11/08/2017

MASONËT - ILLUMINATI . ÇFARË JANË ?????

Duke marrë shkas nga vizita ,pothuajse e fshehtë e Kryeministrit Edi Rama në Hollandë, vizitë e cila u mundua të mbahej e fshehtë,por pas incidentit në aeroportin Hollandes u bë publike, vendosa të shkruaj disa gjëra për MASONËT.

Por ç'lidhje kanë Masonët me vizitën e Kryeministrit në Hollandë do të thotë dikush, kanë pasi sipas një artikulli të shkruar në SYRI.NET zbardhet pjesërisht qëllimi i vizitës së Kryeministrit pothuajse fshehurazi në Hollandë.

Artikullin e keni   KËTU.

Po përse po flas për Masonët dhe masonërinë, dhe përse duhet të shqetësohemi nga ky takim ne Shqiptarët ????

Duhet të shqetësohemi sepse ashtu si e thekson edhe artikulli, në këtë takim vendoset fati i Shqipërisë për vitet e ardhshme ndoshta dhe për dekadat e ardhshme, sepse kur flasim për Masonët duhet të kemi parasysh që flasim për njerëz me fuqi të pafund, në çdo aspekt, atë politik, shoqëror ,por dhe financiar.

Por të shpjegojmë pak se çfarë janë dhe cilët janë këto Shoqëri të fuqishme.

 Po rendit këtu disa nga këto shoqëri (ato më me pushtet), nga të cilat shoqëri sot janë në veprim ''Skull&Bones'' (Antarë ishin Familja BUSH'' --- Grupi ''Bilderberg'' (Antar është Jorgo Papandreu). dhe ''Illuminati'' dhe ''Freemason''

 Disa shoqëri sekrete janë tashmë të njohura dhe vazhdojnë të veprojnë prej shumë shekujsh. Edhe pse anëtarët e shumë prej tyre janë të njohur, ritet dhe ajo çfarë ndodh në takime nuk bëhet asnjëherë publike. Anëtarësimi në këto shoqëri përgjithësisht bëhet me anë të rekomandimit të një anëtari ekzistues. Nga “The Illuminati”, “Skull and Bones” “Asasinët” e deri te “Fremasonët” dhe “Paria e Sionit”, teoritë konspirative mbi vëllazëritë e fshehta me anëtarë të famshëm




1-“Skull and Bones”



Urdhri i “Skull and Bones” është një shoqëri e Universitetit të Jeilit dhe fillimisht njihej si “Vëllazëria e Vdekjes”. Është një prej shoqërive sekrete studentore më të vjetra në SHBA. Është themeluar në vitin 1832 dhe anëtarësimi është i hapur vetëm për pak njerëz të elitës. Shoqëria përdor rituale me nuanca masonike edhe në ditët e sotme. Anëtarët takohen çdo të enjte dhe të diele në një ndërtesë që e quajnë “Varri”. Sipas Judy Schiff, arkiviste në librarinë e universitetit të Jeilit, emrat e anëtarëve nuk mbaheshin sekret deri në vitet ’70, por ritualet kanë qenë gjithnjë sekret. Dy presidentët Bush kanë qenë anëtarë të kësaj shoqërie, kur studionin në Jeil, si dhe një sërë emrash të tjerë njerëzish të famshëm e të pushtetshëm.



2- Freemasonët



Lozha e Madhe Masonike u krijua në vitin 1717, kur katër grupe lozhash të vogla u bashkuan. Nivelet e anëtarësimit fillimisht ishin të shkallës së parë dhe të dytë, por në vitin 1750 ato u zgjeruan për të krijuar dhe një shkallë të tretë, gjithësej shkallët janë 33 Kur një person arrin në gradën e tretë quhet “Master Mason”. Masonët i kryejnë takimet e tyre të rregullta sipas një rituali të caktuar. Kjo përfshin shumë referenca ndaj simboleve arkitekturore, siç është kompasi dhe katrori. Ato i referohen zotit si “Arkitekti i madh i universit”. Masonët përdorin shenja dhe shkëmbim duarsh për të hyrë në takimet e tyre, si dhe për të identifikuar veten ndaj njerëzve të tjerë që mund të jenë masonë. Për t’u bërë mason duhet të rekomandohesh nga një mason tjetër. Një mason mundet të flasë publikisht për vehten , por në asnjë mënyrë për një tjetër mason dhe as të deklarojë emrat e masonëve të tjerë..

3- “Rosicrucian”




Urdhri “Rosicrucian” Është një grupim secret i lashtë ,megjithëse ‘’Publikisht’’ u shfaq në vitin 1614, kur u botua libri: “Fama Fratermitatis”, pak më vonë vijoi botimi I librit të dytë “Confessio Fratermitatis Rosae Crucis” ndërsa në vitin 1616 doli dhe libri “Martesa kimike e Rosenkretuzit Kristian viti 1459” I një shkrimtari anonym, por besohet se autori ishte Valentin Andrea, I cili e bazoi temën nga martesa e Frederikut V Princit të Rinanisë me Elisabeta Stiuart, vajzën e Jakobit I të Anglisë. Dokumenti i parë tregon historinë e një alkimisti misterioz, i cili udhëton në pjesë të ndryshme të botës për të përftuar njohuri sekrete. Dokumenti i dytë flet për një vëllazëri sekrete alkimistësh, të cilët po përgatiteshin të ndryshonin faqen politike dhe intelektuale të Evropës. Anëtarët e kësaj vëllazërie pretendojnë se origjina e tyre është më e lashtë se këto dokumente. Sot ka shumë grupe të tilla dhe secili pretendon të ketë lidhje direkte me origjinalin..
Mësimet e këtij grupimi , janë përkthyer në 16 gjuhë (Anglisht,Gjermanisht,Italisht,Greqisht,Frëngjisht, etj)




 4- “Ordo Templis Orientis”

Ndoshta Shoqëria më e keqe, pasi lutet direkt tek Djalli


OTO (ORDO TEMPLIS ORIENTIS), (Urdhri i tempullit të Lindjes) Zyrtarisht u deklarua në fillimet e shekullit të 20, por fillimet i kishte që në mesjetën e hershme sipas antarëve të tij.

Babai shpirtëror i Vëllazërisë ishte Karl Këlner  (Carl Kellner) (1Shtator 1851 – 7Qeshor 1905) I cili ishte një Kimist i pasur Austriak.
Këlner ishte Studiues i Masonizmit , i Kryqit Rozë (Rosicrucians) dhe i Sekreteve të Lindjes.

Në vitin 1885 Këlner takoi Dr Franc Hartman (Franz Hartmann) (1838-1912) I cili ishte studiues i Kryqit Rozë (Rosicrucians) dhe i Urtësisë së Zotit, me të cilin punuan sëbashku për të gjetur një mjekim për Tuberkulozin, dhe atje u brymos ideja e krijimit të një Shoqërie....

Në vitin 1895 Këlner , bisedoi për idenë e krijimit të një urdhëri ,të cilin mendoi ta quante ‘’Akademia Masonike’’ me Teodor Reus (Theodor Reuss) , por përgjatë bisedimeve me Teodorin vendosi që përfundimisht urdhërin ta quante ‘’URDHËRI I TEMPULLIT TË LINDJES’’ (Ordo Templis Orientis )

Në një nga udhëtimet e tij në Angli  1910,Teodor Reusi takoi Alister Kroili (Aleister Crowley) (1875-1947) të cilin e prezantoi në OTO  dhe në vitin 1912 Reus e deklaroi Kroilin si Mjeshtër i Madh i Urdhërit për Britaninë e madhe dhe Irlandën dhe në përgjithësi për të gjithë Saksofonët dhe kjo u quajt «Mysteria Mystica Maxima» e cila fillimisht u modelua si vëllazëri masone, por në drejtimin e të vetëquajturit “Bisha e madhe”, Aleister Crowley, filloi të ndiqte parimet e sistemit të tij fetar të quajtur Thelema. Anëtarësimi është sipas disa shkallëve dhe gjatë këtij procesi përdoren shumë rituale. Kjo vëllazëri, aktualisht ka mbi tre mijë anëtarë në gjithë botën. Vetë Crowley ka krijuar një meshë specifike për vëllazërinë. Rituali kryhet sipas një stili të caktuar dhe për këtë përdoren priftëresha të virgjëra, fëmijë dhe priftërinj. Gjatë meshës thërriten zotat e lashtë egjiptianë, si dhe Djalli dhe në një pikë priftëreshat kryejnë një ritual të zhveshur. Filmi ‘’ Eyes Wide Shut ‘’ me Tom Kruz dhe Nikol Kidman na jep një ide të atyre që ngjasin në ritualet e këtij urdhëri…



5- Urdhri hermetik i agimit të artë (Ordo Hermeticus Aurorae Aureae‎)




Urdhri i Agimit të Artë është krijuar nga William Robert Woodman, William Wynn Westcott dhe Samuel Liddel MacGregor Mathers në vitin 1887.

 Të tre këta kanë qenë fremasonë dhe anëtarë të shoqërisë “Societas Rosicruciana in Anglia”. Sistemi i besimit të Agimit të Artë vjen më së shumti nga misticizmi kristian, hermeticizmi, besimet e Egjiptit të lashtë, alkimia, teozofia, magjia dhe shkrimet e Rilindjes.

 William Yeats dhe Aleister Crowly janë dy prej anëtarëve më të famshëm të këtij grupi. Dokumentet themelore të urdhrit njihen si Dokumentet e Koduara. Ato përfshijnë 60 faqe që përmbajnë rite magjike.

Sistemi I Agimit të Artë ishte I bazuar tek ritual Masonike , megjithatë grate ishin me të njëjtat të drejta si edhe burrat. Agimi I Artë ishte një nga 3 klasat ,megjithëse të gjithë kujtojnë se Agimi I Artë është vetëm një.


Klasa e pare apo Shtresa e pare,
bazohej dhe mësonte në filozofinë e hermetike apo të brendshme, e cila bazohej apo rrjedhonte nga KABALA hermetike.
Klasa e dytë apo Shtresa e dytë e ashtuquajtur ‘’Shtresa e Brendshme’’  (Rosae Rubeae et Aureae Crucis) ‘’Trëndafili i Purpurt dhe Kryqi i Artë ‘’ bazohej dhe mësonte dhe praktikonte Magjinë , Astrologjinë dhe Alkiminë.

Klasa e tretë apo Shtresa e tretë ishte shtresa e të ashtuquajturve ‘’Udhëheqësit e Mëdhenj ‘’ të cilët sipas tthënieve ,kshin influencë të madhe tek Udhëheqësit e klasëave të dyta , gjithashtu drejtonin çdo lloj lëvizjeje të të dyja klasave më të poshtme...

Pjestar i Urdhërit të Agimit të Artë ishte edhe Alister Kroili (Aleister Crowley) , SATANIST FANATIK, i cili më vonë u bë Udhëheqës apo Kryetar i (ORDO TEMPLIS ORIENTIS), (Urdhri i tempullit të Lindjes) një nga shoqëritë më të frikshme, falë bindjes dhe lutjeve të tyre DIREKT TEK SATANAI (DJALLI)



6- Kalorësit Templarë (Knights Templar)





Kalorësit Templarë (Knight Templars) janë grupimi ose Urdhëri i parë Ushtarak në gjithë historinë.

