Sopranoja Tefta Tashko Koço, një nga figurat më të rëndësishme të interpretimit vokal në Shqipëri, me zërin e saj të bukur dhe autentik, gjatë karrierës së saj të shkurtër shpalosi një talent të jashtëzakonshëm të muzikës lirike qytetare shqiptare dhe një repertor të pasur të muzikës operistike klasike. E lindur në Egjipt në vitin 1910, pjesëmarrëse aktive që në fëmijërinë e hershme në jetën artistike të Korçës, e formuar artistikisht në Paris dhe në Romë, bilbili shqiptar që i dhuroi emocione të papërshkrueshme publikut të epokës, do të ndahej nga jeta në moshë shumë të re duke lënë një boshllëk të thellë në kulturën dhe artin shqiptar.
Vitet e Para
Tefta Tashko Koço u lind më 2 nëntor 1910 në Fajun te Egjiptit, nga një familje intelektuale dhe patriotike shqiptare. Babai, Thanas Tashko, me origjinë nga Frashëri i Korçës, emigroi në Egjipt bashkë me bashkëshorten Eleni Zografi, e cila ishte e bija e patriotit shqiptar Pandeli Zografi.
Thanas Tashko ishte një nga figurat më të rëndësishme të diasporës shqiptare në Egjipt dhe mbështetës i shumë nismave kulturore dhe patriotike: ishte botues i gazetave “Shkopi”, “Sopata” dhe “Rrufeja”, ishte autor dhe aktivist i projekteve patriotike “Fan S. Noli Noli” dhe “Vatra” me seli në SH.B.A., ishte promovues dhe furnizues me armë i patriotëve që luftuan kundër Perandorisë Otomane për pavarësinë e Shqipërisë, etj.
Në vitin 1921 – gjashtë vjet pas vdekjes së bashkëshortit – Eleni Zografi bashkërisht me fëmijët, 4 meshkuj dhe 3 femra, kthehet dhe vendoset në qytetin e saj të lindjes, në Korçë – që ishte një nga qendrat më të rëndësishme kulturore të vendit e që gelonte nga aktivitetet artistiko-kulturore. Gjejmë në këtë periudhë kohe grupin muzikor “Vatra” dhe “Lira”, Shoqërinë e Arteve të Bukura si dhe shumë grupe të tjera të vogla kulturore të cilat ishin po aq produktive sa edhe më të njohurit.
Tefta ishte që në fëmijërinë e saj të hershme një protagoniste e spektakleve muzikore, dhe filloi të aktivizohej në grupet e ndryshme artistike bashkërisht me Jorgjie File Truja (një tjetër artiste e muzikës vokale shqiptare), duke marre pjesë si soliste në shfaqjet artistike që organizoheshin shpesh në qytet. Falë talentit të saj, me 26 qershor 1926, në moshën 15-vjeçare ajo u paraqit me koncertin e saj të parë zyrtar para artdashësve të qytetit. Këto aktivitete artistike kushtëzuan ndjeshëm fatin dhe zgjedhjet e saja të ardhshme artistike dhe të jetës. Tashmë, kishte lindur një artiste!

Ndërmjet 1927 dhe 1935, Tefta u zhvendos me familjen e saj në Montpellier të Francës, ku filloi studimet muzikore të shkollës së mesme për kanto me rezultate shumë premtuese. Në vitin 1930 do të regjistrojë në Paris për shtëpinë diskografike “Pathe”, këngët e para popullore shqiptare me grupin e njohur iso-polifonik lab të kompozitorit Neço H. Muko.
Në vitin 1931 fillon vitin e parë të studimeve për kanto pranë ‘Conservatoire National de Musique et de Déclamation’ me mjeshtrit e kalibrit të Jean Sere, Leo Bermandi e te André Gresse. Në shtator po të atij viti, ajo do te jete pjesëmarrëse në konkursin muzikor “Një Opera Komike” (ita. Un’Opera Comica) i organizuar nga Konservatori i Parisit, duke luajtur rolin e ‘Madama Butterfly’. E zgjedhur në mënyrë unanime nga juria midis 127 kandidatëve të tjerë te pranishëm ne konkurs, u vlerësua për cilësinë e saj te lartë vokale dhe interpretuese, duke u renditur nder te parat ne mesin e 17 fituesve. Ne fund te vitit të parë, do te marre pjesë në një konkurs të kantos lirike, duke fituar çmimin e dytë. Ndërsa midis viteve 1935-1936 do te mbaroj specializimin për kanto në Romë (Itali).

