
I armatosur me këto ide, u kthye në vendin e tij, në Korcë para vitit 1900.Kur Gjerasim Qiriazi hapi në Korcë shkollën e vashave, ai ishte aty. Bëri një tog fotografish dhe fiksoi momentet me rëndësi historike të cilat kanë arritur deri ne ditët e sotme. Jo vetëm kaq po ai e përkrahu dhe e ndihmoi me të gjitha mundësitë Gjerasim Qiriazin në veprimtarinë e tij.
Pas vitit 1890 Kristo Shulin e hasim në Shkodër. Edhe aty punoi si fotograf dhe nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij atdhetare. Ai e vazhdonte korrespondencën me patriotin Jani Vreto dhe ra në kontakt edhe me patriotë të tjerë si dhe me fotografët e dëgjuar shkodranë Marubi dhe me Kolë Idromeno. Pasi kaloi disa vjet atje, u kthye përsëri në Korcë dhe vazhdoi profesionin e fotografit deri në fund të jetës së tij. Kristo Shuli për një kohë të gjatë punoi në Korcë edhe me kunatin e tij, fotografin tjetër të dëgjuar korcar Kristaq Sotirin, i cili e vazhdoi profesionin për 40 vjet dhe realizoi mijra fotografi.Kristo Shuli vdiq në maj të vitit 1938 në moshën 80 vjecare. Populli i Korcës e përcolli atë me nderim e respekt të vecantë. “Gazeta e Korcës”e datës 21 maj e atij viti, jep një përshkrim të hollësishëm të ceremonisë së varrimit dhe një vlerësim të lartë për veprimtarinë atdhetare të tij. Në mes të pjesëmarrësve të shumtë, mitrofori i madh Vasil Marko mbajti një fjalim mallëngjenjës duke vënë në dukje veprimet kombëtare të të ndjerit. Gjithashtu foli edhe
dr. Zografi, figura të njohura këto për Korcën e asaj kohe.
0 σχόλια:
Post a Comment