Urdhëri i themelua menjëherë pas Kryqëzatës së Parë , në vitin 1118 pas Krishtit nga Hugo de Pain (Hugues de Payens) Kontin e Zonës Shampanjë, i cili së basjku me 8 Kalorës të tjerë u paraqitën para mbretit Balduin II dhe i propozuan themelimin e Urdhëritme me qëllim ndihmën dhe mbrojtjen e të Krishterëve të Mbretërisë të sapo formuar të Jerusalemit dhe gjithashtu mbronin rrugët në të cilët kalonin besimtarët e shumtë të krishterë që vinin nga europa për tu falur në Jeruzalem nga Myslimanët.
9 Antarët e parë të këtij Urdhëri Ishin
:
Hugues de Payens – Hugo de Pain

Godefroi de Saint-Omer – Godefri de San Omer

Archambaud de Saint-Aignan – Arkamb de Sant Egan

Payen de Montidier – Paian de Montenier

Geoffrey Bissot – Zhofri Biso

Rossal ose Roland

André de Montbard – Andre de Monbard

Gondemare – Godmar

Godefroi – Godefri

Këta 9 Kalorës në datën 1MAJ të vitit 1119 pas Krishtit , u bashkuan në Varrin e Shenjtë në Jeruzalem me 3 Betimet e Kallogjerëve , URI , VIRGJËRI dhe PËRULJE apo NËNSHTRIM dhe formuan URDHËRIN E KALORËSVE TË TEMPULLIT apo TEMPLARË gjithashtu dhanë edhe një tjetër Betim , mbrojtjen me çdo çmim të besimtarëve dhe të Patriarkut.

Emërtimin besohet se e morën nga  Mali i Tempullit i cili quhet Tempulli i Solomonit (Templum Salomonis), sepse besohet se në atë mal ngrihej dikur Tempulli i Solomonit, i cili u ndërtua në vitin  950 Para Krishtit e më pas u shkatërrua dhe u rindërtua disa herë.

Këtë pjesë të malit Kalorësit Templarë e quajtën TEMPULLI I ZOTIT (TEMPLUM DOMINI ).

Në datën 13 Tetor të vitit 1307 në Francë, shumë Kalorës u arrestuan me urdhër të Mbretit Filipi i IV i Bukuri, i cili kishte vënë në sy pasurinë e madhe që kishin përfituar Kalorësit e Urdhërit.
Filipi me ndihmën e Papës Klemit të V, i cili tërhoqi mbështetjen ndaj Urdhrit , arrestoi mjaft pjestarë të lartë të Urdhërit , përfshirë këtu edhe MAGJISTRIN E MADH , ZHAK DE MOLE (Jacques de Molay) të cilët i nënshtroi në Tortura të frikshme dhe u dogjën në turrën e druve, duke ju konfiskuar kështu edhe pasuritë tejet të mëdha të tyre.....

Urdhëri u shpërbë përfundimisht në vitin 1312 pas mbledhjes së Papatit, mbledhje e cila lëshoi disa dekrete ,ndër të cilat ishte edhe «Vox Excelso» i cili shpallte edhe zyrtarisht shpërbërjen e Urdhërit edhe të «Providam Ad» dekret me të cilin u Konfiskua përfundimisht e gjithë pasuria e Kalorësve të urdhërit, pasuri e cila i kaloi Urdhrit të Kalorësve të Joanit (Ordo Hospitalis Sancti Johannis Hierosolymitani).

Megjithëatë mendohet se Urdhëri vazhdon të ekzistojë fshehurazi edhe në ditët tona......




7- “The Illuminati” ose në Shqip ‘’Të Ndriçuarit’’



“Illuminati” u themelua më 1 maj 1776 në Igolstadt (Bavaria e epërme) nga  28 vjeçari Adam Weishaupt  (1748-1830) i cili në atë kohë ishte Profesor Drejtësie në Universitetin e Bavarisë. Edhe pse ishte ilegale, shumë intelektualë me influencë dhe politikanë progresistë e konsideruan veten anëtarë.

Por të Ndriçuarit apo Iluminati , kanë një histori më të vjetër se sa kjo, pasi fjala Iluminati vjen nga Latinishtja Lumin që do të thotë Dritë, Ndriçim,
Të Krishterët e parë u quajtën ILUMINATI pra të Ndriçuar, sepse kishin marë Dritën e Krishtit të Zotit me Pagëzimin e tyre, më pas ndoqën Spanjollët Alumprados, të cilët ishin pjesë e një shoqërie Sekrete dhe siç dihej ,Kisha Katolike i përndoqi pa mëshirë duke lëshuar për ta tre dekrete (1568, 1574 dhe 1623), gjithashtu Iluminati u quajtën edhe ndjekësit e adhuruesit e Filozofit  dhe Teologut Suedez, Emanuel Swedenborg (1668-1772).

Por Iluminati i vërtetë ai që na preokupon edhe sot është ai që u themelua nga Adam Weishaupt.
Adami ishte Çifut (Hebre) i rritur me besimin Katolik, i cili më vonë hyri në Protestantët , por më shumë e tërhiqin ritualet pagane, kështu që në vitin 1774 hyri në llozhat Masonike dhe u bë Mason, por edhe aty nuk gjeti atë çka kërkonte, kështu që sëbashku me 4 nxënës dhe njëkohësisht edhe shokë të tij , krijoi Shoqërinë apo grupimin ILLUMINATI, i cili fillimisht mbante emrin «Perfectibilists» e më vonë u quajt ILLUMINATI – Të Ndriçuarit......

Qëllimi i Adamit ishte Perfeksionizmi i Njeriut por edhe i Botës, ai besonte se Bota dhe njeriu do të ishin Perfektë nqs Zhdukeshin Fetë,Kombësitë bile edhe Martesat.

Illuminati si doktrine u be nje perzjerje e sekreteve masonike (doktrina luciferiane), misticizmi islamik (Sufism) dhe disiplina mendore jezuite (Hatha Yoga). Nje element shume i rrezikshem ne filozofine e kesaj organizate dhe doktrines se saj eshte perdorimi shkencor i drogave, hashashi, per te prodhuar nje gjendje te iluminuar ose te ndricuar te mendjes nje komponent qe lidhet direkt me binomin Knights Templar (Kaloresit e Tempullit) dhe Order of the Assassins (Urdheri i Vrasesve) qe daton vitin 1050 mbas Krishtit. (Keto te dyja jane pjese te organizates masone, nje nga shkallet e hierarkise se saj qe do me duhet ti shpjegoj ne nje shkrim me poshte.)

Illuminimi eshte nje nga elementet me kryesor te Masoneve dhe levizjeve te tjera me karakter okult. Cdo kandidat i levizjes masone kerkon kete lloj ndricimi mendor dhe kjo gje i premtohet. Sa me lart ngjitet ne hierarkine e levizjes aq me shume “ndricim” ai merr. Eshte per shkak te ketij objektivi “te ndricimimt” qe ka kjo shoqeri, pra Masonet, qe AISB u bei njohur nga te gjithe si Illuminati.

Termi Illuminati eshte shumesi i fjales latine illuminatus qe do te thote DIKUSH QE ESHTE I NDRICUAR dhe ne rastin konkret ka parasysh dike qe ka marre bollekun dhe forcen e mendimit te Masonve te Lire ose sic njihet rendom ne ambientet e ndryshme sot Freemasonry.

Teknikisht nje Illuminati eshte nje Master Mason qe ka perftuar gjithe njohurine dhe “ndricimin” dhe niveli i tij i reputacionit apo dhe hierarkise e kalon ate te grades 32 madje edhe 33. (Keto jane gradat me te larta ne Masonery dhe qe te arrish aty duhet perkushtim, pergatitje dhe dedikim absolut.)

 

Adami kishte Disiplinën e hekurt të Jezuitëve dhe besonte patundërisht në Dogma dhe Rituale të lashta që gjendeshin sa tek  MASONËT aq edhe tek KRYQTARËT E TRENDAFILTË (ROSICRUCIANS) .

Gradualisht Iluminati nisën të shtoheshin dhe në fillim të viteve 1779 kishin arritur të kenë 54 antarë të tyre në 5 Llozha që ishin formuar në Bavari dhe kështu që atehere vazhduan të përhapeshin e të shtoheshin vazhdimisht sidomos duke hyrë nëpër llozhat e tjera Masonike të cilat gradualisht edhe i ‘’Pushtuan’’.
ILUMINATI kishin një strukturim mjaft të mirë, të gjithë jepnin llogari tek një ‘’MADHOR I PANJOHUR’’ por megjë strukturimin mjaft të mirë të tyre ,strukturim i cili garantonte fshehtësinë , lëvizja dhe mendimet e tyre u mësuan edhe jashtë llozhave, kështu që në vitin 1784 Shteti dhe Kisha bashkëpunuan kundra tyre dhe Prefekti i atëhershëm i Bavarisë Karl teodor dha urdhër që të shpërbëheshin të gjitha organizatat sekrete dhe në vitin 1785 organizata ILUMINATI u shpall si organizatë Ekstremiste, Adami u pushua nga puna si Profesor dhe u dëbua jashtë Bavarisë. Në vitin 1786 qeveria konfiskoi një numër tejet të madh dokumentash të Iluminati dhe pothuajse të gjithë antarët e tij u detyruan të kin jashtë bavarisë.
Adami shkoi në Gota të Saksonisë dhe atje ju dha pension nga Duka Ernesti i IV...

Gjithkush do besonte se kjo shoqëri apo Organizatë sekrete mbaroi , u shpartallua, por uk ndodhi kështu, Iluminati vazhdoi ekzistencën por kësaj here në FSHEHTËSI TË PLOTË.
Për ekzistencën dhe Influencën tejet të madhe që ushtronte akoma kjo shoqëri kemi disa fakte të dokumentuar, por ato më të ‘’fuqishmet’’ janë Libri i shkruajtur nga Xhon Robinson në vitin 1797 , i cili ishte Profesor i Filozofisë Fizike në Universitetin e Edinburgut.
Në librin e tij me titull ‘’Prova të Konspiracionit kundra të gjitha Feve dhe Qeverive Europiane nga takimet Sekrete të Masonëve , Iluminati dhe disa shoqërive të tjera Sekrete’’ i cili përmend edhe bisedime sekrete ndërmjet Iluminatit dhe Masonëve të kryera nëpër Llozhat Masonike (Xhoni ishte edhe ai Mason).
Libri i dytë i shkruajtur nga Ogisten de Bariel i cili ishte Jezuit ,në vitin 1798 me titull ‘’ Kujtime për hir të Jakobizmit’’ , ndër të tjera shkruan , Tatëpjeta për Iluminatin nisi kur një korrier i tyre me emër Franc apo Jakob Lanc u godit nga Rrufeja dhe dorëshkrimet që ai mbante me vehte ranë në dorë të qeverisë.
Këto dorëshkrime thuhet se ishin Bibla e Zionit dhe disa dorëshkrime të tjera të Iluminatit.
Këto dorëshkrime u quajtën TEJET TË RREZIKSHME PËR VETË NJERËZIMIN dhe në këtë mënyrë nisi Tatëpjeta e Iluminatit.....

Besohet se Iluminati nuk u shpërbënë plotësisht , por vazhduan veprimtarinë e tyre në fshehtësi, ata ishin ideatorët e RENDIT TË RI BOTËROR (NEW WORLD ORDER) Kjo besohet edhe për vetë faktin se në Dollarin Ameikan poshtë Piramidës Masonike shkruhet ‘’NOVUS ORDUM SECLORUM’’ Rendi i Ri Botëror.......
Sot ka llozha Iluminati kudo në botë bile edhe në Shqipëri e Greqi, por emrat e antarëve mbahen SEKRET...

Iluminati janë ata që sot Komandojnë Botën.........


Themeluan .

 Bankën Botërore

OKB-në

OBSH-në

Komitetin Trilateral

Komunitetin Europian

FMN-në
Bankat Qëndrore

NATO-n

Etj,etj organizata ndërkombëtare....

