Ishte 10 dhjetori, i vitit 1916. Lufta e Pare Boterore ose Lufta e Madhe, sic thuhej shpesh, ishte ne zhvillim e siper. Shqiperia ishte bere shesh beteje, midis forcave nderluftuese. Ushtrite italiane dhe franceze, kishin zene Shqiperine e Jugut, kurse ushtrite austro–hungareze e bullgare, Shqiperine e Mesme. Ne Korce, ishin vendosur forcat pushtuese greke. Rreziku i copetimit dhe aneksimit te Shqiperise se Jugut, nga shovinistet greke, ishte i madh. Pikerisht ne kete periudhe kaq te veshtire, forcat patriotike ngriten popullin ne kembe, per t'i dale zot vendit. Ne krahinen e Korces, vepronin cetat e Themistokli Germenjit dhe Sali Butkes. Gjithashtu patriotet, vecanerisht Themistokli Germenji, duke perfituar nga rasti i shtrirjes se ushtrise franceze ne Korce dhe ne qarkun e saj, ngriten nje komision, dhe ne emer te popullsise se krahines, u kerkuan forcave franceze, largimin e grekeve nga Korca dhe ngritjen e nje administrate shqiptare.
Keshtu, autoritetet franceze te pushtimit, u ndodhen perballe nje levizjeje te fuqishme patriotike shqiptare, qe kerkonte me cdo kusht largimin e pushtuesve greke, nga Korca. Francezet ishin te interesuar te shuanin “vatrat e zjarrit” dhe te kishin siguri e qetesi, ne prapavijat e tyre. Per kete arsye, komandanti francez i zones se Korces, koloneli Dekoen, sipas udhezimeve te komandes se Armates se Lindjes, vendosi te largonte nga Korca, venizelistet greke dhe hyri ne bisedime me udheheqesit e levizjes shqiptare.
Ishte pikerisht, 10 dhjetori 1916. Sipas njoftimeve qe jep gazeta “Adriatiku”,e cila dilte asokohe ne Korce, por jo shume e njohur, ajo dite u kthye ne nje feste te vertete. Njerezit u mblodhen ne shkollen e Shen Gjergjit, qe ne oren 9:00 te mengjesit. Aty, vjen Themistokliu dhe paria e Korces. Ndersa perpara prefektures, ushtaret franceze, veshur me uniforme festive, qendronin per nder arme. Themistokliu u rrefeu njerezve shkakun e mbledhjes: - Do te deklarohet veteqeverisja e Shqiperise, - tha ai, - prandaj, duhet te kemi vellazeri e dashuri midis nesh. Foli gjithashtu, z. Vasil Kondi.
Me tej, komisioni prej katermbedhjete vetash, shtate te krishtere dhe shtate myslimane, u nisen per ne prefekture. Ne kete komision, qe mori persiper barren e kujdesjes per vendin dhe u paraqit perpara kolonelit, benin pjese: Rafail Adhami, Kostandin Nocka, Nikolla Vangjeli, Vasil Singjeli, Vasil Kondi, Llambro Mborja, Thimi Cale, Shaqir Shabani, Tefik Rushiti, Hysen Dishnica, Emin Rakipi, Qani Dishnica, Sali Babani dhe Haki Shemshedini. Aty i priti koloneli, Dekoen dhe oficere te tjere franceze, veshur me uniforma ushtarake dhe me grada. Dr. Haki Mborja i drejtohet komandantit francez e i tregon qellimin e ardhjes se tyre. Komandanti i priti me buzeqeshje, duke thene, se duhet bere protokoll. U be protokolli.
Sipas protokollit te 10 dhjetorit, qyteti i Korces, Bilishti, Kolonja, Opari dhe Gora, formonin nje krahine “autonome”, qe do te administrohej nga shqiptaret, nen mbrojtjen e autoriteteve franceze. Krahina do te administrohej nga nje keshill administrativ, i perbere prej katermbedhjete vetash, i cili do te kishte edhe xhandarmeri per te mbajtur rregullin. Gjuha zyrtare ne kerkesa, ankesa e kontrata, do te ishte shqipja dhe flamuri i Krahines “autonome”, ai shqiptar, me nje shirit te trengjyreshit francez. Si u bene keto biseda, te cilat u perkthyen nga dr. Noke, protokolli u firmos nga te dyja palet. Pastaj, Themistokliu doli ne ballkon dhe ngriti flamurin. Ushtria franceze i rrinte per nder flamurit, kurse populli therriste me gezim : - Rrofte Shqiperia !- Dikush kendonte e dikush hidhte valle. Entuziazem, nje dite e vertete festive ! Pasketaj, nen tingujt e muzikes, ushtaret parakaluan me armet ngjeshur. Themistokliu me shoket, hyne brenda, uruan njeri - tjetrin dhe u nisen per ne katundari. Dekoeni i percolli buzagaz, deri tek porta. Ne katundari, komisioni i kerkoi Themistokliut, te marre drejtimin e policise. Ai pranoi dhe pjesemarresit e uruan. Sekretar i pergjithshem u zgjodh, Petro Harizi.
Krahina “autonome” e Korces, pati rendesi te madhe dhe ishte sukses i shenuar, i forcave patriotike shqiptare. Ajo, megjithese pati autonomi te kufizuar, arriti te siguroje mjaft te drejta per popullin, te krijoje kushte qetesie dhe zhvillimi ekonomik, si dhe te paralizoje veprimtarine shoviniste greke, ne Shqiperine e Jugut.
