03/03/2018
17/12/2017
KËNGË POPULLORE
11/08/2017
MASONËT - ILLUMINATI . ÇFARË JANË ?????
Duke marrë shkas nga vizita ,pothuajse e fshehtë e
Kryeministrit Edi Rama në Hollandë, vizitë e cila u mundua të mbahej e
fshehtë,por pas incidentit në aeroportin Hollandes u bë publike, vendosa të
shkruaj disa gjëra për MASONËT.
Por ç'lidhje kanë Masonët me vizitën e Kryeministrit
në Hollandë do të thotë dikush, kanë pasi sipas një artikulli të shkruar në
SYRI.NET zbardhet pjesërisht qëllimi i vizitës së Kryeministrit pothuajse
fshehurazi në Hollandë.
Artikullin e keni
KËTU.
Po përse po flas për Masonët dhe masonërinë, dhe përse
duhet të shqetësohemi nga ky takim ne Shqiptarët ????
Duhet të shqetësohemi sepse ashtu si e thekson edhe
artikulli, në këtë takim vendoset fati i Shqipërisë për vitet e ardhshme
ndoshta dhe për dekadat e ardhshme, sepse kur flasim për Masonët duhet të kemi
parasysh që flasim për njerëz me fuqi të pafund, në çdo aspekt, atë politik,
shoqëror ,por dhe financiar.
Por të shpjegojmë pak se çfarë janë dhe cilët janë
këto Shoqëri të fuqishme.
Po rendit këtu disa nga këto shoqëri (ato më me pushtet), nga të cilat shoqëri sot janë në veprim ''Skull&Bones'' (Antarë ishin Familja BUSH'' --- Grupi ''Bilderberg'' (Antar është Jorgo Papandreu). dhe ''Illuminati'' dhe ''Freemason''
Disa shoqëri sekrete janë tashmë të njohura dhe vazhdojnë të veprojnë prej shumë shekujsh. Edhe pse anëtarët e shumë prej tyre janë të njohur, ritet dhe ajo çfarë ndodh në takime nuk bëhet asnjëherë publike. Anëtarësimi në këto shoqëri përgjithësisht bëhet me anë të rekomandimit të një anëtari ekzistues. Nga “The Illuminati”, “Skull and Bones” “Asasinët” e deri te “Fremasonët” dhe “Paria e Sionit”, teoritë konspirative mbi vëllazëritë e fshehta me anëtarë të famshëm
Urdhri i “Skull
and Bones” është një shoqëri e Universitetit të Jeilit dhe fillimisht njihej si
“Vëllazëria e Vdekjes”. Është një prej shoqërive sekrete studentore më të
vjetra në SHBA. Është themeluar në vitin 1832 dhe anëtarësimi është i hapur
vetëm për pak njerëz të elitës. Shoqëria përdor rituale me nuanca masonike edhe
në ditët e sotme. Anëtarët takohen çdo të enjte dhe të diele në një ndërtesë që
e quajnë “Varri”. Sipas Judy Schiff, arkiviste në librarinë e universitetit të
Jeilit, emrat e anëtarëve nuk mbaheshin sekret deri në vitet ’70, por ritualet
kanë qenë gjithnjë sekret. Dy presidentët Bush kanë qenë anëtarë të kësaj
shoqërie, kur studionin në Jeil, si dhe një sërë emrash të tjerë njerëzish të
famshëm e të pushtetshëm.
Urdhri “Rosicrucian” Është një grupim
secret i lashtë ,megjithëse ‘’Publikisht’’ u shfaq në vitin 1614, kur u botua
libri: “Fama Fratermitatis”, pak më vonë vijoi botimi I librit të dytë
“Confessio Fratermitatis Rosae Crucis” ndërsa në vitin 1616 doli dhe libri “Martesa
kimike e Rosenkretuzit Kristian viti 1459” I një shkrimtari anonym, por
besohet se autori ishte Valentin Andrea, I cili e bazoi temën nga
martesa e Frederikut V Princit të Rinanisë me Elisabeta Stiuart,
vajzën e Jakobit I të Anglisë. Dokumenti i parë tregon historinë e një
alkimisti misterioz, i cili udhëton në pjesë të ndryshme të botës për të
përftuar njohuri sekrete. Dokumenti i dytë flet për një vëllazëri sekrete
alkimistësh, të cilët po përgatiteshin të ndryshonin faqen politike dhe
intelektuale të Evropës. Anëtarët e kësaj vëllazërie pretendojnë se origjina e
tyre është më e lashtë se këto dokumente. Sot ka shumë grupe të tilla dhe
secili pretendon të ketë lidhje direkte me origjinalin..