Gjithashtu kanë Influencë tejet të madhe në

 

Grupet e Shoqerive Sekrete


# Freemasonry

 # Skull & Bones

# Grand Orient Lodge

# Grand Alpina Lodge

# Knights Templar

# Royal Order of the Garter

# Priory De Sion

# Rosicrucians

# Bilderberg

Etj, etj

 

 Grupet Politike

1- Udheheqesit e Qeverive te vendeve te ndryshme te botes

 

2- Kombet e Bashkuara

3- Grupi Bilderberg

4- Komisioni Trilateral

5- Keshilli i Mardhënieve me Jashte

6- Klubi i Romes

7- Instituti Aspen

8- Korija Bohemiane

9- Federatat Rajonale (Nato, EEC, etj)

10-Sindikatat Nderkombetare te Punetoreve




Ky grup është pak i ndryshëm nga të tjerët sepse nuk ka anëtarësi zyrtare. Anëtarët e këtij grupi janë njerëz me influencë të madhe, të cilët takohen çdo vit në mënyrë sekrete.

Takmet kryhen çdo vit në Europë dhe njëherë në 4 vjet në Shba ose Kanada. Takimet kryhen në hotele me pesë yje
Për çdo takim dhe ato që propozohen apo vendoesn atje mbahet protokoll, por nuk mbahen dhe as ruhen emrat e pjesëmarrësve të cilët propozojnë apo pranojnë vendimet.

Çështjet e diskutuara mbahen sekret. Struktura e takimeve i ngjan një konference

 Pjesëmarrja në takim është vetëm me anë të ftesave. Takimi i parë u krye në vitin 1954 në hotelin “Bilderberg” në Holandë.

Edhe pse axhenda dhe lista e pjesëmarrësve është publike, nuk është akoma e qartë nëse këto detaje bëhen të ditura nga vetë grupi apo jo.

Shumica e ngjarjeve ekonomike, shoqërore, apo dhe ushtarake që ndodhin në botë, vendosen nga Grupi Bildenberg.
Asnjëherë ,asnjë gazetar apo reporter nuk është lejuar të marë pjesë për intervista në mbledhjet e kësaj organizate.
Atje ftohen vetëm persona të cilët kanë Influencë politike edhe persona që kanë Influencë të madhe Ekonomike.
Pavarsisht disa deklaratave ku thuhet se vendimet që meren atje janë për të njeriut apo për mbarëvajtjen e Shteteve për vetë faktin se pjesëmarrës janë vetëm të Pasurit dhe Politikanë tregon se peshorja anon në kurriz të njerëzimit dhe në favor të të pasurve....



9- Paria e Sionit




Pas botimit të librit “Kodi i Da Vinçit” të Dan Brown emri i kësaj shoqërie ka ngjallur shumë kërshëri në mbarë botën. Në fakt, ky grup është krejtësisht fiktiv. Ishte një rreng i krijuar në vitin 1956 nga një pretendent i fronit francez, Pierre Plantard. Letrat ekzistuese që datojnë në vitet ’60 dhe që Plantard, de Cherisey dhe de Sede i kanë shkruar njëri-tjetrit konfirmojnë se të tre ishin përfshirë në këtë rreng, duke përshkruar skemat e mbrojtjes së tyre ndaj kritikave dhe si do të mund ta vazhdonin këtë mashtrim. Pavarësisht kësaj, ka nga ata që besojnë se Paria ekziston dhe funksion edhe në ditët e sotme.



10- “Opus Dei”




“Opus Dei” është një organizatë e kishës Katolike që thekson besimin katolik se jeta e zakonshme është rruga drejt shenjtërisë. Anëtarët e kësaj organizate jetojnë në qendra speciale. Urdhri u themelua në vitin 1928 në Spanjë nga prifti katolik, Josemaria Escriva, me aprovimin a papa Piut XII. Pjesa më e madhe e organizatës prej rreth 87.000 anëtarësh të të dyja gjinive janë njerëz të thjeshtë që drejtohen nga një prelat i zgjedhur nga një mbledhje e përgjithshme e pranuar nga Papa.



11- Asasinët



Asasinët (të varurit nga hashashi), ishin grup misterioz i vrasësve myslimanë të cilët kanë vepruar në Lindjen e Mesme gjatë shekullit XIII. Ajo u themelua nga myslimanët shiitë për të krijuar një shtet utopik shiit. Përdorën taktikat guerile kundër armikut, përfshirë spiunazhin, sabotimet dhe vrasjet politike. Sipas legjendave, para vrasjes ata do të merrnin hashash, ndërsa udhëheqësit e armikut shpesh zgjoheshin në shtrat me një thikë në jastëk dhe me mesazhin për ekzekutim. Ata kishin një kala të pamposhtur në Iran – Alamutin. Rendin aty e themeloi më 1090 Hasan al Sabah. Kalaja u shkatërrua nga Mongolët më 1256.



12- Katarët



Edhe sot fansat e konspiracionit citojnë fundin e tyre si një nga anët më të errëta të krishtërimit. Por kush ishin vërtet katarët? Gjatë shekullit të 13-të, kryqëzata kundër Albigesëve (qytetarë të një kataretqyteti francez), e drejtuar nga Papa Inoçcenco III, spastroi këtë shoqëri heretike kristiane që jetonin në malet e jugut të Francës. Pse? E thjeshtë: Katarët, adhuronin nocionin e dualizmit, ose ndryshe të idesë se kishte një Zot të mirë dhe një Zot të keq, ata kundërshtonin burokracinë e Kishës Katolike, të cilën e gjykonin si të korruptuar, pasi sipas tyre Kisha kishte rënë nën mëkatin e pushtetit dhe të parasë, ata refuzonin ta adhuronin Zotin në tempuj dhe katedrale. Dhe jo vetëm kaq: Katarët i cilësonin burrat dhe gratë të barabartë dhe në shoqërinë e tyre, gratë kishin pozicione të rëndësishme. Arsye të mjaftueshme për Kishën të niste një kryqëzim dhe t’i zhdukte. Në vitin 1229, të mbijetuarit u konvertuan të gjithë prej Inkuizicionit, për t’u kthyer në legjendë shumë shekuj më pas, për të apasionuarit e Kodit të Da Vinçit. Të konsideruar për një kohë të gjatë si heretikë, sot ata shikohen në një këndvështrim të ndryshëm, edhe sepse Katarët bashkë me thesaret e tyre morën me vete shumë sekrete që nuk mund të gjenden kurrë. Mbas maskës së herezisë që Kisha Katolike iu vuri atyre, shfaqet një civilizim i përparuar, ai i traditës filozofike e shpirtërore, në të cilën përmblidhet misticizmi i Perëndimit e dituria greko-romane.



Duke parë influencën tejet të madhe të disa prej këtyre Shoqërive, sidomos ''Illuminati'' - '' Bilderberg'' dhe ''Skull&Bones'' , lind Pyetja.... ÇFARË U VENDOS PËR FATIN E SHQIPËRISË, PA SHQIPTARËT ????????


18/10/2016

13 FAMILJET QË QEVERISIN PLANETIN



Forcat hije pas RENDIT TË RI BOTËROR paraprakisht janë duke ndjekur një agjendë të ngadaltë për të kontrolluar totalisht njeriun dhe pasuritë e planetit tonë. David Ike ka thënë, “me hap të ngadaltë drejt totalitarizmit”, sepse ata po bëjnë hapa shumë të ngadaltë Drejt Skllavërimit Total të Njeriut.
 Turmat e njerëzve nuk janë në dijeni të faktit se liritë e tyre po reduktohen gradualisht,me mënyra të ndryshme, si psh ;Terrorizmi i Remë të cilin e përdorin për të reduktuar LIRITË PERSONALE TË NJERIUT në një kohë që Fuqia e Oktapodit të RENDIT TË RI BOTËROR po Rritet Gradualisht.
Diku në majë të piramidës, një organizatë ektremisht elitare, që njihet si “Këshilli i 13 Familjeve”, orkestron ngjarjet më të rëndësishme botërore. Ky Këshill përbëhet nga 13 familjet më me influencë të globit.
Një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve po bëhen gjithnjë e më shumë të vetëdijshëm që 99% e popullsisë botërore kontrollohet nga një elitë prej 1%, por Këshilli i 13 Familjeve konsiston në më pak se 1% e elitës prej 1%, dhe asnjëri i gjallë nuk mund të bëjë kërkesë për anëtarësim.
Ata mendojnë se janë caktuar të na qeverisin (pra besojnë se janë ZOTA - PERËNDI), sepse, janë pasardhësit e drejtpërdrejtë e zotëve të vjetër, dhe e konsiderojnë veten e tyre si mbretërorë.
Këto familje janë:
Rothschild (Bauer or Bower)
Bruce
Cavendish (Kennedy)
De Medici
Hanover
Hapsburg
Krupp
Plantagenet
Rockefeller
Romanov
Sinclair (St. Clair)
Warburg (del Banco)
Windsor (Saxe-Coburg-Gothe)
Dinastia Rothsçild është padyshim më e fuqishmja, vlerësohet se pasuria e tyre shkon rreth 500 trilion dollarë.
Këto familje e ushtrojnë kontrollin përmes perandorisë së bankës botërore, e cila është thuajse tërësish në pronësi të tyre.
Shpërlarja e trurit
Një tjetër mjet i skllavërimit në masë që këto familje përdorin kundër nesh është SISTEMI ARSIMOR (Që sa vjen e bëhet më i keq). Shkollat nuk po kryejnë më funksionin e duhur, fëmijët mësohen që të memorizojnë pa u menduar dhe të binden pa u pyetur.
Skllevërit e sotëm
Sistemi financiar ka skllavëruar specien njerëzore dhe tani ne përdoremi si skllav-monedhë. Punojmë nga 8,12 dhe më shumë orë në ditë, në ambiente stresuese, të pa stimuluara nga diçka krijuese apo konstruktive. Në të shumtën e rasteve, i vetmi motivim që të bën të shkosh në punë është paga e radhës – pavarësisht se sa fort punojmë, duket sikur asnjëherë nuk kemi mjaftueshëm para.
Keni menduar ndonjëherë se përse korporatat e mëdha paguajnë me miliona dollarë drejtorët ekzekutiv, dhe pjesën tjetër të punonjësve e paguajnë sa më pak të munden?
Kjo është e projektuar me kujdes, sepse një person që është vazhdimisht në tehun e mbijetesës, nuk do ketë kurrë kohë për t’u vetë-edukuar, për të analizuar vetveten dhe për t’u zgjuar shpirtërisht!
A nuk është ky qëllimi kryesorë i yni? Që të bëhemi qenie shpirtërore – dhe këtë nuk e lidh me fetë apo të bëhemi fetarë – dhe ta plotësojmë ciklin e mishërimit.
Ata nuk kanë nevojë për njerëz të edukuar, që të jenë në gjendje në mendojnë në mënyrë kritike dhe të kenë qëllime shpirtërore. Jo, këta lloj njerëzish janë të rrezikshëm për ta!
Ata duan robotë që të binden, të jenë mjaftueshëm inteligjentë sa të bëjnë punën e tyre dhe ta mbajnë sistemin në këmbë, por të jenë mjaftueshëm budallenj, sa kurrë të mos bëjnë pyetje.
Paraja është “syri” i djallit
Të gjitha problemet e botës së sotme i kanë rrënjët në plagën financiare: luftërat janë me leverdi ekonomike, sëmundjet janë fitimprurëse, grabitja e globit është fitimprurëse, skllavëria njerëzore dhe puna kafshërore janë fitimprurëse.
Liderët tanë janë korruptuar nga paratë dhe misioni ynë kolektiv njerëzor mbi tokë është goditur nga paraja, transmeton mapo.
Pra, përse na nevojitet sistemi financiar, që të jetë në vend të parë? Nuk na nevojitet. Planeti ynë nuk na taton as edhe një qindarkë kur përdorim pasuritë e tij natyrore.
Marë nga gazeta ''DITA''

