22/02/2016

Illyricum Sacrum .Vepra e Daniele Farlatit

Një datë,një histori
Më 22 Shkurt 1690, në San Daniele del Friuli lindi Daniele Farlati
Daniele Farlati ishte historian dhe bashkëautor i veprës madhore Illyricum Sacrum, një nga burimet më të rëndësishme për historinë e Shqipërisë. Lindi më 22 shkurt 1690, në San Daniele del Friuli, (një komunë në provincën Udine), Itali- Vdiq me 25 prill 1773. Mendohet se vdiq në Venedik, Itali.  

Përfundoi studimet për teologji në Gorz. (Gorz është sot një qytet i vogël në Itali në kufirin me Slloveninë. Sllovenët e quajnë qytetin Gorizia). Mbas përfundimit të studimeve u pranua në Urdhërin e Jezuitëve në Bolonja në 1707. Punoi për 5 vjet si mësues i letërsisë klasike në Kolegjin e Jezuitëve në Padova. Iu rikthye studimeve teologjike në Romë dhe në vitin 1722 u dorëzua prift. Në po këtë vit u kthye përsëri në Padova për të ndihmuar At Filippo Riceputi në kërkimet e tia historike. Riceputi synonte të shkruante historinë e fesë dhe të kishës katolike në Iliri dhe kishte skicuar në vitin 1720 vijat e përgjithshme të studimit. Riceputi dhe Farlati punuan së bashku për 20 vjet duke grumbulluar çdo dokument të ruajtur në arkivat e kishës katolike. Rezultati i kësaj pune kërkimore ishte grumbullimi i 300 vëllimeve (me shkrim dore) me dokumenta. Riceputi vdiq në vitin 1742(?) gjatë përfundimit të hartimit të 2 pjesëve më voluminoze të studimit, Illyricum Sacrum: Katalogu i martirëve dhe shenjtorëve të krishtërimit në Iliri, dhe jeta e Shën Pjetër Orseolos (St. Peter Urseolus).

Mbas vdekjes së Riceputit, Farlati zgjodhi si bashkëautor At Jacopo Coleti. Së bashku ata përgatitën për botim Volumin I, i cili u botua në Venecie në 1751. Volumi I përmbante historinë e krishtërimit për dioqezën e Salonës deri në shekullin e 4-të. (Salona është sot një qëndër arkeologjike 5 km larg qytetit të Splitit, Kroaci). Në vitet pasardhëse u botuan edhe volumet II, III, IV. Volumi V u botua pas vdekjes së Farlatit në vitin 1775. Coleti vahzdoi botimin e volumeve VI, VII dhe VIII. Volumi i fundit u botua në vitin 1818.

