07/08/2016

GJENOCIDI TURKO-OSMAN DHE QËNDRESA SHQIPTARE

Në kronikat osmane janë disa të vërteta të pohuara nga vetë osmanët. Tmerr gjaku, krime kolektive të përbindshme, shfarosje banorësh, prerje kokash e hedhje masive ne det, rrëmbimi i grave, vajzave e fëmijëve për ti dërguar në Turqi si skllevër dhe rrafshime qytetesh. Asnjë banor nuk mbeti i gjallë në qytetin kështjellë të Drishtit, Asnjë banor nuk shpëtoi pa ju pre koka në Lezhë, nuk mbeti asnjë banor arbër në Elbasan, kush shpëtoi prej shpatës turke iku nga sytë këmbët në male dhe tërë bregdeti shqiptar u shua në ekzistencë. Libri “Lufta Shqiptaro Turke në shekullin e XV”, burime e kronika osmane botuar në Tiranë në vitin 1968 në 400 faqe është një libër i madh tregon krime të përbindshme dhe gjenocidin që është bërë mbi shqiptarët. Ky libër është botuar nga Universiteti i Tiranës në kuadër të 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Një tjetër libër i madh për historinë tonë është “Historia Skënderbeut” e Marin Barletit i pandarë ky nga vepra tjetër e madhe “Rrethimi i Shkodrës”. Kur flasim për krimet turke ndaj shqiptarëve në histori, nuk ka pse dalin disa dhe bëjnë mbrojtjen e atyre krimeve, me kot lodhën të bëjnë avokatinë e vrasësve, se gjoja paskan vrarë se i ka urdhëruar sulltani. Perandoria Turke ishte një organizim i madh dhe vepronte si vepronte, përgjegjësia historike e krimeve nuk mund të anashkalohet për asnjë arsye, nuk ka alibi të krimeve ndaj popujve, as duke na thënë se kanë qenë ca vezirë e ca pashallarë me origjinë shqiptare e kjo të na konsiderohet bashkëpunim. Kështu thonë vetëm armiqtë e Shqipërisë, apo ndonjë qe është i ndërgjegjshëm se nuk ka gjak shqiptar në damar por gjak arab-turk, se të jemi të qartë, Turqia ka sjellë jo pak muhaxhirë në këto troje. Lexoni Faik Konicën për këtë. Vezirët nuk kanë shkuar si përfaqësues të shqiptarëve në Stamboll , madje edhe kanë harruar fare se nga kanë qenë, kanë qenë ushtarë të bindur të Turqisë dhe përfaqësojnë Turqinë e jo Shqipërinë në asnjë rrethanë. Se sa e deshën Turqit Shqipërinë e shqiptarët lexoni për masakrën e Monastirit më 26 gusht 1830, 185 vjet më parë, ku u vranë 500 krerë të Shqipërisë së jugut të thirrur ne festë e në besë, “besë sulltanësh” që kullojnë veç gjak. Pasi i vranë në të pa besë pra, u prenë kokat të cilat u dërguan në Stamboll ti shihte Sulltani dhe trupat i lanë në shesh të hapur për ti shqyer qentë. Këta janë pushtuesit me të cilët ne paskemi bashkë qeverisur perandorinë siç thotë një historian tashmë i rrjedhur sepse edhe në kohë të diktaturës bëri një libër duke e bërë Haxhi Qamil, turkoshakun që kërkonte të sillte sërish babë Sulltanin, një hero. Ndaj ju që ndjeheni më turq se turqit, mos u përpiqni të thoni gjëra që nuk guxojnë ti thonë as vetë turqit safi e jo më turq të sajuar si puna juaj. Gjenocidi turk mbi shqiptarët është një e vërtetë historike e pamohueshme. Shkatërrimet që ka bërë Turqia në Shqipëri nuk i ka bërë mbi asnjë popull tjetër në Evropë aq mizorisht, po krejt ngjashëm me Armenët 1909-1918. Gjenocidi më i madh që njihet në Evropë është shfarosja e shqiptarëve prej turqve pas vdekjes se Skënderbeut shekulli XV dhe ky gjenocid duhet të njihet botërisht dhe të dënohet. Është e nevojshme të sqarojmë edhe disa lojë fjalësh që bëjnë mbrojtësit e zellshëm të Turqisë duke e konsideruar se nuk ka asnjë lidhje me Turqinë historike që këta e mbiquajnë osmane. Vetë turqit në të gjitha analet e veta thonë Perandoria Turke, dhe Europa po ashtu e cilësonte. Myslimanët shqiptarë, Stambolli i konsideronte turq dhe jo osmanë…. Varianti me perandori osmane doli si një alibi për të heq qafe përgjegjësinë historike të krimeve të përbindshme, se gjoja i kanë bërë osmanet dhe nuk i kanë bërë turqit. Alibi mjerane. Veç të lexoni krimet e përbindshme turke mbi shqiptaret. Jo vetëm ne vrasjet e përditshme por vetë Sulltani kishte ndërmarrë dy fushata të mëdha për shfarosjen e “racës së keqe të shqiptarëve” kur njerëz me të pistë se hordhitë e Anadollit nuk kish parë historia e Evropës. Në këto fushata vranë çfarë gjetën, gratë e fëmijët i dërguan në Stamboll si robër, një e pesta e femrave i dërgohej Sulltanit mizor ndërsa katër të pestat i merrnin ushtarët dhe i përdhunonin. Vetë historiani turq përshkruan se si e shkretuan qytetet shqiptare pas dorëzimit dhe si i vranë të gjithë shqiptarët qe arrinin ti kapnin. Shqipëria u kthye ne një thertore. Historianet turq i pohonin vetë ato masakra dhe shkruanin se