27/06/2013

Parashqevi Dhimitër Qirjazi (1887-1971)


Parashqevi Qiriazi lindi në vitin 1887 në fshatin Peras të Kolonjës.


Parashqevia ndoqi të njëjtën rrugë, sikundër vëllezrit dhe motra e saj.Gjatë gjithë jetës së saj kreu aktivitet të gjërë dhe energjik për një atdhe të lirë e të pavaru,e vecanërisht të arsimimit të gruas shqiptare.
Parashqevi Qiriazi ndoqi studimet në “UlminsCollege”të Stambollit, të cilat i përfundoi më 1904, me rezultate të larta. U kthye në atdheun e vet me dëshirën dhe vullnetin për t’i shërbyer, posacërsht në fushën e mësuesisë. Shërbeu me devotshmëri dhe me dashuri në Shkollën e Vashave në Korcë, sikundër dhe e motra e saj,Sevastia.
Me përfundimin e studimeve të larta universitare  Parashqevi Qiriazi u kthye në Shqipëri për të punuar si mësuese në shkollën e vashave në Korçë së bashku me motrën e saj Sevastinë dhe kunatin Kristo Dako.
1909 ajo botoi një abetare për shkollat fillore. Në historinë e arsimit shqiptar,ajo është e para grua që harton e boton tekste shkollore, në vitin 1909 boton tekstin “Abetare për shkollat e para”.
Më pas organizoi arsimin për të vegjël, shkolla mbrëmjeje në Shqipërinë jugore dhe ndihmoi për të vënë bazat e një sistemi bibliotekar.
Në muajin Tetor të vitit 1908 Parashqevia   mori pjesë active në Kongresin e Manastirit.
Parashqevia ndihmoi për themelimin e shoqatës “Ylli i mëngjesit” më 1909, në SHBA.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Parashqevia botoi periodikun e ilustruar “Ylli i mëngjesit” , që doli në Boston nga viti 1917 deri në vitin 1920.
Parashqevi Qiriazi morri pjesë edhe në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 si përfaqësuese e delegacionit të bashkësisë shqiptaro-amerikane. Parashqevia ndoshta ishte ndër të vetmet gra në këtë konferencë dhe pati nje veprimtari shume të madhe me delegacionet e vendeve të tjera me të cilët komunikonte me gjuhën e tyre amëtare.
Parashqevi Qiriazi ishte një nga themelueset dhe mesueset e institutit “Kirias”.
Ne vitin 1910 ishte  drejtore e shkollës së vashave ne Korçë.
Parashqevi Qiriazi është autore e himnit të alfabetit shqip “Sot eshte dita shqipëtarë të përpiqemi…”.
1915 ajo u bë drejtuese e shoqatës “Miqtë e Shqipërisë së lirë” në Amerikë.
Gjatë vitit 1926 punoi si drejtore e institutit të vashave “Kirias”.
Vepra e saj patriotike dhe si rilindëse e shquar e arsimit shqipëtar u shojt në vitin 1971. Fatkeqësisht regjimi komunist asnjëherë në vietet pas clirimit nuk e ka vlerësuar sa dhe si duhet vepren dhe figurën e saj.

0 σχόλια:

Post a Comment