Mësimet e këtij grupimi , janë përkthyer në 16 gjuhë
(Anglisht,Gjermanisht,Italisht,Greqisht,Frëngjisht, etj)
OTO (ORDO TEMPLIS ORIENTIS), (Urdhri i
tempullit të Lindjes) Zyrtarisht
u deklarua në fillimet e shekullit të 20, por fillimet i kishte që në mesjetën
e hershme sipas antarëve të tij.
Babai
shpirtëror i Vëllazërisë ishte Karl Këlner (Carl Kellner) (1Shtator 1851 – 7Qeshor 1905) I cili
ishte një Kimist i pasur Austriak.
Këlner ishte Studiues i Masonizmit , i Kryqit Rozë (Rosicrucians) dhe
i Sekreteve të Lindjes.
Në vitin 1885 Këlner
takoi Dr Franc Hartman (Franz
Hartmann) (1838-1912) I cili ishte studiues i Kryqit Rozë
(Rosicrucians) dhe i Urtësisë së Zotit, me të cilin punuan sëbashku për të gjetur
një mjekim për Tuberkulozin, dhe atje u brymos ideja e krijimit të një
Shoqërie....
Në vitin 1895 Këlner , bisedoi për idenë e krijimit të
një urdhëri ,të cilin mendoi ta quante ‘’Akademia Masonike’’ me Teodor Reus (Theodor
Reuss) , por përgjatë bisedimeve me Teodorin vendosi që
përfundimisht urdhërin ta quante ‘’URDHËRI I TEMPULLIT TË LINDJES’’ (Ordo Templis Orientis )
Në një nga udhëtimet e tij në Angli 1910,Teodor Reusi takoi Alister Kroili (Aleister
Crowley) (1875-1947) të cilin e prezantoi në OTO dhe në vitin 1912 Reus e deklaroi Kroilin si Mjeshtër
i Madh i Urdhërit për Britaninë e madhe dhe Irlandën dhe në përgjithësi për
të gjithë Saksofonët dhe kjo u quajt «Mysteria Mystica Maxima» e
cila fillimisht u modelua
si vëllazëri masone, por në drejtimin e të vetëquajturit “Bisha e madhe”,
Aleister Crowley, filloi të ndiqte parimet e sistemit të tij fetar të quajtur Thelema.
Anëtarësimi është
sipas disa shkallëve dhe gjatë këtij procesi përdoren shumë rituale. Kjo
vëllazëri, aktualisht ka mbi tre mijë anëtarë në gjithë botën. Vetë Crowley ka
krijuar një meshë specifike për vëllazërinë. Rituali kryhet sipas një stili të
caktuar dhe për këtë përdoren priftëresha të virgjëra, fëmijë dhe priftërinj.
Gjatë meshës thërriten zotat e lashtë egjiptianë, si dhe Djalli dhe në një pikë priftëreshat kryejnë një
ritual të zhveshur. Filmi ‘’ Eyes
Wide Shut ‘’ me Tom Kruz dhe Nikol Kidman na jep një ide të atyre që ngjasin në
ritualet e këtij urdhëri…
Urdhri i Agimit të Artë është krijuar nga William
Robert Woodman, William Wynn Westcott dhe Samuel Liddel MacGregor
Mathers në vitin 1887.
Të tre këta
kanë qenë fremasonë dhe anëtarë të shoqërisë “Societas Rosicruciana in Anglia”.
Sistemi i besimit të Agimit të Artë vjen më së shumti nga misticizmi kristian,
hermeticizmi, besimet e Egjiptit të lashtë, alkimia, teozofia, magjia dhe
shkrimet e Rilindjes.
William
Yeats dhe Aleister Crowly janë dy prej anëtarëve më të famshëm të
këtij grupi. Dokumentet themelore të urdhrit njihen si Dokumentet e Koduara.