Illyricum Sacrum .Vepra e Daniele Farlatit
This is a quality version of this pageshow/hide details
Illyricum Sacrum është një vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndarë në nëntë vëllime. Në të flitet për historinë e ilireve, domethënë për historinë e shqiptarëve që kanë jetuar në faqen perëndimore të Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. Illyricum Sacrum përmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime të shumta për të parët tanë, të cilat nuk gjenden askund veç në këtë vepër të madhe. Sipas prof. Aleksander Stipcevic, vepra Illyricum Sacrum është një arritje kapitale e historisë evropiane. Ajo ka rendësi të dorës së parë si burim të dhënash për historinë mesjetare të Ballkanit Perëndimor. Vëllimi i parë ka dalë në vitin 1751, kurse i fundit në vitin 1909. Shtatë vëllimet e para janë përgatitur nga Daniele Farlati, kurse dy vëllimet e fundit nga Jakobo Coleti.
Treqind e dy vjet më parë, në vitin 1702, Papa Klementi XI i drejtohet ipeshkvit të Tivarit, imzot Vincenc Zvajevikut: "Dëshiroj të përmbushësh një vizite pastorale në trojet e Arbnise. Të shkosh atje dhe të shikosh nga afër kryeipeshkevite, ipeshkvite, dioqezat dhe famullitë. Pasi të keni bërë këtë punë dua nga ju një raport të hollësishëm për gjendjen e kishave të Arbnise dhe të besimtareve dhe me në fund dua të di, a e përdor ai popull gjuhën e vet, të folmen arbneshë ?" Duke i shkruar ipeshkevit të Tivarit, Papa Klementi XI, që quhej ndryshe edhe Papa Albani, për shkak të origjinës shqiptare, kërkonte gjallërimin e jetës katolike në Shqipëri, si dhe ruajtjen e gjuhës së këtij vendi. Sipas Klementit XI, shqiptarët ishin të vendosur në ruajtjen e traditave të tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari që kishte kuptuar se shqiptarizimi i kishës katolike ishte mjeti më i mirë për të ruajtur fenë dhe kombin në këtë vend që kërcënohej gjithnjë e më shumë nga dyndjet osmane.
Duke iu përgjigjur letrës së Atit të shenjte, kryeipeshkevi i Tivarit Vincec Zmajevik, kalon qytet me qytet e katund me katund duke plotësuar më përkushtim të thellë urdhrin e shenjte të Papës. Pas ekspeditës në Arbni, ai i shkruan Papës : "iu solla dheut rreth e rreth, gjithmbarë e pashë vuajtje shumë o Ate i shenjte. Qytetet e lulëzuara ishin vene nën haraç, pashe kala të rrënuara, forcën tonë të prishur, e kisha të përlyera. Pashe pleq të vuajtur, meshtarë duke qarë, barinj të travajur, murtajën që bënte kerdine. Zëmra imë, bashkuar me mjerimin e popullit tim, donte të më ndahej copa". Në fund, ipeshkevi i Tivarit e mbyll kështu letrën e tij : "Konstatimet e mia do të ishin të pavlera sikur të mos ndermerreshin hapa të menjehershem për t'i ardhur në ndihme popullit të Arbnisë që është, në të njëjtën kohë, edhe populli juaj o Atë i Shenjtë !"
Pas këtij letërkëmbimi Papa Klementi XI vendosi që në Merci të Lezhes me 14 e 15 janar 1703 të mbahej kuvendi i Arbnit. Me vendim të Papa Klementit XI u themelua kolegji për arbëreshet e Italisë në Shën Mitër Korone. Ai dha 4000 skude për një vend të përhershëm në Kolegjin Urban të Propagandës Fide në Romë, vend i cili do të mbahej nga një shqiptar. Me iniciativën e tij u hap katedra e gjuhës shqipe në Romë. Sipas Papa Klementit XI, rimëkëmbja e Arbnisë, domethënë ringritja e ndërgjegjes kombëtare mund të vinte duke ruajtur gjuhën, fenë dhe historinë e të pareve. Sipas Papës, këto ishin simbole të unitetit kombëtar. Ashtu si në vitin 1702, dhjete vjet më vonë, Papa Klementi XI i drejtohet për bashkëpunim një intelektuali, studiuesi dhe historiani, z. Daniele Farlati, për të ndërmarre një ekspedite të gjerë nëpër dheun e të pareve të tij, nëpër Iliri. Kështu nisi puna për korpusin "Illyricum Sacrum", të cilit Daniele Farlati do t'i kushtonte gjithë jetën e tij.
Me këtë vepër Farlati bëhet një nga personalitetet më të mëdha të ilirologjise. Ai është më i madhi, përfaqësuesi me dinjitoz që njohim deri me sot. Nuk ka ilirolog tjetër që mund të konkurroje me të për periudhën antike, deri në Mesjetë. Me dokumente dhe fakte ai argumenton prejardhjen tonë shumë e shumë kohë para së të vinin sllavet në Ballkan. Ai davarit mjegullat shekullore e saktëson kohën ilire, helene, romake dhe bizantine. Ai dhe vetëm ai, paraqet themelet e ndërlikuara mbi të cilat u ngrit shteti ilir dhe jeta e paraardhësve tanë. Për të kryer studime të tilla nuk është e lehte. Duhet shumë kohë, shumë dije, dokumente e dëshmi që mund t'i gjesh pas një hulumtimi të gjatë e në vende të ndryshme. Burimet e informacionit janë gati të paarritshme. Por edhe kur i gjen, nuk është e lehte t'i deshifrosh. Mendoni se ç'punë kolosale i është dashur Farlatit për të ndërtuar pa asnjë të mete mozaikun e ilireve që jetonin në faqen perëndimore të Ballkanit. Nëse historiografisë sonë i heqim Farlatin, atëherë prejardhja jonë do të ishte e dyshimte, e mangët, e cunguar. Të dhëna për këtë periudhe kanë paraqitur edhe studiues të tjerë, por roli dhe saktësia e Farlatit janë të padiskutueshme. Të gjithë ata që duan të flasin për iliret dhe historinë e shqiptareve, patjetër duhet të mbështeten e të citojnë Daniele Farlatin. Ai është institucion. Ai përfaqëson bankën më të madhe të të dhënave për Ilirinë.
Sot për sot, në Shqipëri gjenden tri vëllime të Daniele Farlatit, një vëllim që ndodhet në AQSH, një vëllim në Bibliotekën Kombëtare dhe një vëllim që gjendet në Shkodër. Vëllimet e tjera nuk i kemi. Ato gjenden në Vatikan, në Venedik, në Kroaci, në Muzeun e Vjenës, etj. Edhe në këto vende, kopjet e Illyricum Sacrum janë të rralla. Me një nisme të marrë nga shtëpia botuese ARBI në Prishtinë, ashtu siç u veprua me "Acta et Diplomata res Albanie mediae a etatis ilustrantia" të Shuflait, pritet të veprohet edhe me nënte vëllimet e Farlatit e Coletit për "Illyricum Sacrum". Për këtë korpus që i kalon të 5500 faqet do të ndihmoje Ministria e Kulturës se Kroacisë dhe Ministria e Kulturës se Kosovës. Natyrisht, Ministria e Kulturës se Unionit Serbi - Mali i Zi as që mendohet të ndihmojje. Po kështu, edhe Ministria e Kulturës se Maqedonisë pasi në këtë vepër flitet për Shkupin ilirik të banuar nga shqiptaret. Ndihme nuk mund të japë as Ministria e Kulturës se Greqisë, sepse në Illyricum Sacrum flitet për një të tretën e Greqisë të banuar nga iliro-shqiptaret.
Korpusi Illyricum Sacru
1751 Venedik Vëllimi I Autor Daniele Farlati
1753 Venedik Vëllimi II Autor Daniele Farlati
1765 Venedik Vëllimi III Autor Daniele Farlati
1769 Venedik Vëllimi IV Autor Daniele Farlati
1775 Venedik Vëllimi V Autor Daniele Farlati
1800 Venedik Vëllimi VI Autor Daniele Farlati
1817 Venedik Vëllimi VII Autor Daniele Farlati
1819 Venedik Vëllimi VIII Autor Jacobo Koleti
1909 Split Vëllimi IX Autor Jacobo Koleti
Nga Volumi i parë deri tek i nënti janë dashur 150 vjet punë e palodhur për të krijuar këtë korpus, që flet jo vetëm për prejardhjen e shqiptarëve, por edhe për historinë e ilireve që jetonin në pjesën perëndimore të Ballkanit. Autor i vetëm për shtatë volumet e para të këtij korpusi është Daniele Farlati. Pas vdekjes se tij, Jakobo Koleti, përfundoi volumin e tete e të nënte të "Illyricum Sacrum". Formati i faqeve të këtij korpusi është sa ai i revistave të sotme, 38 X 25 cm. Për botimin e ri nga Arbi Ltd, Prishtinë, një ndihmese të madhe ka dhënë Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë. Sipas drejtorit Sinani, DPA ka krijuar të gjitha lehtesite e komunikimit më të gjitha institucionet që ka marrëveshje dypalëshe e që zotërojnë të nënte vëllimet origjinale të Illyricum Sacrum. Pikërisht këto kopje do të shërbejnë si matrice e pastër për botimin fototipik. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave te Shqipërisë ka ndihmuar gjithashtu në përpunimin e lendes, duke shfrytëzuar në mënyre të frytshme marrëveshjet dypalëshe. Ajo ka afruar dhe ka nxitur bashkëpunëtoret e saj më të ngushtë jashtë Shqipërisë për kërkime në bibliotekat dhe arkivat e Vatikanit, Venedikut, Firences, Zagrebit, Dubrovnikut, Cetinjes, etj. Tani Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë po nxit institucionet shqiptare për t'u bërë pale në botimin e kësaj vepër monumentale.
Të parët dhe të fundit që duhet të ndihmonin për botimin luksoz e voluminoz të Illyricum Sacrum është Ministria e Kulturës se Shqipërisë. Botimi luksoz me format origjinal dhe lidhje speciale, me harta, skica e ilustrime origjinale ka një kosto të lartë. Për të qene bashkëbotues duhet të japësh. Pas këtij financimi Shqipëria ka të drejte të marrë edhe kopjet e domosdoshme, jo një e dy, por aq sa do të derdhe buxhet. Në të kundërt, shtëpia botuese, duke ruajtur etiken dhe protokollin, do t'i dërgoje Tiranës zyrtare, ndoshta një ose dy kopje, e shumta tri, asnjë më shumë. Tri kopje janë fare pak edhe për një institucion të vetëm, siç është Biblioteka Kombëtare. Asnjë historian shqiptar, nuk i ka parë deri me sot të nënte vëllimet e "Illyricum Sacrum". Ata mund të kenë parë e mund të kenë lexuar një vëllim, atë që gjendet në Bibliotekën Kombëtare, por asnjëherë nuk i kanë parë të nënte vëllimet e Farlatit. Ky është rasti më i mirë që jo vetëm historianet, por edhe studiuesit, shkollaret, akademiket e të tjerë t'i kenë më në fund të nënte vëllimet e Farlatit.
Në mënyre solemne, në prani të përfaqësuesve të arkivit slloven, kroat, turk, maqedonas e boshnjak, u nënshkrua në Prishtinë marrëveshja midis arkivit shqiptar dhe Arkivit të Kosovës. Kjo është marrëveshja e dytë midis dy arkivave. AQSH-ja ka qenë i pranishëm në Kosove menjëherë pas hyrjes se trupave të NATO-s në këtë vend. Arkivi i Shtetit Shqiptar ka qenë nder institucionet e para që ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve. Dokumentet e arkivit shtetëror Shqiptar fillojnë që nga shekulli VI kurse dokumentet e Arkivit të Kosovës janë grabitur qysh në vitin 1989. Ato janë cuar të gjitha në Beograd. Një gjë e tille ka ndodhur edhe me arkivat e Sllovenisë, Kroacisë e Bosnjës. Ju s'keni si ta dini, por nga Arkivi i Kosovës janë grabitur edhe regjistrat e gjendjes civile, regjistrat demografike, regjistrat e pronave, etj. Mendoni se ç'telash i madh i hapet shoqërisë dhe ekonomisë se atij vendi. Arkivat e ish-federatës jugosllave janë në proces gjyqësor për ndarjen e pasurisë arkivore. Arkivi i Kosovës nuk mund të hape ende një proces gjyqësor për këtë qellim, pasi nuk janë përcaktuar raportet midis Prishtinës dhe Beogradit. Për të gjitha këto arsye, si dhe për faktin që arkivistet e Prishtinës janë ne hapat e para, ndihma ndaj këtij arkivi do të mbetet përparësia jonë.