shqiptarët, vajza e djem ishin të bukur si yje. Pra sot nuk kemi asnjë dokument asnjë artefakt nga kohë e Gjergj Kastriotit sepse turqit shkretuan gjithçka, madje mbasi e nëpër qytete nuk mbeti asnjë shqiptar i gjallë, shkruajnë kronikanët, prunë popullsi myslimane nga Anadolli. Ndaj na dalin aty këtu ca kopilë Anadolli që i dhunojnë edhe shtatoret e Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës në Tiranë e Mitrovicë. Është krejt e arsyeshme të mendohet se, siç përshkruajnë kronikanët e asaj kohe, këta marrokë-harrokë janë pjella të hordhive pushtuese dhe nuk e ndjejnë veten aspak shqiptar. Tani se si në Kosovë shkojnë e i bëjnë lutje për shpirtin katrani të zi si Sulltan Murati, këtë veç mendjet e mykura të njerëzve të ngecur në errësirën mesjetare mund ta dinë. Po le të lexojmë dëshmitë historike: “Për të pafetë meshkuj të rritur u dha urdhri që ti jepeshin belikut. Për këtë arsye në çdo qendër kalimi sillnin kolona robërish të lidhur me zinxhirë, i kalonin para padishahut ngadhënjimtar dhe aty të rinjtë dhe pleqtë i kaluan në shpatë dhe i copëtuan. Pati raste kur ranë në shpatë tremijë, katërmijë, dhe shtatëmijë të pafe. Luginat e thella për shkak të kufomave morën pamjen e kodrave. Gjaku rridhte në fushat e gjëra si lumi Amur-Darja”. Këtë histori e ka shkruar Tursun Beu (“Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV”, Burime Osmane faqe 100-101 . Ai ishte historian i Sulltanit Mehmetit II, i cili ishte pjesëmarrës gjatë pushtimit të Shqipërisë. Kronikani Kemal Pashë-Zade shkruan, se: “Me urdhër të Padishahut u vra pa mëshirë, cilido që u zu gjallë, vendi u plaçkit tmerrësisht, gratë dhe fëmijët u morën robër. Dhe vazhdon me vargje: I theri të panënshtruarit e atyre kryengritjeve, ua bëri ushqim ujqërve dhe shpezëve kufomat e tyre, s’mbeti grua e fëmijë, të gjithë u bënë robër.” po aty f.194. Kevami, shkronjës i Sulltan Mehmetit te II dhe Bajazitit të II shkroi rreth vitit 1489, mjaft të dhëna që përputhen edhe me ato çfarë shkruante edhe Marin Barleti. “Disa mijëra të pafe i gjuajtën, i kapën dhe i prunë përpara sulltanit të botës. Padishahu i botës , disave prej tyre ua preu kokat, ndërsa disa të tjerë i cau në dysh. . të gjithë të tjerët urdhëroi dhe i shkuan në shpatë para tij. Po aty f.112 Kronisti bizantin i kalif Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, që e vëzhgoi së afërmi këtë luftë, thotë, se: “Shqiptarët preferonin më mirë vdekjen, se sa të binin në duart e turqve. Disa Ilirianë, duke parë se ndiqeshin nga turqit dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t’u strehuar, u hodhën poshtë që nga shkëmbinjtë, në hapësirën e përrenjve dhe u vranë.” I zemëruar për disfatën, kalifi Fatih u largua nga Kruja. Gjatë rrugës prej Elbasanit në Dibër, ai rrethon qytetin e Çidhnës, afër Drinit, ku janë strehuar rreth 20.000 gra, pleq e fëmijë, të larguar nga krahinat fushore për t’i shpëtuar masakrave islamike. Nën thirrjet “Vdekje shqiptarëve!” dhe “Allahu Akbar!” osmano-islamikët sulmojnë qytetin. Pasi e pushtojnë atë, kalifi islamik Fatihu i masakron të gjithë barbarisht ” Vetëm në këtë qytet humbën 20.000 mijë shpirtra të pafajshëm. Shkodër. Viti 1478. Kështjella e Shkodrës rrethohet nga ushtritë osmane. Turqit sulmojnë pareshtur por mbrojtësit nuk dorëzohen dhe i zmbrapsin me sukses sulmet e barbarëve. Sulltan Mehmet Fatihu që e drejtonte vetë fushatën, vendos zbatimin e një tjetër taktike për të terrorizuar mbrojtësit e qytetit. Ai sulmon dhe pushton kështjellat Zhabjakut, Drishtit. Pasi i rrafshon ato, banorët e marrë robër i sjell përpara mureve të Shkodrës. Disa mijëra gra, burra, pleq e fëmijë masakrohen në mënyrën më mizore pranë mureve të kështjellës. Me këto skena makabre, Sulltan Mehmet Fatihu, ka si qëllim të ligështojë mbrojtësit e kështjellës, dhe t’i detyrojë ato të dorëzohen. Kjo taktikë dështon. Kështjellarët e Shkodrës nuk epeshin. Më vonë qyteti dorëzohet sipas një traktati midis Venedikut dhe sulltanit. Banorët e qytetit largohen drejt Italisë, dhe në vend të tyre sulltani e popullon qytetin me turko-arabë të ardhur nga Anadolli, Afrika Veriore dhe Azia Qendrore. Në përshkrimin e skenave makabër që bënë turqit në Lezhë e Shëngjin kronisti turk Idriz Bitlisi shkruan rreth vitit 1502 “Kokat e këtyre keqbërësve, të prera që në zverk nga shpatat dhe që ishin si pjeprit e kopshtit të sheshit të luftës, notonin në sipërfaqen e ujit si kunguj. Trupat e tyre të brishtë lëviznin si flluska uji dhe sa herë që dallga i prekte