11/10/2016

ALBANOLOGU Gottfried Wilhelm Leibniz

Shkencëtari dhe Albanologu i Shquar  Gottfried Wilhelm Leibniz në Datën 11Tetor 1675 
demonstron për herë të parë kalkulusin integral y = ƒ(x), paralelisht me dhe në mënyrë të pavarur nga Isak Njutoni, duke u bërë bashkë-themelues i kësaj fushe të matematikës. Leibniz - filozof, historian, matematikan, jurist, diplomat, filolog - figurë e rëndësishme në mendimin perëndimor, lindi në Leipzig. Ai ishte presidenti i parë i Akademisë Prusiane të Shkencave.
Por, pullariteti i tij sa ishte gjallë edhe u cënua, vecanërisht nga Volteri, i cili si mik i Njutonit, e ironizoi atë; madje edhe Kandidin e shkroi me Leibnizin në mendje. Por Leibniz ishte njeri i interesave të shumta.
Në 10 vitet e fundit të jetës, një nga përkushtimet e tij u bë edhe gjuha shqipe. Së pari, Leibnizi goditi mitin se shqipja, meqenëse flitej në Ballkan, bënte medoemos pjesë në grupin e gjuhëve sllave, apo rridhte nga greqishtja ose latinishtja. Ai besonte se shqipja ishte ilirishte (sic do të demonstrohej nga Franz Bopp më shumë se një shekull më vonë); Leibniz mendonte se shqipja kishte lidhje me gjermanishten dhe këto ngjashmëri ai i kërkon në keltishten e lashtë.
Mendimet mbi shqipen, Leibniz i shprehu në letërkëmbimet e tij (1705 - 1715) me shkencëtarë, studiues e intelektualë të kohës - gjithsej 5 letra mbi shqipen. . Ja si shkruante Leibniz - ndër të parët, në mos i pari albanolog që e vendosi shqipen në hartën e botës së studimieve gjuhësore: "Sa për gjuhën e shqiptarëve, e njohur si Linguam Illiricam...mendoj se është e denjë të studiohet....Të dhënat që kam tregojnë se shqipja përmban shumë latinisht dhe pak gjermanisht. Dhe ky është mendimi im mbi disa fjalë shqipe: 'hundë' nga keltishtja e vjetër ka dhënë gjermanishten 'wen' - 'qen', kafshë që karakterizohet nga përdorimi i hundës 'nose' - 'nuhatje'. Fjala 'gjueti', anglisht "hint" - 'gjurmë' - 'shenjë'; gjermanisht 'spuhr', nga 'kunde' - 'dije, njohje'. Fjala 'krah' lidhet me 'krezzen, crabbe' - 'gaforre' nga rrjedhin kthetër, zvarrë, rrafsh, zero. 'Gaforrja' mund të ketë lidhje edhe me 'furkën, pirunin'. Fjala 'burrë' mund të jetë e lidhur me 'brautigam' 'dhëndër'. Ndërsa fjalët shqipe për numrat nuk kanë asgjë që mund të rrjedhin nga gjuhët fqinje, por, duke ditur shumë gjuhë të tjera, studiuesi mund të jetë në gjendje të kuptojë shumë fjalë të shqipes; fjala 'det' nga Delt, dmth Thalassa, Thellësi, Perendia e Detit në mitologjinë greke. Është e qartë se reliket e ilirishtes janë ruajtur në gjuhët moderne, veçanërisht në atë të shqiptarëve", shkruan Leibniz, në "Opera Philologica", përkthyer nga frengjishtja në anglisht nga Robert Elsie.
Vlera e ideve të Leibnizit qëndron edhe në faktin se si shkencëtar serioz, ai tërhoqi vemendjen e shkencëtarëve të tjerë për t'u marë me studime në fushë të shqipes. Ky interesim i Leibnizit mund të shpjegojë ndoshta edhe arsyen pse albanologjia ka tërhequr vazhdimisht shkencëtarë, gjuhëtarë e filologë ndër më të shquarit gjermanë e nga bota.
Leibniz shkroi kryesisht frengjisht e latinisht, dhe pak gjermanisht. Shumica e shkrimeve të tij ndodhen ende të pa botuara, dhe janë marë në mbrojtje nga UNESKO. Në vitin 1985, qeveria gjermane krijoi Çmimin Leibniz, duke ofruar një shpërblim vjetor prej 1-milionë e 550-mijë euro për rezultate praktike dhe 770-mijë euro për ato teorike në shkencë. Ky është çmimi më i lartë në botë për arritje shkencore                    
  
Falenderoj për ndihmën ALFRED MADHIN

02/10/2016

18/09/2016

Papakristo Negovani

Në evokim të luftës për çlirim kombëtar me pushkë dhe penë, luftës për shkollën shqipe, përjetësimit të saj në libra, botime e shkrime, në rradhën e personaliteteve tona me përmasa kombëtare, padyshim që një vend nderi e respekti i takon figurës së shquar të shkrimtarit patriot e klerikut atdhetar, martirit të gjuhës shqipe Papa Kristo Negovani.
Me origjinë nga zona e Kolonjës Kristoja është lindur në verën e vitit 1875 në fshatin shqiptar të Negovanit, toponim ky të cilin Harallambi, babai i Papa Kristos e përdori si mbiemrin e famijes së tij. Në atë kohë, Negovani numëronte rreth 300 familje shqiptare, të shpërngulura nga fshati Plikat i Ersekës në vitin 1861. Gjatë viteve 1888 deri më 1891 Kristoja vazhdoi shkollën e mesme në Athinë. Por në vitin 1891, shovinistët grekë me anë kusarësh i vranë të atin, Harallambin, për ndjenjat e tij patriotike, duke i rrëmbyer edhe kursimet monetare të familjes. Kristoja u detyrua të lerë mësimet që ndiqte në Athinë dhe u kthye pranë familjes, mes gjëmës që i shkaktoi dora gjakatare dhe filloi të punojë si mësues i thjeshtë i gjuhës greke në fshatin Leskovec, që ndodhej në atë zonë. Pas një viti, më 1893 e shohim mësues të greqishtes në fshatin Bellkamen. Por të ardhurat ekonomike ishin tepër të pakta. Kështu, Kristoja vendos që të shkojë në qytetin Braila të Rumanisë në vitin 1894, me qëllim që të mësonte profesionin e drugdhendësit. Në këtë ambjent të ri, ku ndihej atmosfera e shoqërive shqiptare me karakter patriotik, Kristoja përqafoi idetë patriotike, u bë pjesë e shoqërisë së atjeshme të shqiptarëve “Shpresa” dhe u angazhua në veprimtaritë e saj. Duke studiuar me vëmendje zhvillimet aktuale politiko-shoqërore të kohës, u mendua që në propagandimin e gjuhës shqipe, një rol kryesor të luante edhe feja, përmes së cilës liturgjitë që deri atëhere mbaheshin në greqisht, të jepeshin në shqip. Me këtë detyrë të shenjtë dhe me mbrojtjen e Zotit, Kristoja kthehet në Negovan, ku u shugurua prift dhe filloi të lexojë ungjillin në shqip, të meshojë në gjuhën shqipe e të përhapë të shkruarit e shqipes. Viti 1897 shënon kthimin e tij në Negovan dhe vënien në jetë të detyrës patriotike. Njëkohësisht, për interesin patriotik të shqiptarëve dhe për mos rënien në sy të kishës greke, vazhdoi të punojë edhe si mësues i greqishtes. Gjatë kësaj kohe nuk kanë qenë të pakta orët kur Papa Kristoja jepte edhe mësimin e shqipes, në fëmijë e të rritur. Abetaret e gjuhës shqipe dhe librat e tjerë në shqip, të cilat ai i solli nga Rumania, i shpërndau në Negovan e Bellkamen, e deri në Follorinë e Kostur. Gjuha shqipe filloi të zinte rrënjë të shëndosha në këto zona falë punës së palodhur të Papa Kristos. Interesant është fakti që kleriku patriot në kthimin e tij nga Rumania, arriti të siguronte gërma latine me të cilat shtypeshin e botoheshin tekstet në shqip. Në mungesë të teksteve të shqipes, Papa Kristoja, në fletoret që përdornin nxënësit, shtypte dhe shumëfishonte mësimet. Kështu veproi ai edhe në përkthimin në shqip të pjesëve të Ungjillit, të cilat më pas i fliste në kishë. 

Në aktivitetin e Papa Kristos për zhvillimin e shkollës dhe gjuhës shqipe shënohet edhe çelja e shkollës shqipe të natës në Negovan, ku numri i nxënësve nuk ishte më pak se 100. 

Veprimtaria patriotike e patriotit shqiptar shqetësoi Mitropolitin e Kosturit, i cili në vitin 1899 e thirri në Kostur, ku pasi mohoi ekzistëncën e gjuhës shqipe, e kërcënoi klerikun atdhetar shqiptar se do e pushonte nga detyra e priftit dhe do e shkrishtëronte. Përgjigjja e shqiptarit Papa Kristo ishte: “Unë do të vazhdoj të punoj për gjuhën e nënës edhe nëse ju nuk do të më lejoni të jem prift. Do të vazhdoj të punoj për shkollën e gjuhën shqipe pasi ne jemi shqiptarë e jo grekë apo bullgarë.” Kjo është përplasja e parë me autoritetet e Mitropolisë greke, të cilat do të vazhdonin herë pas here deri sa hanxharët dhe sopatat do të realizonin pushimin e veprimtarisë patriotike të priftit shqiptar. Duke parë aktivitetin e tij në dobi të çështjes shqiptare, kundër Papa Kristos u vunë osmanët, qarqet shoviniste greke dhe Patrikana e Stambollit. Për t’i mbyllur gojën shqiptarit ata i prene fletë-arrestin Papa Kristos në nëntor të vitit 1904 në Manastir, ku kishte shkuar në hotel “Liria” për të marrë pjesë në një mbledhje me karakter patriotik. Pas burgosjes për dy muaj në burgjet e Janinës, Papa Kristo Negovani u kthye në fshatin e vet, ku vazhdoi rrugën e shenjtë që kishte nisur vite më parë. 


Ditën e 10 shkurtit të vitit 1905, ditën e kremtimit ortodoks të Shën Harallambit, kleriku atdhetar kendon në shqip Ungjillin në kishën e Negovanit. Në këtë ceremoni ndodhej edhe dhespot Karavangjeli. I gjendur i pafuqishëm për të ndalur veprimtarinë atdhetarë të Papa Kristos, thuhet se Karavangjeli, para se të dalë prej kishës, i është drejtuar shqiptarit me fjalët: “Mos të gjettë viti tjetër mes të gjallëve!”. Më datën 11 shkurt 1905, Papa Kristoja shkruan një artikull me karakter patriotik me titull “Mot i ri fat-bardhë” dhe ia dërgon gazetës shqipe “Drita” në Sofje, shkrim me të cilin uron shqiptarët për hyrjen e vitit të ri 1905. Të nesërmen, duke u gdhirë e diela e 12 shkurtit 1905, andartët grekë me ndihmën e kusarëve dhe të dërguarve të dhespotit, shkuan në Negovan. Në errësirën e natës, ashtu si shpirti i tyre, ata rrëmbyen nga shtëpia Papa Kriston, vëllain e tij Papa Theodhosin si dhe katër veprimtarë të tjerë, punëtorë të gjuhës shqipe nga Bellkameni dhe i nxorrën në bregun në të dalë të Negovanit. Duke i tërhequr zvarrë nga rrobat priftërore dhe nga mjekra e gjatë, andartët e pamëshirshëm dhe gjakësorë provuan forcën e tyre me thika, hanxharë e sopata mbi trupin e martirit të gjuhës shqipe, atdhetarin Papa Kristo Negovani, i cili nuk i kishte kaluar të 30 vitet e jetës së tij. Të njëjtin fat patën edhe të tjerët... Të mbuluar nga gjaku e të shqyer, këta dëshmorë të gjuhës sonë u lanë të dergjen mbi kodër, për t’u treguar të tjerëve se ky është fundi që andartët grekë u përgatitin punëtorëve të gjuhës shqipe. Dhe ky nuk është rasti i vetëm që na tregon historia. Petro Nini Luarasi, Papa Llambro Ballamaçi, Spiro Kosturi e shumë të tjerë janë dëshmorët e rënë martirë nga andartët grekë dhe veglat e tyre. 

