vërejmë gjithashtu që ai vjen në kuadër edhe të shumë këngëve të tjera patriotike që njerëz të ardhur nga mërgimi, por edhe vendas filluan të këndonin. Kjo lloj lidhjeje midis komuniteteve të diasporës dhe qytetit të Korçës ka vërtet një kuptim të veçantë, sepse bëhet promotore për popullarizimin e përhapjen e këtyre materialeve për një numër gjithnjë e më të madh njerëzish.
Ishte vetë Asdreni, që i frymëzuar mbi melodinë e Ciprian Porumbeskut, rreth viti 1907 thotë: “Unë e bëra vjershë për t’iu përgjigjur ndjenjave tona patriotike, që t’i shërbejë qëllimit atdhetar, duke përafruar me fjalët e origjinalit rumun, në disa vargje të katër strofave të para. Strofa e pestë dhe e gjashtë janë të krijuara fund e krejt prej meje, me frymë shqiptare, për t’i dhënë një mbarim më dinamik”. Kështu “Betimi mbi flamur” u këndua më së pari, në 1908, nga kori i kishës kombëtare shqipe të Bukureshtit, me 30 anëtarë të shoqërisë “Dituria” të drejtuar nga profesor Kiriac dhe këtë na i bën me dije, nipi i Asdrenit, z. Zisi Stavre, që kujton se prof. Kiriac krijoi një kor dhe mbrëmanet na mblidhte në kishë dhe na mësonte himne fetare me muzikë rumune dhe po aty mësuam ‘Himnin e flamurit’ dhe shumë këngë patriotike. Në po këtë vit, fillon njëkohësisht edhe “odiseja” e udhëtimit himnsjellës prej Tashko Ilos dhe Hilë Mosit, ky i fundit, i thirrur me një nofkë të veçantë, “korçari”, ndonëse nuk ishte nga Korça. Bashkë me këta kasnca erdhën edhe ndihma financiare në të holla për shkollat shqipe të Korçës.
Një moment i rëndësishëm është interpretimi i himnit nga “Banda e Lirisë”, në fund të nëntorit 1908, pak para mbajtjes së Kongresit të Manastirit. Në kuadër të studimit të Vasil Toles, do doja të përmendja emrat e 25 anëtarëve të kësaj trupe muzikore, që përbëjnë “ajkën” e familjeve korçare, pasardhësit e të cilave vazhdojnë ende edhe sot të jenë figura të rëndësishme në jetën e tyre: Pandeli Cale (nënkryetar, figurë gjithëplanëshe), Thanas Floqi, Thanas Mborja, Mihal Turtulli, Mihallaq Bimbli, Nikolla Zoi, Kostaq Kosturi, Besim Gega, Stefan Kondillari, Pando Osmalli, Nesti Kërënxhi, Nuçi Naçi, Pandi Dëshnica, Ice Jorganxhi, Nikolla Peleshi, Nuçi Krastafillaku, Gavril Pepo, Andon Furxhi, Sofokli Harito, Stavri Berberi, Dhimitraq Kosturi, Sadedin Zavalani, Muntaz Frashëri, Hysen Mytevelli, Hasan Frashëri, Kristaq Furxhi, Petraq Nikolla, por dhe drejtuesi organizator Thanas Tashko.
Këtu, po hap gjithashtu një parantezë të shkurtër duke kritikuar muzikantët korçarë, bashkinë dhe institucionet e kulturës për mungesën e kujtimit të 105-vjetorit të kësaj bande, më 1 tetor 2013, si një nga grupet më të rëndësishme artistike në qytet, në atë periudhë.
Zyrtarizimi i mëtejshëm i këtij himni kalon më pas në repertorin e bandës “Vatra”, që gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e tij, në bashkëjetesë edhe me himnin mbretëror gjatë sundimit të Zogut deri në pushtimin fashist. Himni i është nënshtruar një përcjelljeje gojore dhe gjithashtu proceseve të regjistrimit në pllaka gramafoni. I pari iniciator është pikërisht Spiridon Ilo, në 1918 dhe më 1923, në Amerikë. Pas kësaj, Koço Çakalli më 1929 në Francë. Sigurisht, sot ai ka privilegje të tjera artistike, sepse është trajtuar muzikalisht në versione të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të Çesk Zadesë, por këto regjistrime kanë sot një vlerë të rëndësishme dokumentare, për të njohur “rrugëtimin” e tij.
Historitë e mbijetesës së tij vijnë e plotësohen përmes librit me një kuadro më të gjerë, me ndërhyrjet, ndikimet përmes regjimeve, qeverive që në momente të caktuara shfaqnin “pakënaqësitë” e tyre. Të paktën 5 konkurse të shpallura zyrtarisht, që nga Princ Vidi deri te Mehmet Shehu janë përpjekur të shfaqnin qëndrime shpesh të pajustifikuara, subjektive dhe të paragjykuara që kanë sjellë edhe heqjen e strofës së dytë dhe të tretë, në kohën e regjimit diktatorial. Të gjitha këto tregojnë një rrugëtim aspak të lehtë të himnit drejt afirmimit të tij. Për ta mbyllur këtë opinion, më vijnë në mend fjalët e një poeti dhe kritiku anglez, Stefan Spender, që thotë: “Historia është një anije e cila transporton drejt të ardhmes, kujtesën e gjallë”. Është kjo “kujtesë e gjallë” që e bëri këtë këngë himnin kombëtar të shqiptarëve në këta 101 vjet histori të shtetit shqiptar dhe që sot na bën ta konsiderojmë si një nga simbolet themelore, të patjetërsueshme të tij.
Marre nga gazeta:Gazeta-Shqip.com