Në Foto Papa Clementi XI,ose ndryshe Papa Albani














Postimi është marrë nga  ALFRED MADHI

28/12/2015

Creative Suite 2 - FALAS nga ADOBE e gjithë SUITA

Shoqëria e njohur ADOBE, bën një lëvizje të mirë (ndoshta për bamirësi :D) duke dhënë FALAS, gjithë SUITËN Profesionale Creative Suite 2, e cila përmban programin e njohur Photoshop , Acrobat Pro 8.0, Illustrator CS2, dhe shumë programe të tjera.
Ndoshta programet janë pak të vjetra, por sidoqoftë vazhdojnë të jenë Programe PROFESIONALE të cilat do të ndihmojnë cilindo që do ti përdorë
Suita përmban këto Programe!
               
    Acrobat 3D 1.0 for Windows
    Acrobat Standard 7.0
    Acrobat Pro 7.0
    Audition 3.0
    GoLive CS2
    Illustrator CS2
    InCopy CS2
    InDesign CS2
    Photoshop CS2
    Photoshop Elements 4.0/5.0
    Adobe Premiere Pro 2.0


                                            

Për të shkarkuar Suitën duhet një regjistrim në faqen e Adob-it,nqs keni një llogari do të shkarkoni direkt Programin që ju intereson ose dhe të gjithë Suitën. (Dhe gjuhën në të cilën do të dëshironit ju,Fatkeqësisht nuk del në Gjuhën Shqipe)
Në linkun që po japim do të gjendeni në faqen e Shkarkimit,por mos harroni duhet të krijoni një llogari dhe kaq. 


                                                              DOWNLOAD

Ashampoo Burning Studio 2016 - 2017- 2018 - 2019 - 2020 - 2021 FALAS

Ashampoo Burning Studio 2016 - 2017 - 2018 është një program i kompletuar për Krijim/Kopjimin e CD,DVD,BLU-RAY, disku për video muzikë etj

                                        



 Me Ashampoo Burning Studio 2016- 2017- 2018, mund të ktheni përfundime muzikore si WAV, MP3, FLAC, WMA ,ogg , në Audio,gjithashtu mundeni të krijoni VCD/SVCD,backup-s, inçizim disku ISO,BIN/CUE,por dhe Fshirjen e Diskut dhe shumë e shumë të tjera,për më shumë mund të shikoni  KËTU

                                            SHKARKONI DUKE SHTYPUR
                                                              ||
                                                              ||
                                                              \/

                                                    DOWNLOAD




Ashampoo®  Burning Studio 2017



                           Për ta Shkarkuar shtypni Këtu


                                            ||
                                             ||
                                             \/

                                  DOWNLOAD


Ashampoo®  Burning Studio 2018

Për ta Shkarkuar Shtypni KËTU

                                                                      ||
                                                                    ||
                                                                    \/       

                                                           DOWNLOAD

 

 

Ashampoo®  Burning Studio FREE (2019-2020)

                              https://img.ashampoo.com/images/products/7110/boxshot_thumb.png                                               Për ta shkarkuar programin shtypni

                                                | |

                                                | |

                                               \ /

                                     DOWNLOAD 

                            

24/12/2015

SHKARKONI VIDEO NGA YOUTUBE DHE JO VETËM, THJESHT DHE LEHTË ME VIDEO DOWNLOADER HELPER

Programi Video Download Helper është një shtesë, të cilën mund ta përdorim me Mozilla dhe Chrome për të shkarrkuar video nga You Tube thjesht shpejt dhe Lehtë, punon shumë mirë gjithashtu edhe me video nga LiveLeak , DailyMotion etj



Përdorimi është shumë i thjeshtë, instalojmë programin bëjmë rinisje (restart) të browserit tonë (Mozilla- Chrome) dhe lart djathtas do të shohim tre pika me ngjyra, për të shkarkuar videon, vejmë videon të punojë dhe sapo pikat nisin të lëvizin i shtypim dhe nisën shkarkimi.
Më poshtë po ve edhe një video për udhëzim ;



Programin mund ta Shkarkoni duke shtypur Download më poshtë

                   DOWNLOAD

Shkarkoni Video me FreeMake Video Downloader 3.8.0

Me Programin FreeMake Video Downloader mundeni t; shkarkoni video nga
You Tube ,Vevo,Dailymotion ,Vimeo,Facebook, edhe shumë faqe të tjera, por programi nuk ndalet me kaq,videot e shkarkuara mund ti Shpëtoni në ç'farë formati të doni në MP3, AVI, MKV,ose për I Phone,PSP, IPod,Android, etj, etj, etj.
Me pak fjalë mundeni të bëni gjithçka....



                               


DOWNLOAD



23/12/2015

23/09/2015

16/07/2015

THENIE NGA TE HUAJT PER SHQIPTARET

Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet
historia. dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në
njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.


Nikolla Jorga: “Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.

Maximilian Lambertz: “Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të
shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.

Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë
kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit
Skënderbeun, njerëz këta
të së njejtës racë, të të njejtit gjak”.

M. Huacunthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk
ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë
prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e
betejës”.

Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë…
Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.

Henry Noel Brailsford: “…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche
ëndërronte”.

Giusepe Katapangu: “Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve
(pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të
gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël”!

Agostino Ribeco: “Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen
prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”.

Braisllav Nusic: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën
tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve,
mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.

Dushko H. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe
pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në
Ballkan”.

Edvin Jasques: “Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes,
trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.
Edvin Pears: “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik,
gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë,
që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”.

Maks Myle: “Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen
edhe për mjaftë vende të botës.”

Fanula Papazoglu: “Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata
autoktone është ruajtur më së miri”.

Gos Xhen: “Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë
parahelene”.

Gustav Majer: “Shqiptarët janë Ilir të rinj”.

Gjorgj Hahni: “Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve…
Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.

Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.

Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie
shqipe”.

Henri Braisford: “Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”

Johan Fon Han: “Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja”.

Jovan Cvijiq: “Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë
e tyre (sllavëve) u tërhoqën jugu dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.


