23/09/2015

16/07/2015

THENIE NGA TE HUAJT PER SHQIPTARET

Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet
historia. dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në
njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.


Nikolla Jorga: “Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.

Maximilian Lambertz: “Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të
shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.

Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë
kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit
Skënderbeun, njerëz këta
të së njejtës racë, të të njejtit gjak”.

M. Huacunthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk
ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë
prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e
betejës”.

Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë…
Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.

Henry Noel Brailsford: “…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche
ëndërronte”.

Giusepe Katapangu: “Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve
(pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të
gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël”!

Agostino Ribeco: “Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen
prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”.

Braisllav Nusic: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën
tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve,
mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.

Dushko H. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe
pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në
Ballkan”.

Edvin Jasques: “Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes,
trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.
Edvin Pears: “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik,
gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë,
që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”.

Maks Myle: “Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen
edhe për mjaftë vende të botës.”

Fanula Papazoglu: “Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata
autoktone është ruajtur më së miri”.

Gos Xhen: “Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë
parahelene”.

Gustav Majer: “Shqiptarët janë Ilir të rinj”.

Gjorgj Hahni: “Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve…
Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.

Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.

Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie
shqipe”.

Henri Braisford: “Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”

Johan Fon Han: “Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja”.

Jovan Cvijiq: “Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë
e tyre (sllavëve) u tërhoqën jugu dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.


Konstandinos Paparigopulos: “Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire”

20/12/2014

14/11/2014

30/10/2014

Më në fund një lajm i mirë nga Bashkia e Korçës ''Rikonstruktohen Varrezat e Dëshmorëve''



Rikonstruktohen Varrezat e Dëshmorëve




Në kuadër të 70 vjetorit të çlirimit Bashkia Korçë filloi rikonstruksionin e Varrezave të Dëshmorëve. Vlera që do të investohet në këtë projekt është 21 milion lek dhe përfshin rikonstruksionin e plote te rrugës nga ish Kampi i Punetoreve deri tek depoja e Ujit, rikonstruksionin e shkallëve të Varrezave të Dëshmorëve, shesheve midis shkallëve si edhe zëvendësimin e pllakave të dëmtuara. Gjithashtu do të riparohet edhe rruga që lidh qytetin e Korçës me ish Kampin e Punëtorëve.

Një BRAVO të madhe për Bashkinë e Korçës,jo vetëm për këtë por edhe për të gjitha inisiativat dhe punimet që ka ndërmarë kohët e fundit për përmirësimin e imazhit të Qytetit Tonë por edhe të Korçarëve.

Marë nga faqja e Bashkisë së Korçës.