07/03/2014

Roli i qytetit të Korçës në shpalljen e Pavarësisë

Ishte 10 dhjetori, i vitit 1916. Lufta e Pare Boterore ose Lufta e Madhe, sic thuhej shpesh, ishte ne zhvillim e siper. Shqiperia ishte bere shesh beteje, midis forcave nderluftuese. Ushtrite italiane dhe franceze, kishin zene Shqiperine e Jugut, kurse ushtrite austro–hungareze e bullgare, Shqiperine e Mesme. Ne Korce, ishin vendosur forcat pushtuese greke. Rreziku i copetimit dhe aneksimit te Shqiperise se Jugut, nga shovinistet greke, ishte i madh. Pikerisht ne kete periudhe kaq te veshtire, forcat patriotike ngriten popullin ne kembe, per t'i dale zot vendit. Ne krahinen e Korces, vepronin cetat e Themistokli Germenjit dhe Sali Butkes. Gjithashtu patriotet, vecanerisht Themistokli Germenji, duke perfituar nga rasti i shtrirjes se ushtrise franceze ne Korce dhe ne qarkun e saj, ngriten nje komision, dhe ne emer te popullsise se krahines, u kerkuan forcave franceze, largimin e grekeve nga Korca dhe ngritjen e nje administrate shqiptare.

Keshtu, autoritetet franceze te pushtimit, u ndodhen perballe nje levizjeje te fuqishme patriotike shqiptare, qe kerkonte me cdo kusht largimin e pushtuesve greke, nga Korca. Francezet ishin te interesuar te shuanin “vatrat e zjarrit” dhe te kishin siguri e qetesi, ne prapavijat e tyre. Per kete arsye, komandanti francez i zones se Korces, koloneli Dekoen, sipas udhezimeve te komandes se Armates se Lindjes, vendosi te largonte nga Korca, venizelistet greke dhe hyri ne bisedime me udheheqesit e levizjes shqiptare.

Ishte pikerisht, 10 dhjetori 1916. Sipas njoftimeve qe jep gazeta “Adriatiku”,e cila dilte asokohe ne Korce, por jo shume e njohur, ajo dite u kthye ne nje feste te vertete. Njerezit u mblodhen ne shkollen e Shen Gjergjit, qe ne oren 9:00 te mengjesit. Aty, vjen Themistokliu dhe paria e Korces. Ndersa perpara prefektures, ushtaret franceze, veshur me uniforme festive, qendronin per nder arme. Themistokliu u rrefeu njerezve shkakun e mbledhjes: - Do te deklarohet veteqeverisja e Shqiperise, - tha ai, - prandaj, duhet te kemi vellazeri e dashuri midis nesh. Foli gjithashtu, z. Vasil Kondi.

Me tej, komisioni prej katermbedhjete vetash, shtate te krishtere dhe shtate myslimane, u nisen per ne prefekture. Ne kete komision, qe mori persiper barren e kujdesjes per vendin dhe u paraqit perpara kolonelit, benin pjese: Rafail Adhami, Kostandin Nocka, Nikolla Vangjeli, Vasil Singjeli, Vasil Kondi, Llambro Mborja, Thimi Cale, Shaqir Shabani, Tefik Rushiti, Hysen Dishnica, Emin Rakipi, Qani Dishnica, Sali Babani dhe Haki Shemshedini. Aty i priti koloneli, Dekoen dhe oficere te tjere franceze, veshur me uniforma ushtarake dhe me grada. Dr. Haki Mborja i drejtohet komandantit francez e i tregon qellimin e ardhjes se tyre. Komandanti i priti me buzeqeshje, duke thene, se duhet bere protokoll. U be protokolli.