si një shpatë…” Muhamet Muhjiu shkruan rreth vitit 1478 në pushtimin e Krujës: “Ah botë plot vuajtje dhe rënkime! Vaj! Thirrjet që nga krahërorët e tyre të dërrmuar arritën deri tek tavani i Saturnit. Gjithsejtë rreth pesëmijë të pafe, që ishte secili një djall nafthëdhës dhe vetëtimlëshues, u bënë kështu pre e shpatës së mprehtë dhe qoke e shigjetës goditëse. Kafkat e këtyre do të jenë për shumë vjet ushqim për shpezët e këtyre viseve. Në këtë mënyrë u arrit fitorja; thyerja e të pafeve dhe shfarosja e armiqve. Turma e luftëtarëve u kënaq dhe u gëzua me plaçkë të shumëllojshme dhe të panumërt. Ata që mbetën nga armiku, gratë dhe fëmijët, i vunë në pranga poshtëruese të robërimit dhe i lidhen me zinxhirët e mjerimit. Pastaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i kambanave dhe prishja e ligjeve…” Tërë këto travaje i ka hequr populli ynë. Ishim trashëgimtarët e Ilirëve, me troje që nga Danubi e deri pranë brigjeve të Peloponezit, historia u tregua e ashpër, kaluan shumë pushtues njeri me i egër se tjetri në këto troje. Aq shumë e mizorisht na vranë për të na shfarosur, sa popullsia erdhi gjithnjë duke u rrudhur e duke u zhdukur deri sa mbetëm në një pëllëmbë tokë në brigjet e Adriatikut. Këto janë të vërteta që nuk mund ti harrojmë. Konjukturat e sotme, marrëdhëniet e mira dhe paqësore, dëshira për mirëkuptim me të tjerët, qofshin dhe partnerë strategjikë, nuk duhet të na pengojë apo ndalojë që ta shkruajmë historinë ashtu siç ka ndodhur, se në fund të fundit është histori, është dinjitet dhe identitet, është mësim për të mbijetuar si komb dhe për të fituar atë çfarë e kemi humbur në histori, bashkimin kombëtar. Më poshtë po sjellim një kronologji ngjarjesh gjatë viteve 1385-1912 të rezistencës shqiptare kundër pushtuesve turq nga libri “Studime dhe tekste historike” i albanologut të shquar italian Prof. At Zef Valentini, Plejad, Tiranë 2010, f.129-136: 1423, Shqiptarët e Moresë çohen në kryengritje kundër turqëve. 1432, kryengritja antiturke e udhëhequr nga Topi Golemi. 1434, kryengritja antiturke e udhehëqur nga Gjergj Arianiti. 1443-1468, epopeja e Gjergj Kastriotit në luftërat antiturke. 1481, pas vdekjes së Sulltan Mehmetit II mbarë Arbëria ngrihet në kryengritje. 1488, kryengritja e udhëhequr nga Gjon Kastrioti, djali i Gjergj Kastrioti. 1497, kryengritje antuturke me ndihmën e Venedikut. 1536, shqiptarët çohen në kryengritje të ndihmuar nga Papa, Venediku e Perandori. 1570-1571, kryengritja shqiptare kundër turqve në prag të shpërthimit të betejës së Lepantos. Ibrahim Begolli, sundimtari i Pejës çohet peshë kundra turqve. 1580, kryengritje antiturke. Shqiptarët shkojnë edhe në ndihmë të Princit Mihail të Rumanisë. 1593-1596, kryengritje të mëdha antiturke në Shqipëri. 1596, kryengritja antiturke e himariotëve. 1611-1624, Kelmendasit ngrihen në kryengritje antiturke. 1668, kryengritje e madhe antiturke në Kosovë. 1699, Ulqini, Tivari e Kelmendi çohen në luftë kundra turqve. Shekulli XVIII, Shqipëria është një vatër kryengritjesh të pandërprera 1737, ushtria austriake hyn në Kosovë, popullsia shqiptare çohet në luftë kundra turqve. 1740-1830, kryengritje të pandërprera antiturke nga shqiptarët. 1786, Mahmut Bushatlliu thyen ushtrinë turke të nisur kundër tij. 1833, kryengritje në Shqipërinë e Jugut dhe të Veriut kundra reformave të Tanzimatit. 1835-1836, kryengritja e shkodranëve dhe malësorëve kundër sundimtarit turk, Osman Pasha. 1837, kryengritje antiturke në Shqipërinë e Jugut e udhëhequr nga Ali Bej Frakulla. 1839, kryengritje shqiptarëve në Prizren që e detyrojnë sundimtarin turk, Ismet Pashën të largohet. 1843, kryengritje shqiptare në Shkup, Prishtinë e Tetovë. 1845, kryengritje shqiptare në Gjakovë. 1846, kryengritje në Shqipërinë e Jugut, sidomos në Berat e Gjirokastër. 1849, kryengritja antiturke e malësorëve. 1852, Malësorët çohen përsëri në kryengritje. 1864, Banorët e Gjakovës çohen peshë kundër reformave të shpalluna nga Sulltani. 1870, Një Batalion elite me shqiptarë në krah të Caresësh Ruse, kundër Perandorisë Osmane. 1874, kryengritja e Kurveleshit, Labërisë dhe Çamërisë. 1875, Dibra çohet peshë e rrënon kalanë turke të vendit. 1893, kryengritje e shqiptarëve kundër turqve. 1903, Gjakova çohet peshë kundra turqve. Vrasja e konsullit rus në Mitrovicë. 1904, lëvizje për pavarësi në Shqipërinë e Jugut. 1909, kryengritja kundër turqve të rinj. 1911, kryengritja e malësorëve në Shqipërinë e Veriut. 1912, kryengritja e Përgjithshme në Kosovë.