Aromën e tokës se saj, megjithatë, kurrë nuk e kishte harruar. Më 26 nëntor 1935, pas kthimit të saj në Shqipëri, Tefta realizoi koncertin e saj të parë në qytetin e Korçës, duke arritur një sukses te jashtëzakonshëm. Vitet 1935-1939 ishin për të një periudhë e karakterizuar nga një punë e madhe dhe intensive artistike, plot me koncerte te cilat zhvilloheshin në të gjithë vendin: Tiranë, Shkodër, Durrës, Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, etj.
Në një letër drejtuar kompozitorit te njohur shqiptar Baki Kongoli, e cila daton pikërisht në këtë periudhë, duke shpjeguar vështirësitë e ndryshme me të cilat përballej në turne, ajo shkruan: “Koncerti u prit me entuziazëm nga publiku dhe këngët e Elbasanit u pëlqyen e u përcollën me sukses. Kjo përsa i përket kënaqësisë morale, ndërsa përsa i përket anës materiale, u detyruam të paguanim 37 franga ari nga xhepat tona për shpenzimet e pianos dhe te sallës për koncertin”.
Në këto shfaqje Tefta do te shoqërohej ne piano fillimisht nga pianisti Tonin Guraziu i cili me pas do te zëvendësohet nga pianistja e talentuar Lola Aleksi Gjoka. Në vitet e para të luftës se dyte botërore, Tefta do te realizoje një sërë koncertesh ne radio dhe disa të tjera drejtëpërsëdrejti nëpër qytete të ndryshme shqiptare. Për disa kohë u angazhua edhe në përgatitjen e talenteve të reja në Liceun Artistik, duke punuar si docente – një post që u detyrua ta braktise për shkak të shfaqjes së sëmundjes në vitin 1937.

Në të njëjtin vit, ajo do të njihet me baritonin Kristo Koço, edhe ai gjithashtu një artist i diplomuar jashtë vendit e i sapokthyer në Shqipëri. Do te martohen në vitin 1940 e një vit me pas do te nisen për në Milano, ku Tefta regjistron një sërë këngësh të muzikës popullore shqiptare. Gjate kthimit për ne atdhe do t’u linde djali i tyre, Eno, i cili vite me pas duke ndjekur gjurmët e prindërve të tij do të bëhet dirigjent orkestre i muzikës klasike e i njohur në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Eno Koço ka botuar në vitin 2000 një libër dedikuar nënës se tij të titulluar “Tefta Tashko dhe koha e saj” i cili përmban dëshmi të shumta që përshkruajnë jetën e kësaj gruaje të jashtëzakonshme dhe të talentuar.
Tefta Tashko Koço renditet në atë grup artistësh të talentuar të cilët në fillim të shekullit të njëzetë, pasuruan repertorin e muzikës popullore tradicionale dhe qytetare shqiptare me forma dhe finesa të reja teknike. Shumë nga artistët e asaj kohe – përmes zërave operistikë të sopranove, të tenorëve dhe të baritonëve – i transformuan këto dy zhanre muzikore duke i lartësuar falë interpretimeve cilësore artistike. Zërat e këngëtarëve profesionalë shqiptarë të atyre viteve, në përgjithësi gërshetoheshin me tingujt instrumental perëndimor të orkestrave, me intonacionet e rafinuara si dhe me formulimin konceptual të muzikës klasike. Tefta Tashko Koço i përkiste artistikisht muzikës së dhomës që dëftonte origjinën gojore të këngës popullore shqiptare, si dhe asaj operistike që bazohej në leximin dhe përpunimin e partiturave. Ajo i konceptonte këngët lirike qytetare si arie dhe arioza e kishte si qëllim kryesor gjatë interpretimeve arritjen e frymëzimit melodik – i cili krijonte imazhin e tingullit dhe te ritmit muzikor të këngës.
Janë tashme të njohura edhe sot e kësaj dite për publikun shqiptar këngët e repertorit të saj që i përkasin kësaj shkalle muzikore, si: Kroi fshatit tonë, Dola në dritare, Kur më vjen burri nga stani, Oh ku po shkon moj goce e vogël, Unë o ty moj të kam dasht, Ishin dy kunata, Zare trëndafile, Bilbil çapkëni, Qante lulja lulen, Kënke nur i bukurisë, Fryn Veriu, etj.
Shumica e këngëve të repertorit të saj i përkasin poemave dhe poezive të njërit prej miqve të saj më të mirë, të madhit Lasgush Poradeci. Gjejmë katër poezi të shndërruara në këngë dhe me muzikë të kompozitorit Dhimitër Kovaçi: Të ritë e viteve të mi, Fryn Veriu, Foli nëna me vajtim, Mall i vjershëtorit; Dy të tjera me muzikë të kompozitorit Kristo Kono: Kur mu rite vogëloshe dhe Kroi i fshatit tonë; Ndërsa ‘Kush ta fali bukurinë’ me muzikë të kompozitorit Dhimitër Falli.
Poeti ynë i madh Lasgush Poradeci do të shprehet për Teftën në këtë mënyrë: “… Tefta ishte një artiste e cila kishte vendosur të merrej me Art në kuptimin e vërtet të fjalës dhe jo ta përdorte atë thjesht si një instrument për tu ushqyer. Ajo edhe pse kishte mundësi të punonte si docente dëshironte të jetonte me frytet e artit dhe të koncerteve të saja. Në drejtim të Teftës nuk mund të them thjesht gjëra informuese, por unë jap gjithë zemrën time.” Përveç këngëve popullore dhe lirike shqiptare, Tefta futi në programet dhe në shfaqet e saja edhe ariet e muzikës lirike klasike të autorëve të njohur në nivel botëror si Wolfgang Amadeus Mozart, Gounod, Franz Schubert, Giuseppe Verdi, Donizetti, Pergolesi, Belini, Puccini, Rossini, etj.

