30/04/2016

NJË CIKËL DOKUMENTARËSH QË JA VLEN TË SHIKOHET '' GJURMË SHQIPTARE'' Nga MARIN MEMA





NJË TJETËR DOKUMENTAR QË JA VLEN TË SHIKOHET,SEPSE SHQIPTARËT DUHET TË KUPTOJMË QË KËTU NUK JEMI TË ERDHUR POR AUTOKTONË









VAZHDOJMË NE NJË TJETËR DOKUMENTAR SHUMË INTERESANT, PËR FAKTET QË SJELL,FAKTE QË JANË PËRSHKRUAR NGA ARISTOTELI, PLINI, STRABONI FAKTE QË DERI MË SOT MBAHESHIN NË ERRËSIRË,ARSYET ...... TË SHUMTA DHE TË NJOHURA..... NDIQENI DERI NË FUND




22/03/2016

22 MARS - 1913 COPTIMI I SHQIPERISE

22 Mars 1913. Shqipëria londineze; Konferenca e Ambasadorëve të 6 Fuqive të Mëdha mbledhur në Londër përcakton arbitrarisht kufijtë veriorë dhe veri-lindorë të shtetit shqiptar; e gjithë treva fushore e Kosovës i shkëputet shtetit të ri dhe i jepet Serbisë, edhe pse shumica e banorëve ishin shqiptarë; fiset shqiptare Hoti dhe Gruda iu dorëzuan Malit të Zi, ndërkohë që qytetet e rëndësishme tradicionalisht shqiptare Pejë, Gjakovë, Prizren dhe Dibër i kalojnë Serbisë ose Malit të Zi. Si rezultat i këtij përcaktimi kufijsh, i njohur si Protokolli i Londrës, u krijua e ashtuquajtura Shqipëria londineze (sinonim për Shqipëri të cunguar, e lënë pa fusha pjellore, pa rajone të pasura në minerale dhe burime të tjera). Në atë kohë, shteti i ri shqiptar kishte 800 mijë banorë, ndërkohë që rreth 500 mijë të tjerë u lanë jashtë kufijve të tij.
Me fillimin e konfliktit ballkanik, çështja shqiptare u vu në qendër të luftës diplomatike ndërmjet Fuqive të Mëdha. Më të interesuara në këtë çështje ishin tri Fuqitë: Austro-Hungaria, Italia dhe Rusia. Secila sipas mënyrës së vet. Dy të parat ishin për një Shqipëriautonome ose të pavarur e me kufij sa më të gjerë, pornën ndikimin e tyre. Në rrethana të reja, të krijuara nga shembja e sundimit osman në Ballkan, Shqipëria merrte rëndësi të veçantë në politikën ballkanike:
– për Austro-Hungarinë, si një gardh që do të pengonte shtrirjen e sllavizmit në Gadishull dhe si një urë për të dalë në Selanik; ndërsa
– për Italinë, si një bazë për depërtimin e mëtejshëm drejt Lindjes.
Të dyja Fuqitë për njëfarë kohe bënë një front të përbashkët, që e fshihte deri-diku rivalitetin e tyre në Shqipëri.
Nga ana tjetër, Rusia cariste i bënte llogaritë e veta. Ajo përpiqej të shtrinte ndikimin e vet në Ballkan nëpërmjet zmadhimit të shteteve sllave. Ajo ishte për një copëtim të ri të tokave shqiptare dhe për ndarjen e tyre ndërmjet shteteve fqinje.
Përballë kësaj gjendjeje, kundërveprimi nga ana e Austro-Hungarisë ishte i pashmangshëm.
Të shqetësuara për fatet “e paqes evropiane”, kancelaritë e Fuqive të Mëdha zhvilluan bisedime të fshehta për afrimin e pikëpamjeve dhe për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme. Gjatë bisedimeve në prapaskenë u përcaktuan grosso modo, zgjidhjet e kompromisit:
– Rusia hoqi dorë nga plani i saj për ndarjen e të gjitha tokave shqiptarendërmjet aleatëve fitimtarë (Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi) dhe u pajtua me idenë e krijimit të një shteti shqiptar. Ajo pranoi të mos ngulte këmbë për daljen tokësore të Serbisë në Adriatik, por të kënaqej vetëm me daljen e saj ekonomike në det;
– Austro-Hungaria u bashkua me kërkesën e Rusisë, të përkrahur aktivisht edhe nga Franca, për të krijuar një shtet shqiptar autonom të varur nga Turqia, gjë që ajo e kishte parashikuar qysh më parë, si një variant të mundshëm të zgjidhjes së çështjes shqiptare, krahas asaj të pavarësisë.
Rusia kërkonte që në përcaktimin e kufijve të Shqipërisë të merrej parasysh edhe “e drejta e kompensimit territorial” të aleatëve ballkanikë (Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi), si shtete fituese në luftën për dëbimin e Turqisë nga gadishulli.
Në këtë mënyrë, populli shqiptar dënohej të vuante pasojat e një lufte që, as e kishte shpallur, as e kishte humbur.

Falenderoj per kontributin
Alfred Madhin