Sipas protokollit te 10 dhjetorit, qyteti i Korces, Bilishti, Kolonja, Opari dhe Gora, formonin nje krahine “autonome”, qe do te administrohej nga shqiptaret, nen mbrojtjen e autoriteteve franceze. Krahina do te administrohej nga nje keshill administrativ, i perbere prej katermbedhjete vetash, i cili do te kishte edhe xhandarmeri per te mbajtur rregullin. Gjuha zyrtare ne kerkesa, ankesa e kontrata, do te ishte shqipja dhe flamuri i Krahines “autonome”, ai shqiptar, me nje shirit te trengjyreshit francez. Si u bene keto biseda, te cilat u perkthyen nga dr. Noke, protokolli u firmos nga te dyja palet. Pastaj, Themistokliu doli ne ballkon dhe ngriti flamurin. Ushtria franceze i rrinte per nder flamurit, kurse populli therriste me gezim : - Rrofte Shqiperia !- Dikush kendonte e dikush hidhte valle. Entuziazem, nje dite e vertete festive ! Pasketaj, nen tingujt e muzikes, ushtaret parakaluan me armet ngjeshur. Themistokliu me shoket, hyne brenda, uruan njeri - tjetrin dhe u nisen per ne katundari. Dekoeni i percolli buzagaz, deri tek porta. Ne katundari, komisioni i kerkoi Themistokliut, te marre drejtimin e policise. Ai pranoi dhe pjesemarresit e uruan. Sekretar i pergjithshem u zgjodh, Petro Harizi.

Krahina “autonome” e Korces, pati rendesi te madhe dhe ishte sukses i shenuar, i forcave patriotike shqiptare. Ajo, megjithese pati autonomi te kufizuar, arriti te siguroje mjaft te drejta per popullin, te krijoje kushte qetesie dhe zhvillimi ekonomik, si dhe te paralizoje veprimtarine shoviniste greke, ne Shqiperine e Jugut.

Duke shfletuar me tej, gazeten "Adriatiku", njihemi hap pas hapi me veprimtarine e krahines "autonome" te Korces dhe arritjet e saj. Keshilli administrativ i krahines, ne te cilin, rolin kryesor e luante Themistokli Germenji, ndonese mbante detyren e prefektit te policise, hartoi mjaft rregullore per administraten publike, per financat, arsimin, policine, gjyqet, buxhetin, etj. Kujdes iu kushtua sidomos, zhvillimit ekonomik te krahines. Masa te rendesishme u moren edhe per arsimin. Shkollat greke u mbyllen, per t'u hapur gjashtedhjete shkolla fillore shqipe, gjithashtu edhe nje shkolle e mesme. Bashke me francezet, u arrit te ngrihet nje sistem i rregullt postar, te shtypen pulla te reja, si dhe monedha te krahines "autonome".

Marredheniet e Themistokliut dhe te funksionareve te tjere, te keshillit administrativ, me forcat franceze dhe sidomos, me kolonelin Dekoen, kane qene te mira dhe pozitive. Ne nr.10 te gazetes, mesojme se, me 25 dhjetor, ne Gazino te Korces, ushtaret franceze dhane nje koncert, ku u mblodhen peseqind franga. Keto franga, u ndane per te varferite e qytetit. Kurse, me rastin e Vitit te Ri, Themistokli Germenji i dhuroi kolonelit, Dekoen, nje dyfek me cark dhe nje kobure, te lare me ar. Edhe me simbolike, ishte dhurata e grave te shoqerise “ Ylli i mengjesit. Ato kishin pergatitur per kolonelin, nje tapita te qendisur me dy patkonj te bashkuar, ne mes, flamuri shqiptar dhe ai francez, me fytyren e Skenderbeut.

Krahina “autonome” pati veprimtari edhe ne drejtime te tjera. Ne nr. 30 te gazetes, jepet lajmi, se posta po vepron. Por, meqenese markat e para te zena prej grekeve u sosen, u vendos qe te dalin marka te reja ( pulla). Dhe ato dolen. Ishin te bukura ne forme. Ne qender, shqiponja me dy krere, ne krye, fjala "Korce", ne te majte veteqeverisje, ne te djathte, 'Shqiperi dhe ne mes, vlefta e markes. Pak a shume, keto fjale ishin vene edhe ne monedhat e reja, qe u prene, njefrageshe e poshte. Ushtarit francez, i cili gdhendi klishene e monedhave, iu dhurua nje ore e florinjte.

