30/10/2014

Më në fund një lajm i mirë nga Bashkia e Korçës ''Rikonstruktohen Varrezat e Dëshmorëve''



Rikonstruktohen Varrezat e Dëshmorëve




Në kuadër të 70 vjetorit të çlirimit Bashkia Korçë filloi rikonstruksionin e Varrezave të Dëshmorëve. Vlera që do të investohet në këtë projekt është 21 milion lek dhe përfshin rikonstruksionin e plote te rrugës nga ish Kampi i Punetoreve deri tek depoja e Ujit, rikonstruksionin e shkallëve të Varrezave të Dëshmorëve, shesheve midis shkallëve si edhe zëvendësimin e pllakave të dëmtuara. Gjithashtu do të riparohet edhe rruga që lidh qytetin e Korçës me ish Kampin e Punëtorëve.

Një BRAVO të madhe për Bashkinë e Korçës,jo vetëm për këtë por edhe për të gjitha inisiativat dhe punimet që ka ndërmarë kohët e fundit për përmirësimin e imazhit të Qytetit Tonë por edhe të Korçarëve.

Marë nga faqja e Bashkisë së Korçës.