Konstandinos Paparigopulos: “Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire”

20/12/2014

14/11/2014

30/10/2014

Më në fund një lajm i mirë nga Bashkia e Korçës ''Rikonstruktohen Varrezat e Dëshmorëve''



Rikonstruktohen Varrezat e Dëshmorëve




Në kuadër të 70 vjetorit të çlirimit Bashkia Korçë filloi rikonstruksionin e Varrezave të Dëshmorëve. Vlera që do të investohet në këtë projekt është 21 milion lek dhe përfshin rikonstruksionin e plote te rrugës nga ish Kampi i Punetoreve deri tek depoja e Ujit, rikonstruksionin e shkallëve të Varrezave të Dëshmorëve, shesheve midis shkallëve si edhe zëvendësimin e pllakave të dëmtuara. Gjithashtu do të riparohet edhe rruga që lidh qytetin e Korçës me ish Kampin e Punëtorëve.

Një BRAVO të madhe për Bashkinë e Korçës,jo vetëm për këtë por edhe për të gjitha inisiativat dhe punimet që ka ndërmarë kohët e fundit për përmirësimin e imazhit të Qytetit Tonë por edhe të Korçarëve.

Marë nga faqja e Bashkisë së Korçës.

31/07/2014

12/03/2014

Korça dhe himni shqiptar

Opinion rreth librit “Himni Kombëtar” i studiuesit Vasil Tole.
Nga prof. as. Josif Minga
korcaNë fund të nëntorit, në Tiranë u bë promovimi i “Himnit Kombëtar” dhe të them të drejtën, e kisha të pamundur të mos e ndieja ngarkesën që kishte Korça me përfaqësuesit e saj në këtë kontribut. Studiuesi Vaso Tole ka kohë që është angazhuar me studimin e himnit kombëtar, madje ka botuar disa variante, kohë pas kohe. Por, me studimin e fundit, besoj se e ka shlyer gjithçka që ka dashur të paraqesë në të gjitha fazat e transmetimit dhe mbijetesës së tij. Na ka mundësuar të njohim nga afër rrugën e njohur dhe të panjohur të tij, si dhe momentet e veçanta që kanë të bëjnë me kontribuuesit, prezantuesit, sjellësit në variante të ndryshme dhe po kështu “jetën” institucionale të këtij produkti muzikor gjatë viteve, me pak fjalë gjithë atë proces që e bëri këtë këngë që të pranohej gjerësisht si himn kombëtar. Për Lasgush Poradecin, “kjo ngjau se populli e gjeti të pëlqyer, vetë e dëshiroi ai ashtu”, një thënie që mbetet e vlefshme për të gjitha fazat e historisë së tij.
Kontributi i qytetit të Korçës në këtë proces vjen përmes devotshmërisë, sakrificës, përkushtimit dhe atdhedashurisë të një grupi të madh patriotësh, intelektualësh korçarë, figura që vinin nga shtresa të ndryshme shoqërore dhe që të marrë të gjithë së bashku, na bëjnë që ta ndiejmë fort një gjë të tillë. Korça është një pikë referimi së cilës vetë autori i ka dedikuar një hapësirë më vete, për të na bërë të njohur etapat kryesore nëpër të cilat kalon edhe himni kombëtar. Ai bën lidhje me shkollat shqipe, me aktivitetin e shoqërive patriotike e kulturore, që edhe në rastet kur ishin jashtë vendit, merrnin si pikë referimi këtë qytet. Këto të dhëna, ndërkohë plotësohen edhe me kontribute të tjera që nxjerrin në pah rolin e veprimtarëve korçarë në atë periudhë. Këtu mund të përmendim më konkretisht, librin e fundit të Niko Kotheres.
Duke iu rikthyer sërish, himnit kombëtar, ose, po të referojmë titullin origjinal “Betimi mbi flamur” mund të vërejmë gjithashtu që ai vjen në kuadër edhe të shumë këngëve të tjera patriotike që njerëz të ardhur nga mërgimi, por edhe vendas filluan të këndonin. Kjo lloj lidhjeje midis komuniteteve të diasporës dhe qytetit të Korçës ka vërtet një kuptim të veçantë, sepse bëhet promotore për popullarizimin e përhapjen e këtyre materialeve për një numër gjithnjë e më të madh njerëzish.
Ishte vetë Asdreni, që i frymëzuar mbi melodinë e Ciprian Porumbeskut, rreth viti 1907 thotë: “Unë e bëra vjershë për t’iu përgjigjur ndjenjave tona patriotike, që t’i shërbejë qëllimit atdhetar, duke përafruar me fjalët e origjinalit rumun, në disa vargje të katër strofave të para. Strofa e pestë dhe e gjashtë janë të krijuara fund e krejt prej meje, me frymë shqiptare, për t’i dhënë një mbarim më dinamik”. Kështu “Betimi mbi flamur” u këndua më së pari, në 1908, nga kori i kishës kombëtare shqipe të Bukureshtit, me 30 anëtarë të shoqërisë “Dituria” të drejtuar nga profesor Kiriac dhe këtë na i bën me dije, nipi i Asdrenit, z. Zisi Stavre, që kujton se prof. Kiriac krijoi një kor dhe mbrëmanet na mblidhte në kishë dhe na mësonte himne fetare me muzikë rumune dhe po aty mësuam ‘Himnin e flamurit’ dhe shumë këngë patriotike. Në po këtë vit, fillon njëkohësisht edhe “odiseja” e udhëtimit himnsjellës prej Tashko Ilos dhe Hilë Mosit, ky i fundit, i thirrur me një nofkë të veçantë, “korçari”, ndonëse nuk ishte nga Korça. Bashkë me këta kasnca erdhën edhe ndihma financiare në të holla për shkollat shqipe të Korçës.
Një moment i rëndësishëm është interpretimi i himnit nga “Banda e Lirisë”, në fund të nëntorit 1908, pak para mbajtjes së Kongresit të Manastirit. Në kuadër të studimit të Vasil Toles, do doja të përmendja emrat e 25 anëtarëve të kësaj trupe muzikore, që përbëjnë “ajkën” e familjeve korçare, pasardhësit e të cilave vazhdojnë ende edhe sot të jenë figura të rëndësishme në jetën e tyre: Pandeli Cale (nënkryetar, figurë gjithëplanëshe), Thanas Floqi, Thanas Mborja, Mihal Turtulli, Mihallaq Bimbli, Nikolla Zoi, Kostaq Kosturi, Besim Gega, Stefan Kondillari, Pando Osmalli, Nesti Kërënxhi, Nuçi Naçi, Pandi Dëshnica, Ice Jorganxhi, Nikolla Peleshi, Nuçi Krastafillaku, Gavril Pepo, Andon Furxhi, Sofokli Harito, Stavri Berberi, Dhimitraq Kosturi, Sadedin Zavalani, Muntaz Frashëri, Hysen Mytevelli, Hasan Frashëri, Kristaq Furxhi, Petraq Nikolla, por dhe drejtuesi organizator Thanas Tashko.
Këtu, po hap gjithashtu një parantezë të shkurtër duke kritikuar muzikantët korçarë, bashkinë dhe institucionet e kulturës për mungesën e kujtimit të 105-vjetorit të kësaj bande, më 1 tetor 2013, si një nga grupet më të rëndësishme artistike në qytet, në atë periudhë.
Zyrtarizimi i mëtejshëm i këtij himni kalon më pas në repertorin e bandës “Vatra”, që gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e tij, në bashkëjetesë edhe me himnin mbretëror gjatë sundimit të Zogut deri në pushtimin fashist. Himni i është nënshtruar një përcjelljeje gojore dhe gjithashtu proceseve të regjistrimit në pllaka gramafoni. I pari iniciator është pikërisht Spiridon Ilo, në 1918 dhe më 1923, në Amerikë. Pas kësaj, Koço Çakalli më 1929 në Francë. Sigurisht, sot ai ka privilegje të tjera artistike, sepse është trajtuar muzikalisht në versione të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të Çesk Zadesë, por këto regjistrime kanë sot një vlerë të rëndësishme dokumentare, për të njohur “rrugëtimin” e tij.
Historitë e mbijetesës së tij vijnë e plotësohen përmes librit me një kuadro më të gjerë, me ndërhyrjet, ndikimet përmes regjimeve, qeverive që në momente të caktuara shfaqnin “pakënaqësitë” e tyre. Të paktën 5 konkurse të shpallura zyrtarisht, që nga Princ Vidi deri te Mehmet Shehu janë përpjekur të shfaqnin qëndrime shpesh të pajustifikuara, subjektive dhe të paragjykuara që kanë sjellë edhe heqjen e strofës së dytë dhe të tretë, në kohën e regjimit diktatorial. Të gjitha këto tregojnë një rrugëtim aspak të lehtë të himnit drejt afirmimit të tij. Për ta mbyllur këtë opinion, më vijnë në mend fjalët e një poeti dhe kritiku anglez, Stefan Spender, që thotë: “Historia është një anije e cila transporton drejt të ardhmes, kujtesën e gjallë”. Është kjo “kujtesë e gjallë” që e bëri këtë këngë himnin kombëtar të shqiptarëve në këta 101 vjet histori të shtetit shqiptar dhe që sot na bën ta konsiderojmë si një nga simbolet themelore, të patjetërsueshme të tij.
Marre nga gazeta:Gazeta-Shqip.com

