Në kronikat osmane janë disa të vërteta të pohuara nga vetë osmanët.
Tmerr gjaku, krime kolektive të
përbindshme, shfarosje banorësh, prerje kokash e hedhje masive ne det,
rrëmbimi i grave, vajzave e fëmijëve për ti dërguar në Turqi si skllevër
dhe rrafshime qytetesh. Asnjë banor nuk mbeti i gjallë në qytetin
kështjellë të Drishtit, Asnjë banor nuk shpëtoi pa ju pre koka në Lezhë,
nuk mbeti asnjë banor arbër në Elbasan, kush shpëtoi prej shpatës turke
iku nga sytë këmbët në male dhe tërë bregdeti shqiptar u shua në
ekzistencë. Libri “Lufta Shqiptaro Turke në shekullin e XV”, burime e
kronika osmane botuar në Tiranë në vitin 1968 në 400 faqe është një
libër i madh tregon krime të përbindshme dhe gjenocidin që është bërë
mbi shqiptarët. Ky libër është botuar nga Universiteti i Tiranës në
kuadër të 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj
Kastrioti-Skënderbeu.
Një tjetër libër i madh për historinë tonë është “Historia Skënderbeut” e
Marin Barletit i pandarë ky nga vepra tjetër e madhe “Rrethimi i
Shkodrës”. Kur flasim për krimet turke ndaj shqiptarëve në histori, nuk
ka pse dalin disa dhe bëjnë mbrojtjen e atyre krimeve, me kot lodhën të
bëjnë avokatinë e vrasësve, se gjoja paskan vrarë se i ka urdhëruar
sulltani. Perandoria Turke ishte një organizim i madh dhe vepronte si
vepronte, përgjegjësia historike e krimeve nuk mund të anashkalohet për
asnjë arsye, nuk ka alibi të krimeve ndaj popujve, as duke na thënë se
kanë qenë ca vezirë e ca pashallarë me origjinë shqiptare e kjo të na
konsiderohet bashkëpunim. Kështu thonë vetëm armiqtë e Shqipërisë, apo
ndonjë qe është i ndërgjegjshëm se nuk ka gjak shqiptar në damar por
gjak arab-turk, se të jemi të qartë, Turqia ka sjellë jo pak muhaxhirë
në këto troje. Lexoni Faik Konicën për këtë. Vezirët nuk kanë shkuar si
përfaqësues të shqiptarëve në Stamboll , madje edhe kanë harruar fare se
nga kanë qenë, kanë qenë ushtarë të bindur të Turqisë dhe përfaqësojnë
Turqinë e jo Shqipërinë në asnjë rrethanë. Se sa e deshën Turqit
Shqipërinë e shqiptarët lexoni për masakrën e Monastirit më 26 gusht
1830, 185 vjet më parë, ku u vranë 500 krerë të Shqipërisë së jugut të
thirrur ne festë e në besë, “besë sulltanësh” që kullojnë veç gjak. Pasi
i vranë në të pa besë pra, u prenë kokat të cilat u dërguan në Stamboll
ti shihte Sulltani dhe trupat i lanë në shesh të hapur për ti shqyer
qentë. Këta janë pushtuesit me të cilët ne paskemi bashkë qeverisur
perandorinë siç thotë një historian tashmë i rrjedhur sepse edhe në kohë
të diktaturës bëri një libër duke e bërë Haxhi Qamil, turkoshakun që
kërkonte të sillte sërish babë Sulltanin, një hero.
Ndaj ju që ndjeheni më turq se turqit, mos u përpiqni të thoni gjëra që
nuk guxojnë ti thonë as vetë turqit safi e jo më turq të sajuar si puna
juaj. Gjenocidi turk mbi shqiptarët është një e vërtetë historike e
pamohueshme. Shkatërrimet që ka bërë Turqia në Shqipëri nuk i ka bërë
mbi asnjë popull tjetër në Evropë aq mizorisht, po krejt ngjashëm me
Armenët 1909-1918. Gjenocidi më i madh që njihet në Evropë është
shfarosja e shqiptarëve prej turqve pas vdekjes se Skënderbeut shekulli
XV dhe ky gjenocid duhet të njihet botërisht dhe të dënohet.
Është e nevojshme të sqarojmë edhe disa lojë fjalësh që bëjnë mbrojtësit
e zellshëm të Turqisë duke e konsideruar se nuk ka asnjë lidhje me
Turqinë historike që këta e mbiquajnë osmane. Vetë turqit në të gjitha
analet e veta thonë Perandoria Turke, dhe Europa po ashtu e cilësonte.