Marë nga Gazeta:  Shqiperiaebashkuar.al

31/07/2016

Ky rrëfim, i vitit 1470, është më i hershmi që ka bërë ndonjë shqiptar, për gjendjen e vendit të tij

Pjesa më e madhe e Shqipërisë qendrore ishte nën kontrollin e venedikasve, përpara pushtimit otoman të shekullit të pesëmbëdhjetë. Fushatat ushtarake otomane të viteve 1466 dhe 1467 shkatërruan pjesën më të madhe të vendit. Ishte politika e sulltanit që të boshatiste vendin nga banorët vendas, nëse ata bënin rezistencë. Fior Jonima nga Shkodra, pinjoll i familjes së famshme shqiptare Jonima, që zotëronte pjesën më të madhe të tokave mes lumenjve Mat dhe Ishëm, i shkruajti këtë përgjigje autoriteteve venedikase të taksave, të cilat i kërkonin përse vallë vinin kaq pak të ardhura nga Shqipëria. Kronologjia e shkurtër e kataklizmave që Jonima përshkruan në këtë rrëfim, tregon se në atë kohë, Shqipëria ishte një tokë e rrënuar. Eshtë rrëfimi personal më i hershëm që ka dhënë ndonjë shqiptar, në lidhje me gjendjen e vendit të tij.
“Unë, Fjor Jonima, qytetar i Scutarit (Shkodrës) dhe në këto momente ambasador i këtij komuniteti, u pyeta, me urdhër të Lordit të Madhërishëm Administrator i të Ardhurave, se çfarë dija në lidhje me bëmat e turqve në këtë pjesë të Shqipërisë, për vitet 1466 dhe 1467.
Mund të deklaroj se në fundin e prillit 1466, Turku i Madh erdhi në këtë vend personalisht dhë dërgoi përpara kapitenin e tij, i cili siguroi vendin dhe e plaçkiti. Ai grabiti shumë kafshë dhe rrëmbeu shumë njerëz.
Kur u largua, Ballabani arriti të rrethojë Croian (Krujën). Ai gjithashtu grabiti dhe plaçkiti qytetet e Signorias, dhe rrëmbeu shumë njerëz.
Pak kohë më vonë, erdhi Sinan Beu, i cili solli edhe më shumë rrënim e shkatërrim. Ai kishte rrëmbeu kafshë dhe nejrëz dhe i vuri flakën vendit.
Pas kësaj erdhi Vojvodi i Serbisë, i quajtur Amur Beu, i cili shkaktoi shkatërrim të madh. Jo vetëm që grabiti një numër shumë të madh kafshësh, por edhe ai i vuri flakën vendit dhe rrëmbeu shumë njerëz.
Më pas erdhi Progon Dukagjini, i cili gjithashtu grabiti dhe i vuri zjarrin gjithçkaje që la pas.
Turku i Madh u rikthye në këtë vend në vitin 1467 dhe dërgoi Pashanë e Romanias (Rumelisë) me një ushtri të madhe për ta nënshtruar. Ai grabiti, plaçkiti, dhe mori me vete një numër të pafund njerëzish. Kur kish mbaruar me grabitjet dhe plaçkitjet, ai vazhdoi në rajonin e Scutarit, ku u përplas me njerëzit. Më në fund, arriti të hyjë në qytet brenda kështjellës, të cilën e grabiti dhe plaçkiti.
Më pas erdhi një vojvod i quajtur Feriz Beu, i cili gjithashtu grabiti dhe plaçkiti.
Më pas erdhi Nikolla Dukagjini, që grabiti, plaçkiti dhe rrëmbeu shumë njerëz.
Pas kësaj, Vojvodi i Serbisë erdhi për herë të dytë për të vjedhur, plaçkitur dhe rrëmbyer më shumë njerëz.
Më pas erdhi Vojvodi i Dibrës, që grabiti, plaçkiti dhe rrëmbeu shumë njerëz.
Si përfundim, unë mund të them së në periudhën në fjalë, ky vend u kthye në një tokë të shkretë. Kështu ka mbetur deri sot. Kanë ikur jo vetëm vendbanimet, por edhe njerëzit, me përjashtim të atyre pak fshatrave që janë rindërtuar. Kështu që, do të ishte e nevojshme që të burgosurit, të cilët janë dënuar ose ndaluar, të falen dhe të rikthehen në këtë vend për ta ripopulluar atë.
28 Dhjetor 1470
[Nga Arkivi i Shtetit të Venecias, ribotuar në librin e  Oliver Jens Schmitt: “Das venezianische Albanien (1392-1479)”, Mynih 2001]