09/03/2014

Tefta Tashko Koço, bilbili shqiptar

Sopranoja Tefta Tashko Koço, një nga figurat më të rëndësishme të interpretimit vokal në Shqipëri, me zërin e saj të bukur dhe autentik, gjatë karrierës së saj të shkurtër shpalosi një talent të jashtëzakonshëm të muzikës lirike qytetare shqiptare dhe një repertor të pasur të muzikës operistike klasike. E lindur në Egjipt në vitin 1910, pjesëmarrëse aktive që në fëmijërinë e hershme në jetën artistike të Korçës, e formuar artistikisht në Paris dhe në Romë, bilbili shqiptar që i dhuroi emocione të papërshkrueshme publikut të epokës, do të ndahej nga jeta në moshë shumë të re duke lënë një boshllëk të thellë në kulturën dhe artin shqiptar.
Vitet e Para
Tefta Tashko Koço u lind më 2 nëntor 1910 në Fajun te Egjiptit, nga një familje intelektuale dhe patriotike shqiptare. Babai, Thanas Tashko, me origjinë nga Frashëri i Korçës, emigroi në Egjipt bashkë me bashkëshorten Eleni Zografi, e cila ishte e bija e patriotit shqiptar Pandeli Zografi.
Thanas Tashko ishte një nga figurat më të rëndësishme të diasporës shqiptare në Egjipt dhe mbështetës i shumë nismave kulturore dhe patriotike: ishte botues i gazetave “Shkopi”, “Sopata” dhe “Rrufeja”, ishte autor dhe aktivist i projekteve patriotike “Fan S. Noli Noli” dhe “Vatra” me seli në SH.B.A., ishte promovues dhe furnizues me armë i patriotëve që luftuan kundër Perandorisë Otomane për pavarësinë e Shqipërisë, etj.
Në vitin 1921 – gjashtë vjet pas vdekjes së bashkëshortit – Eleni Zografi bashkërisht me fëmijët, 4 meshkuj dhe 3 femra, kthehet dhe vendoset në qytetin e saj të lindjes, në Korçë – që ishte një nga qendrat më të rëndësishme kulturore të vendit e që gelonte nga aktivitetet artistiko-kulturore. Gjejmë në këtë periudhë kohe grupin muzikor “Vatra” dhe “Lira”, Shoqërinë e Arteve të Bukura si dhe shumë grupe të tjera të vogla kulturore të cilat ishin po aq produktive sa edhe më të njohurit.
Tefta ishte që në fëmijërinë e saj të hershme një protagoniste e spektakleve muzikore, dhe filloi të aktivizohej në grupet e ndryshme artistike bashkërisht me Jorgjie File Truja (një tjetër artiste e muzikës vokale shqiptare), duke marre pjesë si soliste në shfaqjet artistike që organizoheshin shpesh në qytet. Falë talentit të saj, me 26 qershor 1926, në moshën 15-vjeçare ajo u paraqit me koncertin e saj të parë zyrtar para artdashësve të qytetit. Këto aktivitete artistike kushtëzuan ndjeshëm fatin dhe zgjedhjet e saja të ardhshme artistike dhe të jetës. Tashmë, kishte lindur një artiste!
Në Francë
Ndërmjet 1927 dhe 1935, Tefta u zhvendos me familjen e saj në Montpellier të Francës, ku filloi studimet muzikore të shkollës së mesme për kanto me rezultate shumë premtuese. Në vitin 1930 do të regjistrojë në Paris për shtëpinë diskografike “Pathe”, këngët e para popullore shqiptare me grupin e njohur iso-polifonik lab të kompozitorit Neço H. Muko.
Në vitin 1931 fillon vitin e parë të studimeve për kanto pranë ‘Conservatoire National de Musique et de Déclamation’ me mjeshtrit e kalibrit të Jean Sere, Leo Bermandi e te André Gresse. Në shtator po të atij viti, ajo do te jete pjesëmarrëse në konkursin muzikor “Një Opera Komike” (ita. Un’Opera Comica) i organizuar nga Konservatori i Parisit, duke luajtur rolin e ‘Madama Butterfly’. E zgjedhur në mënyrë unanime nga juria midis 127 kandidatëve të tjerë te pranishëm ne konkurs, u vlerësua për cilësinë e saj te lartë vokale dhe interpretuese, duke u renditur  nder te parat ne mesin e 17 fituesve. Ne fund te vitit të parë, do te marre pjesë në një konkurs të kantos lirike, duke fituar çmimin e dytë. Ndërsa midis viteve 1935-1936 do te mbaroj specializimin për kanto në Romë (Itali).
Kthimi në Shqipëri 
Aromën e tokës se saj, megjithatë, kurrë nuk e kishte harruar. Më 26 nëntor 1935, pas kthimit të saj në Shqipëri, Tefta realizoi koncertin e saj të parë në qytetin e Korçës, duke arritur një sukses te jashtëzakonshëm. Vitet 1935-1939 ishin për të një periudhë e karakterizuar nga një punë e madhe dhe intensive artistike, plot me koncerte te cilat zhvilloheshin në të gjithë vendin: Tiranë, Shkodër, Durrës, Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, etj.
Në një letër drejtuar kompozitorit te njohur shqiptar Baki Kongoli, e cila daton pikërisht në këtë periudhë, duke shpjeguar vështirësitë e ndryshme me të cilat përballej në turne, ajo shkruan: “Koncerti u prit me entuziazëm nga publiku dhe këngët e Elbasanit u pëlqyen e u përcollën me sukses. Kjo përsa i përket kënaqësisë morale, ndërsa përsa i përket anës materiale, u detyruam të paguanim 37 franga ari nga xhepat tona për shpenzimet e pianos dhe te sallës për koncertin”.
Në këto shfaqje Tefta do te shoqërohej ne piano fillimisht nga pianisti Tonin Guraziu i cili me pas do te zëvendësohet nga pianistja e talentuar Lola Aleksi Gjoka. Në vitet e para të luftës se dyte botërore, Tefta do te realizoje një sërë koncertesh ne radio dhe disa të tjera drejtëpërsëdrejti nëpër qytete të ndryshme shqiptare. Për disa kohë u angazhua edhe në përgatitjen e talenteve të reja në Liceun Artistik, duke punuar si docente – një post që u detyrua ta braktise për shkak të shfaqjes së sëmundjes në vitin 1937.
Në të njëjtin vit, ajo do të njihet me baritonin Kristo Koço, edhe ai gjithashtu një artist i diplomuar jashtë vendit e i sapokthyer në Shqipëri. Do te martohen në vitin 1940 e një vit me pas do te nisen për në Milano, ku Tefta regjistron një sërë këngësh të muzikës popullore shqiptare. Gjate kthimit për ne atdhe do t’u linde djali i tyre, Eno, i cili vite me pas duke ndjekur gjurmët e prindërve të tij do të bëhet dirigjent orkestre i muzikës klasike e i njohur në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Eno Koço ka botuar në vitin 2000 një libër dedikuar nënës se tij të titulluar “Tefta Tashko dhe koha e saj” i cili përmban dëshmi të shumta që përshkruajnë jetën e kësaj gruaje të jashtëzakonshme dhe të talentuar.
Repertori Muzikor