Myslimanët shqiptarë, Stambolli i konsideronte turq dhe jo osmanë….
Varianti me perandori osmane doli si një alibi për të heq qafe
përgjegjësinë historike të krimeve të përbindshme, se gjoja i kanë bërë
osmanet dhe nuk i kanë bërë turqit. Alibi mjerane.
Veç të lexoni krimet e përbindshme turke mbi shqiptaret. Jo vetëm ne
vrasjet e përditshme por vetë Sulltani kishte ndërmarrë dy fushata të
mëdha për shfarosjen e “racës së keqe të shqiptarëve” kur njerëz me të
pistë se hordhitë e Anadollit nuk kish parë historia e Evropës. Në këto
fushata vranë çfarë gjetën, gratë e fëmijët i dërguan në Stamboll si
robër, një e pesta e femrave i dërgohej Sulltanit mizor ndërsa katër të
pestat i merrnin ushtarët dhe i përdhunonin. Vetë historiani turq
përshkruan se si e shkretuan qytetet shqiptare pas dorëzimit dhe si i
vranë të gjithë shqiptarët qe arrinin ti kapnin. Shqipëria u kthye ne
një thertore. Historianet turq i pohonin vetë ato masakra dhe shkruanin
se shqiptarët, vajza e djem ishin të bukur si yje. Pra sot nuk kemi
asnjë dokument asnjë artefakt nga kohë e Gjergj Kastriotit sepse turqit
shkretuan gjithçka, madje mbasi e nëpër qytete nuk mbeti asnjë shqiptar i
gjallë, shkruajnë kronikanët, prunë popullsi myslimane nga Anadolli.
Ndaj na dalin aty këtu ca kopilë Anadolli që i dhunojnë edhe shtatoret e
Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës në Tiranë e Mitrovicë. Është krejt e
arsyeshme të mendohet se, siç përshkruajnë kronikanët e asaj kohe, këta
marrokë-harrokë janë pjella të hordhive pushtuese dhe nuk e ndjejnë
veten aspak shqiptar.
Tani se si në Kosovë shkojnë e i bëjnë lutje për shpirtin katrani të zi
si Sulltan Murati, këtë veç mendjet e mykura të njerëzve të ngecur në
errësirën mesjetare mund ta dinë. Po le të lexojmë dëshmitë historike:
“Për të pafetë meshkuj të rritur u dha urdhri që ti jepeshin belikut.
Për këtë arsye në çdo qendër kalimi sillnin kolona robërish të lidhur me
zinxhirë, i kalonin para padishahut ngadhënjimtar dhe aty të rinjtë dhe
pleqtë i kaluan në shpatë dhe i copëtuan. Pati raste kur ranë në shpatë
tremijë, katërmijë, dhe shtatëmijë të pafe. Luginat e thella për shkak
të kufomave morën pamjen e kodrave. Gjaku rridhte në fushat e gjëra si
lumi Amur-Darja”. Këtë histori e ka shkruar Tursun Beu (“Lufta
shqiptaro-turke në shekullin XV”, Burime Osmane faqe 100-101 . Ai ishte
historian i Sulltanit Mehmetit II, i cili ishte pjesëmarrës gjatë
pushtimit të Shqipërisë.
Kronikani Kemal Pashë-Zade shkruan, se: “Me urdhër të Padishahut u vra
pa mëshirë, cilido që u zu gjallë, vendi u plaçkit tmerrësisht, gratë
dhe fëmijët u morën robër. Dhe vazhdon me vargje: I theri të
panënshtruarit e atyre kryengritjeve, ua bëri ushqim ujqërve dhe
shpezëve kufomat e tyre, s’mbeti grua e fëmijë, të gjithë u bënë robër.”
po aty f.194.
Kevami, shkronjës i Sulltan Mehmetit te II dhe Bajazitit të II shkroi
rreth vitit 1489, mjaft të dhëna që përputhen edhe me ato çfarë
shkruante edhe Marin Barleti. “Disa mijëra të pafe i gjuajtën, i kapën
dhe i prunë përpara sulltanit të botës. Padishahu i botës , disave prej
tyre ua preu kokat, ndërsa disa të tjerë i cau në dysh. . të gjithë të
tjerët urdhëroi dhe i shkuan në shpatë para tij. Po aty f.112
Kronisti bizantin i kalif Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, që e vëzhgoi
së afërmi këtë luftë, thotë, se: “Shqiptarët preferonin më mirë vdekjen,
se sa të binin në duart e turqve. Disa Ilirianë, duke parë se ndiqeshin
nga turqit dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t’u strehuar, u hodhën
poshtë që nga shkëmbinjtë, në hapësirën e përrenjve dhe u vranë.”