Duke shfletuar me tej, gazeten "Adriatiku", njihemi hap pas hapi me veprimtarine e krahines "autonome" te Korces dhe arritjet e saj. Keshilli administrativ i krahines, ne te cilin, rolin kryesor e luante Themistokli Germenji, ndonese mbante detyren e prefektit te policise, hartoi mjaft rregullore per administraten publike, per financat, arsimin, policine, gjyqet, buxhetin, etj. Kujdes iu kushtua sidomos, zhvillimit ekonomik te krahines. Masa te rendesishme u moren edhe per arsimin. Shkollat greke u mbyllen, per t'u hapur gjashtedhjete shkolla fillore shqipe, gjithashtu edhe nje shkolle e mesme. Bashke me francezet, u arrit te ngrihet nje sistem i rregullt postar, te shtypen pulla te reja, si dhe monedha te krahines "autonome".
Marredheniet e Themistokliut dhe te funksionareve te tjere, te keshillit administrativ, me forcat franceze dhe sidomos, me kolonelin Dekoen, kane qene te mira dhe pozitive. Ne nr.10 te gazetes, mesojme se, me 25 dhjetor, ne Gazino te Korces, ushtaret franceze dhane nje koncert, ku u mblodhen peseqind franga. Keto franga, u ndane per te varferite e qytetit. Kurse, me rastin e Vitit te Ri, Themistokli Germenji i dhuroi kolonelit, Dekoen, nje dyfek me cark dhe nje kobure, te lare me ar. Edhe me simbolike, ishte dhurata e grave te shoqerise “ Ylli i mengjesit. Ato kishin pergatitur per kolonelin, nje tapita te qendisur me dy patkonj te bashkuar, ne mes, flamuri shqiptar dhe ai francez, me fytyren e Skenderbeut.
Krahina “autonome” pati veprimtari edhe ne drejtime te tjera. Ne nr. 30 te gazetes, jepet lajmi, se posta po vepron. Por, meqenese markat e para te zena prej grekeve u sosen, u vendos qe te dalin marka te reja ( pulla). Dhe ato dolen. Ishin te bukura ne forme. Ne qender, shqiponja me dy krere, ne krye, fjala "Korce", ne te majte veteqeverisje, ne te djathte, 'Shqiperi dhe ne mes, vlefta e markes. Pak a shume, keto fjale ishin vene edhe ne monedhat e reja, qe u prene, njefrageshe e poshte. Ushtarit francez, i cili gdhendi klishene e monedhave, iu dhurua nje ore e florinjte.
Lajme, njoftime te ndryshme dhe urdhra te prefektit te policise, shohim edhe ne numrat e tjere te gazetes. Krahina "autonome" e Korces, u interesua dhe mori masa edhe per ruajtjen e pyjeve, per higjienen e pastertine, per cmimet, per furnizimin e popullit me drithe, e deri tek tabelat qe duhet te vinin tregtaret, ne dyqanet e tyre. Ne urdhrin Nr. 10, thuhet se, tregtaret duhet te rrezojne tabelat qe kane vene ne gjuhe te huaj dhe t'i shkruajne ato, ne gjuhen amtare. Francezet vendosen marredhenie te mira edhe me taboret e Sali Butkes dhe prijesit e tjere, te kesaj kazaje.
Por, Republika “autonome” e Korces, megjithe sukseset qe pati, nuk jetoi gjate. Qe kur u krijua, u prit ne menyre armiqesore dhe te ashper nga shovinistet greke dhe qeveria italiane. Veprimi i gjeneral Sarrait , komandant i Armates se Lindjes, kishte rene si bombe ne kancelarite e fuqive te medha, ndaj ato benin presion per shfuqizimin e protokollit te dates, 10 dhjetor. Si rezultat i ketyre presioneve, qendrimi i forcave franceze ndaj levizjes patriotike shqiptare, ne Korce dhe krahines “ autonome”, filloi te ndryshoje. Ata po ndiqnin, tashme dhe arrestonin, patriotet shqiptare. Ne keto kushte, gjenerali Sarrai, u detyrua te largonte nga Korca, kolonelin Dekoen, ne maj, te vitit 1917, megjithese e ngrinte lart veprimtarine e tij. Pas largimit te tij nga Korca, ngjarjet u zhvilluan me shpejtesi. Ne muajin nentor te ketij viti, elemente grekomane dhe bejlere te Korces , montuan fshehurazi, nje proces kunder Themistokli Germenjit, duke e akuzuar ate, per tradhti dhe agjent te austriakeve. Me shpejtesi te madhe, nje gjyq ushtarak i Armates se Lindjes, ne Selanik, e denoi ate me vdekje dhe e ekzekutoi, me 9 nentor 1917.
Pas kesaj, komanda franceze ne Korce, me 16 shkurt 1918, abrogoi protokollin e dates, 10 dhjetor, dhe krahinen e Korces, e mori drejtperdrejt nen administrimin e saj. Megjithekete, autoritetet ushtarake franceze, nuk guxuan te zhduknin te gjitha fitoret e arritura nga perpjekjet dhe lufta e patrioteve shqiptare. Ne krahine vazhdoi te ngrihej flamuri shqiptar, krahas atij francez, dhe shkollat qe u hapen, e vazhduan mesimdhenien.
Me mbarimin e Luftes se Pare Boterore, ne maj, te vitit 1920, forcat franceze u larguan nga Korca, duke marre fund keshtu edhe krahina “autonome” e Korces. Populli i kujton ata, si aleate ne ato caste te veshtira dhe krahinen “autonome”, si nje sukses te asaj periudhe, qe ndikoi drejtperdrejt, ne ruajtjen e teresise tokesore te atdheut tone, 92 vjet me pare. Ata u larguan, duke lane pas kujtimin e mire dhe varret e ushtareve franceze, ketu ne Korce, sikurse edhe liceun francez, qe edukoi per dekada te tera, brezat e rinj.
Pergatiti: Niko Kotherja
0 σχόλια:
Post a Comment