Tefta Tashko Koço renditet në atë grup artistësh të talentuar të cilët në fillim të shekullit të njëzetë, pasuruan repertorin e muzikës popullore tradicionale dhe qytetare shqiptare me forma dhe finesa të reja teknike. Shumë nga artistët e asaj kohe – përmes zërave operistikë të sopranove, të tenorëve dhe të baritonëve – i transformuan këto dy zhanre muzikore duke i lartësuar falë interpretimeve cilësore artistike. Zërat e këngëtarëve profesionalë shqiptarë të atyre viteve, në përgjithësi gërshetoheshin me tingujt instrumental perëndimor të orkestrave, me intonacionet e rafinuara si dhe me formulimin konceptual të muzikës klasike. Tefta Tashko Koço i përkiste artistikisht muzikës së dhomës që dëftonte origjinën gojore të këngës popullore shqiptare, si dhe asaj operistike që bazohej në leximin dhe përpunimin e partiturave. Ajo i konceptonte këngët lirike qytetare si arie dhe arioza e kishte si qëllim kryesor gjatë interpretimeve arritjen e frymëzimit melodik – i cili krijonte imazhin e tingullit dhe te ritmit muzikor të këngës.
Janë tashme të njohura edhe sot e kësaj dite për publikun shqiptar këngët e repertorit të saj që i përkasin kësaj shkalle muzikore, si: Kroi fshatit tonë, Dola në dritare, Kur më vjen burri nga stani, Oh ku po shkon moj goce e vogël, Unë o ty moj të kam dasht, Ishin dy kunata, Zare trëndafile, Bilbil çapkëni, Qante lulja lulen, Kënke nur i bukurisë, Fryn Veriu, etj.
Shumica e këngëve të repertorit të saj i përkasin poemave dhe poezive të njërit prej miqve të saj më të mirë, të madhit Lasgush Poradeci. Gjejmë katër poezi të shndërruara në këngë dhe me muzikë të kompozitorit Dhimitër Kovaçi: Të ritë e viteve të mi, Fryn Veriu, Foli nëna me vajtim, Mall i vjershëtorit; Dy të tjera me muzikë të kompozitorit Kristo Kono: Kur mu rite vogëloshe dhe Kroi i fshatit tonë; Ndërsa ‘Kush ta fali bukurinë’ me muzikë të kompozitorit Dhimitër Falli.
Poeti ynë i madh Lasgush Poradeci do të shprehet për Teftën në këtë mënyrë: “… Tefta ishte një artiste e cila kishte vendosur të merrej me Art në kuptimin e vërtet të fjalës dhe jo ta përdorte atë thjesht si një instrument për tu ushqyer. Ajo edhe pse kishte mundësi të punonte si docente dëshironte të jetonte me frytet e artit dhe të koncerteve të saja. Në drejtim të Teftës nuk mund të them thjesht gjëra informuese, por unë jap gjithë zemrën time.” Përveç këngëve popullore dhe lirike shqiptare, Tefta futi në programet dhe në shfaqet e saja edhe ariet e muzikës lirike klasike të autorëve të njohur në nivel botëror si Wolfgang Amadeus Mozart, Gounod, Franz Schubert, Giuseppe Verdi, Donizetti, Pergolesi, Belini, Puccini, Rossini, etj.
Jeta e saj edhe pse e shkurtër ka qenë shumë aktive dhe intensive, plot me koncerte dhe shfaqje në të cilat nderonte veten dhe vendin e saj edhe në teatrot europjane. Ajo mori pjesë në vitet 1937 dhe 1938 si soprano profesioniste në Panairin Lindor (ita. Fiera dell’Est) në Bari të Italise. Në vitin 1938 me artisten Lola Aleksi Gjoka do të jetë prezente në Panairin Francez në Paris të Francës. Së bashku me një tjetër këngëtare të famshme të epokës Marie Kraja dhe me këngëtarë të mirënjohur shqiptarë të atyre viteve – si Adem Mani, Xhevat Boriçi, Kolë Vjerdha, Taip Kraja, Karlo Pali, etj – mori pjesë në Festivalin e Folklorit të mbajtur në Firence të Italise më 30 maj 1939. Në vitin 1945, interpreton me sukses rolin e Mimi-së në operën “La Boheme” nga Giacomo Puccini, pastaj rolin e Rosinës në “Berberi i Seviljes” nga Gioachino Rossini, rolin e Violetës në “La Traviata” nga Giuseppe Verdi,  rolin e Leilës në “Peshkatarët e Perlave” nga Georges Bizet, etj.  Regjistroi dy herë për shtëpinë diskografike italiane “Columbia” – gjatë viteve 1937 dhe 1942 -  disqe të cilat përmbajnë shumë këngë të shkëputura nga repertori i muzikës klasike vokale dhe 45 këngë lirike të muzikës qytetare shqiptare. Regjistrimet diskografike u shoqëruan nga orkestra e mirënjohur italiane e ‘Teatro alla Scala’ e udhëhequr nga dirigjentët Segurini, Rizza, Consiglio e Ruisi.
Tefta kishte një repertor prej rreth 90 këngësh popullore që i përkisnin të gjitha rajoneve shqiptare e rreth 36 prej tyre ishin regjistruar në disqe rreth viteve 1930, 1937 dhe 1942 në Paris dhe në Milano. Vlen të përmendet se, në një pjesë te rasteve regjistrimet janë bërë me nxitim dhe jo gjithmonë kur cilësia e zërit te sopranos ishte në formën e saj më të mirë. Megjithë mungesën e cilësisë teknike të regjistrimeve 78 gpm (rrotullim për minutë) të viteve 1930 si dhe ato të kryera në shirita rreth viteve 1940 dhe 1950, këngët e regjistruara janë dokumente të paçmuara që përmbajnë konceptin interpretues të këngëtares.
Stili i saj i këngës lirike qytetare adoptoi nga arti i kultivuar delikatesën e nevojshme për të prodhuar linja elegante melodike. Tefta Tashko Koço është vlerësuar nga kritika shqiptare dhe ndërkombëtare si një soprano lirike me një formacion të përsosur: tone të lehta dhe të gjalla, intonacione të pastra dhe të qarta, teknikë të përsosur vokale dhe performancë skenike të matur dhe të rafinuar.
Fikja e zërit te bilbilit
Tefta sëmuret rëndë e në vitin 1946 shtrohet në spital për tu kuruar kundër sëmundjes së kancerit që po e vriste dalëngadalë. Edhe pse mjeket u përpoqën të kryenin gjithçka të mundshme për ta kuruar me teknikat e kohës, nuk ishin në gjendje që ta shpëtonin nga vdekja. Ajo energji e pashtershme që e kishte karakterizuar gjatë gjithë jetës së saj tani po shkonte drejt fundit.
Rreth mesnatës së 22 dhjetorit 1947, në moshën 37 vjeçare, do të shuhet jeta e një artisteje të madhe dhe sublime të kulturës muzikore shqiptare. Ajo ishte e bukur dhe elegante, e talentuar dhe me stil te rafinuar, serioze dhe konstante në punën e saj, ambicioze dhe e disiplinuar në drejtim të përsosmërisë së saj artistike. Muzika kishte mbetur gjithmonë pjesë e jetës dhe qenies së saj. Edhe pse nuk i realizoi të gjitha ëndrrat dhe projektet që kultivoi për vite me radhe në fushën e saj profesionale, arriti të na lërë në trashëgimi krijimet voluminoze artistike që dëshmojnë për atë që dikur konsiderohej përsosmëria e këngës së kultivuar shqiptare. Ajo dhe arti i saj ishin një sinergji e konsoliduar e hijeshisë femërore dhe e kulturës shqiptare të niveleve të larta që sot më shumë se kurrë – kur arti është transformuar në një kontekst pa përmbajtje – na ofron sugjerime për reflektime të mëtejshme. Pas vdekjes i’u akordua titulli kombëtar “Artiste e Popullit” e sot në Shqipëri për nder të saj jepen çmime dhe organizohen gara e konkurse artistiko-kulturore.
Shkruajtur nga: Brunilda Ternova