Jeta e saj edhe pse e shkurtër ka qenë shumë aktive dhe intensive, plot me koncerte dhe shfaqje në të cilat nderonte veten dhe vendin e saj edhe në teatrot europjane. Ajo mori pjesë në vitet 1937 dhe 1938 si soprano profesioniste në Panairin Lindor (ita. Fiera dell’Est) në Bari të Italise. Në vitin 1938 me artisten Lola Aleksi Gjoka do të jetë prezente në Panairin Francez në Paris të Francës. Së bashku me një tjetër këngëtare të famshme të epokës Marie Kraja dhe me këngëtarë të mirënjohur shqiptarë të atyre viteve – si Adem Mani, Xhevat Boriçi, Kolë Vjerdha, Taip Kraja, Karlo Pali, etj – mori pjesë në Festivalin e Folklorit të mbajtur në Firence të Italise më 30 maj 1939. Në vitin 1945, interpreton me sukses rolin e Mimi-së në operën “La Boheme” nga Giacomo Puccini, pastaj rolin e Rosinës në “Berberi i Seviljes” nga Gioachino Rossini, rolin e Violetës në “La Traviata” nga Giuseppe Verdi, rolin e Leilës në “Peshkatarët e Perlave” nga Georges Bizet, etj. Regjistroi dy herë për shtëpinë diskografike italiane “Columbia” – gjatë viteve 1937 dhe 1942 - disqe të cilat përmbajnë shumë këngë të shkëputura nga repertori i muzikës klasike vokale dhe 45 këngë lirike të muzikës qytetare shqiptare. Regjistrimet diskografike u shoqëruan nga orkestra e mirënjohur italiane e ‘Teatro alla Scala’ e udhëhequr nga dirigjentët Segurini, Rizza, Consiglio e Ruisi.
Tefta kishte një repertor prej rreth 90 këngësh popullore që i përkisnin të gjitha rajoneve shqiptare e rreth 36 prej tyre ishin regjistruar në disqe rreth viteve 1930, 1937 dhe 1942 në Paris dhe në Milano. Vlen të përmendet se, në një pjesë te rasteve regjistrimet janë bërë me nxitim dhe jo gjithmonë kur cilësia e zërit te sopranos ishte në formën e saj më të mirë. Megjithë mungesën e cilësisë teknike të regjistrimeve 78 gpm (rrotullim për minutë) të viteve 1930 si dhe ato të kryera në shirita rreth viteve 1940 dhe 1950, këngët e regjistruara janë dokumente të paçmuara që përmbajnë konceptin interpretues të këngëtares.
Stili i saj i këngës lirike qytetare adoptoi nga arti i kultivuar delikatesën e nevojshme për të prodhuar linja elegante melodike. Tefta Tashko Koço është vlerësuar nga kritika shqiptare dhe ndërkombëtare si një soprano lirike me një formacion të përsosur: tone të lehta dhe të gjalla, intonacione të pastra dhe të qarta, teknikë të përsosur vokale dhe performancë skenike të matur dhe të rafinuar.

Tefta sëmuret rëndë e në vitin 1946 shtrohet në spital për tu kuruar kundër sëmundjes së kancerit që po e vriste dalëngadalë. Edhe pse mjeket u përpoqën të kryenin gjithçka të mundshme për ta kuruar me teknikat e kohës, nuk ishin në gjendje që ta shpëtonin nga vdekja. Ajo energji e pashtershme që e kishte karakterizuar gjatë gjithë jetës së saj tani po shkonte drejt fundit.
Rreth mesnatës së 22 dhjetorit 1947, në moshën 37 vjeçare, do të shuhet jeta e një artisteje të madhe dhe sublime të kulturës muzikore shqiptare. Ajo ishte e bukur dhe elegante, e talentuar dhe me stil te rafinuar, serioze dhe konstante në punën e saj, ambicioze dhe e disiplinuar në drejtim të përsosmërisë së saj artistike. Muzika kishte mbetur gjithmonë pjesë e jetës dhe qenies së saj. Edhe pse nuk i realizoi të gjitha ëndrrat dhe projektet që kultivoi për vite me radhe në fushën e saj profesionale, arriti të na lërë në trashëgimi krijimet voluminoze artistike që dëshmojnë për atë që dikur konsiderohej përsosmëria e këngës së kultivuar shqiptare. Ajo dhe arti i saj ishin një sinergji e konsoliduar e hijeshisë femërore dhe e kulturës shqiptare të niveleve të larta që sot më shumë se kurrë – kur arti është transformuar në një kontekst pa përmbajtje – na ofron sugjerime për reflektime të mëtejshme. Pas vdekjes i’u akordua titulli kombëtar “Artiste e Popullit” e sot në Shqipëri për nder të saj jepen çmime dhe organizohen gara e konkurse artistiko-kulturore.

Shkruajtur nga: Brunilda Ternova
Marre nga: http://archive.is/duTC3
0 σχόλια:
Post a Comment