Ato përfshijnë 60 faqe që përmbajnë rite magjike.
Sistemi I Agimit të Artë ishte I bazuar tek ritual Masonike
, megjithatë grate ishin me të njëjtat të drejta si edhe burrat. Agimi I Artë
ishte një nga 3 klasat ,megjithëse të gjithë kujtojnë se Agimi I Artë është
vetëm një.
Klasa e pare apo Shtresa e pare, bazohej dhe mësonte
në filozofinë e hermetike apo të brendshme, e cila bazohej apo rrjedhonte nga KABALA
hermetike.
Klasa e dytë apo Shtresa e dytë e ashtuquajtur ‘’Shtresa e Brendshme’’ (Rosae Rubeae et Aureae Crucis) ‘’Trëndafili
i Purpurt dhe Kryqi i Artë ‘’ bazohej dhe mësonte dhe praktikonte Magjinë ,
Astrologjinë dhe Alkiminë.
Klasa
e tretë apo Shtresa e tretë ishte shtresa e të ashtuquajturve ‘’Udhëheqësit
e Mëdhenj ‘’ të cilët sipas tthënieve ,kshin influencë të madhe tek Udhëheqësit
e klasëave të dyta , gjithashtu drejtonin çdo lloj lëvizjeje të të dyja klasave
më të poshtme...
Pjestar
i Urdhërit të Agimit të Artë ishte edhe Alister Kroili (Aleister
Crowley) , SATANIST FANATIK, i cili më vonë u bë Udhëheqës apo Kryetar i (ORDO TEMPLIS
ORIENTIS), (Urdhri i tempullit të Lindjes) një nga
shoqëritë më të frikshme, falë bindjes dhe lutjeve të tyre DIREKT TEK SATANAI
(DJALLI)
Kalorësit Templarë (Knight Templars) janë grupimi ose Urdhëri i
parë Ushtarak në gjithë historinë.
Urdhëri i
themelua menjëherë pas Kryqëzatës së Parë , në vitin 1118 pas Krishtit nga Hugo
de Pain (Hugues de Payens) Kontin e Zonës Shampanjë, i cili së basjku me
8 Kalorës të tjerë u paraqitën para mbretit Balduin II dhe i propozuan
themelimin e Urdhëritme me qëllim ndihmën dhe mbrojtjen e të Krishterëve të Mbretërisë
të sapo formuar të Jerusalemit dhe gjithashtu mbronin rrugët në të cilët
kalonin besimtarët e shumtë të krishterë që vinin nga europa për tu falur në
Jeruzalem nga Myslimanët.
9 Antarët e parë të këtij Urdhëri Ishin:
Hugues de Payens – Hugo de Pain
Godefroi
de Saint-Omer – Godefri de San Omer
Archambaud
de Saint-Aignan – Arkamb de Sant Egan
Payen
de Montidier – Paian de Montenier
Geoffrey
Bissot – Zhofri Biso
Rossal
ose Roland
André
de Montbard – Andre de Monbard
Gondemare
– Godmar
Godefroi
– Godefri
Këta 9 Kalorës
në datën 1MAJ të vitit 1119 pas Krishtit , u bashkuan në Varrin e Shenjtë në
Jeruzalem me 3 Betimet e Kallogjerëve , URI , VIRGJËRI dhe PËRULJE apo
NËNSHTRIM dhe formuan URDHËRIN E KALORËSVE TË TEMPULLIT apo TEMPLARË
gjithashtu dhanë edhe një tjetër Betim , mbrojtjen me çdo çmim të besimtarëve
dhe të Patriarkut.
Emërtimin
besohet se e morën nga Mali i Tempullit
i cili quhet Tempulli i Solomonit (Templum Salomonis), sepse besohet se në atë
mal ngrihej dikur Tempulli i Solomonit, i cili u ndërtua në vitin 950 Para Krishtit e më pas u shkatërrua dhe u
rindërtua disa herë.
Këtë pjesë të malit Kalorësit Templarë e quajtën TEMPULLI I ZOTIT (TEMPLUM
DOMINI ).
Në datën
13 Tetor të vitit 1307 në Francë, shumë Kalorës u arrestuan me urdhër të Mbretit
Filipi i IV i Bukuri, i cili kishte vënë në sy pasurinë e madhe që kishin
përfituar Kalorësit e Urdhërit.