07/03/2014

Roli i qytetit të Korçës në shpalljen e Pavarësisë

Ishte 10 dhjetori, i vitit 1916. Lufta e Pare Boterore ose Lufta e Madhe, sic thuhej shpesh, ishte ne zhvillim e siper. Shqiperia ishte bere shesh beteje, midis forcave nderluftuese. Ushtrite italiane dhe franceze, kishin zene Shqiperine e Jugut, kurse ushtrite austro–hungareze e bullgare, Shqiperine e Mesme. Ne Korce, ishin vendosur forcat pushtuese greke. Rreziku i copetimit dhe aneksimit te Shqiperise se Jugut, nga shovinistet greke, ishte i madh. Pikerisht ne kete periudhe kaq te veshtire, forcat patriotike ngriten popullin ne kembe, per t'i dale zot vendit. Ne krahinen e Korces, vepronin cetat e Themistokli Germenjit dhe Sali Butkes. Gjithashtu patriotet, vecanerisht Themistokli Germenji, duke perfituar nga rasti i shtrirjes se ushtrise franceze ne Korce dhe ne qarkun e saj, ngriten nje komision, dhe ne emer te popullsise se krahines, u kerkuan forcave franceze, largimin e grekeve nga Korca dhe ngritjen e nje administrate shqiptare.

Keshtu, autoritetet franceze te pushtimit, u ndodhen perballe nje levizjeje te fuqishme patriotike shqiptare, qe kerkonte me cdo kusht largimin e pushtuesve greke, nga Korca. Francezet ishin te interesuar te shuanin “vatrat e zjarrit” dhe te kishin siguri e qetesi, ne prapavijat e tyre. Per kete arsye, komandanti francez i zones se Korces, koloneli Dekoen, sipas udhezimeve te komandes se Armates se Lindjes, vendosi te largonte nga Korca, venizelistet greke dhe hyri ne bisedime me udheheqesit e levizjes shqiptare.

Ishte pikerisht, 10 dhjetori 1916. Sipas njoftimeve qe jep gazeta “Adriatiku”,e cila dilte asokohe ne Korce, por jo shume e njohur, ajo dite u kthye ne nje feste te vertete. Njerezit u mblodhen ne shkollen e Shen Gjergjit, qe ne oren 9:00 te mengjesit. Aty, vjen Themistokliu dhe paria e Korces. Ndersa perpara prefektures, ushtaret franceze, veshur me uniforme festive, qendronin per nder arme. Themistokliu u rrefeu njerezve shkakun e mbledhjes: - Do te deklarohet veteqeverisja e Shqiperise, - tha ai, - prandaj, duhet te kemi vellazeri e dashuri midis nesh. Foli gjithashtu, z. Vasil Kondi.

Me tej, komisioni prej katermbedhjete vetash, shtate te krishtere dhe shtate myslimane, u nisen per ne prefekture. Ne kete komision, qe mori persiper barren e kujdesjes per vendin dhe u paraqit perpara kolonelit, benin pjese: Rafail Adhami, Kostandin Nocka, Nikolla Vangjeli, Vasil Singjeli, Vasil Kondi, Llambro Mborja, Thimi Cale, Shaqir Shabani, Tefik Rushiti, Hysen Dishnica, Emin Rakipi, Qani Dishnica, Sali Babani dhe Haki Shemshedini. Aty i priti koloneli, Dekoen dhe oficere te tjere franceze, veshur me uniforma ushtarake dhe me grada. Dr. Haki Mborja i drejtohet komandantit francez e i tregon qellimin e ardhjes se tyre. Komandanti i priti me buzeqeshje, duke thene, se duhet bere protokoll. U be protokolli.