Marë nga Gazeta   bota.al

29/05/2016

GJERGJ KASTRATI(KASTRIOTI), SKËNDERBEU sipas PRIFTIT FRANCEZ At NICOLAS CAUSSIN

Prifti, At Nicolas Caussin, ka lindur në vitin 1583 në qytetin francez të Troyes. Ndërroi jetë në 1651. Dy vite më vonë, në 1653, u publikua libri i tij me titullin « Oborri i shenjtë i At Nicolas Caussin », me një volum prej 748 faqesh. Në këtë libër gjejmë shkrimin i tij të shkurtër, por tepër interesant, për heroin tonë kombëtar, princin e Matit dhe mbretin e Shqiptarëve, Gjergj Kastriotin, Skënderbeun. Shkrimi titullohet : « Georges Castriot ». Rikthimi i tij në shqip ishte disi i vështirë, sepse është shkruajtur në frengjishten e vjetër. Si fillim, më është dashur ta risjell atë në frengjishten e tanishme, dhe në vijim ta përshtas në gjuhën tonë. Jam munduar tu qëndroj besnik fjalëve të autorit, megjithëse nuk ishte një mision tepër i lehtë, por mundi ia vlen për vepra të tilla, të cilat janë të rralla dhe me rëndësi kombëtare. Kush ishte Gjergj Kastrioti ? Ja rrëfimi i At Nikollas për heroin tonë : Fillimet e Gjergj Kastriotit Shoh në Kastriotin, dikë më të madh se Leonidasi dhe Themistokli, shoh Pirron, shoh Aleksandrin e Madh, edhe pse armiqtë e tij ishin më të fortë sesa ata të Maqedonasit, pra guximi i tij nuk duhet nënvleftësuar. Ai ishte ushtar para se të bëhej burrë, dhe natyrshëm u gjet me shpatë në dorë dhe kurajo në zemër. I madh, me një fytyrë magjepse, i fuqishëm dhe i shëndetshëm, sytë e tij kompozoheshin mes ylberit dhe rrufesë, duart e tij qenë krijuar për të mbajtur shkëndijat e rrufesë, këmbët e tij nuk ngjasonin me asnjeri, të gjitha këto tipare paralajmëronin famën (suksesin) e tij. Si Shqiponjë e vogël, filloj që në fëmijëri të luajë me rrufetë. Këtij Herkuli iu desht të fillojë dhe tu marrë frymën gjarpërinjëve të djepit të tij, iu desht të ushqehej në mes të armiqëve dhe të luftojë që i mitur kundra të rriturve. I ati, Gjon Kastrioti, i cili kishte pak forca dhe shumë fatkeqësi, u detyrua ta dërgojë peng dhe të rritet tek Turqit e Muratit. Pallati sulltanor i imponoj emrin Skënderbe, që është ai i Aleksandrit, emër i cili i solli mbarësi dhe e respektoj me plot fjalën. U trajnua në të gjitha ushtrimet e milicisë së akademisë Turke, ku ia arriti me forcë, aftësi, e miratim, dhe ku secili e shikonte atë si një mbështetës të veçantë të Perandorisë së Muhamedit. Por ai, në zemër kishtë gjithmonë Jezusin, mendonte gjithmonë të gjente mënyra për tu shkëputur nga Perandoria. Në brendësi të shpirtit të tij, kishte një flakë, e cila e përvëlonte për zellin që kishte për të rimëkëmbur altarët e krishterëve të vrarë dhe të shkatërronte Shtetin e osmanllinjëve.
Dyshimet dhe kurthet e Sulltan Muratit Sulltan Murati filloj të kishte frikë nga skllavi i tij, dhe pati frikë të ushqejë në Pallatin e tij një luan që një ditë do të ishte i aftë ti tregonte dhëmbët. Në beteja të ndryshme, tentoj ta fuste në kurth për ta zhdukur duke përfituar nga guximi i pafundëm i Skënderbeut. Një « scythe » (banorë i lashtë i Azisë qëndrore) kishte ardhur në oborrin e Muratit për tu ndeshur në një kafaz të mbyllur me rivalë të tjerë për jetë a vdekje. Fitoj duele të shumta dhe kishte besim të tepërt në forcën e tij. Secili rrotull kishte frikë kur guximtari Kastriot u ndesh me të, por ai i drodhi qafën me një dorë, dhe e vrau me tjetrën. Ata që nuk u mërzitën e duartrokitën. Meqë ky duel i doli huq Muratit, ai gjeti një rast tjetër nëpërmjet një kalorësi persian, i cili kërkonte me ngulm të bëntë duel me heshtë (shtizë). Ishte një burrë që e njihte mirë këtë profesion, i cili lëvizte nëpër qytete dhe provinca, ku kërkonte përballje me kundërshtarë për tu përmirësuar dhe rritur reputacionin e tij. Duhej një David për këtë Goliat, Aleksandri ynë i ri, vrapon drejt tij si një shqiponjë, e tërheq zvarrë dhe e shtrin për tokë persianin, i cili villte shpirt e gjak. Por Murati, i cili luante personazhin e Saulit (mbretit të parë të izraelitëve), nuk reshti kurrë së gjeturi raste të tjera për të ushtruar Davidin e tij. Në luftë, i dha punë nga më të ndryshmet, por Skënderbeu korrte gjithmonë sukses, transformonte në trofe të gjitha çështjet që mund të shkaktonin rrënimin të tij dhe kthehej i gjallë nga goja e luanëve. Ngjitja e Gjergj Kastriotit, rënia e Sulltan Muratit Sulltan tradhëtari i thurte fjalë (lavde) të bukura Skënderbeut…I premtonte se do ti dorëzonte Shtetet (Tokat) pas vdekjes së babait, por ditën e fundit të jetës së Gjon Kastriotit, fjalë e tij dëshmuan se ishin mashtrime dhe premtimet i mori era. Skënderbeut i kishte sosur durimi dhe vendosi të marrë Mbretërinë e Shqipërisë me një lojë taktike delikate. Lajmi bujshëm shkon në Pallatin e Sulltanit, dhe të gjitha qëllimet e Muratit ishin hakmarrja. Hali Bassa (Ali ose Halit Pasha) dërgohet me 40 mijë ushtarë për ti dhënë fund kësaj situate. Por të gjithë trupat e tij u shpartalluan dhe nuk u mbeti asgjë për tu krenuar, përveçse ndoshta humbja ndaj Kastriot trimit… Çfarë mund të themi më shumë për madhështinë e Skënderbeut ? Fytyra tiranike dhe e ashpër e sulltanit, e cila pati qenë e tillë gjatë gjithë jetës së tij, u zbut dhe mori shenjat e një lutësi. Ai kërkoj paqen, por ia refuzuan, kërkoj një marrëveshje por e përçmuan. Arrogant, i ndjerë i provokuar, erdhi me 200 mijë ushtarë në Krujë, në kryeqytetin e Kastriot guximtarit (Sulltani dështoi plotësisht). Ai që kishte jetuar me lavdi, vdiq nga trishtimi i poshtërimit të tij dhe mori me vete në botën tjetër pafuqinë dhe dëshirën e përjetshme të hakmarrjes. Mehmeti, djali i tij, terrori i Universit, i cili rrëzoi dy Perandori, pushtoj 200 qytete, vrau 20 million njerëz, erdhi dhe dështoi po në këtë vend shkëmbor. A ishte e nevojshme gjithë kjo gjakderdhje për të shkruajtur mbi trofetë e Kastriotit titullin i Pamposhtur ?
Homazh për kontributin e Gjergj Kastriotit Kush do ta kishte besuar së një njeri i vdekshëm do të arrinte deri në këtë pikë ? Sigurisht, duhet pranuar se ai e huazoj emrin e tij tek Zoti për të gjitha këto, dhe anasjelltas Zoti i huazoj krahun e tij. Thuhet për të që nuk refuzoi kurrë një betejë, kurrë nuk e ktheu shpinën, kurrë nuk u plagos, përveçse një herë fare lehtë. Ai ka vrarë dy mijë barbarë me dorën (shpatën) e tij. Mehmeti, djali i Muratit, dëshironte të prekte këtë shpatë të cilën Skënderbeu përdorte, e admiroj atë edhe pse ishte e larë me gjak turqsh. Atij i ra në dorë shpata e çelikut, por kurrë krahu që e përdorte. O Kastriot trimi, në qoftë se katolikët mundën të shpëtonin nga tirania e Sulltanëve, kjo mund të ndodhte falë teje. Duhet pohuar që plagët tona ishin të pashërueshme, dhe përçarjet mes nesh na penguan ti sillnim ndihmë dorës tënde hyjnore. Ethet të morën jetën në qytetin e Lezhës…Pasi jetove si Komandanti më i admiruar, ti vdiqe si një fetar i vërtetë, duke prekur të gjithë zemrat e atyre që tu përkushtuan me shumë ndjeshmëri… Dhe tani, ti nuk ke nevojë që të të gjejmë varrin, sepse memorja jote ka gjetur po aq monumente sa ka zemra ndër shekuj.