Gjëma e vrasjes së Papa Kristo Negovanit helmoi zemrat e shqiptarëve kudo nëpër kolonitë e tyre në botë. Nekrologji të shumta u botuan në shtypin shqiptar të kohës mbi këtë figurë të shquar të lëvizjeve për çlirim kombëtar. Në ndihmë të jetimëve të klerikut atdhetar, shumë organe shtypi të shqiptarëve çelën shtyllën e “Ndihmëtarëve në të holla për jetimët e Papakristos”, mbledhjen e fondeve për botimin e librave që ai kishte përgatitur si dhe të hollat për përgatitjen e varrit të dëshmorit kombëtar. Për këtë ngjarje të tmerrshme, patriotët e shprehën hidhërimin e tyre edhe me vjersha. Për këtë shkruan Mihal Grameno, nën pseudonimin “Guri i Cjapit”, poezinë “Mbi varr të dëshmorit Papakristo”; shkroi Petro Nini Luarasi, nën pseudonimin “Petro Raullasi”, poezinë “Vajtim për dëshmorët e Negovanit”; u dëgjua zëri i shqiptarëve të Italisë përmes elegjisë që botoi arbëreshi Zef Skiroi me titull “Vrasja e Negovanit”. Një nga krijimet e veçanta kushtuar kësaj ngjarjeje makabre i takon Loni Logorit. Në mars 1906 ai shkroi elegjinë “Papakriston e vranë”: 

“Papakriston e vranë/ S’ra për të asnjë këmbanë/ Dhe malet e Shqipërisë/ Dhe shpellat e malësisë/ Thërresin an’ e mbanë/ Papakriston e vranë/ Merrni gjaknë, thirrnë pyet aty pranë/ Dhe malet buçitnë, merrni gjakën thanë”. 

Numrin e saj të datës 14 shkurt 1905, gazeta “Drita” që botohej nga Shahin Kolonja në Sofje, u rrethua nga një shirit i zi, me titullin kryesor: “E madhe gjëmë”. Aty botohen tre kronika rreth vrasjes së Papa Kristos.


Vrasja e PapaKristo Negovanit
* * * * * * * * * * *
Papa Kristo Negovani në gjallje të vet arriti të botonte pesë libra në gjuhën shqipe. Pasqyra e plotë e librave të Papa Kristos, të cilat u botuan, për bëhet nga: “ Histori e Dhjatës së Vjetër”, Bukuresht 1899; “ Vjershë shkresëtoreja”, Sofje 1899; “ Hijejëtore istori”, Sofje 1903; “ Prishja e Hormovës”, Sofje 1903; “I vogli dhonat argjëndi”, Sofje 1904; “I drunjti kryq”, Sofje 1906; “Bënjatë të shënjtorëve dërgimtarë”, Sofje 1905; “Istori shkronja e Plikatit”, Selanik 1909; “Kryqi i margaritartë”, Korçë 1910.

Shumë shkrime të tjera të Papa Kristos janë botuar në shtypin e kohës, sidomos në numrat e përvitshëm të revistës “Kalendari Kombëtar”, gjithashtu edhe në organe të tjera shtypi. Një pjesë e mirë e krijimtarisë së tij u dogj pas bastisjes që bënë andartët grekë në kohën kur kryen ekzekutimin e tij më 1905. Ndërsa shumë të tjera kanë humbur në Bukuresht dhe në Sofje, ku u dërguan për t’u botuar. Këto mungesa përbëjnë një boshllëk nën dritën e trajtimit të veprës laike ose jo të Papa Kristo Negovanit. Gjithashtu, sipas botimeve të kohës kuptojmë që ka përkthyer e përshtatur në shqip fabula nga La Fonteni dhe Ezopi, të cilat i ka ndërtuar në strukturën e dialogut me rimë. 

Edhe pse i nderuar me titullin “Mësues i Popullit” figura e atdhetarit Papa Kristo Negovani sot përndiqet nga një heshtje e nënvlerësim, duke mos u përmendur emri i tij nëpër shkrime apo studime, duke mos iu kushtuar kësaj figure të shquar asnjë kronikë televizive apo në shtypin e shkruar apo vepër përkujtimore. Dhe si për ta çuar deri në fund këtë mëri të çuditshme ndaj tij, ende sot, në ish-fshatin Negovan, sot të greqizuar, eshtrat e martirit të gjuhës shqipe nuk kanë asnjë shenjë dalluese, përveç një kryqi të vjetër guri e të thyer, kryq i cili iu vendos varrit të tij që në vitin 1905. Asnjë shënim identifikues nuk ndodhet sot në vendin ku prehet Papa Kristoja ndërsa në shtëpinë e tij të rrafshuar, sot është vendosur si për injorim një kosh hedhurinash nga ana e komunës Flamuria, emri i sotëm i Negovanit. Një apel vjen nga të gjithë intelektualët e ditëve të sotme, të Korçës dhe Shqipërisë që eshtrat e dëshmorit të gjuhës shqipe Papa Kristo Negovani të vendosen në Shqipëri, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, pse jo në varrezat e dëshmorëve të qytetit të Korçës, në parcelën e patriotëve të Rilindjes Kombëtare, vend ku kleriku patriot doemos që do të prehet i qetë pranë bashkëluftëtarëve të çështjes, së cilës ai i fali gjithçka, për Shqipërinë që luftoi dhe u përpoq aq shumë, deri në grahmat e fundit të jetës.


Marrë nga Gazeta ''Shqiptarja.com''

HISTORIA 520 - VJEÇARE E KORÇËS

Po botoj këtu një artikull shumë interesan për Historinë e Qytetit tonë KORÇËS, sepse ashtu siç ka thënë dhe Ciceroni “Të mos njohësh ato që kanë ndodhur para se të lindje ti është si të mbetesh gjithë jetën kalama” 

 

Në vitin 1496, në fshatin Peskopje, që ishte në mvartësi të Korçës, përfundoi së ndërtuari Xhamia e Madhe, sot ndërtesa më e vjetër e qytetit të Korçës.

Ky objekt kulti ishte pjesë e një kompleksi fetar shoqëror që përbëhej, përveç saj, edhe nga tyrbja, hamami me ujësjellës, një imaret dhe Medreseja. Sot, përveç xhamisë ekziston dhe tyrbja, kurse imareti, hamami me ujësjellës nuk ekzistojnë, janë prishur, siç u prish në mënyrë të pashpjegueshme edhe Medreseja, shkolla e parë e qytetit, në vitin 2009 duke i hequr Korçës një monument unik historik.

Këto ndërtime në fshatin Peskopje (Peshkëpi), u kryen nga Ilia Panariti, i biri i priftit të kishës më të madhe të fshatit Panarit, i cili pas një karriere të suksesshme ushtararake dhe administrative në Perandorinë Osmane në shekullin XV, u njoh nga historia me emrin e myslimanizuar Iljaz Bej Mirahori. Ai ishte pjesëmarrës në pushtimin e Kostandinopojës në vitin 1453, ku dhe u shpërblye nga sulltani me prona të shumta në lagjen e Stambollit “Jedi Kule” dhe në lagjen “Ivlanka”. Më e rëndësishme ishte kisha e Shën Kostandinit, që ndodhej në rrethet e “Jedi Kulesë”, të cilën ai e ktheu në xhami, e cila mban dhe sot emrin “Xhamia e Mirahorit” ose “Kisha – Xhami”(shih dorëshkrimin e S.Pulahës për jetëshkrimin e Iljaz Bej Mirahorit nxjerrë nga Enciklopedia turke e Sami Frashërit).

Më vonë Iljaz Bej Mirahori zuri postin e Valiut të Vilajetit të Janinës si dhe poste të tjera deri në detyrën e rëndësishme të Mirahorit, përgjegjësit të stallave të sulltanit, ndërkohë që u bë dhe edukator i sulltan Bajazitit II. Si u plak, Iljaz Bej Mirahori u kthye në Shqipëri dhe sulltani si shpërblim të shërbimeve të tij, i dha pronë fshatrat: Panarit (vendlindjen), Treskë dhe Trebickë.

  Duke parë se kushtet gjeografike të këtyre fshatrave nuk lejonin krijimin dhe zhvillimin e një qendre qytetare dhe administrative, Iljaz Bej Mirahori, filloi të pregatitej të zbriste në fushën e Korçës, ku përcaktoi të përshtatshëm për qëllimet e tij fshatin Peskopje. Këtu ai bleu një kishë me emrin “Shën e Premte”, të cilën e bëri së pari teqe, më pas xhami dhe kjo sot është Xhamia e Madhe (N. Naçi “Korça dhe katundet e qarkut”, viti 1923,fq.57). Xhamia përfundoi në vitin 1496 dhe po në këtë vit sulltan Bajaziti II, me kërkesë të Iljaz Bej Mirahorit, nxjerr dekretin sipas të cilit: “Dy fshatrat Panarit e Treskë, pronë personale e tij të shkëmbehen me fshatin Peskopje, në vartësi të Korçës, që ka dy pjesë…edhe unë ia dhuroj të lartpërmëndurit, të dy pjesët në fjalë” (Shih S. Ramo, Ilia Panariti dhe Korça, fq.123). Me këto veprime Iljaz Bej Mirahori hodhi themelet e qytetit të Korçës (S. Frashëri, Enciklopedia turke). Të njëjtin mendim shprehin shumë studiues që janë marrë me historinë e themelimit të Korçës, “Për Korçën, Themeltar është Iljaz Beu – Mirahor e Veli, i bir i ati prifti Panaritit i emëruar më parë Ilo, edhe si Themeltar duhet të quhet i pari mirëbërës i saj” (Nuçi Naçi, fq.64)

Korça deri në ardhjen këtu të Koxha Mirahorit, atdhetarit të kryer në fenë islame…ishte një fshat i vogël që quhej Peskopi…, që kur ky vendosi ndejen e tij këtu si princ i vogël, që atëherë gradualisht Korça shkoi përpara…Prej këtij llogaritet dhe kronologjia e Korçës” (Thimi Mitko, vepra Tiranë 1981, fq.547).

 

 Por a është vërtet Iljaz Bej Mirahori themelues i qytetit të Korçës së sotme?

Përgjigjen e japim duke shqyrtuar dokumentacionin që ekziston për Korçën dhe që na lejon të shohim meritën e Iljaz Bej Mirahorit në mos jo për “themelimin” e qytetit të Korçës së sotme, por për Rilindjen e tij 520 vjet më parë. Të dy historianët që flasin për Korçën: Nuçi Naçi dhe Thimi Mitko, si e thonë vetë, kanë shfrytëzuar dokumenta të vjetra që ndodheshin në familjen Myteveli, pasardhësja e Iljaz Bej Mirahorit. Këto dokumenta për fat të mirë, Myftar Grabocka që shërbente si Kryetar i Komitetit Ekzakutiv në Korçë, djalë nga zona e Vakëfeve, në vitin 1962, duke shfrytëzuar miqësinë me familjen e Mytevelijve, veçanërisht me zonjën e nderuar Jalldëz Myteveliu, nëna e dëshmores së Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, Floresha Myteveliu, i mori dokumentat origjinalë që ruante kjo familje. Këto dokumenta u dorëzuan në Arkivin e Shtetit në Tiranë dhe sot ato janë materialet dokumentare më të vjetra që ka ky arkiv për periudhën e pushtimit turk. Ne do të paraqisim më poshtë këto dokumenta sipas botimit të tyre, që ka bërë Sejdin Ramo, në librin “Ilia Panariti dhe Korça”.