Filipi me ndihmën e Papës Klemit të V, i cili tërhoqi mbështetjen ndaj Urdhrit
, arrestoi mjaft pjestarë të lartë të Urdhërit , përfshirë këtu edhe MAGJISTRIN
E MADH , ZHAK DE MOLE (Jacques de Molay) të cilët i nënshtroi në Tortura
të frikshme dhe u dogjën në turrën e druve, duke ju konfiskuar kështu edhe
pasuritë tejet të mëdha të tyre.....
Urdhëri u
shpërbë përfundimisht në vitin 1312 pas mbledhjes së Papatit, mbledhje e cila
lëshoi disa dekrete ,ndër të cilat ishte edhe «Vox Excelso» i cili
shpallte edhe zyrtarisht shpërbërjen e Urdhërit edhe të «Providam Ad» dekret
me të cilin u Konfiskua përfundimisht e gjithë pasuria e Kalorësve të urdhërit,
pasuri e cila i kaloi Urdhrit të Kalorësve të Joanit (Ordo Hospitalis Sancti
Johannis Hierosolymitani).
Megjithëatë
mendohet se Urdhëri vazhdon të ekzistojë fshehurazi edhe në ditët tona......
“Illuminati” u themelua më 1 maj 1776 në Igolstadt (Bavaria e epërme) nga 28 vjeçari Adam Weishaupt (1748-1830) i cili në atë kohë ishte
Profesor Drejtësie në Universitetin e Bavarisë. Edhe pse ishte ilegale, shumë
intelektualë me influencë dhe politikanë progresistë e konsideruan veten
anëtarë.
Por të Ndriçuarit apo Iluminati , kanë një histori më të vjetër se sa kjo,
pasi fjala Iluminati vjen nga Latinishtja Lumin që do të thotë Dritë, Ndriçim,
Të Krishterët e parë u quajtën ILUMINATI pra të Ndriçuar, sepse kishin marë
Dritën e Krishtit të Zotit me Pagëzimin e tyre, më pas ndoqën Spanjollët
Alumprados, të cilët ishin pjesë e një shoqërie Sekrete dhe siç dihej ,Kisha
Katolike i përndoqi pa mëshirë duke lëshuar për ta tre dekrete (1568, 1574 dhe
1623), gjithashtu Iluminati u quajtën edhe ndjekësit e adhuruesit e Filozofit dhe Teologut Suedez, Emanuel Swedenborg
(1668-1772).
Por Iluminati i vërtetë ai që na preokupon edhe sot është ai që u themelua
nga Adam Weishaupt.
Adami ishte Çifut (Hebre) i rritur me besimin Katolik, i cili më vonë hyri në
Protestantët , por më shumë e tërhiqin ritualet pagane, kështu që në vitin 1774
hyri në llozhat Masonike dhe u bë Mason, por edhe aty nuk gjeti atë çka
kërkonte, kështu që sëbashku me 4 nxënës dhe njëkohësisht edhe shokë të tij ,
krijoi Shoqërinë apo grupimin ILLUMINATI, i cili fillimisht mbante emrin
«Perfectibilists» e më vonë u quajt ILLUMINATI – Të Ndriçuarit......
Qëllimi i Adamit ishte Perfeksionizmi i Njeriut por edhe i Botës, ai
besonte se Bota dhe njeriu do të ishin Perfektë nqs Zhdukeshin
Fetë,Kombësitë bile edhe Martesat.
Illuminati si doktrine u be nje perzjerje e sekreteve
masonike (doktrina luciferiane), misticizmi islamik (Sufism) dhe disiplina
mendore jezuite (Hatha Yoga). Nje element shume i rrezikshem ne filozofine e
kesaj organizate dhe doktrines se saj eshte perdorimi shkencor i drogave,
hashashi, per te prodhuar nje gjendje te iluminuar ose te ndricuar te mendjes
nje komponent qe lidhet direkt me binomin Knights Templar (Kaloresit e
Tempullit) dhe Order of the Assassins (Urdheri i Vrasesve) qe daton vitin 1050
mbas Krishtit. (Keto te dyja jane pjese te organizates masone, nje nga shkallet
e hierarkise se saj qe do me duhet ti shpjegoj ne nje shkrim me poshte.)