Lajme, njoftime te ndryshme dhe urdhra te prefektit te policise, shohim edhe ne numrat e tjere te gazetes. Krahina "autonome" e Korces, u interesua dhe mori masa edhe per ruajtjen e pyjeve, per higjienen e pastertine, per cmimet, per furnizimin e popullit me drithe, e deri tek tabelat qe duhet te vinin tregtaret, ne dyqanet e tyre. Ne urdhrin Nr. 10, thuhet se, tregtaret duhet te rrezojne tabelat qe kane vene ne gjuhe te huaj dhe t'i shkruajne ato, ne gjuhen amtare. Francezet vendosen marredhenie te mira edhe me taboret e Sali Butkes dhe prijesit e tjere, te kesaj kazaje.

Por, Republika “autonome” e Korces, megjithe sukseset qe pati, nuk jetoi gjate. Qe kur u krijua, u prit ne menyre armiqesore dhe te ashper nga shovinistet greke dhe qeveria italiane. Veprimi i gjeneral Sarrait , komandant i Armates se Lindjes, kishte rene si bombe ne kancelarite e fuqive te medha, ndaj ato benin presion per shfuqizimin e protokollit te dates, 10 dhjetor. Si rezultat i ketyre presioneve, qendrimi i forcave franceze ndaj levizjes patriotike shqiptare, ne Korce dhe krahines “ autonome”, filloi te ndryshoje. Ata po ndiqnin, tashme dhe arrestonin, patriotet shqiptare. Ne keto kushte, gjenerali Sarrai, u detyrua te largonte nga Korca, kolonelin Dekoen, ne maj, te vitit 1917, megjithese e ngrinte lart veprimtarine e tij. Pas largimit te tij nga Korca, ngjarjet u zhvilluan me shpejtesi. Ne muajin nentor te ketij viti, elemente grekomane dhe bejlere te Korces , montuan fshehurazi, nje proces kunder Themistokli Germenjit, duke e akuzuar ate, per tradhti dhe agjent te austriakeve. Me shpejtesi te madhe, nje gjyq ushtarak i Armates se Lindjes, ne Selanik, e denoi ate me vdekje dhe e ekzekutoi, me 9 nentor 1917.

Pas kesaj, komanda franceze ne Korce, me 16 shkurt 1918, abrogoi protokollin e dates, 10 dhjetor, dhe krahinen e Korces, e mori drejtperdrejt nen administrimin e saj. Megjithekete, autoritetet ushtarake franceze, nuk guxuan te zhduknin te gjitha fitoret e arritura nga perpjekjet dhe lufta e patrioteve shqiptare. Ne krahine vazhdoi te ngrihej flamuri shqiptar, krahas atij francez, dhe shkollat qe u hapen, e vazhduan mesimdhenien.

Me mbarimin e Luftes se Pare Boterore, ne maj, te vitit 1920, forcat franceze u larguan nga Korca, duke marre fund keshtu edhe krahina “autonome” e Korces. Populli i kujton ata, si aleate ne ato caste te veshtira dhe krahinen “autonome”, si nje sukses te asaj periudhe, qe ndikoi drejtperdrejt, ne ruajtjen e teresise tokesore te atdheut tone, 92 vjet me pare. Ata u larguan, duke lane pas kujtimin e mire dhe varret e ushtareve franceze, ketu ne Korce, sikurse edhe liceun francez, qe edukoi per dekada te tera, brezat e rinj.                                                                                                                                                 

Pergatiti: Niko Kotherja

KORÇA - QYTETI I DASHURISË DHE SERENATAVE TË PËRJETSHME

E kanë quajtur Qyteti i serenatave, Qyteti i dashurisë, Qyteti i Artit, Qyteti i birrës, Vendi i kërnackave, Parisi i Vogël, e po të kërkosh, gjen plot epitete të tjera që cilësojnë vlerat e saj por edhe karakteristikat se përse duhet vizituar një qytet si Korça. E hapur qysh herët me botën, drejt perëndimit (shumë korçarë emigruan herët ne Amerikë, por edhe shumë atdhetarë e intelektualë më herët, në Turiqi e Ballkan), Korça është një qytet i qeshur e plot jetë, që të fton në çdo stinë të vizitosh rrugët e saj karakteristike, të mësosh për kulturën dhe historinë e saj, të kuptosh pse shumë atdhetarë që sot mbushin faqet e historisë së kombit, ishin pikërisht nga Korça. Por edhe për të pirrë një birrë me “kërnacka”, do të ndjesh po aq kënaqësi e mikpritje, sepse kudo që të shkosh nëpër qytet e në të gjitha fshatrat e tij, gjëja e parë me të ciëln do të takohesh, është pikërisht mikpritja e korçarëve...

