Midis hoxhallarëve të përndjekur nga pushtuesit, nga fanatikët dhe komunizmi për idetë, pikëpamjet dhe veprimtarinë e tyre është dhe Hafiz Ali Korça. i rritur në një mjedis patriotik, fetar e kulturor Korçar të pastër, ai u brumos me bindje dhe parime bazë, që e ngriten lart emrin e tij. Për këto ai, në vitin 1893, kur ishte në moshën 20 vjeçare, u internua në Sinop, sepse ndërsa udhëtonte me trenin Sofie-Stamboll, iu kapen librat shqip, atëherë të ndaluar. Më 1900, u internua në Anadoll, për aktivitetin në mësonjëtoren e Korçës. Pas Kongresit të Dibrës ia shkatërruan shtëpinë. E gjejmë pjesëtarë nëKomisinë Shqyp në Shkodër. Më pas, Kabineti i Telat Pashës e dënoi me vdekje, por me ndërhyrje u fal. Më 1924 u përjashtua nga Këshilli i Lartë i Sheriatit. Më 1925 botoi në Tiranë pamfletin "Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit". Hfz. Ali Korça zhvilloi një veprimtari intensive në disa drejtime dhe kryesisht në fushën e kulturës, të fesë dhe të publicistikës. Ai ka shkruar një varg veprash origjinale në prozë e poezi fetare dhe laike. Ndër to shquhen: "Mevludi" (1900). "303 fjalë të Imam Aliut" (Botuar në Korçë më 1910). "Historia e shenjtë dhe të katër halifetë" (Botuar në Tiranë më 1931, fq.288). "Jusufi me Zelihanë" (Botuar në Elbasan më 1923). "Gjylistani", përkthim nga Saadiu, (1918). "Shtatë Ëndrrat e Shqipërisë", poezi, (Botuar në Tiranë më 1944). "Tefsiri i Kur’anit", (mbetur dorëshkrim, me një vëllim prej 2000 faqesh, R.Z.) punuar gjatë viteve 1920-1924. "Rubaijjati Khajjam"(Hajjam, përkthim nga O. Kajami, 1930- Ribotim 1942 në Tiranë). Një rëndësi të veçantë kanë gjithashtu edhe tekstet shkollore si : "Abetare shqip" (1910). "Fe Rrëfenjësi, morali" (1914). "Gramatika, Syntaksa shqip—arabisht edhe fjalime", (1916). Hafiz Ali Korça ka lënë edhe një numër të konsiderueshëm dorëshkrimesh e përkthimesh. Hafiz Ali Korça, duke përkthyer kryeveprat si "Gjylistani", "Rubairat" si dhe "Jusufi me Zelihane", i bëri të flasin shqip poetët e mëdhenj si Saadiun, O.Kajamin etj. Hafiz Ali Korça qe ndër mësuesit e parë të mësonjëtores së parë shqipe në Korçë dhe bashkëpunoi ngushtë me Pandeli Sotirin, drejtorin e mësonjëtores së parë shqipe të Korçës. Aty dha pa pagesë edukatë islame . Pas shpalljes së Pavarësisë, iu ngarkuan detyra të rëndësishme. Qe këshilltar i Ministrisë së Arsimit, Drejtor i Përgjithshëm po i kësaj Ministrie, Shef i Fetva-minit pranë Këshillit të Lartë të Sheriatit në Shqipëri, pedagog në Medresenë e Lartë të Tiranës etj. Gjatë jetës së tij Hafiz Ali Korça bashkëpunoi me një varg figurash që luajtën rol të rëndësishëm në historinë e kohës së re të Shqipërisë, siç janë: Kristo Luarasi, Jusuf Turabi Kërçova, Pandeli Sotiri,Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, Sali Nivica etj.
- Mësues në Mësonjëtoren e Parë Shqipe të Korçës
- Pjesëmarrës në Kongresin e Dibrës
- Këshilltar dhe Drejtor i Përgjithshëm në Qeverinë e përkohshme të Vlorës të kryesuar nga Ismail Qemali (1914)
- Pjesëmarrës në Komisia Letrare Shqipe në Shkodër(1916-1918)
- Drejtor i Arsimit për Durrësin, Elbasanin, Dibrën, Matin dhe Pogradecin(1916)
Po paraqesim disa prej thenieve te tij me te spikatura:
-O Mëmëz o halle-madhe ç'gjëmë e zezë të ka zënë Bijt 'e tu s'mentohen fare rrugëvet të kanë lënë Të pamëshirçmit s'të shohin , nuk kujdesen për ty fare Të kanë lënë të shkretë, xhveshur,zbathur e pa ngrënë.
Hafiz Ali Korça.
-Për Shqipërinë u perpoqa sa flijova jetën time nuk tregohet se sa hoqa se shteti mi njihte krime.
(Hafiz Ali Korça në kryeveprën e tij 7 ënderrat e Shqipërisë)
-Shih pra nuk mbetën fare ndërtesa Ndër këmbë' u muar e shenjta besa, Xhami e kish s'lan' i rrënuan, E kësi punësh djajt i shënuan, Priftërinjtë e hoxhët si kec i grinë, Inteligjentët në dhet i shtrinë.
Hafiz Ali Korça "Bolshevizma çkatarimi i njerëzimit
-Nuk duhet të mbushim, gjuhën tonë ëngjëllore, me gjëmba e me ferra që nuk i qërojmë dot më vonë
Hafiz Ali Korça
Disa prej veprave, ndër të tjera, janë:
- Treqind e tri fjalët e Imam Aliut, 1900.
- Historija e shenjt dhe kater halifet, 1900
- Mevludi shqip, 1900.
- Jusufi me Zelihanë, 1900
- Abetare, 1910
- Alfabeti arabisht, 1914
- Muslimanija, 1916
- Gramatika dhe syntaksa, Shqip-Arabisht, 1916
- Shtat ëndërrat e Shqipërisë, 1924
- Bolshevizma çkatrrim i njerëzimit, 1925
- Kur’ani i Madhënueshëm e thelbi tij, 1926
- Gjylistani (Trëndafilishtja), e Sa’adiut, 1925
- Rubaijjati (Katroret) e Umer Khajjamit, 1930…