Illuminimi eshte nje nga elementet me kryesor te
Masoneve dhe levizjeve te tjera me karakter okult. Cdo kandidat i levizjes
masone kerkon kete lloj ndricimi mendor dhe kjo gje i premtohet. Sa me lart
ngjitet ne hierarkine e levizjes aq me shume “ndricim” ai merr. Eshte per shkak
te ketij objektivi “te ndricimimt” qe ka kjo shoqeri, pra Masonet, qe AISB u
bei njohur nga te gjithe si Illuminati.
Termi Illuminati eshte shumesi i fjales latine
illuminatus qe do te thote DIKUSH QE ESHTE I NDRICUAR dhe ne rastin konkret ka
parasysh dike qe ka marre bollekun dhe forcen e mendimit te Masonve te Lire ose
sic njihet rendom ne ambientet e ndryshme sot Freemasonry.
Teknikisht nje Illuminati eshte nje Master Mason qe ka
perftuar gjithe njohurine dhe “ndricimin” dhe niveli i tij i reputacionit apo
dhe hierarkise e kalon ate te grades 32 madje edhe 33. (Keto jane gradat me te
larta ne Masonery dhe qe te arrish aty duhet perkushtim, pergatitje dhe dedikim
absolut.)
Adami kishte Disiplinën e hekurt të Jezuitëve dhe besonte patundërisht në
Dogma dhe Rituale të lashta që gjendeshin sa tek MASONËT aq edhe tek KRYQTARËT E
TRENDAFILTË (ROSICRUCIANS) .
Gradualisht Iluminati nisën të shtoheshin dhe në fillim të viteve 1779 kishin
arritur të kenë 54 antarë të tyre në 5 Llozha që ishin formuar në Bavari dhe
kështu që atehere vazhduan të përhapeshin e të shtoheshin vazhdimisht sidomos
duke hyrë nëpër llozhat e tjera Masonike të cilat gradualisht edhe i ‘’Pushtuan’’.
ILUMINATI kishin një strukturim mjaft të mirë, të gjithë jepnin llogari tek një
‘’MADHOR I PANJOHUR’’ por megjë strukturimin mjaft të mirë të tyre ,strukturim
i cili garantonte fshehtësinë , lëvizja dhe mendimet e tyre u mësuan edhe
jashtë llozhave, kështu që në vitin 1784 Shteti dhe Kisha bashkëpunuan kundra
tyre dhe Prefekti i atëhershëm i Bavarisë Karl teodor dha urdhër që të
shpërbëheshin të gjitha organizatat sekrete dhe në vitin 1785 organizata
ILUMINATI u shpall si organizatë Ekstremiste, Adami u pushua nga puna si
Profesor dhe u dëbua jashtë Bavarisë. Në vitin 1786 qeveria konfiskoi një numër
tejet të madh dokumentash të Iluminati dhe pothuajse të gjithë antarët e tij u
detyruan të kin jashtë bavarisë.
Adami shkoi në Gota të Saksonisë dhe atje ju dha pension nga Duka Ernesti i
IV...
Gjithkush do besonte se kjo shoqëri apo Organizatë sekrete mbaroi , u
shpartallua, por uk ndodhi kështu, Iluminati vazhdoi ekzistencën por kësaj here
në FSHEHTËSI TË PLOTË.
Për ekzistencën dhe Influencën tejet të madhe që ushtronte akoma kjo shoqëri
kemi disa fakte të dokumentuar, por ato më të ‘’fuqishmet’’ janë Libri i
shkruajtur nga Xhon Robinson në vitin 1797 , i cili ishte Profesor i
Filozofisë Fizike në Universitetin e Edinburgut.
Në librin e tij me titull ‘’Prova të Konspiracionit kundra të gjitha Feve
dhe Qeverive Europiane nga takimet Sekrete të Masonëve , Iluminati dhe disa
shoqërive të tjera Sekrete’’ i cili përmend edhe bisedime sekrete ndërmjet
Iluminatit dhe Masonëve të kryera nëpër Llozhat Masonike (Xhoni ishte edhe ai
Mason).