Shkruajtur nga ; Aurenc Bebja, Francë – 26 maj 2016
Marrë nga Gazeta ''Dita''

06/05/2016

6 MAJ - DITËLINDJA E SKËNDERBEUT

PERKUJTIMORE
ME RASTIN E 611 VJETORIT TE LINDJES SE HEROIT TONE KOMBETAR

Skënderbeu ose Skënderbej (nga Turqisht osmanlli: İskender Bey; emri i vërtetë: Gjergj Kastrioti Skënderbeu) lindi më 6 Maj të vitit 1405 dhe vdiq më 17 Janar të vitit 1468. Është Heroi Kombëtar i shqiptarëve, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve.
Biografia
Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Diber. U mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.
Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskënder (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.
Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.
Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.
Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare.
Epoka e Skënderbeut në veprat e autorëve shqiptarë
Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.
Ishte Dhimiter Frângu (dhe jo Dhimiter Frëngu) qe shkroi i pari jetën e Skënderbeut, realisht si u zhvillua, sepse Frângu ishte bashkëshoqërues i gjithë jetës dhe luftërave të Skënderbeut, arkëtar e shoqërues në udhëtimet e Princit Shqiptar, ndrysh nga Marin Barleti ku ka edhe trillime. Shkrimet latinisht të Frângut të vitit 1480, 12 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, mjerisht u përvetësuan nga të tjerë, dhe përkthimi dhe botimi i saj italisht u bë më vonë, pas vdekjes së Frângut. Patjetër se vepra e Barletit qe u botua latinisht ne fillim të shek të XVI (1504) kushtuar luftës heroike të arbërve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës) pati jehonë të madhe. Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi italisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barletit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV, kur nuk ishte zbuluar e njohur vepra e Dhimiter Frângut. Periudha e Skënderbeut u përjetësua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Siç e thame një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frângu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut.
Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu - Hero Kombëtar
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (6 maj 1405- 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.
Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.
Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.
Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.
Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojshme, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës. Ndër autorët shqiptarë janë Marin Barleti, Fan Noli, Sabri Godo, Fatos Daci.
Legjenda
Në një rast Ballaban Pasha i dërgoi Skënderbeut një dhuratë: katër kuaj arab së bashku me një pajisje të shkëlqyer për të nderuar Skënderbeut si një komandant, ndërsa Skënderbeu si përgjigje ìa kthen me një dhuratë të e përbërë nga një shkop bariu dhe një gunë, duke i dhënë të kuptoj Ballaban pashës se do të kishte qenë më shumë i nderuar të ishte një bari i thjeshtë në fshatin e tij, sesa të tradhtonte vendin e tij.
Legjenda
-Në një rast Ballaban Pasha i dërgoi Skënderbeut një dhuratë: katër kuaj arab së bashku me një pajisje të shkëlqyer për të nderuar Skënderbeut si një komandant, ndërsa Skënderbeu si përgjigje ìa kthen me një dhuratë të e përbërë nga një shkop bariu dhe një gunë, duke i dhënë të kuptoj Ballaban pashës se do të kishte qenë më shumë i nderuar të ishte një bari i thjeshtë në fshatin e tij, sesa të tradhtonte vendin e tij.
-Për popullin shqiptar Skënderbeu bënte mrekulli me shpatën e tij. Ishte menduar se duheshin tre burra të ngrinin shpatën e tij dhe se ai mund të copëtonte shkëmbinj ose shponte male me të. Në një ngjarje tjetër popullore është thënë gjatë negociatave për paqe se Sulltan Mehmedi i II, që kishte dëgjuar për shpatën e Skënderbeut i kërkoi atë si një nder Skënderbeut. Skënderbeu pranoi dhe dërgoi shpatën e tij si një dhuratë për sulltanin. Njerëzit e Skënderbeut pas dëgjimit të lajmeve ishin të shqetësuar. Ata i dolën Skënderbeut në lidhje me frikën e tyre se ai i dorëzoi shpatën e tij legjendare, por Skënderbeu qeshi dhe u përgjigj se ai i dorëzoi shpatën e tij, por jo krahun e tij.
-Gjatë një betejë të furishme kundër turqve që zgjati përtej muzgut, Skënderbeu urdhëroi disa nga ushtarët e tij të gjenin një tufë me dhi, e u lidhën pishtarë të ndezur brirëve të tyre dhe dërgohen në drejtim të rreshtave të ushtarëve turq gjatë natës. Turqit besuan se u sulmuan nga trupa të shumta shqiptare dhe u larguan me mendimin se u mundën që në numër. Për shërbimin e rëndësishëm të marrë nga ana e këtyre kafshëve, heroin ynë vendosi të përvetësojë imazhin e kafshës si emblemë të tijën, në përkrenaren e tij.
-Skënderbeu në shtrat të vdekjes së tij urdhëroi djalin e tij për t'i shpëtuar hakmarrjes turke të largoheshin për në Itali, tha se sa më shpejt të zbarkojë në ranishte të gjente një pemë ku të lidhë kalin e tij dhe shpatën e tij, dhe sa herë që të frynte era turqit të dëgjonin shpatën e tij në ajër dhe hingëllimën e kalit të tij dhe nga frika se nuk do t'a ndiqnin.
-Me të përhapur lajmin e vdekjes së Skënderbeut, Turqit vendosën të sulmonin forcat shqiptare sa më shpejt që të përfitonin nga morali i ulët që ngjarja kishte prodhuar. Komandantët shqiptar vendosën të përdornin një dredhi të pazakontë: morën nga shtrati i vdekjes trupin e pajetë të kreut të tyre dhe e hypën mbi kalin e tij, nxitur në luftë me të gjithë ushtrinë e tij prapa. Turqit, u ndien të mashtruar me lajmin e rremë rreth vdekjes së tij dhe u tërhoqën.
Vepra për Skënderbeun pikturë, letërsi, muzikë
Skënderbeu mblodhi mjaft reputacion një postum në Evropën Perëndimore në shekujt e 16 dhe 17. Me shumë e Ballkanit nën sundimin otoman dhe me turqit në portat e Vjenës në 1683, asgjë nuk mund të ketë lexues të mahnitur në Perëndim më tepër se një përrallë plot aksion e rezistencës heroike të krishterë për të "një luzmë mysliman".