 Korça është një krahinë e Shqipërisë e gjitha për t’u vizituar, si nga ana kulturore, ashtu edhe për nga vlerat e saj natyrore që disponon me anë të monumenteve të shumta që natyra ia ka falur krahinave përreth saj. Korça si qytet dhe rrethi i saj shquhen për objektet dhe mjediset e veçanta me vlera të larta turistike. Korça u ofron turistëve një trashëgimi të pasur kulturore në arkitekturë, urbanistikë, monumente kulture etj. Të veçanta janë ushqimet që servirin në restorantet, pijet karakteristike si vera, birra “Korça”, vodka korçare etj. Ekoturizmi është një fushë me interes të veçantë për të apasionuarit e natyrës së bukur korçare. Ky është një qytet gazmor e magjik, që me serenatat e tij është bërë i njohur në të gjithë botën.

Pozicioni gjeografik, klima

Korça është rrethi me lartësinë më të madhe në vend. Gjendet në juglingje të Shqipërisë, në kodrat rrëzë malit të Moravës. Ajo kufizohet nga veriu me Pogradecin dhe Maqedoninë, nga veriperëndimi me Gramshin, nga perëndimi me Skraparin, nga jugu me Kolonjën dhe Përmetin,  kurse nga lindja me Greqinë. Relievi i saj është fushor, kodrinor-malor dhe malor. Aty gjejmë një ndërthurje të maleve me fushat, me kodrat, duke krijuar një thyerje të formave të reilievit. Njësitë kryesore të  reilievit janë: Fushëgropa e Korçës, malësia  e Gorë-Oparit me pesë komuna: Gorë, Opar, Moglicë, Vithkuq, Voskopojë.

Klima e Korçës bën pjesë në zonën e karakterit kontinental, me dimër të ftohtë dhe me një rritje të theksuar të temperaturës  gjatë verës. Muaji më i ftohtë është janari me temperaturë mesatare 0,4oC, ndërsa më i ngrohti është gushti me 20,6oC. Gjatë dimrit temperatura është më e ulët se 0oC.

Historia

Është vërtetuar nga studiuesit se zona ku ndodhet sot qyteti ka qenë e banuar që në kohët e lashta. Kështu, në rrethinën e qytetit është gjetur ndër të tjera edhe një kodër-varr e vjetër diku rreth 7 mijë vjet me një diametër prej 10.47 metrash dhe lartësi 114 centimetra.

Në lashtësi, Korça dhe krahint e saj bënin pjesë në dinastinë ilire që shtrihej midis lumenjve Devoll e Osum dhe pjesërisht në atë të Enkeleasve, rrëzë malit të Thatë. Në Desardi kanë qenë disa qytete të njohura ilire; Pelioni, në afërsi të lumit Devoll, në grykën e Cangonjit, ku sot hasim toponimin Pilur: Korrogu në vendin  e quajtur  Hija e Korbit, mbi fshatin Kloce. Lumi kryesor iKorçës,  Devolli në ate kohe quhej Eordao, buzë të cilit ishte vendosur  Pelioni, i cili më vonë merr emrin Devoll.

Korça në dokumente historike përmendet për herë të parë  në vitin 1281,  me urdhër të perandorit të Bizantit, ku emëron  Andrea Muzakën  si administrator  dhe i jep titullin e lartë Despot. Një tjetër dokument, që na jep të dhëna të tjera për Korçën është dorëshkrimi i Princit të Muzakajve. Ai e përmend Korçën me disa fshatra si: Sovjanin, Violën, Oparin, Morianin, Mazrekun, Lavdarin. Korça në këtë kohë ka qenë qendër e vogël me një kala fushore.  Korça fillimisht lindi si qendër e vogël banimi, buzë rrugëve kryesore, ku bënte shkëmbime tregtare. Në fund të shek.XV,  mori formën e një qendre urbane dhe në shek. XIX u krijua si qytet. Në shekujt XII-XIII,  Korça ishte nën  pushtetin e Muzakajve,  me qendër në krahinën e Oparit. Në vitin 1382, Korça pushtohet prej  Perandorisë Osmane. Në vitin 1701 shpërthen kryengritja kundër pushtmit turk, në krahinën e Gorë-Oparit. Mbas viteve 1820, mori hov lëvizja patriotike. Naum Veqilharxhi botoi abetaren e tij, kurse Thimi Mitko “Bletën Shqiptare” . Më 7 Marz 1887 hapet Mësonjtorja e Parë Shqipe. Me nismën e korçarëve krijohen shoqëri patriotike në Stamboll,  Bukuresht e Karjo. Më 22 tetor 1881 çelet shkolla e parë për vashat  nga Gjerasim dhe Sevasti Qirijazi. Ishte kjo një fitore e madhe e Lëvizjes Kombëtare.

Kultura dhe Etnografia

Korça përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor ndër shekuj. Është e mirënjohur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e parë në Shqiperi për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917. Edhe pse ndër vite qyteti ka qenë pushtuar disa herë, ndikimet e huaja përbëjnë një pjesë të vogël te kulturës korçare.