Libri i dytë i shkruajtur nga Ogisten de Bariel i cili ishte Jezuit ,në
vitin 1798 me titull ‘’ Kujtime për hir të Jakobizmit’’ , ndër të tjera
shkruan , Tatëpjeta për Iluminatin nisi kur një korrier i tyre me emër Franc
apo Jakob Lanc u godit nga Rrufeja dhe dorëshkrimet që ai mbante me vehte
ranë në dorë të qeverisë.
Këto dorëshkrime thuhet se ishin Bibla e Zionit dhe disa dorëshkrime të tjera
të Iluminatit.
Këto dorëshkrime u quajtën TEJET TË RREZIKSHME PËR VETË NJERËZIMIN dhe në
këtë mënyrë nisi Tatëpjeta e Iluminatit.....
Besohet se Iluminati nuk u shpërbënë plotësisht , por vazhduan veprimtarinë
e tyre në fshehtësi, ata ishin ideatorët e RENDIT TË RI BOTËROR (NEW WORLD
ORDER) Kjo besohet edhe për vetë faktin se në Dollarin Ameikan poshtë
Piramidës Masonike shkruhet ‘’NOVUS ORDUM SECLORUM’’ Rendi i Ri
Botëror.......
Sot ka llozha Iluminati kudo në botë bile edhe në Shqipëri e Greqi, por emrat e
antarëve mbahen SEKRET...
Iluminati janë ata që sot Komandojnë Botën.........
Themeluan .
OKB-në
OBSH-në
Komitetin Trilateral
Komunitetin Europian
FMN-në
Bankat Qëndrore
NATO-n
Etj,etj organizata ndërkombëtare....
Gjithashtu kanë Influencë tejet të madhe në
Grupet e Shoqerive Sekrete
# Freemasonry
# Skull & Bones
# Grand Orient Lodge
# Grand Alpina Lodge
# Knights Templar
# Royal Order of the Garter
# Priory De Sion
# Rosicrucians
# Bilderberg
Etj, etj
1- Udheheqesit e Qeverive te vendeve te ndryshme te botes
2- Kombet e Bashkuara
3- Grupi Bilderberg
4- Komisioni Trilateral
5- Keshilli i Mardhënieve me Jashte
6- Klubi i Romes
7- Instituti Aspen
8- Korija Bohemiane
9- Federatat Rajonale (Nato, EEC, etj)
10-Sindikatat Nderkombetare te Punetoreve
Ky grup është pak i ndryshëm nga të tjerët sepse nuk ka anëtarësi zyrtare.
Anëtarët e këtij grupi janë njerëz me influencë të madhe, të cilët takohen çdo
vit në mënyrë sekrete.
Takmet kryhen çdo vit në Europë dhe njëherë në 4 vjet në Shba ose Kanada. Takimet
kryhen në hotele me pesë yje
Për çdo takim dhe ato që propozohen apo vendoesn atje mbahet protokoll, por nuk
mbahen dhe as ruhen emrat e pjesëmarrësve të cilët propozojnë apo pranojnë vendimet.
Çështjet e diskutuara mbahen sekret. Struktura e takimeve i ngjan një
konference
Pjesëmarrja në takim është vetëm me
anë të ftesave. Takimi i parë u krye në vitin 1954 në hotelin “Bilderberg” në
Holandë.
Edhe pse axhenda dhe lista e pjesëmarrësve është publike, nuk është akoma e
qartë nëse këto detaje bëhen të ditura nga vetë grupi apo jo.
Shumica e ngjarjeve ekonomike, shoqërore, apo dhe ushtarake që ndodhin në
botë, vendosen nga Grupi Bildenberg.
Asnjëherë ,asnjë gazetar apo reporter nuk është lejuar të marë pjesë për
intervista në mbledhjet e kësaj organizate.
Atje ftohen vetëm persona të cilët kanë Influencë politike edhe persona që kanë
Influencë të madhe Ekonomike.
Pavarsisht disa deklaratave ku thuhet se vendimet që meren atje janë për të njeriut
apo për mbarëvajtjen e Shteteve për vetë faktin se pjesëmarrës janë vetëm të
Pasurit dhe Politikanë tregon se peshorja anon në kurriz të njerëzimit dhe në
favor të të pasurve....