31/07/2014

12/03/2014

Korça dhe himni shqiptar

Opinion rreth librit “Himni Kombëtar” i studiuesit Vasil Tole.
Nga prof. as. Josif Minga
korcaNë fund të nëntorit, në Tiranë u bë promovimi i “Himnit Kombëtar” dhe të them të drejtën, e kisha të pamundur të mos e ndieja ngarkesën që kishte Korça me përfaqësuesit e saj në këtë kontribut. Studiuesi Vaso Tole ka kohë që është angazhuar me studimin e himnit kombëtar, madje ka botuar disa variante, kohë pas kohe. Por, me studimin e fundit, besoj se e ka shlyer gjithçka që ka dashur të paraqesë në të gjitha fazat e transmetimit dhe mbijetesës së tij. Na ka mundësuar të njohim nga afër rrugën e njohur dhe të panjohur të tij, si dhe momentet e veçanta që kanë të bëjnë me kontribuuesit, prezantuesit, sjellësit në variante të ndryshme dhe po kështu “jetën” institucionale të këtij produkti muzikor gjatë viteve, me pak fjalë gjithë atë proces që e bëri këtë këngë që të pranohej gjerësisht si himn kombëtar. Për Lasgush Poradecin, “kjo ngjau se populli e gjeti të pëlqyer, vetë e dëshiroi ai ashtu”, një thënie që mbetet e vlefshme për të gjitha fazat e historisë së tij.
Kontributi i qytetit të Korçës në këtë proces vjen përmes devotshmërisë, sakrificës, përkushtimit dhe atdhedashurisë të një grupi të madh patriotësh, intelektualësh korçarë, figura që vinin nga shtresa të ndryshme shoqërore dhe që të marrë të gjithë së bashku, na bëjnë që ta ndiejmë fort një gjë të tillë. Korça është një pikë referimi së cilës vetë autori i ka dedikuar një hapësirë më vete, për të na bërë të njohur etapat kryesore nëpër të cilat kalon edhe himni kombëtar. Ai bën lidhje me shkollat shqipe, me aktivitetin e shoqërive patriotike e kulturore, që edhe në rastet kur ishin jashtë vendit, merrnin si pikë referimi këtë qytet. Këto të dhëna, ndërkohë plotësohen edhe me kontribute të tjera që nxjerrin në pah rolin e veprimtarëve korçarë në atë periudhë. Këtu mund të përmendim më konkretisht, librin e fundit të Niko Kotheres.
Duke iu rikthyer sërish, himnit kombëtar, ose, po të referojmë titullin origjinal “Betimi mbi flamur” mund të vërejmë gjithashtu që ai vjen në kuadër edhe të shumë këngëve të tjera patriotike që njerëz të ardhur nga mërgimi, por edhe vendas filluan të këndonin. Kjo lloj lidhjeje midis komuniteteve të diasporës dhe qytetit të Korçës ka vërtet një kuptim të veçantë, sepse bëhet promotore për popullarizimin e përhapjen e këtyre materialeve për një numër gjithnjë e më të madh njerëzish.
Ishte vetë Asdreni, që i frymëzuar mbi melodinë e Ciprian Porumbeskut, rreth viti 1907 thotë: “Unë e bëra vjershë për t’iu përgjigjur ndjenjave tona patriotike, që t’i shërbejë qëllimit atdhetar, duke përafruar me fjalët e origjinalit rumun, në disa vargje të katër strofave të para. Strofa e pestë dhe e gjashtë janë të krijuara fund e krejt prej meje, me frymë shqiptare, për t’i dhënë një mbarim më dinamik”. Kështu “Betimi mbi flamur” u këndua më së pari, në 1908, nga kori i kishës kombëtare shqipe të Bukureshtit, me 30 anëtarë të shoqërisë “Dituria” të drejtuar nga profesor Kiriac dhe këtë na i bën me dije, nipi i Asdrenit, z. Zisi Stavre, që kujton se prof. Kiriac krijoi një kor dhe mbrëmanet na mblidhte në kishë dhe na mësonte himne fetare me muzikë rumune dhe po aty mësuam ‘Himnin e flamurit’ dhe shumë këngë patriotike. Në po këtë vit, fillon njëkohësisht edhe “odiseja” e udhëtimit himnsjellës prej Tashko Ilos dhe Hilë Mosit, ky i fundit, i thirrur me një nofkë të veçantë, “korçari”, ndonëse nuk ishte nga Korça. Bashkë me këta kasnca erdhën edhe ndihma financiare në të holla për shkollat shqipe të Korçës.
Një moment i rëndësishëm është interpretimi i himnit nga “Banda e Lirisë”, në fund të nëntorit 1908, pak para mbajtjes së Kongresit të Manastirit. Në kuadër të studimit të Vasil Toles, do doja të përmendja emrat e 25 anëtarëve të kësaj trupe muzikore, që përbëjnë “ajkën” e familjeve korçare, pasardhësit e të cilave vazhdojnë ende edhe sot të jenë figura të rëndësishme në jetën e tyre: Pandeli Cale (nënkryetar, figurë gjithëplanëshe), Thanas Floqi, Thanas Mborja, Mihal Turtulli, Mihallaq Bimbli, Nikolla Zoi, Kostaq Kosturi, Besim Gega, Stefan Kondillari, Pando Osmalli, Nesti Kërënxhi, Nuçi Naçi, Pandi Dëshnica, Ice Jorganxhi, Nikolla Peleshi, Nuçi Krastafillaku, Gavril Pepo, Andon Furxhi, Sofokli Harito, Stavri Berberi, Dhimitraq Kosturi, Sadedin Zavalani, Muntaz Frashëri, Hysen Mytevelli, Hasan Frashëri, Kristaq Furxhi, Petraq Nikolla, por dhe drejtuesi organizator Thanas Tashko.
Këtu, po hap gjithashtu një parantezë të shkurtër duke kritikuar muzikantët korçarë, bashkinë dhe institucionet e kulturës për mungesën e kujtimit të 105-vjetorit të kësaj bande, më 1 tetor 2013, si një nga grupet më të rëndësishme artistike në qytet, në atë periudhë.
Zyrtarizimi i mëtejshëm i këtij himni kalon më pas në repertorin e bandës “Vatra”, që gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e tij, në bashkëjetesë edhe me himnin mbretëror gjatë sundimit të Zogut deri në pushtimin fashist. Himni i është nënshtruar një përcjelljeje gojore dhe gjithashtu proceseve të regjistrimit në pllaka gramafoni. I pari iniciator është pikërisht Spiridon Ilo, në 1918 dhe më 1923, në Amerikë. Pas kësaj, Koço Çakalli më 1929 në Francë. Sigurisht, sot ai ka privilegje të tjera artistike, sepse është trajtuar muzikalisht në versione të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të Çesk Zadesë, por këto regjistrime kanë sot një vlerë të rëndësishme dokumentare, për të njohur “rrugëtimin” e tij.
Historitë e mbijetesës së tij vijnë e plotësohen përmes librit me një kuadro më të gjerë, me ndërhyrjet, ndikimet përmes regjimeve, qeverive që në momente të caktuara shfaqnin “pakënaqësitë” e tyre. Të paktën 5 konkurse të shpallura zyrtarisht, që nga Princ Vidi deri te Mehmet Shehu janë përpjekur të shfaqnin qëndrime shpesh të pajustifikuara, subjektive dhe të paragjykuara që kanë sjellë edhe heqjen e strofës së dytë dhe të tretë, në kohën e regjimit diktatorial. Të gjitha këto tregojnë një rrugëtim aspak të lehtë të himnit drejt afirmimit të tij. Për ta mbyllur këtë opinion, më vijnë në mend fjalët e një poeti dhe kritiku anglez, Stefan Spender, që thotë: “Historia është një anije e cila transporton drejt të ardhmes, kujtesën e gjallë”. Është kjo “kujtesë e gjallë” që e bëri këtë këngë himnin kombëtar të shqiptarëve në këta 101 vjet histori të shtetit shqiptar dhe që sot na bën ta konsiderojmë si një nga simbolet themelore, të patjetërsueshme të tij.
Marre nga gazeta:Gazeta-Shqip.com