Dokumenti i parë i shkruar për qytetin e Korçës është regjistri turk i Korçës dhe Përmetit, i hartuar në vitin 1431, fill pas pushtimit osman. Sipas tij, krahina e Korçës u përfshi në Vilajetin e Korçës, me qendër Korçën, të cilën turqit e quajtën Gjërixhe, duke turqizuar emrin e saj të vjetër sllav Gorica. Deri atëhere, Korça nuk përmendet në asnjë dokument të mesjetës Bizantine, megjithë ngjarjet e mëdha që ndodhin në këtë zonë, por “anashkalohet” kur përmenden shpesh zonat fqinje si Devolli, Kolonja, Skrapari deri tek Voskopi (shih P. Xhufi, Nga Paleologët tek Muzakajt, botim viti 2009). Kjo tregon se turqit vetëm mbas pushtimit i dhanë rëndësi administrative Korçës, megjithëse ajo ishte shumë më e vogël se fshatrat rreth saj si Mborja me 70 shtëpi, Peshkopia (Peskopja) me 71 shtëpi. Në rregjistrin turk të vitit 1431 thuhet për Korçën, në faqen 69: “Vetë Korça, të pafetë që banojnë brenda në kështjellë: shtëpi 26, të reja 5, beqare 3, të ardhurat 1965.”

Këtu Korça paraqitet si kala e banuar dhe fortifikimi ka qenë shkaku që në të u vendos administrata osmane. Turqit nuk e ndërtuan vetë këtë kala, por e gjetën objektin e ndërtuar, gjë që vërtetohet nga fakti që banorët e saj ishin të krishterë. Turqit nuk mund të ndërtonin një kështjellë dhe ta popullonin me “të pafetë”, por në të vërtetë Korça si qendër e banuar, ka ekzistuar shumë vjet para ardhjes së turqve në Shqipëri, që ndodhi në fund të shekulli XIV.

Deri më sot, nuk njohim asnjë dokument historik të shkruar që të na njohë me kohën e ndërtimit të kalasë së Korçës si dhe me ndërtuesit e saj. Në mënyrë të tërthortë, mund të arsyetojmë nga dokumentat që kemi për kohën e ekzistencës së saj. Vetë emri sllav i saj Gorica, tregon se ajo ka një histori ekzistence shumë më të hershme se vitin 1431, kur u regjistrua nga turqit me emrin Gjërixhë. Dokumenti që e vërteton këtë fakt tërthorazi është “Gjenealogjia e Muzakajve”, ndoshta vepra më e rëndësishme dokumentare e Shqipërisë mesjetare. Megjithëse e shkruar në vitin 1510, nga Gjon Muzaka, i emigruar në Itali mbas pushtimit turk të Shqipërisë, ai duke folur për parardhësin e tij, princin Andrea Muzaka, që arriti titullin e lartë Sebastokrator në vitin 1280-1281, duke përmenduar pronat që zotëronte ky princ shkruan: “Gjithashtu zotëroi dhe sundoi qytetin e Korçës deri në fshatin e quajtur Savojan, ku përfshihet edhe vendbanimi Viola, në të cilin mund të zihen peshq të mëdhenj e ngjala gjigande” dhe më poshtë vazhdon, “Ty, Don Andriani…po të le edhe vendet e Devollit të madh me qytetin e Korçës dhe katundin Sovjan”, (shih “Nga Paleologët tek Muzakajt”, fq.428 – 444). Ky dokument e çon ekzistencën e Korçës në shekullin e XIII, kur sundonte princi Andrea Muzaka, dhe e paraqet me fizionominë e një qyteti, pra themelimi i tij mund të jetë edhe përpara këtij shekulli. Është e qartë se turqit e gjetën Korçën me një kala të konsoliduar sepse përmendet shpesh në regjistrin turk të vitin 1431, nëpërmjet pronave të rojeve të kësaj kalaje. Por, kemi të paqartë vendin se ku ndodhej kalaja, pra qyteti i Korçës, për të cilin shkruan Muzaka dhe flet regjistri turk i vitit 1431.

Një pjesë e studiuesve e vendosin kalanë e Korçës të regjistruar nga turqit në vitin 1431 në zonën ku ndodhet sot hotel Koçibelli, shtëpia e Sugarëve, ku në 10 dhjetor 1916, u ngrit flamuri dhe u shpall Republika e Korçës, e kufizuar në Jug nga lumi, sot shëtitorja ‘F.S. Noli’. Më i shquari ndër ta, Prof. Dr. Pirro Thomo, në librin më serioz të shkruajtur për Korçën në kohën e sotme, botim i Akademisë së Shkencave “Korça, urbanistika dhe arkitektura”, fq.44, shkruan: “… vendndodhja e kalasë mesjetare të Korçës mund të përcaktohet brenda territorit të kufizuar nga lumi (sot shëtitorja F.S.Noli), rruga 6 Dëshmorët, Shëtitorja e Shën Gjergjit dhe rruga që të çon në Pazar.” Këtë vendndodhje jep në librin e tij “Mbi themelimin e Korçës” (shoqëruar dhe me një skicë amatore) edhe studiuesi Arben Gjata, në fq.48 “Vendosja e kësaj kalaje mesjetare, mund të përcaktohet e shtrirë në lagjen “Kala”, siç quhej deri në fillim të shekullit të XX, e kufizuar nga bulevardi Shën Gjergji, ish-lumi dhe hotel turizmi Grand.” Për vendndodhjen këtu të kalasë së Korçës, argumenti i vetëm që sjell studiuesi Pirro Thomo dhe të tjerët, është fakti që një lagje e qytetit të Korçës është e emëruar deri vonë lagja e “Kalasë ”. Edhe Karmici, pedagogu grek që shkroi  librin “Gjeografia e Korçës dhe e rrethit” kur numëron lagjet e qytetit përmend dhe lagjen “Kala”, e cila përfshihej në Varoshin e sipërm dhe banohej nga popullsi e krishtere. Po kështu edhe Nuçi Naçi në librin e tij të parë të vitin 1901, në numërimin që i bën lagjeve të qytetit përmend edhe atë të kalasë. Me këta studiues bashkohet dhe arkeologu P. Lera, në revistën “Tempulli”, ku shkruan duke iu referuar burimeve toponomastike për vendndodhjen e kalasë “Të moshuarit e qytetit tonë të dy anët e bulevardit Themistokli Gërmenji (shën Gjergji) i thësirnin me emrin “Kalaja”, “lagja e Kalasë” ose “sheshi i Kalasë”. Këto toponime që ruhen ne gojën e popullit janë sinjale që evokojnë aty praninë e një ndërtimi fortifikues. Të njëjtat argumente toponomistike sjell edhe Arben Gjata në studimin e tij, por ai shton si argument tjetër për vendodhjen këtu të kalasë edhe gjetjet në vitin 1923 dhe 2000 të disa fragmente muresh të zbuluara gjatë ndërtimeve të shekullit XX, si në shtëpinë e Sugarve, hotel Koçibelli dhe së fundmi në objektin e Bazeve, midis hotel Koçibellit dhe shtëpisë së Sugarve. Studiuesi P. Lera, mbi bazën e teknikës së ndërtimit dhe përmasave të murit të zbuluar, arrin në konkluzionin që kemi të bëjmë me një ndërtim fortifikues dhe jo me një ndërtim të thjeshtë. Pra, Petrika Lera njësoj si Arben Gjata, arrin në përfundimin se traktet e mureve të zbuluara  në këtë zonë në vitin 1923 dhe 2000, përfaqësojnë mbetjet e murit rrethues të kalasë së Korçës. Por të gjitha këto fakte nuk mjaftojnë për të vendosur përfundmisht vendndodhjen këtu të kalasë së Korçës sepse ka studiues të tjerë që paraqesin shumë fakte dhe e vendosin kalanë e Korçës ne nje tjetër vend, në kodrat e qytetit.

Vetë arkeologu Lera pranon se gjatë punimeve ndërtuese të kryera brenda territorit ku supozohet se ka qënë shtrirë kalaja në fushë buzë lumit nuk janë konstatuar gjurmë godinash qe të mund të vërtetohet ekzistenca e një kalaje-qytet. Ç’u bënë 25 shtëpitë brenda kalasë për të cilat flet regjistri turk i vitit 1431? Asnjë dokument, asnjë gojëdhënë nuk na flet se deri kur qëndroi në këmbë kalaja e Korçës, pse u zhduk pa lënë gjurmë “në mes të qytetit” që po zhvillohej bashkë me 25-33 shtëpitë që kishte në vitet 1431-1568 sipas regjistrave kadastralë turk?

     Nuçi Naçi në veprën e tij “Korça dhe katundet e qarkut”, botimi i parë në Sofje në vitin 1901, tjetri në shtypshkronjën ‘Dhori Koti’ në Korçë, në vitin 1923 (burimi më i plotë për historinë e qytetit të Korçës dhe të lidhjeve të tij me Iljaz Bej Mirahorin) nuk na flet fare për kalanë e Korçës si objekt fortifikues dhe zanafillë e qytetit të Korçës. Ai shkruan për kalanë e Mborjes, për kështjellat e Plasës, për fortesat e shënuara të Pilurit, për gërmadhat që tregojnë vjetërsinë e fshatrave Barç, Voskop, etj.,por për kalanë e Korçës dhe zanafillën e saj nuk ka asnjë të dhënë. Ai përmend kalimthi në librin e tij disa toponime që gjenden në zonën e pretenduar për vendndodhjen e kalasë në fushë, që u përmëndën dhe më lart. Duke folur për krojet e qytetit ai shkruan: “Kronjat e Shën Mërisë. Kur hyjmë në port’e madhe e avllisë së kësaj kishe si për brenda portës e për jashta në të mengjur ka dy kronja.  Ujët e këtyre vjen nga ca mburime që kanë qënë në vendin e emëruar kala.” (N. Naçi, Korça dhe katundet e qarkut.Fq.49). Vini re me kujdes, Nuçi Naçi nuk thotë në vendin ku ka qenë kalaja, por thotë në vendin e emëruar kala.Ai në botimin e vitit 1923, kur flet për ndarjet e Korçës (lagjet), thotë varoshi përbëhet prej 9 lagjesh-mehalla, të cilat pas vjetërsisë së tyre quhen: Penço, Manço, Mando, Qiro, Mano, e Lumit, e Sahatit, e Qoshkut dhe Radanecit. Varoshi i Korçës i cili konsiderohet si pjellë e kalasë në botimin e vitin 1923 nuk përmban lagjen “Kala”, të cilën e kishte përmendur në botimin e vitit 1901. Sejdin Ramo në studimin e tij për historinë e Korçës ( “Ilia Panariti dhe Korça”, botim i vitin 2003), pasi ballafaqon të gjitha mendimet për vendodhjen e kalasë në fushë ose në kodër jep shpjegimin e toponimeve që kanë lidhje me kalanë, të ndodhura në qytetin e Korçës si lagja “Kala”, sheshi i kalasë, vendi i emëruar kala, etj. Sipas tij “Lagja e Kalasë do të jetë formuar nga banorët e kalasë që kanë zbritur nga kodrat ku ka qenë vendosur në fushën buzë lumit të Moravës. Për nostalgji apo traditë, vendbanimin e tyre të ri, ku ata ndërtuan shtëpitë e quajtën me emrin e mëparshëm Kala, ashtu si banorët e Barçit, kur zbritën në fushë, e quajtën lagjen ku ngritën shtëpitë e tyre, lagjia e Barçit. Kjo provohet edhe me faktin që keto janë nga lagjet më të reja të qytetit.” (S.Ramo – Ilia Panariti dhe Korça, fq. 75).