Korça ka tradita dhe zakone të veçanta, gjë që dëshmon se qyteti ka qenë një vatër e rëndësishme e kulturës me shumëllojshmëri materialesh shpirtërore për popullin tonë. Dy nga veprat më të  rëndësishme  të folklorit shqiptar janë, “Bleta Shqiptare”  e Thimi Mitkos dhe “Valët e Detit’ të Spiro Dines.

Mikpritja dhe Besa, janë dy virtytet me të cilat shqiptarët krenohen. Kur vinte miku në fshat ose qytet, ai pritej me të gjitha të mirat, për fjetjen e tij kishte dhomë të veçantë, që quhej “dhoma, ose konaku i miqve”. Për këtë zakon fisnik e shumë të lashtë, te shqiptarët ka mbetur thënia e famshme “kur e ke ndjerë veten në vështirësinë më të madhe ?” Ai u përgjigj : “ Kur më ka ardhur miku në shtëpi dhe nuk kam patur mundësi ta pres e ta kënaq si duhet”.

Folklori. Çdo qytet,  çdo krahinë në shekuj ka krijuar kulturën e vet. Kështu, edhe populli i Korçës ka krijuar gojëdhëna, përralla, gjëejgjëza, këngë, fjalë të urta, të njohura në të gjithë vendin. Për to janë kryer studime dhe botime të ndryshme, që janë bërë të njohura e të dashura për shpirtin e shqiptarit  dhe të korçarit.

Veshja kryesore e burrave është fustanela, kallat dhe opingat me xhufka të zeza në majë të tyre, në kokë mbanin fesin me ngjyrë të bardhë. Ndërisa gratë visheshin me xhamadan dhe në kokë mbanin shami.

Monumentet e kulturës

Korça është shumë e pasur me monumente të kulturës, gjë që dëshmon se qyteti ka qenë në të kaluarën vatër e rëndësishme e kulturës materiale e shpirtërore për popullin tonë. Numërohen rreth 110 monumente kulturore, që mbrohen nga shteti.

Muzeu i artit mesjetar shqiptar

Është i vetmi i këtij lloji në Shqipëri. Ai përmban objekete me vlera artistike  e shpirtërore  të popullit tonë, materiale që shkojnë deri në periudhën e Mesjetës. Në të ndodhen vepra të piktorëve të shquar shqiptarë si: Onufri, i biri i tij Nikolla, vëllezërit Athanas Zografi, kostandin Jeromonaku nga Voskopoja  e shumë të tjerëve.

Muzeu arkeologjik i Korçës

U krijua në vitin 1985 dhe mori formë të gjerë pas vitit 1990. Për vlerat arkitektonike është shpallur monument kulture. Ky muze është ngritur në një godinë karakteristike të shek XIX. Në të janë ekspozuar pasuritë arkeologjike të trevave juglindore të Shqipërisë, ku vendin kryesor e zë pellgu i Korçës.

Muzeu i arsimit

Është ngritur në godinën ku më 7 mars 1887 u hap shkolla e parë shqipe ose “Mësonjtorja”. Kjo godinë është dhuruar për shkollë nga patrioti Diamant Tërpo. Në të kanë dhënë mësim atdhetarët Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi etj.

Besimi Fetar

Popullsia në rrethin e Korçës është e përzier, myslimane e ortodokse. Dikur qyteti ndahej në dy pjesë prej lumit të Mborjes, në Varosh, pjesa lindore ku banonin të krishterët dhe Kasabaja në perëndim, ku banonin myslimanët. Tani ndarja e dikurshme nuk ekziston më. Banorët e të dy feve kanë jetuar në harmoni. Kurrë nuk janë vënë re armiqësi e grindje fetare ndërmjet tyre. Tani  në qytet e në fshat mund të hasen  me qindra familje, që janë lidhur ndërjet tyre me martesë. Në qytetin e Korçës  sot ndodhen 9 kisha, ku shërbejnë 9 priftërinj dhe 6 manastire, si  Manastiri i Shën Prodhomit në Voskopojë  dhe i Shën Pavlit e Pjetrit në Vithkuq. Qyteti ka dy xhami, ajo e Minollarit ndërtuar më 1496 dhe Xhamia e Re. Janë 36 xhami në fshat  dhe disa teqe në Turan, Melan, Vrëpckë etj.