I zemëruar për disfatën, kalifi Fatih u largua nga Kruja. Gjatë rrugës
prej Elbasanit në Dibër, ai rrethon qytetin e Çidhnës, afër Drinit, ku
janë strehuar rreth 20.000 gra, pleq e fëmijë, të larguar nga krahinat
fushore për t’i shpëtuar masakrave islamike. Nën thirrjet “Vdekje
shqiptarëve!” dhe “Allahu Akbar!” osmano-islamikët sulmojnë qytetin.
Pasi e pushtojnë atë, kalifi islamik Fatihu i masakron të gjithë
barbarisht ” Vetëm në këtë qytet humbën 20.000 mijë shpirtra të
pafajshëm.
Shkodër. Viti 1478. Kështjella e Shkodrës rrethohet nga ushtritë osmane.
Turqit sulmojnë pareshtur por mbrojtësit nuk dorëzohen dhe i zmbrapsin
me sukses sulmet e barbarëve. Sulltan Mehmet Fatihu që e drejtonte vetë
fushatën, vendos zbatimin e një tjetër taktike për të terrorizuar
mbrojtësit e qytetit. Ai sulmon dhe pushton kështjellat Zhabjakut,
Drishtit. Pasi i rrafshon ato, banorët e marrë robër i sjell përpara
mureve të Shkodrës. Disa mijëra gra, burra, pleq e fëmijë masakrohen në
mënyrën më mizore pranë mureve të kështjellës. Me këto skena makabre,
Sulltan Mehmet Fatihu, ka si qëllim të ligështojë mbrojtësit e
kështjellës, dhe t’i detyrojë ato të dorëzohen. Kjo taktikë dështon.
Kështjellarët e Shkodrës nuk epeshin. Më vonë qyteti dorëzohet sipas një
traktati midis Venedikut dhe sulltanit. Banorët e qytetit largohen
drejt Italisë, dhe në vend të tyre sulltani e popullon qytetin me
turko-arabë të ardhur nga Anadolli, Afrika Veriore dhe Azia Qendrore.
Në përshkrimin e skenave makabër që bënë turqit në Lezhë e Shëngjin
kronisti turk Idriz Bitlisi shkruan rreth vitit 1502 “Kokat e këtyre
keqbërësve, të prera që në zverk nga shpatat dhe që ishin si pjeprit e
kopshtit të sheshit të luftës, notonin në sipërfaqen e ujit si kunguj.
Trupat e tyre të brishtë lëviznin si flluska uji dhe sa herë që dallga i
prekte si një shpatë…”
Muhamet Muhjiu shkruan rreth vitit 1478 në pushtimin e Krujës: “Ah botë
plot vuajtje dhe rënkime! Vaj! Thirrjet që nga krahërorët e tyre të
dërrmuar arritën deri tek tavani i Saturnit. Gjithsejtë rreth pesëmijë
të pafe, që ishte secili një djall nafthëdhës dhe vetëtimlëshues, u bënë
kështu pre e shpatës së mprehtë dhe qoke e shigjetës goditëse. Kafkat e
këtyre do të jenë për shumë vjet ushqim për shpezët e këtyre viseve. Në
këtë mënyrë u arrit fitorja; thyerja e të pafeve dhe shfarosja e
armiqve. Turma e luftëtarëve u kënaq dhe u gëzua me plaçkë të
shumëllojshme dhe të panumërt. Ata që mbetën nga armiku, gratë dhe
fëmijët, i vunë në pranga poshtëruese të robërimit dhe i lidhen me
zinxhirët e mjerimit. Pastaj do të fillojë shkatërrimi i kishave,
ndërtimi i medreseve, ndalimi i kambanave dhe prishja e ligjeve…”
Tërë këto travaje i ka hequr populli ynë. Ishim trashëgimtarët e
Ilirëve, me troje që nga Danubi e deri pranë brigjeve të Peloponezit,
historia u tregua e ashpër, kaluan shumë pushtues njeri me i egër se
tjetri në këto troje. Aq shumë e mizorisht na vranë për të na shfarosur,
sa popullsia erdhi gjithnjë duke u rrudhur e duke u zhdukur deri sa
mbetëm në një pëllëmbë tokë në brigjet e Adriatikut. Këto janë të
vërteta që nuk mund ti harrojmë. Konjukturat e sotme, marrëdhëniet e
mira dhe paqësore, dëshira për mirëkuptim me të tjerët, qofshin dhe
partnerë strategjikë, nuk duhet të na pengojë apo ndalojë që ta
shkruajmë historinë ashtu siç ka ndodhur, se në fund të fundit është
histori, është dinjitet dhe identitet, është mësim për të mbijetuar si
komb dhe për të fituar atë çfarë e kemi humbur në histori, bashkimin
kombëtar.