Sipas protokollit te 10 dhjetorit, qyteti i Korces, Bilishti, Kolonja, Opari dhe Gora, formonin nje krahine “autonome”, qe do te administrohej nga shqiptaret, nen mbrojtjen e autoriteteve franceze. Krahina do te administrohej nga nje keshill administrativ, i perbere prej katermbedhjete vetash, i cili do te kishte edhe xhandarmeri per te mbajtur rregullin. Gjuha zyrtare ne kerkesa, ankesa e kontrata, do te ishte shqipja dhe flamuri i Krahines “autonome”, ai shqiptar, me nje shirit te trengjyreshit francez. Si u bene keto biseda, te cilat u perkthyen nga dr. Noke, protokolli u firmos nga te dyja palet. Pastaj, Themistokliu doli ne ballkon dhe ngriti flamurin. Ushtria franceze i rrinte per nder flamurit, kurse populli therriste me gezim : - Rrofte Shqiperia !- Dikush kendonte e dikush hidhte valle. Entuziazem, nje dite e vertete festive ! Pasketaj, nen tingujt e muzikes, ushtaret parakaluan me armet ngjeshur. Themistokliu me shoket, hyne brenda, uruan njeri - tjetrin dhe u nisen per ne katundari. Dekoeni i percolli buzagaz, deri tek porta. Ne katundari, komisioni i kerkoi Themistokliut, te marre drejtimin e policise. Ai pranoi dhe pjesemarresit e uruan. Sekretar i pergjithshem u zgjodh, Petro Harizi.

Krahina “autonome” e Korces, pati rendesi te madhe dhe ishte sukses i shenuar, i forcave patriotike shqiptare. Ajo, megjithese pati autonomi te kufizuar, arriti te siguroje mjaft te drejta per popullin, te krijoje kushte qetesie dhe zhvillimi ekonomik, si dhe te paralizoje veprimtarine shoviniste greke, ne Shqiperine e Jugut.

Duke shfletuar me tej, gazeten "Adriatiku", njihemi hap pas hapi me veprimtarine e krahines "autonome" te Korces dhe arritjet e saj. Keshilli administrativ i krahines, ne te cilin, rolin kryesor e luante Themistokli Germenji, ndonese mbante detyren e prefektit te policise, hartoi mjaft rregullore per administraten publike, per financat, arsimin, policine, gjyqet, buxhetin, etj. Kujdes iu kushtua sidomos, zhvillimit ekonomik te krahines. Masa te rendesishme u moren edhe per arsimin. Shkollat greke u mbyllen, per t'u hapur gjashtedhjete shkolla fillore shqipe, gjithashtu edhe nje shkolle e mesme. Bashke me francezet, u arrit te ngrihet nje sistem i rregullt postar, te shtypen pulla te reja, si dhe monedha te krahines "autonome".

Marredheniet e Themistokliut dhe te funksionareve te tjere, te keshillit administrativ, me forcat franceze dhe sidomos, me kolonelin Dekoen, kane qene te mira dhe pozitive. Ne nr.10 te gazetes, mesojme se, me 25 dhjetor, ne Gazino te Korces, ushtaret franceze dhane nje koncert, ku u mblodhen peseqind franga. Keto franga, u ndane per te varferite e qytetit. Kurse, me rastin e Vitit te Ri, Themistokli Germenji i dhuroi kolonelit, Dekoen, nje dyfek me cark dhe nje kobure, te lare me ar. Edhe me simbolike, ishte dhurata e grave te shoqerise “ Ylli i mengjesit. Ato kishin pergatitur per kolonelin, nje tapita te qendisur me dy patkonj te bashkuar, ne mes, flamuri shqiptar dhe ai francez, me fytyren e Skenderbeut.

Krahina “autonome” pati veprimtari edhe ne drejtime te tjera. Ne nr. 30 te gazetes, jepet lajmi, se posta po vepron. Por, meqenese markat e para te zena prej grekeve u sosen, u vendos qe te dalin marka te reja ( pulla). Dhe ato dolen. Ishin te bukura ne forme. Ne qender, shqiponja me dy krere, ne krye, fjala "Korce", ne te majte veteqeverisje, ne te djathte, 'Shqiperi dhe ne mes, vlefta e markes. Pak a shume, keto fjale ishin vene edhe ne monedhat e reja, qe u prene, njefrageshe e poshte. Ushtarit francez, i cili gdhendi klishene e monedhave, iu dhurua nje ore e florinjte.

Lajme, njoftime te ndryshme dhe urdhra te prefektit te policise, shohim edhe ne numrat e tjere te gazetes. Krahina "autonome" e Korces, u interesua dhe mori masa edhe per ruajtjen e pyjeve, per higjienen e pastertine, per cmimet, per furnizimin e popullit me drithe, e deri tek tabelat qe duhet te vinin tregtaret, ne dyqanet e tyre. Ne urdhrin Nr. 10, thuhet se, tregtaret duhet te rrezojne tabelat qe kane vene ne gjuhe te huaj dhe t'i shkruajne ato, ne gjuhen amtare. Francezet vendosen marredhenie te mira edhe me taboret e Sali Butkes dhe prijesit e tjere, te kesaj kazaje.

Por, Republika “autonome” e Korces, megjithe sukseset qe pati, nuk jetoi gjate. Qe kur u krijua, u prit ne menyre armiqesore dhe te ashper nga shovinistet greke dhe qeveria italiane. Veprimi i gjeneral Sarrait , komandant i Armates se Lindjes, kishte rene si bombe ne kancelarite e fuqive te medha, ndaj ato benin presion per shfuqizimin e protokollit te dates, 10 dhjetor. Si rezultat i ketyre presioneve, qendrimi i forcave franceze ndaj levizjes patriotike shqiptare, ne Korce dhe krahines “ autonome”, filloi te ndryshoje. Ata po ndiqnin, tashme dhe arrestonin, patriotet shqiptare. Ne keto kushte, gjenerali Sarrai, u detyrua te largonte nga Korca, kolonelin Dekoen, ne maj, te vitit 1917, megjithese e ngrinte lart veprimtarine e tij. Pas largimit te tij nga Korca, ngjarjet u zhvilluan me shpejtesi. Ne muajin nentor te ketij viti, elemente grekomane dhe bejlere te Korces , montuan fshehurazi, nje proces kunder Themistokli Germenjit, duke e akuzuar ate, per tradhti dhe agjent te austriakeve. Me shpejtesi te madhe, nje gjyq ushtarak i Armates se Lindjes, ne Selanik, e denoi ate me vdekje dhe e ekzekutoi, me 9 nentor 1917.

Pas kesaj, komanda franceze ne Korce, me 16 shkurt 1918, abrogoi protokollin e dates, 10 dhjetor, dhe krahinen e Korces, e mori drejtperdrejt nen administrimin e saj. Megjithekete, autoritetet ushtarake franceze, nuk guxuan te zhduknin te gjitha fitoret e arritura nga perpjekjet dhe lufta e patrioteve shqiptare. Ne krahine vazhdoi te ngrihej flamuri shqiptar, krahas atij francez, dhe shkollat qe u hapen, e vazhduan mesimdhenien.

Me mbarimin e Luftes se Pare Boterore, ne maj, te vitit 1920, forcat franceze u larguan nga Korca, duke marre fund keshtu edhe krahina “autonome” e Korces. Populli i kujton ata, si aleate ne ato caste te veshtira dhe krahinen “autonome”, si nje sukses te asaj periudhe, qe ndikoi drejtperdrejt, ne ruajtjen e teresise tokesore te atdheut tone, 92 vjet me pare. Ata u larguan, duke lane pas kujtimin e mire dhe varret e ushtareve franceze, ketu ne Korce, sikurse edhe liceun francez, qe edukoi per dekada te tera, brezat e rinj.                                                                                                                                                 

Pergatiti: Niko Kotherja