Lindi në Korçë në një familje atdhetare nga shtresa zejtare dhe tregtare. Luftëtar dhe intelektual i shquar i Rilindjes. Mësimet e para i mori në vendlindje.
Në moshë të re mërgoi në Bukuresht, ku u lidh me shoqërinë "Drita". Aty u lidh me lëvizjen atdhetare dhe më 1889 u zgjodh sekretar i shoqërisë "Drita". Me vullnet dhe këmbëngulje punoi për të zgjeruar horizontin e tij kulturor.
Hyri në lëvizjen kombëtare që nga fundi i shek. XIX. Botoi vjersha dhe artikuj në shtypin e kohës. Në vitet 1907-1908 luftoi në radhët e Çetës së Çerçiz Topullit, më 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Për veprimtarinë e tij u dënua disa herë me burgim prej qeverisë osmane. Pas shpërthimit të Luftës I Botërore u detyrua të largohej në SHBA, ku vazhdoi të punojë për çështjen kombëtare deri më 1920, kur u kthye në atdhe. Përfaqësoi shqiptarët e Amerikës në Konferencën e Paqes në Paris. Në vitet 1921-1924 ishte një nga veprimtarët në zë të lëvizjes demokratike. Në vitet 1921-1924, si publiçist mbrojti idealet demokratike. Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit, i sëmurë, e i dëshpëruar, u tërhoq nga lëvizja shoqërore. Vdiq në Korçë më 5 shkurt, 1931. Për meritat e shquara në dobi të atdheut, i është dhënë titulli "Hero i Popullit".
0 σχόλια:
Post a Comment