Libra mbi princin shqiptar filluan të shfaqen në Evropën Perëndimore në fillim të shekullit 16. Një nga më të hershme të këtyre historive që kanë qarkulluar në Evropën Perëndimore në lidhje me veprat heroike e Skënderbeut ishte Historia de Vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis (ca Romë. 1508-1510), botoi një katër dekada vetëm pas vdekjes së Skënderbeut. Kjo Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut, Princi i Epirote është shkruar nga historiani shqiptar Scodrensis Marinus Barletit, i njohur në gjuhën shqipe si Marin Barleti, të cilët pas përjetuar pushtimin turk të Shkodrës tij të lindjes nga eksperienca personale, u vendos në Padua ku ai u bë rektor i kishës famullitare të Shën Stefan. Barleti dedikon punën e tij për të Donferrante Kastrioti, (nip i Skënderbeut), dhe të pasardhësve. Libri është botuar së pari në latinisht.
Në shekujt e gjashtëmbëdhjetë dhe të shtatëmbëdhjetë libri Barleti ishte përkthyer në një numër të versioneve të gjuhëve të huaja : në gjuhën gjermane të Johan Pincianus (1533), në italisht nga Pietro Rocca (1554, 1560), në portugalisht nga Francisco D'Andrade (1567), në Polonisht nga Ciprian Bazylik (1569), në frëngjisht nga Jaques De Lavardin, zot feodal Plessis du-Bourrot (frëngjisht: Histoire de Georges Castriot Surnomé Skenderbeu, Roy d'Albanie, 1576), dhe në spanjisht nga Juan Ochoa de la Salde (1582) . Versioni në anglisht ishte një përkthim nga një frëngjisht nga De Lavardin dhe të bëra nga një Zoterinj Zachary Jones. Ajo është botuar në fund të shekullit 16, nën titullin, Historiku i George Castriot, i mbiquajtur Skenderbej, Mbret i Albinie ; përmbajnë Actes famshme të tij, Deedes Fisnik e tij e Armës dhe fitoret paharrueshëm kundër Turkes për Besimi i Krishtit. Gibbon nuk ishte i pari që e vënë re se Barleti është nganjëherë i pasaktë në favor të heroit të tij, për shembull, Barleti pohon se Sulltani i kishte ngordhur nga sëmundja nën muret e Krujës. Portreti i Skenderbeut, ca. Biografia e 1648. Kastrioti 's ishte shkruar edhe nga Franciscus Blancus, një peshkop katolik i lindur në Shqipëri. Libri i tij "Georgius Castriotus, Epirensis vulgo Scanderbegh, Epirotarum Princeps Fortissimus" është botuar në latinisht në vitin 1636.
Voltaire nis kapitullin e tij "Marrja e Konstandinopojës" me frazën : "Sikur Perandoret grek ka vepruar si Skenderbeu, Perandoria e Lindjes ende mund të ketë qenë ruajtur."
Skënderbeu është protagonist i tri tragjedive 18-shekullit britanik, Skenderbeu William Havard-së, një tragjedi (1733), George Lillo's Hero i krishterë (1735), dhe Skënderbeu Thomas Whincop-së, Ose, Dashuria dhe Liberty (1747). Një numër i poetë dhe kompozitorë gjithashtu kanë tërhequr frymëzim nga karrierën e tij ushtarake. Frëngjisht poeti i shekullit të 16 Ronsard shkroi një poemë rreth tij, ashtu si edhe të shekullit të 19 poeti amerikan Henry Wadsworth Longfellow. Për Gibbon, "John Huniades dhe Skënderbeut... janë të dyja të drejtë për njoftim tonë, që nga profesioni i tyre i Osmane armëve vonuar rrënojat e perandorisë greke."
Në 1855, Camille Paganel ka shkruajtur Histoire de Skënderbej, i frymëzuar nga Krime të Luftës.
Në haxhit e gjatë poetike përrallë Çajld Harold's (1812-1819), që Bajroni filloi të shkruajë, ndërsa në Shqipëri, Skënderbeu dhe populli i tij luftëtar janë përshkruar në kushtet e mëposhtme : "Toka e Shqipërisë ! ku Iskander rose, Theme e rinj, dhe fener i urtë, dhe ai adash e tij, të cilit All-habitur armiqve të zvogëluar nga veprat e tij të emprize kalorësiak : Toka e Shqipërisë ! më lejoni të bëj sytë e minave Në ty, ti infermiere i thyer i papërsëritshëm ushtarak Thënë shkurt ! Kryq zbret, minaret e tua dalin, Dhe shkëlqen zbehtë hënë në lugore, Përmes zabel shumë një selvi brenda ken çdo qytetit. "Canto II, XXXVIII." Ashpra janë fëmijët e Shqipërisë, por ato nuk mungojnë virtytet, ishin ato virtyte më të pjekur . Ku është armiku që ndonjëherë e panë prapa tyre? Kush mund të mundohem ashtu edhe të luftës duroj? tyre amtare fastnesses nuk më të sigurt se ata në kohën e trazuar të dyshimta duhet : zemërimin e tyre si vdekjeprurës ! Miqësia e tyre por i sigurt, Kur Mirënjohjes ose ofertat e tyre rrjedh gjak trimëri palëkundur nxiton mbi where'er shefi i tyre mund të çojë. " Canto II, LXV.George Castriot, i mbiquajtur Skenderbe, Mbret i Shqipërisë.
Ludvig Holberg, një shkrimtar danez dhe filozof, pohoi se Skënderbeu është një nga gjeneralët më të mëdha në histori.[69] Sir William Temple konsiderohet Skënderbeu të jetë një nga të shtatë krerët më të madh pa një kurorë, së bashku me Belisarius, Flavius Aetius, Gjon Huniadi, Gonzalo Fernández de Cordoba, Farnese Aleksandër, dhe William Heshtur.
Barok kompozitorit italian Antonio Vivaldi përbërë një opere me titull Skënderbeu (e parë e interpretuar 1718). Një tjetër opera me titull Skënderbeu ishte i përbërë nga shekulli 18 frëngjisht kompozitorit François Francœur (e parë e interpretuar 1763).
Skënderbeu në film
Mbi jetën e Skënderbeut është xhiruar edhe një film me emrin e njëjtë (Velikiy voin Albanii Skanderbeg).
Mirënjohje
I pari i shqiptarëve
Hero Kombëtar
Urdhri i Skënderbeut
Veprat kushtuar Skënderbeut
Mbrojtës i krishterimit
Atlet i Krishtit
Figura e Skënderbeut në art
Scanderbeg, opera nga François Francoeur dhe François Rebel.
Scanderbeg, opera nga Antonio Vivaldi.
Projekti kulturor Itali-Shqipëri "A.C.C.I.A ARTE" organizoi me datë 1 gusht 2006 një konferencë shkencore me titull “Shqiponja dhe gjysmëhëna”. Në këtë sesion studiues e pedagogë shqiptarë e italianë diskutuan mbi praninë e figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në veprat letrare dhe ato muzikore, në shekuj. Referuan gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj, Mario Spedicato, pedagog në Universitetin e Leçes, Alessandro Laporta, drejtor i bibliotekës së provincës së Leçes, muzikologët Luisa Cosi dhe Corrado De Bernart, e shumë të tjerë.