Turizmi

 Korça  është si  një minierë ari për nga llojshmëria që i ofron  çdo vizitori. Monumentet e kulturës më të rëndësishme të Korçës janë: Kisha e Shën Ristozit, Mborje, Kisha  në Voskopojë,  Parku Kombëtar i Prespës, zonë e peizazheve mjaft tërheqëse dhe me potenciale për zhvillimin e ekoturizmit, ku vlerat natyrore gërshetohen me vlerat tradicionale, kulturore e historike. Muzeu arkeologjik i Korçës,  ikona Ngjallja e shën Llazarit. Gjithashtu natyrë  të mrekullueshme  gjeni edhe  tek fshati Dardhë i cili është një fshat malor midis maleve e pyjeve,  një bukuri e rrallë natyrore. Dardha ofron një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër. Gjelbërimi dhe freskia e ditëve të verës, por dhe dimri me shumë dëborë e bëjnë një vend të preferuar në të gjitha stinët e vitit. Sportet dimërore sidomos skitë tërheqin turistë të apasionuar pas tyre. 25 km nga Korça, në majë të një kodre shtrihet fshati i Vithkuqit. Pika më e lartë është maja e Rrungajës me lartësi 1750 m. Një nga atraksionet e këtij Rajoni është Uji i Ftohtë, i Bellovodës i pasur në minerale, i quajtur ndryshe dhe Uji i Bardhë. Fshati Boboshticë është i famshëm jo vetëm për prodhimin e Rakisë së Manit, por edhe për Punimet e Leshit si Velenca, Qilima etj. Ky fshat ka dy Kisha që paraqesin interes të veçantë me një numër afreskesh mjaft terheqëse.

Kuzhinë karakteristike

Arti kulinar në Rajonin e Korçës është një arsye më tepër për të qëndruar dhe pushuar këtu. Mos haroni të shijoni nië vakt me gatime të peshkut shoqëruar me verë speciale buti, ose gatime të tjera, specialitete të rajonit nëpër restorantet e shumta me pamje nga liqeni dhe malet. Është për t`u përmendur edhe Korani i famshëm, peshk që gjendet vetëm në liqenin e Ohrit. Korani është i famshëm për mishin e tij të shijshëm, i cili gjatë dimrit ka ngjyrë rozë dhe në verë të bardhë. Gatimi i shpendëve dhe kafshëve të egra është gjithashtu një kënaqësi krahas kuzhinës orientale dhe europiane. Është një kënaqësi më vete të shijosh prodhimet e Liqenit të Prespës: peshkun Krap, Mrenë dhe cironkat të gatuara nga kuzhinierët e aftë që kanë recetat e tyre të veçanta. Në kuzhinën e Prespës, karakteristikë janë edhe byreku i zonës (me peshk e gjizë dhe vezë, ose me qepë) si dhe turshitë e ndryshme.

Nëqoftëse vini në Dardhë nuk duhet të lini pa provuar lakrorin me dy petë të pjekur në saç. Është specialiteti i zonës dhe do të ngeleni mjaft të kënaqur. Pjekja e mishit është një tjetër specialitet karakteristik, i ndryshëm nga të gjitha vendet jashtë rajonit. Boboshtica ofron një kompleks restorantesh ku ju mund të provoni dhe mishin e pjekur që gatuhet në mënyrë të veçantë.

Voskopoja

Voskopoja shtrihet në një pllajë të bukur të rrethuar nga kodra të larta dhe pyje me pisha e bredha. Nga Shën Prodhomi hapet para vizitorit një pamje e mahnitshme nga duken majat e Lenies dhe Ostrovica me një lartësi prej 2.246 m Vera e freskët dhe dimri i ftohtë, gjelbërimi, ajri i pastër malor, i pasur me oksigjen, peisazhet e bardha dimërore ju ftojnë të kaloni momente mbresëlenëse me familjaret apo miqtë tuaj. Ajo është një Vendbanim mesjetar i hershëm që nga viti 1330. Lulëzimin më të madh e ka patur në vitet 1764 me një popullsi prej 30.000 banorësh. Kishte 24 kisha me afreske nga më të bukurat, tani janë vetëm 7 prej tyre. Ka pasur Akademi, Bibliotekë, Shtypshkronjë (1720), artizanat të zhvilluar e tekstile dhe shërbeu si urë lidhëse jo vetëm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje Greqi e Turqi. Shkatërrimin e parë e ka patur në vitin 1769, të dyti më 1789 dhe të tretin në 1916. Ruan vlera të mëdha të artit mesjetar.

Në Dimër funksionon Pista e Skive dhe zhvillohen garat rajonale dhe kombëtare.

Voskopoja është fshati që ka traditë në pjekjen e mishit të qingjit, përpunimit të djathit, salcës, gjizës, turshive, petkave si dhe pjekjen e byrekëve në saç.

Dardha

Dardha është një fshat malor midis maleve e pyjeve, një bukuri e rrallë natyrore. 20 km në juglindje të Korçës, në një lartësi 1344m mbi nivelin e detit. Dardha ofron një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër. Gjelbërimi dhe freskia e ditëve të verës, por dhe dimri me shumë dëborë e bëjnë një vend të preferuar në të gjitha stinët e vitit. Sportet dimërore sidomos skitë tërheqin turistë të apasionuar pas tyre.