  Fenomene të tilla ndeshen dhe në ditët tona. Pas viteve 90, në perëndim të qytetit të Korçës, u krijua lagja “Lavdarakët” nga banorët e zbritur nga fshati Lavdar, ose më qartë në rrugën e Voskopojës, karshi varreve të fshatit Gjonomadh, nga banorët e fshatit Lavdar, u krijua një qendër e banuar me emrin “Lavdar”. Kështu shpjegohet edhe prania e toponimeve që kanë lidhje me emrin “Kala” në qytetin e Korçës. Përsa u përket trakteve të mureve të zbuluara në vitin 1923 dhe 2000, të pastudiuara nga specialistët, ato që sipas P. Lerës i përkasin një ndërtese të vjetër me tipare fortifikuese, kemi një të dhënë interesante.

Në librin “Mborja ndër vite”, faqe 73 lexojmë: “…Thimi Mitko, i cili shkruan në greqisht në vitin 1929, në revistën periodike greke “Pandora”, midis të tjerash ai thotë: “Mbi themelimin e Korçës duhet thënë, se në vendin ku shtrihet sot qyteti, në periudhën bizantine, qe një bujtinë e fortifikuar, pronë e të bijës së Hegjemonit, qëndra e të cilit ndodhej në vendin e quajtur qytet (Kala e Mborjes)”. Duke folur për Korçën, Thimi Mitko e përsërit praninë e këtij objekti fortifikues në fshatin Peshkëpi, fshati që u transformua nga Iljaz Bej Mirahori në qytetin e Korçës ku jetojmë sot. Edhe më poshtë Th. Mitko përsëri thekson: “Meqënëse pozicioni i saj (Korçës VD.) ndodhet në një kalim publik (rrugë publike), atëherë këtu gjendej dhe një bujtinë me rëndësi.” (Th. Mitko, vepra fq.547). A mund të jetë kjo bujtinë e fortifikuar e kohës bizantine para turke shkaku i mureve të gjetura në vitet 1923-2000? Ekzistenca e këtij objekti të fortifikuar që përmendet në disa dokumenta, nuk është provuar në asnjë vend tjetër me gjithë gërmimet e shumta të bëra për ndërtime në qytetin e Korçës. Megjithatë, pranojmë që këto mure të evidentuara në zonën e qytetit të emërtuar lagjia “Kala”, mbeten temë e hapur për studiuesit në të ardhmen.

Duke përjashtuar vendndodhjen e kalasë së banuar me 25 familje në fushë, në vendin me toponimin lagja “Kala”, mbetet të shqyrtojmë argumentet e grupit tjetër të studiuesve të cilët vendndodhjen e kalasë, qytet me 25 familje, e çojnë në kodrat e qytetit të Korçës. Cilat janë argumentat e tyre?

Vetë emrin sllav Gorica në fjalorin e Salishevit tregon vende të vogla malore, kodrinore. (krahaso lagjen Gorica në Berat, fshati Gorica në Prespën e Madhe). Nga pikëpamja mbrojtëse, qëllim për të cilin ndërtohet kalaja, ajo patjetër ndërtohet në kodër ose në mal për të shfrytëzuar kushtet mbrojtëse të terrenit. Argument kryesor për të gjithë studiuesit e historisë së Korçës, është dhe fakti i pamohueshëm, që Iljaz Bej Mirahori asnjëherë nuk u bë pronar i qytetit të Korçës, të asaj Korçe, për të cilën shkruan Gjon Muzaka ose të kalasë së banuar nga “të pafetë” që shkruan regjistri turk i vitit 1431.

Iljaz Bej Mirahori, me dekretin e sulltan Bajazitit II, në vitin 1496, pasurinë e tij personale, fshatrat Panarit dhe Treskë, i shkëmbeu me fshatin Peshkëpi, që mvarej nga Korça. Sipas dekretit: “… Beut të Sanxhakut të Janinës, Iljazit, i kam dhënë dekretin mbretëror dhe ai i ka poseduar si pronë personale (fshatrat Panarit dhe Treskë VD), por tani …. i lartpërmenduri i le ato e në vend të tyre (kërkon t’i jepet) fshati Peskopje, që është në mvartësi të Korçës e ka dy pjesë. Edhe unë ja dhuroj të lartpërmendurit të dy pjesët e fshatit në fjalë… Këtë dekret mbretëror ja dhashë të lartpërmëndurit dhe urdhërova që këtej e tutje, fshati Peskopje të jetë e drejtë absolute e të lartpërmendurit, i cili le ta posedojë si pronë të tij personale (mylk). ” ( sipas S.Ramo, “Ilia Panariti dhe Korça”, fq.53).

Dekreti na sqaron se fshati Peskopje është në mvartësi të Korçës, pra është qendër e banuar më vehte, e ndarë në dy pjesë (nga lumi i Moravës, sot shëtitorja F.S.Noli) dhe Iljaz Bej Mirahori i mori pronë personale të tij të dy pjesët, majtas lumit ku kishte ndërtuar ndërkohë xhaminë dhe pjesën djathtas ku shtrihet sot Grand Hoteli, pra edhe zona e emëruar lagjia “Kala”. Dokumenti tjetër i rëndësishëm ose më i rëndësishmi për problemin që po trajtojmë, është ai që përcakton kufijtë e fshatit Peskopje, pronë personale e Iljaz Bej Mirahorit. Sipas këtij dokumenti, në vitin 1497, një vit pasi iu dha fshati Peskopje Iljaz Bej Mirahorit, sulltan Bajazi i II-të urdhëron kadiu e Korçës dhe të Bilishtit, të percaktojnë kufijtë e fshatit Peskopje. Dekreti sulltanor thotë: “Beut të sanxhakut të Janinës, Iljazit – i lartë qoftë gjithnjë – i pata bërë pronë personale, fshatin e quajtur Peskopja, që është në mvartësi të Gjërixhës ( të Korçës), po meqënëse dekreti i pronësimit ishtë i mangët dhe (është shfaqur) nevoja për t’i caktuar kufijtë, u dërgova urdhër të lartë kadiut të Gjërixhës, Efendi Bedruddinit dhe Kadiut të Bilishtit Efendi Haxhiu, që të dy bashkë …. të hetoni dhe zbuloni se ku e ne ç’vend fillonte e ku e ne ç’vend mbaronte kufiri i fshatit të lartpërmendur….”.

“Dy kadijtë e mësipërm, sipas urdhërit mbretëror, kanë vajtur në atë fshat (në Peskopje VD) dhe në prani të popullsisë e të pleqve, i kanë shkruar kufijtë…ashtu si qenë urdhëruar….dhe kanë dërguar raportin përkatës ku shënohen kufijtë si vijojnë” (shih “Ilia Panariti dhe Korça”, fq 155).

Po japim më poshtë sipas këtij dekreti kufirit e fshatit Peskopje vetëm në anën lindore dhe veriore, pikërisht aty ku pretendojmë për vendndodhjen e kalasë së Korçës. Vini re me kujdes ku kalon kufiri duke patur parasysh edhe toponimet që përdoret deri në ditët e sotme: “….nga rruga e Drenovës del në rrugën e Emborjes (sot i thonë Mborje, fshati në lindje të Korçës VD) dhe mbërrin në anën e sipërme ku puqet me fshatin në fjalë. Prej këtu përsëri pranë anës së sipërme të fshatit në fjalë kalon sipër vijës së mullirit të kaurit të quajtur Duka i Gjërixhës dhe prej këtu në për vendin e Dukës së Gjërixhës del në përruan e Emborjes, shkon përpjetë në anën e lindjes dhe vjen në kufirin e Peskopjes, prej atij përsëri vjen te Druri i Thanës që është në vendin e vreshtës së prishur të Juliç Petros.

Prej këtej shkon drejt brenda vreshtave nga muri i rrëzuar, nga kalaja te Druri i Thanës dhe puqet me vreshtin e kaurit të quajtur Hriso. Prej atij, përsëri vazhdon drejt dhe kalon midis kodrinës së vogël e njohur me emrin Koria e Vogël, përsëri nga Emborja shkon përmes urës së Taleçit dhe del te Rrasa e ngulur dhe prej andej shkon drejt e del në vendin e vreshtës së prishur të kaurit të quajtur Rado Junkiç dhe mbërrin në muri i ngulur dhe prej këtëj shkon drejt dhe mbërrin deri tek rruga e druve që zbret nga mali i Peskopjes. (Sipas “Ilia Panariti dhe Korça”, fq.156). Më tutje sipas dekretit kufiri i fshatit Peskopje vazhdon nga veriu drejt pronave të fshatit Barç. Në këtë dokument jepet plotësisht qartë prania e kalasë në zonën kodrinore midis takimit të kufirit Peskopi-Mborje në lindje dhe të rrugës që zbret nga mali i Peskopjes në verilindje.

  Të bie në sy në këtë zonë edhe prania e ndërtimeve të tjera përveç kalasë si toponimet “muri i rrëzuar”, “muri i ngulur”, që tregojnë qartësisht se kemi të bëjmë me një zonë të ndërtimeve të shumta rreth kalasë, në një mjedis me vreshta të shumta. Nuçi Naçi në librin e tij “Korça dhe katundet e qarkut”, kur flet për kufijtë e Korçës në vitin 1923, shkruan: “Kufijtë natyralë të qytetit të Korçës janë nga lindja Fushë e Emborjes e brigjet e Shën Thanasit e i Vreshtave” (fq.81). Kemi pra një përputhje të plotë në lindje të kufirit të fshatit Peskopje me fshatin Emborje në vitin 1467, me kufirin e qytetit të Korçës sot me fshatin Mborje.

Dokument tjetër i rëndësishëm dhe qartësues që përforcon vendndodhjen e kalasë së Korçës në kodrën e Shën Thanasit është dhe dokumenti 1631 në Arkivin e Institutit të Historisë, filmi D-30, gjetur dhe përkthyer nga S. Pulaha. Është një ankesë që Dizdari i Kalasë, Subashi i Korçës, Myhtesibi i Pazarit (mbledhësi i taksave), ushtarët e kalasë, banorët e qytetit dhe të fshatrave përreth i drejtojnë Portës së Lartë ku i shkruajnë:“Qysh se qe pushtuar Korça, pazari ka qenë pranë kalasë. Mirëpo, Koxha Mirahori prishi pazarin dhe hamamin, mori kazanin dhe pazarin e shpërnguli në fshatin që qe pranë dhe pronë e tij. Duke qenë pranë kalasë, brënda në qytet dhe pranë xhamisë së Sulltan Mehmetit, tregu qe gjallëruar dhe pat marrë një pamje të hijshme”.

Mirëpo tani që tregu u shpërngul nga vendi i mëparshëm banorët rreth tij u shpërndanë, në xhami nuk kishte kush të falej më dhe të ardhurat nga taksa e pazarit u pakësua.

Trimat e djalit të Mirahorit, Sefer Beut, u bënë njerëzve në Pazar zullume të mëdha, përshkak të këtyre zullumeve, rençberët (zanatçinjtë) u larguan nga tregu. Banorët e kalasë dhe të qytetit në dimër nuk mund të shkonin në treg (jepet sipas P.Thomo në “Korça, urbanistika dhe arkitektura”, fq.45).  Interpretimi i këtij dokumenti duke u bazuar në idenë e vendndodhjes së kalasë në zonën e quajtur lagja “Kala” në Korçë buzë lumit, të çon patjetër në përfundime të gabuara, gjë që nuk i ka shpëtuar edhe profesorit të nderuar Pirro Thomo.