Më poshtë po sjellim një kronologji ngjarjesh gjatë viteve 1385-1912 të
rezistencës shqiptare kundër pushtuesve turq nga libri “Studime dhe
tekste historike” i albanologut të shquar italian Prof. At Zef
Valentini, Plejad, Tiranë 2010, f.129-136:
1423, Shqiptarët e Moresë çohen në kryengritje kundër turqëve.
1432, kryengritja antiturke e udhëhequr nga Topi Golemi.
1434, kryengritja antiturke e udhehëqur nga Gjergj Arianiti.
1443-1468, epopeja e Gjergj Kastriotit në luftërat antiturke.
1481, pas vdekjes së Sulltan Mehmetit II mbarë Arbëria ngrihet në
kryengritje.
1488, kryengritja e udhëhequr nga Gjon Kastrioti, djali i Gjergj
Kastrioti.
1497, kryengritje antuturke me ndihmën e Venedikut.
1536, shqiptarët çohen në kryengritje të ndihmuar nga Papa, Venediku e
Perandori.
1570-1571, kryengritja shqiptare kundër turqve në prag të shpërthimit të
betejës së Lepantos. Ibrahim Begolli, sundimtari i Pejës çohet peshë
kundra turqve.
1580, kryengritje antiturke. Shqiptarët shkojnë edhe në ndihmë të
Princit Mihail të Rumanisë.
1593-1596, kryengritje të mëdha antiturke në Shqipëri.
1596, kryengritja antiturke e himariotëve.
1611-1624, Kelmendasit ngrihen në kryengritje antiturke.
1668, kryengritje e madhe antiturke në Kosovë.
1699, Ulqini, Tivari e Kelmendi çohen në luftë kundra turqve.
Shekulli XVIII, Shqipëria është një vatër kryengritjesh të pandërprera
1737, ushtria austriake hyn në Kosovë, popullsia shqiptare çohet në
luftë kundra turqve.
1740-1830, kryengritje të pandërprera antiturke nga shqiptarët.
1786, Mahmut Bushatlliu thyen ushtrinë turke të nisur kundër tij.
1833, kryengritje në Shqipërinë e Jugut dhe të Veriut kundra reformave
të Tanzimatit.
1835-1836, kryengritja e shkodranëve dhe malësorëve kundër sundimtarit
turk, Osman Pasha.
1837, kryengritje antiturke në Shqipërinë e Jugut e udhëhequr nga Ali
Bej Frakulla.
1839, kryengritje shqiptarëve në Prizren që e detyrojnë sundimtarin
turk, Ismet Pashën të largohet.
1843, kryengritje shqiptare në Shkup, Prishtinë e Tetovë.
1845, kryengritje shqiptare në Gjakovë.
1846, kryengritje në Shqipërinë e Jugut, sidomos në Berat e Gjirokastër.
1849, kryengritja antiturke e malësorëve.
1852, Malësorët çohen përsëri në kryengritje.
1864, Banorët e Gjakovës çohen peshë kundër reformave të shpalluna nga
Sulltani.
1870, Një Batalion elite me shqiptarë në krah të Caresësh Ruse, kundër
Perandorisë Osmane.
1874, kryengritja e Kurveleshit, Labërisë dhe Çamërisë.
1875, Dibra çohet peshë e rrënon kalanë turke të vendit.
1893, kryengritje e shqiptarëve kundër turqve.
1903, Gjakova çohet peshë kundra turqve. Vrasja e konsullit rus në
Mitrovicë.
1904, lëvizje për pavarësi në Shqipërinë e Jugut.
1909, kryengritja kundër turqve të rinj.
1911, kryengritja e malësorëve në Shqipërinë e Veriut.
1912, kryengritja e Përgjithshme në Kosovë.
Marë nga Gazeta: Shqiperiaebashkuar.al
Marë nga Gazeta: Shqiperiaebashkuar.al
0 σχόλια:
Post a Comment