   





FALENDEROJ PËR NDIHMËN , ALFRED MADHIN dhe EVA.PALOKAN

03/05/2016

FLAMUJT E FISEVE SHQIPTARE NDËR SHEKUJ

Burime mesjetare te perdorimit te flamurit kombetar ne Epir


 Libri më  i famshëm që unë kam lexuar në Shqiperi ,me temë arvanitët është libri i Irakli Kocollarit me titull “Arvanitët”.”Albin” 1994 ,Tirane
Princi Karl Topia shfaqet në skenë .Sipas një teorie që kam lexuar, Karli erdhi nga Peloponezi ku me urdhër perandorak ishin vendosur familje arbërorësh me karakter ushtarak,pasi popullsia vendasi ishte zhdukur .Disponohen dokumenta për këtë nga shumë autorë,por vecanterisht nga një studjues gjigant ,shumë i pa njohur,i pa nderuar në hapësirën shqiptare Dhimitri Lithoksou ,i cili është dhe me origjinë arvanite .
…”Kjo figurë me përmasa vërtet të cuditshme ,na shfaqet ndër rastet e para të dokumentacionit të asaj kohe në vitin 1358 ne betejën e luginës së Ahelout ,ku godet me forcat e tij kështjellën e Angjelokastros ,që ishte në të njëjtën kohë kryeqendër e Etolisë .
Zoti i këtij vendi ,Niqifor Angjelos në këtë betejë kishte për aleatë serbët me të cilët kishte realizuar edhe një lidhje familiare(kishte divorcuar gruan e parë dhe ish martuar me motrën e Stefan Dushanit )Vec Serbëve aleanca fuqizohej edhe nga forca turke ,të cilat me trupat e tyre renditen për ti dhënë një goditje shkatërruese princit shqiptar .
Por në betejën e ashpër që u zhvillua jashtë mureve të qytetit,shqiptarët nën komandën e Karl Topisë ,arrijnë një fitore befasuese duke shkatërruar totalisht forcat e Niqiforit  dhe ato të aleatëve ,duke vrarë në fushën e betejës edhe vetë komandantin e tyre Niqiforin
Mbas kësaj fitoreje vërtet të bujshme ,Karl Topia  ja dorëzon Etolinë dhe Akarnaninë ,bashkë me periferitë e Artës princit shqiptar Gjin Bue Shpata dhe vetë kthehet në Arbëri “
Kocollari ,faqa 18-19 …
Eshtë e pa sqaruar çështja e marrdhënieve të princit Karl Topia me Gjin dhe Mërkur Bue Shpata si dhe origjina e tyre .Thuhet se Mërkur & Gjin ishin nipërit e tij ,kjo nga një teori me origjinë greke që kam lexuar .Por ajo që ka rëndësi është se vellezërit Mërkur Gjin u caktuan nga shqiptari Karl Topia ,i cili më vonë merr tërë Jugun e Shqipërisë,Shqipërinë e Mesme  ,vetë shpallet mbret i Arbërisë dhe shtërngon rrethimin e qytetit të Durrësit .
Më 15 prill 1366 Senati Venecian njeh Karl Topine për mbret të Arbërisë dhe qytetar nderi të Venedikut .(Faqa 20)
Kjo ngjarje historice ,me një rëndësi të jashtëzakonshme nuk cilësohet nga studjuesit shqiptarë si product i ndërgjegjes kombëtare,për arsye të cuditshme,  ndoshta sepse nuk do të jenë dakort grek[t .Këtyre stdjuesve ju bëj pyetjen
Si është e mundur të krijohet,ngrihet,mbahet ,njihet ,një shtet pa ndërgjegje kombëtare ,të paktën nga Shqiperia e mesme dhe deri në Agrinjo ?
Si është e mundur të dalë në skenë ky flamur i mëposhtëm edhe 100 vjet më mbas nga Heroi Skenderbe?Si është e mundur akoma dhe 500 vjet më mbrapa nga nga Ismail Qemali ?Pra ky popull që kishte këtë flamur,trashëgonte këtë flamur 600 vjet me radhë të pa ndryshuar ,duhej të kishte ndërgjegje të paster për këtë flamur ,pra ndërgjegje kombëtare shumë para grekëve ,një temë kjo që mendoj se do ta faktoj në të ardhmen
2) Kush solli turqit ne hapësirat shqiptare ? (Niqifor Angjelo)
Pra turku eshte pushtues apo jo ?Nëse kosovarët nuk duan ta quajnë pushtues ,është e drejta jonë ta konsiderojmë të tillë 

Principatat arbërore dhe flamurët përkatës nga shekulli 12 - 14






Flamuri i familjes  Gjin & Mërkur Bua Shpata   (1350 - 1405) 




Flamuri i Familjes Kastrati (Kastrioti) Gjon&Gjergj (1389 - 1444)