Midis burimeve të shumta në këtë fshat është edhe i quajturi “Uji i Qelbur” që shërben si ujë kurativ për stomakun dhe veshkat. Shtëpitë e gurta karakteristike plotësojnë bukurinë e këtij fshati, por edhe njerëzit janë shumë mikpritës dhe gatuajnë specialitete karakteristike të fshatit.

Vithkuqi

25 km nga Korça, në majë të një kodre shtrihet fashati i Vithkuqit. Pika më e lartë është maja e Rrungajës me lartësi 1750m. Një nga atraksionet e këtij Rajoni është uji i ftohtë, i Bellovodës i pasur në minerale, i quajtur ndryshe dhe Uji i Bardhë. Vithkuqi ka Florë e Faunë të pasur sidomos me kafshë të egra si Ariu, Ujku, Dhelpra, Dreri, Lepuri i Egër, dhe pyjet me Ah, Dushk dhe Pishë. Çaji i Malit dhe bimë të ndryshme mjeksore gjenden me shumicë në të gjithë zonën e Vithkuqit. Fshati i Vithkuqit do të lërë mbresa tek vizitorët e apasionuar pas ngjitjeve malore, ofron ajër të pastër dhe klimë të shëndetshme malore.

Boboshtica

Fshati Boboshticë është i famshëm jo vetëm për prodhimin e Rakisë së Manit, por edhe për Punimet e Leshit si Velenca, Qilima etj. Ky fshat ka dy Kisha që paraqesin interes të veçantë me një numër afreskesh mjaft terheqëse. Boboshtica ofron një kompleks restorantesh ku ju mund të provoni dhe mishin e pjekur që gatuhet në mënyrë të veçantë.

Parku kombëtar “ Bredhi i Drenovës”

Ndodhet në Qarkun e Korçës dhe në rrethin e Korçës, 10 km larg qytetit të Korçës dhe shtrihet në kurrizin e malit të Moravës. Parku ka një sipërfaqe prej 1,380 ha. Bozdoveci, Guri i Capit, Çardhaku janë pikat më atraktive te tij. Konsiderohet zonë e peizazheve tërheqes me potenciale të mëdha për turizëm natyror e kulturor dhe zhvillim të qëndrueshëm. Ky është mjaft i frekuentuar nga banorët e qytetit të Korçës dhe fshatrave përreth. Vlerat atraktive këtij parku ia shton edhe prezenca e shumë burimeve, të cilët kanë ujë të pijshëm gjatë gjithë vitit si ai i Shën Gjergjit, Plakës, Pllicës etj.

Parku Kombëtar i Prespës

Ndodhet në Qarkun e Korçës dhe në rrethet e Korçës (45 km larg) dhe të Devollit dhe ka një sipërfaqe prej 27,750 ha. Gjithashtu ndodhet në kryqëzimin e kufijve të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Park ndërkufitar dhe shumë i rëndësishëm. Përbëhet nga liqeni i Prespës së Madhe dhe ai i Prespës së Vogël si dhe Pellgu ujëmbledhës i tyre. Prania e shtate zonave rurale, mungesa e qyteteve dhe industrise krijojne nje pasuri natyrore te pazbuluar. Liqenet e Prespës me një sipërfaqe prej 49.5 km2 (ne teritorin Shqiptar) kane prejardhje tektonike, karstike. Thellesia e tyre arrin ne 54m. Brigjet e liqeneve jane pjesërisht shkëmbore të lartë dhe të ulët me plazhe ranore. Ujrat e Liqenit të Prespës së Madhe janë të shumta e të tejdukshme. Gjendet një lidhje nën ujore midis Liqeneve të Prespës dhe Liqenit të Ohrit. Zonë e peizazheve mjaft tërheqëse dhe me potenciale për zhvillimin e ekoturizmit, ku vlerat natyrore gërshetohen me vlerat tradicionale, kulturore e historike. Brenda zonës ndodhet dhe mjaft zona me vlera arkeologjike dhe biospeleologjike, në mënyrë të veçantë për lakuriqët e natës. Kjo zone është mjaft e pasur me vlera kulturore. Ne pjesen shqiptare te liqenit ndodhet dhe ishulli piktoresk i gjarpërinjve, Maligradi i cili me rrënojat e një bazilike te vjetër (shek XIV) dhe peisazhin

karstik është një pikë e rëndësishme atraksioni në këtë rajon. Bazilika e ngritur brenda një guve shkëmbore është e njohur për ansamblin e saj me piktura murale bizantine.