 Ky dokument interpretohet drejt vetëm duke pranuar vendndodhjen e kalasë në kodrat me vreshta në lindje të fshatit Peskopje, Korçës së sotme, siç e pamë dhe në dokumentin e mëparshëm që përcaktonte kufijtë e fshatit Peskopje. Dokumenti qartëson se “pazari pranë kalasë u shpërngul nga vendi ku ishte, u prish në këtë vend me zullumet e trimave të Sefer beut, djalit të Mirahorit, dhe u zhvendos në fshatin Peskopje, pronë e tij, ku ndodhet edhe sot.”Sipas dokumentit largësia midis kalasë dhe zonës ku ishte pazari, me zonën ku u shpërngul dhe u vendos pazari i ri është e konsiderueshme, është aq larg sa “banorët e kalasë dhë të qytetit në dimër nuk mund të shkonin në treg”. Pazari u çua në fshatin Peskopje, pronë e Iljaz Bej Mirahorit, në zonën ku ndodhet dhe sot, në të dy krahët e lumit (shëtitorja F.S.Noli). Largësia mes pazarit ku ndodhet sot dhe zonës që emërtohet lagjia “Kala” është krejt e papërfillshme dhe nuk ka asnjë vështirësi për banorët e pretenduar të kalasë në këtë zonë për të shkuar si në verë si në dimër në pazar, sepse pazari është pjesë përbërëse e kësaj zone. Ka kuptim dhe interpretohet drejt dokumenti nëqoftëse pazari pranë kalasë ka qënë në fshatin Mborje.

Siç thotë Prof. Dr. Petrika Thëngjilli, vetë emrin i fshatit “Mborje” e ka origjinën tek fjala byzantine “Emporje” që do të thotë “treg”. “Qysh në vitin 1308, gjendet një fshat pranë qytetit të Korçës së sotme, si një prej tregjeve lokale të ngritura në rrugët dhe pozitat kyçe të Shqipërisë, siç ishte Mborja. Me kalimin e kohës nga “Emporje” u kalua në formën e sotme.” (Mborja ndër vite, fq.71). Emborje quhet fshati Mborje dhe në dekretin sulltanor që përmendëm më sipër për kufijtë e fshatit Peskopje. Shpesh mborjarët, përdorin për emrin e fshatit të tyre Mborje fjalën “Sheste” emërtim që vjen nga folja “shes, shita, shitur” (i jap dikujt një mall a një send duke marrë prej tij një shumë parash).

Profesor Eqerem Çabej, në librin “Studime etimologjike në fushë të shqipes” thotë: “…tek Budi, Bardhi, Buzuku, gjejmë fjalë të vjetra, që e kanë prejardhjen nga ilirishtja si janë fjalët …..shes, shitës, shitje…..” Qendra tregtare kryesore e Mborjes në vitin 1520, ishte lagja që shtrihet rreth e rotull “Kishës së Ristozit” dhe quhej me emërtimin Emporion që do të thotë treg. Veprimtaria e pazarit në fshatin Mborje, pranë kalasë së Korçës, para shpërnguljes që i bëri Mirahori në pronën e tij në fshatin Peskopje, pasqyrohet ky pazar si pagues taksash në Mborje dhe jo në Peskopje ose në Korçë. Vendndodhja e pazarit në Mborje shpjegon dhe shprehjen në dokument: “Tani që tregu u shpërmgul nga vendi i mëparshëm, banorët që banonin rreth tij u shperndanë, në xhami nuk kish kush të falej më dhe të ardhurat nga taksa e pazarit u pakësua.” Në cilën xhami nuk vinte më njeri që të falej pas shpërnguljes së pazarit?

  Është e qartë që bëhet fjalë për xhaminë në Mborje që ndërtoi sulltan Mehmeti II, i cili rreth vitin 1466, kaloi në këto anë. “ Sulltani në Sheste (Mborje) qëndroi disa muaj, këtu ai ngriti xhaminë ku falej dhe hamamamin ku bënte dushin dhe mbante haremin e vet”. (Shih “Mborja ndër vite”, fq.71 dhe Thimi Mitko, vepra fq.547). Kazanin e këtij hamami që ndodhej në Mborje, të ndërtuar nga sulltan Mehmeti II, mori 35 vjet më vonë, Iljaz Bej Mirahori, për ta përdorur në hamamin që ai ndërtoi në Peskopje krahas xhamisë, tyrbes, imaretit, shkollës dhe bëri njëkohësisht dhe shpërnguljen e pazarit.etj.

Shpërngulja e pazarit nga Emborja, nga vendi afër kalasë në kodër, ku kishte funksionuar për një kohë shumë të gjatë, aq sa i dha dhe emrin Emporje qendrës së banuar ku ndodhej, në një vend të ri, relativisht larg, sigurisht që nuk u bë mënjëherë. Për forcë zakoni, si dhe për lehtësitë që krijonte tregu në vendin e mëparshëm, i cili “qe gjallëruar dhe pat marrë pamje të hijshme” njerëzit nga fshatrat përreth vazhdoni të shkonin aty duke mos vajtur në pazarin e ri në fshatin Peskopje. Është kjo një arsye e fortë që i bënte “trimat e djalit të Mirahorit”, Sefer Beut, t’iu bënin njerëzve në pazar zullume të mëdha dhe për shkak të këtyre zullumeve, rençberët (zanatçinjtë) u larguan nga tregu.

Pra, zanatçinjtë u detyruan me forcë të largoheshin nga tregu në Mborje, afër kalasë së Gjërixhës dhe të shkonin të ushtonin zanatet e tyre në tregun e ri të shpërngulur në fshatin Peskopje. Gradualisht në fshatin Peskopje filluan të vijnë dhe banorë nga fshatrat përreth, gjë që pasqyrohet dhe në regjistrat osmanë të mëvonshëm. Regjistri osman i Kosturit, ne fq.49, përkthyer nga Thoma Kacori, shkruan: “…nje pjesë e fshatit Emborje është transferuar në Peshkopi, kjo pjesë ka: shtëpi bashkë me nevjatet e Bilal Faikut (teologut) gjithsej 34 dhe më poshtë në pjesën që i është bashkuar fshatit Peskopje dalin shtëpi të fshehura në regjistrin e mëparshëm.” Numri prej 34 shtëpi, që u transferuan nga Mborja në Peskopje, rreth vitit 1520 është relativisht i madh duke patur parasysh që Peskopja, kur erdhi Iljaz Bej Mirahori kishte rreth 71 shtëpi.

Banorët e rinj që vinin në fshatin Peskopje nuk ishin vetëm nga Mborja por dhe nga fshatrat e tjera përreth Drenova, Bulgareci, Boboshtica,Voskopi dhe sidomos nga fshati Barç, banorët e shpërngulur të të cilit ishin aq shumë sa krijuan lagjen e tyre me emrin e fshatit nga erdhën lagja “Barç”, njëlloj si këta edhe banorët e shpërngulur nga kalaja krijuan lagjen “Kala”. Shpërngulja e banorëve të kalasë nga kodra në fushë, solli edhe prishjen e varrezave të tyre që ndodheshin poshtë kishës së  Shën Thanasit.

  Fshati i dikurshëm Peskopje në fund të shekullit XV dhe fillim të shekullit XVI filloi të shndërrohej në qytet. Ndërtimi nga Iljaz Bej Mirahori i qendrës fetare shoqërore, që përmbante Xhaminë e Madhe, imaretin, shkollën, hamamin dhe sidomos shpërngulja këtu e tregut e fuqizoi shumë Peskopjen me veprimtarinë tregtare.

Para vdekjes së tij në vitin 1511-1512, Iljaz Bej Mirahori, i bëri Peskopjes – Korçës, edhe shërbimin e fundit kur në vitin 1505 hartoi Vakëfnamenë e tij, me anën e të cilës kthehu në vakëf të gjitha pronat e tij duke përfshirë dhe Peskopjen. Dihet që pasuritë në gjëndje vakëfi ishin të siguruara, në ato as sulltani nuk mund të vinte dorë. Të ardhurat e vakëfit shkonin për zhvillimin e pronave në vakëf dhe kjo ishte dhe një arsye tjetër për zhvillimin e shpejtë të fshatit Peskopje dhe shndërimin e tij në një qytet. Duke u zmadhuar dhe gjallëruar, fuqizuar dhe zbukuruar, kjo qendër e banuar nuk i ngjante më atij fshatit të dikurshëm Peskopje ose Peshkëpi, jo vetëm nga ndërtimet e shumta, nga gjallëria e pazarit me sheshet dhe dyqanet e tij, por edhe nga përmbërja e familjeve që ishin tani nga e tërë nahija e Korçës.

Vendasve u pëlqente ta quanin vendbanimin e tyre si më parë, me emrin e vjetër Peshkëpi, ndërsa të ardhurve, që vinin duke u shtuar u pëlqente ta quante me ermin e krahinës, Gorica apo siç shqiptohet sot Korça (për emrin e qytetit të Korçës dhe prejardhjen e tij do flasim një herë tjetër). Duke konkuruar emri i vjetër Peshkëpi me emrin e krahinës, fitoi emri i krahinës mbi atë të fshatit. Për këtë emërtim të ri sigurisht ka ndikuar shumë dhe influenca e familjeve që shkeputeshin nga kalaja e Korçës në kodër dhe vendoseshin në lagjen “Kala” në Peshkëpi. Duke emërtuar lagjen ku u vendosën me emërtimin e vendit nga erdhën, këto familje influencuan edhe në përdorimin e emrit Korçë në vend të emrin Peshkëpi. Transferimi në qendrën e re qytetare të Peshkëpisë dhe të administratës së nahijes së Korçës, që deri atëhere ndodhej në kalanë e Korçës në kodër, solli natyrshëm edhe zëvendësimin përfundimisht të emrit të dikurshëm Peshkëpi me emrin e ri Korça.

Qyteti i Korçës ku banojmë ne sot, “rilindi” nga shndërrimi që pësoi fshati Peshkëpi në një qendër qytetare të zhvilluar. Viti 1496, kur përfundoi së ndërtuari nga Iljaz Bej Mirahori Xhamia e Madhe, ndërtesa më e vjetër e qytetit tonë, që është dhe viti në të cilin doli dhe dekreti i sulltan Bajazitit II, që i dha pronë personale Iljaz Bej Mirahorit, fshatin Peskopje –Peshkëpi, është padyshim viti që mund të konsiderohet si viti i themelimit të qytetit të Korçës së sotme, i cili bën këtë vit 520 vjet. Është e padiskutueshme merita e Ilia Panaritit, djali i priftit të kishës më të madhe të Panaritit, që historia e njohu me emrin Iljaz Bej Mirahori, në rilindjen dhe zhvillimin e qytetit të Korçës, me fillesë fshatin Peskopje. Ai i meriton plotësisht fjalët e Nuçi Naçit në librin “Korça dhe fshatrat”, botim 1901:

“Të madhuarit e Korçës u nis që më ditë të Koxa Mirahorit, i cili e bëri atë qendër qeverie. Ca nga ca ai fshat i vogël që banohej vetëm me ca bujq u bë si e shohim sot qytet i madh dhe i bukur. Detyrë të madhe ka Korça në Koxa Mirahori, se ai e bëri atë kërthizën e fshatrave… në të madhuarit e në të zbukuaruarit e Korçës ndihmuan edhe të gjithë korçarët me tregëtinë e begatinë e tyre, por midis gjithë këtyre emri i Koxa Mirahorit gdhendet në shekuj, e pas kësaj është për të përmendore, se ai quhej që vu të parët gurë në themelet e saj, andaj dhe të parët në historinë e Korçës duhet ti ketë emri i Koxa Mirahorit.”

 


Marë nga Gazeta ''DITA'' 


*Shoqata Atdhetare Kulturore “Vakëfet”, Dega Korçë